E premte, 29.03.2024, 08:11 AM (GMT)

Mendime

Jahë Sadrija: Letër nga burgu - Votoni për pavarsinë e Kosovës

E diele, 15.03.2009, 01:16 PM


Jahë Sadrija
Jahë Sadrija
Letër nga burgu

Votoni për pavarsinë e Kosovës

Nga Jahë Sadrija
jahesadrija@live.com
 
Ishte ky mesazhi i kësaj letre të dërguar tinëzisht nga burgu i pozharevcit për t’u butuar në gazetën ”Rilindja” të datës 26-10-2000 në Prishtinë. Ishin dy ditë para mbajtjes se zgjedhjeve të para, të lira e demokratike në Kosovën e pasluftës
Në letrën e shkruar bashkërisht,150 shqiptarët e Kosovës në burgun e Pozharevcit, shkruajnë:
Plagët që ende na kullojnë gjak do te na shërohen vetëm nëse ju, motra e vëllezër shqiptarë, do të tregoni para botës të moderuar pjekuri e tolerancë politike gjatë zgjedhjeve të para, të lira e domekratike në Kosove.
Ne, të burgosurit shqiptarë qe gjendemi ne burgun e Pozharevcit,  me mendje e kujdes të veçantë, për aq sa na lejohet përmes valëve dhe emisionve të radios, po i përcjelllim rrjedhat politike që po zhvillohen në Kosovën e pasluftës, sidomos tani në prag të zgjedhjeve të para, të lira e demokratike.
Pjesërisht duke i njohur nga këtu rrethanat poitike dhe të sigurise në të cilat po zhvilloni fushatën zgjedhore, po nxjerrim konkludimet me vleësime pozitive për rrjedhën e deritashme të saj. Shpresojmë se kështu do të jetë edhe në ditët kur pritet finalizimi i gares zgjedhore vendore. Vetëm për nje gjë shprehim rezervë: Se për problemet e shumta që sot janë evidente në Kosovë, vështirë që mund t’i zgjidhni vetëm me premtime të paharmonizuara. Ato mendojmë se duhet të jenë më të shoqëruara me projekte të konkretizuara e afatgjata për dinamizmin më të sukseshem në procesin e mëkëmbjes ekonomik dhe politike të Kosovës.
Votoni për ata që do ta çojnë deri ne fund amanetin e dëshmorëve, votoni për ata që nuk do ta shkelin as gjakun e martirëve e tonin të derdhur nëpër kazamatet Serbe. Votoni për ata që mendoni se do ta realizojnë qëllimin e luftës sonë të përbashkët për pavarësi, votoni për mendjen, për punën, për lirinë dhe për ligjshmerinë e Kosovës, është porosia e jonë.
Realizimi i këtij formulimi sjell stimulime të mëdha publike në fushën e arsimit, artit, banimit, shëndetsisë në çdo aspekt tjetër të jetës në fshat dhe në qytet. Binduni se vetëm kështu do të shëroni plagët tona, që ende kullojnë gjak nëpër burgjet Serbe. Falenderojmë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare, të liderëve Kosovarë, grevistët, protestuesit dhe te gjithë ata që bëjnë perpjekje për lirimin tonë.
Jemi këmbengulës në qëndrimet tona, asgjë të mos ndryshohet e as të mos vihet si  kusht me fatin e lirimit tonë e që ka të bëjë me zgjidhjen politike të Kosovës.
Për fatin tonë ne nuk padisim askend, kurrsesi nuk duam që mjerimet dhe vuajtjet tona nëpër burgjet serbe, të turbullojnë lumturinë dhe të ardhmen e Kosovës, e cilla tani gjendet në duart tuaja e në votën tuaj, më të dashurit tonë motra e vëllezër.
Me rrespekt e mall nga burgu i Pozharevcit, ju dëshirojmë fat dhe zgjedhje të ndershme.                                                             



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora