E enjte, 25.04.2024, 01:28 AM (GMT+1)

Mendime

Mazllum Saneja: Cfare te bejme me lirine qe te mos neperkembet...

E shtune, 14.03.2009, 01:44 PM


MA THUA CFARE DUHET TE BEJME ME LIRINE QE TE MOS NEPERKEMBET NGA KLANET DHE FISET NE SHOQERINE TONE

Nga Mazllum Saneja

Keto dite lexova ne Web faqen e Internetit Shqiptar Intervisten me Poetin tone te madh Ali Podrimjen dhene edicionit Blue Sky, qe thelle me tronditi dhe me beri te jem, me beri me te forte, se ende ka njerez te mire humanist qe e luftojne gamen e se keqes qe ka zene rrenje ne hapesiren tone shqiptare e vecmas ne shoqerine tone kosovare, te mberthyer nga klanet dhe fiset, qe tash sa kohe e sundojne Kosoven dhe fatkeqesisht ia kane zene frymen lirise sone te brishte. Ne teresi pajtohem me revolten e poetit karshi nje realitet brutal, qe nuk qendron symbyllazi si thote me te drejte poeti i madh polak ne bote Cesllav Millosh. Reagimi i poetit Podrimja flet per dicka tronditese dhe alarmuese se shumecka nuk eshte ne rregull ne shoqerine tone te korruptuar tash sa vite me radhe, ku neperkembet liria si dicka e shenjte,qe u fitua me gjak te bijve tane me te ndritur, ku neperkembet populli yne qe sot jeton ne nje skajshmeri sociale dhe mjerim te papare, derisa ne krye te shoqerise sone te dominuar prej fisesh e krahinash udheheqin kuazi-intelektuale, qe nuk ia duan te miren shoqerise sone, qe ka zene te gremiset ne humbelle.
Duke lexuar me kujdese kete interviste sikur pashe vetveten te zhgenjyer, duke pare zhgenjimin jo vetem te intelektualit te mirefillte Enver Petrovci po edhe te shume intelektualeve te tjere te mohuar nga pushtetmbajtesit tane ne poste drejtuese te shtetit tone te Kosoves dhe, gjithnje me sillet verdalle ai vargu emblematik i Fatos Arapit: "Cfare te bejme me lirine" kur sot eshte e uzurpuar, ku pjesetaret me te vetedishem te kombit tone jetojne larg Atdheut dhe, te cilet me siguri me se shumti kane vepruar dhe punuar ne afirmimin e ceshtjes se shenjte te kombit! Dhe, kete shkrim do ta perfundoja me fjalet e bardit tone kombetar:
"Atdheu nuk vidhet
As vritet luftetari i tij"



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora