E premte, 19.04.2024, 09:36 AM (GMT+1)

Faleminderit

Jahë Sadrija: Trimat vdesin për të jetuar

E diele, 15.03.2009, 12:42 AM


Dëshmori Rasim Plava
Dëshmori Rasim Plava
TRIMAT VDESIN PËR TË JETUAR

Nga Jahë Sadrija
jahesadrija@live.com
  
Fshati Cermjan i Dushkajës shtrihet 13 km në verilindje të Gjakovës. Ka rreth 490 shtëpi me më shumë se 3000 banorë, për lirin dhe pavarsinë e Kosovës nga ky fshat ranë në altarin e lirisë 10 dëshmorë, 23 viktima, 2 të zhdukur dhe mbetën shumë fëmijë jetima.
Në oborrin e shkollës së këtij fshati, në krahun e majtë të parkut, banorët e këtij fshati për të nderuar e për t’i respektuar, u kanë ngritur lapidarin madhështor te dhembjes krenare dhe me 10 fotografitë dhe emrat e atyre trimave që vdiqën për të jetuar. Ali Hasi, Xhevdet Plava, Arsim Rama, Sadri Shala, Fehmi Shala, Ilir Hoxha, Enver Hoxha, Jeton Hoxha, Halil Alija, Ali Kalimashi, e Rasim Plava janë të rënët dëshmorë nga ky fshat në luftën e UÇK-së kundër forcave okupuese  serbe. Një luftë për dije, një luftë për Dushkajën e re behet në shkollën fillore dhe te mesme të këtij fshati. Jo larg nga shkolla është edhe “Qendra rinore” e rinovuar pas luftës, tani qendër e aktiviteteve te lira sportive si dhe shkollë e kurseve të ndryshme.
Ne mes te shkollës dhe qendrës rinore,por ne krahun e kundërt te rrugës gjendet Qendra e mjekësisë familjare.Tani te gjithë e kishin te qarte se cilla ishte rruga qe këto treva ti qonte drejt realizimit te objektivave historike,por nga te gjithë kërkohej perkraheja dhe ndihma  me e madhe e organeve te pushtetit lokal dhe atij qendror për familjet e dëshmoreve qe me gjak e mund e sollën lirin ne këto troje.Edhe sot,shqiponjat nga fushat,nga kodrat,nga malet e nga suka e Cermjanit,vështron me heshtje gjakun e derdhur,varret e të reneve e lapidarin e dëshmoreve te këtij fshati qe derdhen gjakun për te fituar pavdekësinë.
Nuk ishte e lehtë, por krenari të takohesh me fshatarët e Cermjanit, të cilët para 10 vitesh ishin nën ethet e luftës e tash t’i evakuojnë kujtimet e dhembjes dhe të krenarisë.
Rruga e asfaltuar na dha shpresë se këtu ka filluar të ndërtohet një jetë e re që premton ardhmëri në kosovën e pavarur.

Dëshmori Rasim Plava
Dëshmori Rasim Plava
Cermjani dhe pëllumbi i vrarë Rasim (Miftar) Plava
  
U lind në fshatin Cermjan më 29-04-1962, në një familje të varfër, me tradita atdhetare. Ishte fëmija i gjashtë nga babë Miftari dhe nëna Sofe Plava. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje si nxënës i shkelqyshem,shkelqen dhe organizon aktivitete të shumta rinore. Shkollën e mesme, dega-matematikë e vazhdon në Gjakovë si nxënës i dalluar. Viti 1981 e gjen  maturant, nën dyshime disa herë arrestohet nga policia dhe kërcnohet me dëbim nga shkolla. Për këtë arsye nga njëra anë dhe për shkake të aktiviteteve nga ana tjetër, në fshat familja e tij bastiset disa herë. Ka kryer shkollën shkollën e Lartë Pedagogjike, dega e matematikës në Gjakovë. Si i arsimuar herëpasherë ftohet në biseda informative, çka e detyrojnë të migrojë në Zvicër, protestat e vitit 1989/90 e gjejnë serish në Gjakovë, për këtë edhe u burgos disa herë.
Gjithnjë sipas të dhënave të familjes, Rasimi i është bashkangjitur formacionit ilegal ushtarak  “Frontit Për Çlirim Kombetar”, që në atë kohë drejtohej nga Mentor Kaçi dhe Sokol Dubruna. Për një kohë Rasimi kalon në ilegalitet të plotë. Ishte i bindur se rrethanat e krijuara në terren nuk linin vend për të menduar bashkejetesë me serbët, Ishte në grupin e nismëtarëve për formimin e UÇK-së në Cermjane. Bënte pjesë në sektorin e logjistikës, për shkathësi luftarake, së bashku me shokët, në qershorin e vitit 1998, Suka e Cermjanit mbetet e pamposhtur. Për aktivitete antiserbe, në muajin shtator të vitit 1998, arrestohet nga UDB-ja dhe dërgohet në burgun e Pejës. Më pas e dërgojnë në burgun e Dubravës. Sipas dëshmive dhe një shkrimi në koha ditore të datës 15-09-1999, më datën 16-05-1999 sëbashku me Haki Dinajn e Shkëlzen Pepshin, është liruar nga burgu i dubravës, po këtë ditë nga ky burg famkeq është liruar edhe Ukshin Hoti, për fatin e të cilit nuk dihet as sot.
Rasimi me të arritur në shtëpi, sërish aktivizohet në UÇK-në në Gllogjan, në Jabllanicë e gjetiu. Me datën 28-05-1999, në luftime kundër okupatorit serb, vritet për të mos vdekur kurrë. Pas vete la 5 vajzat: Leonorën, Manen, Liridonën, Fjollën dhe Fatbardhën, si dhe vëllezërit Sefedinin, Fadilin dhe Hajdinin. Në luftë mbylli sytë Rasimi dëshmor.

LAVDI E PËRJETSHME!



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora