E marte, 16.04.2024, 11:47 PM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Mekuli: Shpotitja: Shkolla e lame n’gjak

E diele, 15.03.2009, 11:31 AM


Nxënësi i vrarë shqiptar në masakrën në Gjermani, është Ibrahim Halilaj nga Tërdeci i Drenasit. Në masakrin që ndodhi në shkollën e Winnendenit (afër Stuttgartit) në Gjermani në mesin e 15 të vrarëve nga amoku Timo Kretschmar është edhe nxënësi shqiptar Ibrahim Shemsi Halilaj (15 vjeçar) nga Tërdeci i Drenasit. Në vendin ku ai është vrarë shokët e klasës e kanë vendosur një triko të futbollistit Ronaldo, pasi që Ibrahimi ishte adhures i lojës së futbollit dhe vet luante futboll. Ai para pak kohe kishte pësuar një lëndim në gju dhe për këtë shkak ishte operuar dhe për shkak të këtij operacioni ai ende ecte me paterica. Ai mund të ndodhë se u vra edhe për këtë shkak ngase nuk ka mundur të ecë apo të vrapojë më shpejt për të ikur nga vrasësi. (Myftar Halili - Bota Sot)
Shpotitja: Shkolla e lame n’gjak

Nga Gëzim MEKULI

Gjakderdhësi i çmendur nga Winnenden: pasojë e shpotitjes/mobingut?
 
Në mediat pamore, këto ditë, po mbidominon fotografia e fortë e me plot emocione; Gjakderdhje në shkollë! Gjak në çerdhen e engjëjve. Jo, nuk është Bagdadi e as Kabuli. Është vendi ku lindi dhe përparoj shkenca, arti, filozofia dhe letërsia; E pabesueshme! Në një ndër vendet më demokratike në botë; "shkolla e lame n'gjak";

Shumë media u morën edhe me arsyet se pse ndodhi kjo kasaphane. Këto shkruajnë se ish- nxënësi i kësaj shkolle - gjakderdhësi i çmendur nga Winnenden- ishte shpotitur dhe injoruar nga shokët/shoqet dhe nga vet mësuesit.

Ky rast i keq dhe ky fakt me nxiti e më provokoj ti rikthehem temës së shpotitjes në shkollat shqipe të Kosovës

Se mobingu ka pasoja tragjike këtë, fatkeqësisht, e pamë këto ditë. Për një shoqëri me traditë demokratike është e tmerrshme dhe e pafalshme fakti kur shpotitja ka aq shumë kohë e hapësirë që të çmenduroj fëmijën.

Pse e them këtë e pse mendoj kështu?

Hulumtimet e shumta shkencore tregojnë se ka një lidhje të ngushtë në mes të shpotisë dhe ngacmimeve psikike. Këtë e argumenton edhe tragjedia e djeshme në Gjermani.

Ja se ç'farë thonë shokët e fëmijës-vrasës ne Winnenden: Fabienne B. (12)... Gjakderdhësi i çmendur është ndier i shpotitur/mobuar... "Ai i kishte shkruar prindërve të tij se ai vuan dhe nuk mund të vazhdoj më kështu. Bashkënxënësit e paskan përqeshur/shpotitur, ndërsa mësuesit e paskan injoruar." (Bild Zeitung, 12.03.2009)

Gjermania kujtonë viktimat e Winnendenit

Një hulumtim për nxënësit, i kryer në Norvegji në vitin 2008, tregonte një rritje tek fëmijët dhe të rinjtë te cilët përjetojnë shpotitjen në shkollë. Shtrohet pyetja, pse të mos pranohet se në shkollat tona ka një shpotitje të tillë. Nuk duhet frikuar nga e vërteta. Sepse shpotitja në shkollë është një ndër faktorët më të rrezikshëm për ngacmimin, izolimin, vuajtjen dhe keqtrajtimin psikik të fëmijës.

Se c'farë donë të thotë për ne, sot, shprehja "mobing" pra shpotitje, është më se e ndryshme. Por unë trajtoj vetëm shpotitjen në shkolla, e jo shpotitjen në sferat tjera të jetës. Pra për mua ka peshë definicioni i Dan Olweusit ku ndër tjerash thotë: "Mobingu është sjellje negative e përsëritur nga një apo shumë person; shpoti e cila është e drejtuar në drejtim të një nxënësi, i cili ka vështirësi për të mbrojtur veten." Pra ngacmimi i përsëritur në mënyrë të pakëndshme e të lëndueshme nënkuptohet si shpotitje/mobing.

Tim Kretschmer, vrasësi i fëmijëve
Rrezikimi i shëndetit nga shpotitja

Hulumtimet tregojnë se shpotitja mund të ketë lidhshmëri të ngushtë me shumë ankesa shëndetësore. Shpotitja është edhe një faktor i rrezikshëm individual për ankesat psikike tek fëmijët dhe te rinjtë. (Fosse 2007)

Pra studimet tregojnë një lidhshmëri në mes të shpotitjes dhe ankesave fizike. Ka shumë shkencëtar që argumentojnë se ankesat fizike janë dyfish më prezentë tek fëmijët dhe tek të rinjtë të cilët shpotiten, se sa tek fëmijët e tjerë të cilët nuk janë të shpotitur nga të tjerët. Pik së pari, thotë (Nordhagen 2004), këta fëmijë që u janë ekspozuar shpotitjes kanë dhimbje koke, dhimbje shpine, "dhimbje në lukth" dhe tug.

Ankesat psikike janë akoma më të përhapura në mesin e fëmijëve dhe të rinjve që shpotiten në shkolla; dhe këto janë dy deri në shtatë herë më të larta tek nxënësit të cilët shpotiten. Simptomat mund të jenë: frika, depresiviteti, vetmia dhe pasiguria. Sa më shume që një fëmijë shpotitet aq më i lartë do të jetë rreziku për ankesa shëndetësore

Shkolla shqipe në Kosovë

Dëshirohet shumë që fëmijët tanë të shkojnë në shkolla ku nuk ka shpotitje, një shkollë dhe një vend ku të gjithë nxënësit janë shokë dhe përkrahin njeri/tjetrin;

Dëshirohet që të kemi më shumë mësimdhënës e mësimdhënëse që nuk shpotisin, nënçmojnë e sulmojnë;

Dëshirohet që pedagogët tanë të dinë të zbërthejnë e të mirëkuptojnë fjalën "Shpotitje";

Shkolla jonë dëshirohet të zbuloj se kush shpotitë dhe përse e bënë këtë. E, kjo mund të bëhet vetëm përmes komunikimit dydrejtimësh, në vend të asaj njëdrejtimëshe.

Nxënësit duhet të na besojnë se shpotitja nuk do të lejohet në shkollë; prindërit duhet të mirëbisedojnë me fëmijët e tyre mbi pasojat e shpotitjes, ndërkaq shkolla të ndjek për së afërmi zhvillimet e nxënësve brenda territorit të saj.

E përsëris: shkolla është obliguese, përgjegjëse dhe duhet të jap llogari për shpotitjen.

Nxënësit tanë të mos injorohen nga mësuesit e tyre, ashtu siç ishte i injoruar gjakderdhësi i çmendur nga Winnendeni: vrasësi i 15 engjëjve.

Shpotitja nuk është humor; kur kjo përsëritet e shumëfryhet atëherë kjo edhe vret.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora