E marte, 23.04.2024, 06:16 PM (GMT+1)

Faleminderit

Alfred Papuçiu: Muzikologu zviceran Marcel Cellier fitues i Oskarit për muzikë

E diele, 15.03.2009, 02:09 PM


Muzikologu zviceran Marcel Cellier fitues i Oskarit për muzikë

Nga Alfred Papuçiu

Marcel Cellier tani ka 84 vjeç megjithatë vazhdon me sa mundë të japë ndihmesën e tij për përhapjen e muzikës popullore të venedeve të Ballkanit. Organist dhe etnomuzikolog, Marceli përshkoi Ballkanin (Rumani, Shqipëri, Bullgari, Hungari) duke rregjistruar pa ndërprerje, pa u lodhur, muzikën autentike të këtyre vendeve. Kur kthehej në Zvicër ai rregjistronte emisionin « Nga Deti i Zi në Balltik » në Radio Suisse Romande. Në këtë emision u transmetuan për ditë të tëra edhe emisione me muzikën folklorike shqiptare të të gjithë trevave tona.
Nuk e mbaj mend mirë se si lindi miqësia jonë, vetëm se atë mbrëmje e ndjeja veten tepër të lumtur që isha në shtëpinë e Marcel Cellier, bashkë me gruan time. Ishte edhe për të një gjë e mirë, pasi shpesh nga që lodhej gjatë javës parapëlqente të qëndronte e të çlodhej në shtëpi, përveç punëve të shumta që e prisnin. Marceli na nxorri aperitivin dhe na shërbeu gjëra të tjera, me atë buzëqeshjen e tij karakteristike. Gjithmonë faqet i rrinin të kuqe. Kujtonte udhëtimin e tij në Shqipëri e sidomos në festivalin e Gjirokastrës ku kishte bërë rregjistrime të bukura e me shumë vlerë. E vetmja gjë që i kishte mbetur peng ishte se atëherë dikush atje në Tiranë nuk kishte pranuar ta shoqëronte e shoqja e cila donte të realizonte fotografitë, siç bënte në udhëtime të tjera me të. Edhe unë kisha mbetur i mërzitur atëhere, por të paktën nga Zvicra shkuan tre personalitete të artit: Marcel Cellier, Pierre Barde dhe Antoine Bordier, të dy gazetarë të televizionit të Gjenevës...  
Atë darkë aty ishte edhe Aleksandri, djali i Marcelit, një virtuoz i vërtetë, që e kishte azhendën e tij të mbushur plot, për muaj të tërë. Ai kishte kënaqësi të merrte pjesë nëpër dasma dhe të kënaqte të pranishmit me lojën e tij të mrekullueshme. Ishte dhe djali tjetër si edhe e shoqja e tij. Pas një kohe, mbasi kishim dëgjuar Aleksandrin në piano, si dhe Marcelin duke na treguar muzikën e tij të rregjistruar shqiptare, Marceli më tha: „Do të të jap një dhuratë. Ky është disku i ri që kam bërë me muzikë shqiptare, realizuar në Francë... U emocionova kur e mora atë disk me nënshkrimin e Marcelit…Mbi të gjitha më kujtoheshin emisionet e tij pasionante tek “ Radio Swis romandë ” për muzikën shqiptare. Ato fjalë të bukura e plot dashuri të Marcelit për këngët tona popullore, për folklorin shqiptar: „ Këngët ishin shumë dinjitoze“, „qënja `shqipëtare` e kësaj pasurie“ kur ai u drejtohej „miqve të muzikës tradicionale të Zvicrës“, siç e përsëriste vetë shpesh. Më kujtoheshin fjalët e tij shumë poetike: „Ngjitem me manjetofonin tim Nagra, mbajtur krahëqafë, në rrugën e mundimshme dhe me gurë që shkon zigzag deri tek kalaja e Gjirokastrës. Duke marrë përsëri frymë, shikimi im shkon tek çatitë prej guri të qytetit piktoresk...“ Dhe më tej, ai thekson kur shiu i rrëmbyeshëm fillon të bjerë mbi skenë: „Shqiptarët janë shumë krenarë dhe nuk braktisin me asnjë pretekst... Artistët kanë ardhur nga disa fshatra dhe lugina të largëta, në mënyrë të çuditshme me dhunti, për të na shfaqur diçka me origjinalitet të habitshëm“... „Të gjithë ngrinin shëndet me të gjithë, me konjak Skënderbej për miqësinë me Shqipërinë ”. Ai tregon: „Papritur, pas meje, dëgjoj të flitet për emra që janë tipikë amerikanë. Pra shkoj në atë drejtim dhe menjëherë bëj një pyetje: „Nga keni ardhur?“ „Ne jemi shqiptarë nga Detroiti i SHBA“- më përgjigjen ata. „A e ndjeni veten si në shtëpinë tuaj këtu në Gjirokastër“- i pyes. „Jo, këtu ne jemi në shtëpinë tonë“. 
„Ky grup, sapo ngjitet në skenë, thotë Marceli, la një përshtypje shumë të mirë, të stilit me të vërtetë shqiptar...“
Më tha se para pak kohe kishte marrë Oskarin për muzikën bullgare dhe të njëjtën gjë donte të realizonte me muzikën shqiptare. Propozoi që të bënte një disk tjetër me muzikë shqiptare, duke futur elementë të rinj... 
Le të shpresojmë se dikush do të bëj një hap për të realizuar dëshirën e mikut tim Marcel dhe të gruas së tij shumë të devotshme Katerina që e shoqëron në çdo udhëtim pune, me fotografitë e saj të arrira...
Darka kaloi në një atmosferë të këndëshme, megjithëse ne na u desh të ktheheshim vonë në Gjenevë, nëpër rrugën me dëborë dhe të lodhur. Në mendje më mbetej melodia e luajtur në mënyrë të përkryer nga Aleksandri që e bëri enkas për neve, si dhe buzëqeshja e shprehur në faqet e kuqe të Marcelit që ishte tepër mirënjohës se kisha bërë përçapje për ta shpënë në Shqipëri, megjithëse unë kisha bërë detyrën time. Në radiokasetën e makinës sime, kisha lëshuar „simfoninë pastorale të shtetit mëmë“, sipas fjalëve të mikut tim muzikant, një muzikë polifonike arkaike të Jugut të Shqipërisë...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora