E marte, 23.04.2024, 07:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Anjeza Branka: Ti bësh shqiptarët të duan muzikën tënde është e vështirë por jo e pamundur

E enjte, 20.04.2006, 08:16 PM


Anjeza Branka
Këngëtarja tërheqëse Anjeza Branka, e cila ka jetuar prej shumë vitesh në Gjermani tregon për gazetën “Sot”, fillimin e saj artistik shumë të vështirë, të fshehtat e saj, sukseset dhe zhgënjimet në festivale të ndryshme, bashkpunimet me artistët shqiptarë dhe shtëpitë diskografike. Dëshira e saj është të bëhet një aktore shumë e mirë dhe njëkohësisht të bëjë një recital shumë të madh ku mund t’i tregojë të gjithëve që ajo di të këndojë. Në jetën e saj do të ketë vend dhe hapësirë për administrimn e sallonit të bukurisë, të cilin ajo e menaxhon bashkë me motrën. Së shpejti ajo do të hedhë në treg albumin e saj më të ri në bashkëpunim me kompozitorin Adrian Hila, në të cilin ka përfshirë këngët e saj më të dashura.Për më tepër çdo gjë është e shpalosur më poshtë.
Kur ke filluar të këndosh për herë të parë?
Unë kam filluar shumë herët, pothuajse 15 vjet më parë, por për herë të parë fillova të këndoj nëpër shtëpi, kur isha 10 vjeç. Më pas kam kënduar në gjermanisht më një grup gjerman, por që nuk është i njohur këtu në Shqipëri. Pastaj më erdhi rasti të vija këtu në ’98 dhë të debutoja për herë të parë në festivalin kombëtar të fundvitit tek Pallati i Kongreseve. Publiku shqipëtar më vlerësoi shumë, duartrokitjet ishin shumë të nxehta dhe kjo më shtyu që të vija sërish këtu. Më pas shkova përsëri në Gjermani për rreth një vit. Mbas një viti erdha për të kënduar përsëri tëk “Netë vere”, ku pata shumë sukses. Por ajo që më vendosi të kthehesha përfundimisht ishte shkolla e lartë për dramaturgji tek “Akademia e Arteve të Bukura” të cilën e frekuentoj.
A ishte e vështirë të afirmoheshit në botën e këngës këtu në Shqipëri?
Ka qënë dhe është shumë e vështirë. Megjithatë unë jam e kënaqur sepse shoh që nëpër koncerte të ndryshme që unë kam pasur në Maqedoni, Kosovë etj. publiku më mbështet shumë, më jep shumë përkrahje, gjë që është shumë e rëndësishme për mua.Vështirësia për mua ka qëndrur tek pjesmarjra nëpër festivale, ku nuk jam vlerësuar siç duhet.
Sa Ju ngacmon ideja e një recitali?
Pikërisht tani kam shumë dëshirë të bëj një koncert timin, jo vetëm me këngët e mia, por kam dëshirë të këndoj live edhe këngë të huaj, ku t’i tregoj të gjithëve që unë di të këndoj.
Tregu muzikor është më i mirë për ju në Shqipëri apo jashtë saj?
Të them të drejtën kam pasur shumë sukses në Shqipëri, në Gjermani, në Amerikë, në Kosovë, në Zvicër, e cila është bërë falë punës të palodhur të producentëve të mi, të cilët i kam shumë shokë dhe i falenderoj jashtëzakonisht shumë, sepse më kanë qëndruar pranë e më kanë dhënë shumë përkrahje.
Sa albume tuajat janë në shitje, Anjeza?
Unë deri tani kam lançuar dy albume dhe jam duke punuar pothuajse prej tre vjetesh që të nxjerrë albumin tim të ri, sepse dua që të jetë një album shumë cilësor nga ana artistike. Dua të jem shumë e bindur brënda vetes që ky album të këtë këngë që Anjeza t’i këndojë me dëshirë. Si shumë këngëtarë edhe unë jam nxituar në nxjerrjen e albumeve të mi të parë, prej dëshirës së madhe që kisha për t’u njohr nga publiku shqipëtar. Prandaj çdo gjë nga ana ime profesionale dua ta bëj saktë dhe bukur.
Ç’marrëdhënie keni me këngëtarë të tjerë?
Deri tani kam pasur shumë kërkesa për të bashkpunuar, ndërsa njohja shoqërore që kam me Nikun e “2 die 4”, më shtyu të bënim një bashkpunim. Unë jam shumë e kënaqur nga ky duet dhe kënga që ne prezantuam në Top-Fest 3 pati shumë sukses.
Kush është kompozitori dhe autori i teksteve të këngëve tuaja?
Pjesën më të madhe të këngëve janë të ideuara e të shkruara nga unë, kurse kompozitori i këngeve është Adrian Hila. Nesti ose ndryshe Stine ka kompozuar këngën “Me ngadalë” Dhe gjej rastin ta falenderoj për këtë.
E konsideroni Top-Festin si një festival rinor modern këtu në Shqipëri?
Pa diskutim që është i tillë dhe unë jam shumë e kënaqur që këtu është arritur një nivel i tillë oranizativ. Por ajo që lë për të dëshiruar duke u nisur nga plani personal është që vlerësimi i këngëtarëve nuk është i saktë dhe për këtë nuk dua të flas më, sepse jam shumë e zhgënjyer.
Së shpejti do t’ju shohim me ndonjë vidioklip të ri?
Sigurisht që do të më shihni shumë shpejt, por nuk dua të them më tepër, sepse dua që gjithçka të jetë suprizë. Jam shumë e sigurtë brënda vetes që do arrij t’i tregoj publikut shqiptar se kush jam në të vërtetë.
Me cilën shtëpi diskografike bashkpunoni për videoklipet tuaja?
Në fillim kam bashkpunuar me BBF Records, por më duhet të them që nuk kam ngelur e kënaqur. Më pas, për dy videot e fundit kam bashkpunuar më një shtëpi diskografike që quhet “Rinia” në Maqedoni dhe kam ngelur shumë e kënaqur, sepse publiku m’i ka pëlqyer.
Çfarë rrymash keni përdorur në albumin tuaj të ri?
Kam përdorur shumë rryma që unë i kam shumë përzemër si, R n’B, Hip-Hop, Ballads,Turbofolk. Do të jetë gjithçka surprizë.
Ku e ndjen veten më mirë Anjeza, si aktore apo si këngëtare?
Ndjehem mirë në të dyja fushat, dua t’i përkushtohem shumë dramaturgjisë dhe së shpejti do të marrë pjesë në një teatër ku jam duke punuar shumë dhe meqë më jepet rasti, dua t’i falenderoj të gjithë pedagogët e mi.
Kush kujdeset për lukun e Anjezës?
Në çdo eveniment që kam marrë pjesë, jam kujdesur vetë bashkë me motrën time, e cila është shoqja ime më e ngushtë e që i besoj shumë. Gjatë ditës vishem sipas ambientit ku jam, por në përgjithësi vishem praktike. Më pëlqen të ble shumë gjëra dhe preferoj të shfrytëzoj rastet kur dalë jashtë të pasuroj sa më shumë garderobën time. Gjithashtu dua të falenderoj edhe Denada At’Nikollën që stiloi veshjen time në debutimin tim në Top-Fest.
Kush Ju ka mbështetur më shumë gjatë karrierës suaj muzikore?
Më ka qëndruar pranë familja, shoqëria, por personi që dua të falenderoj më shumë është babai im. Është i vetmi person që i besoj shumë dhe më jep këshilla për çdo gjë në jetë, në lidhje me profesionin tim dhe për problemet e mia personale. Unë dua të punoj shumë në jetë, që babai im të ndjehet krenar për mua, nuk dua ta zhgënjej për asgjë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora