E enjte, 28.03.2024, 11:15 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Karla dhe Poul, egërsia e çiftit sadist

E shtune, 14.03.2009, 09:00 AM


"E dashur, për ty... do të vrisja!" Sa herë e kemi dëgjuar? Dhe sa e sa herë të tjera kemi qenë ne që e kemi thënë? Fjalë të tepruara dhe pak të rënda, që kanë një efekt të sigurt, por që me shumë vështirësi do të vihen në praktikë. Megjithatë Karla Homol, shkoi më tej, për dashurinë e burrit të saj pervers, Pol Bernardo, u bë bashkëpunëtore e disa përdhunimeve dhe të paktën tre vrasjeve. Është viti 1990 dhe një 21-vjeçare kanadeze, Karla Homolka, është në qiellin e shtatë. Është fejuar me një kontabilist të sofistikuar të pasur dhe profesional dhe shumë shpejt do të martohen. Ai quhet Pol dhe është për të arsye krenarie me miqtë dhe të afërm. E do çmendurisht, ai është unik i shkëlqyer dhe shumë i egër në krevat. Karla është e gatshme për gjithçka për të mbajtur gjallë dashurinë që ai ndjen për të dhe shumë shpejt do të na e dëshmojë.

Po kush është në të vërtetë ky Poli?

Paul Bernardo lindi në një familje me probleme. E ëma, Marilyn, është vajzë adoptive e një avokati të famshëm dhe të pasur nga Toronto, ndërsa i ati, Kenneth Bernardo, është një ekspert kontabël, djalë i një tregtare angleze dhe i një emigranti të varfër italian. Marilyn në të vërtetë donte të martohej me një burrë tjetër, por u pengua nga i ati. Avokati dëshironte që e bija të martohej me një njeri të zgjuar dhe të pasur, për këtë arsye e detyron të martohet me Kenneth Bernardo. Dasma mbahet në 1960 dhe menjëherë çifti transferohet në Scarborough, një lagje borgjeze në Toronto. Lindin dy fëmijë (një vajzë dhe një djalë), duket vërtetë jeta normale e një çifti, por natyra e çmendur e Kenneth nuk do të vonojë të shfaqet. Ai është shumë i dhunshëm, ushtron dhunë mbi gruan dhe fëmijët dhe ka perversitete të çuditshme seksuale. E lodhur, Marylin vendos t`ia mbathë dhe lind Poli me dashurinë e vjetër, të kundërshtuar nga i ati. Në vitin 1964, Kenneth Bernardo njeh djalin e paligjshëm dhe çifti bashkohet, por sigurisht jo për të jetuar e qetë dhe e lumtur. Perversitetet dhe çmenduria e Kenneth sa vijnë e rriten: përdhunon të bijën, ngacmon vajzat e vogla dhe mbrëmjeve shëtit nëpër qytet duke spiunuar gratë mbas dritares. Ndërsa Marylin shndërrohet në një femër jashtëzakonisht obeze, bie në depresion dhe mbyllet në një botë të gjithën për vete, në kantinë.

Ndërkohë që vëllezërit e ndjejnë shumë situatën e rëndë familjare, duke tentuar shumë herë të arratisen, Poli rritet i qetë, i bukur, i qeshur dhe shumë aktiv. Brenda pak viteve bën karrierë në "Eksploratorët e Rinj" dhe bëhet një nga fëmijët më të famshëm. Në adoleshencë është një nga më të pëlqyerit nga vajzat.

Inteligjent dhe i vështirë, Poli i ka të gjitha mundësitë për të ndërtuar një jetë të lumtur, biznesmen por në vitin 1980 e ëma i shkatërron jetën. Poli sapo ka mbushur 16 vjeç dhe Marylinit i vjen ideja e shkëlqyer për t'i treguar aventurën e saj të 1964, duke i treguar djalit fotografitë e babait të tij të vërtetë. Mbas këtij episodi, Poli nuk do të jetë më i njëjti: urrejtja për prindërit e tij do të rritet nga dita në ditë dhe qëndrimi i tij kundrejt femrave, deri në atë moment i kujdesshëm dhe romantik, do të bëhet gjithmonë e më i dhunshëm.

Gjatë viteve të universitetit, fantazitë seksuale të Paulit marrin një drejtim të gabuar: i detyron partnerët e tij të rastësishme dhe të dashurat e tij, të bëjnë seks anal, i rreh, argëtohet t'i ofendojë dhe nënshtrojë. Edhe intuita e tij në biznes humbet në mashtrime dhe vjedhje ose në kontrabandë cigaresh. Në vitin 1987, ndodh një ndryshim i rëndësishëm: Poli gjen pune si kontabël në një bankë të rëndësishme dhe njeh vajzën e ëndrrave të tij, Karla Homolka. Të dy që në fillim, janë të fiksuar seksualisht mbas njëri tjetrit. Ndryshe nga vajzat e tjera, Karla nuk ka asnjë qëllim të lërë këtë mashkull të dhunshëm dhe pervers, përkundrazi, inkurajon sjelljen e tij seksuale sadiste. Në lojën e tyre të preferuar, ai i lidh duart dhe shtiret si përdhunues dhe ajo i lutet të ndalojë. Në të njëjtën periudhë, Poli bëhet një "përdhunues serial". Është një tipologji agresive shumë e rrallë dhe komplekse, por, si në vrasjet serial, secili prej tyre ka mënyrën e vet të veprimit. Poli i mbërthen vajzat në stacionin e autobuzit dhe i hedh në tokë. I detyron të bëjnë seks anal, i detyron të flasin dhe më pas i lë të lira. Në vitin 1988, viktimat e tij janë tashmë 13.

Karla e di shumë mirë atë që bën Poli, por e inkurajon të vazhdojë. Një viktimë madje tregon se bashkë me përdhunuesin ishte dhe një grua që shkrepte fotografi, por për investiguesit ishte vetëm një aluçinacion për shkak të tronditjes.

Dhe kështu, jemi në vitin 1990, me Karlën krenare që do të bëhet shumë shpejt gruaja e këtij njeriu të tmerrshëm, e gatshme të bëjë çdo gjë për mos ta humbur, e terrorizur nga ideja se Poli mërzitet me të dhe kërkon një tjetër. Në fakt, Poli gjen te Karla një defekt shumë të madh: vajza nuk kishte qenë e virgjër kur ata kishin patur marrëdhënien e tyre të parë seksuale, kështu që ai mendon se ka të drejtë të "kërkojë dëmshpërblim" virgjërinë e motrës së Karlës, Tammy Homolka. Në të gjithë botën një gjë e tillë quhet përdhunim, por në rastin e Karlës ajo është llogjike dhe e merituar. Vajza pranon dhe faktin që e gjithë kjo të filmohet, për më tepër është normale të regjistrohen momentet më të rëndësishme të jetës. Virgjëria e Tammyt do të jetë dhurata për Paulin në krishtlindjen e vitit 1990. Duke punuar në një klinikë veterinare, Karla merr përsipër të vjedhë qetësues: zgjedhja e saj bie mbi halotanin, një anestezues që iu injektohet kafshëve para operacioneve kirurgjikale. Kështu pra, shumë mirë dhurata për bashkëshortin, por në të njëjtën kohë është mirë të kujdesesh që motra të vuajë sa më pak. Karla bën edhe prova të ndryshme tek kafshët me disa shami, duke planifikuar kështu atë që me plot gojën mund të quajmë, përdhunimin më të organizuar dhe më grotesk në histori.

Në 23 dhjetor të vitit 1990 është dita e madhe e çvirgjërimit të Tammyt. Poli ka blerë dhe një kamera të re, për këtë rast dhe e ka provuar duke filmuar të gjithë familjen Homolka, vilën, dekorimet. Gjatë darkës, Tammy pi halcion pa e ditur dhe shumë shpejt e zë gjumi mbi divan. Sapo edhe gjithë pjesa tjetër e familjes shkon për të fjetur, operacioni përdhunim mund të nisë. Karla ngjesh mbi fytyrën e Tammyt një shami të lagur më anestezues, ndërkohë që Poli e përdhunon, duke shkrepur dhe fotografi. Pikërisht në momentin kur Poli i urdhëron Karlës të ngacmojë seksualisht motrën e saj, Tammy fillon të vjellë. Karla, e terrorizuar kthen me shpejtësi kokën e të motrës, por është e kotë: Tammy vdes e mbytur nga e vjella e saj. Kur çifti i çmendur dhe pervers kupton se nuk ka më asgjë që mund të bëhet, e reja ngarkohet në një ambulancë. Për doktorët do të jetë vdekje aksidentale.

Paul qorton për shumë kohë mbi Karlën, duke i hedhur fajin për vdekjen e Tammyt dhe për humbjen e lodrës së tij seksuale. Por bën më shumë, pretendon që gruaja e tij e ardhshme të gjejë një zëvendësuese.

Karla i bindet këtij një urdhëri absurd dhe mbas shumë kërkimesh, arrin të gjejë një vajzë shumë të re dhe të virgjër, tamam ashtu si e do Poli. Është Jane, një adoleshente vendase, që për koinçidencë i ngjan shumë Tammyt.

Në sytë e Karlës, Jane është vetëm një dhuratë për Polin, dhurata e dasmës. Të dyja bëhen shumë shpejt shoqe dhe Jane ftohet për darkë në vilën e Polit. Kalojnë disa orë nga një muhabet në tjetrin, hanë ëmbëlsira dhe pinë alkool, shumë alkool. Bashkë me alkoolin, Jane merr dhe halcionin dhe bie në gjumë.

I njoftuar me urgjencë nga e fejuara e tij, Poli zbulon midis emocionit dhe habisë, "surprizën" e tij. Si një fëmijë përpara pemës së vitit të ri, hidhet mbi lodrën e tij të re pa u menduar dy herë, por jo më parë se të porosisë Karlën të ketë kujdes me qetësuesin. Përpara se të përdhunojë të renë, Poli detyron Karlën të kryejë marrëdhënie me Jane, më pas është radha e tij për ca kohë, pa mëshirë. E gjitha normalisht regjistrohet.

Më pas vihet në krevat dhe të nesërmen zgjohet me dhimbje, por aspak dyshuese për atë që kishte ndodhur: e bindur që vetëm ishte dehur dhe mbi të gjitha e sigurt se ishte akoma e virgjër.

Ky akt dashurie e bind Polin përfundimisht që të martohet me Karlën. Ai kishte jo pak dyshime, duke qenë se Karla ishte vetëm 21 vjeç dhe jo e virgjër, por kjo dhuratë vlente aq sa një martesë. Dasma u celebrua me një ceremoni madhështore, në një kishë historike, me karrocë me kuaj në vend të makinave dhe një darkë për 150 të ftuar.

Leslie Mahaffy është një vajzë e vështirë, me një personalitet të vështirë dhe të pavarur. Nuk respekton oraret e vendosura nga prindërit, vjedh nëpër dyqane, nuk shkon në shkollë dhe u jepet lehtësisht djemve.

E premte, 14 qershor 1991, Leslie ka dalë me miqtë e saj, duke tejkaluar orarin. Kështu, në orën 2 të mëngjesit kthehet për në shtëpi, por e gjen veten të mbyllur jashtë nga prindërit. Leslie e dëshpëruar kërkon strehim derë më derë te miqtë e saj, por asnjë nuk duket i gatshëm ta mikpresë atë për natën, kështu vajza vendos të kthehet në shtëpi, me qëllim të zgjojë prindërit e saj për të fjetur rehat në krevatin e saj. Por nuk do të kthehet në atë shtëpi kurrë më. Disa metra më tutje, vajza ndeshet me Pol Bernardo, që po këqyr gjithë lagjen në kërkim të viktimës së radhës. Burri e rrëmben atë, e kërcënon me një thikë në fyt dhe e detyron të hipë në makinë. Kur Poli kthehet në shtëpi, Karla është në gjumë. Kështu ai fillon të filmojë viktimën 14-vjeçare, lakuriq dhe me sy të fashuar. Rrëmuja zgjon Karlën që, në vend që të mërzitet apo nevrikoset, i përulet akoma urdhrave të të shoqit: Poli i thotë se ç'duhet të bëjë me adoleshenten e gjorë dhe ajo bindet. Duket thuajse një regjizor pornosh, që iu jep udhëzime aktorëve të tij. Pastaj i takon atij, por këtë herë viktima nuk ka marrë qetësues dhe kolona zanore e këtij filmi do të jenë klithje dhimbjesh.

Mbrëmjen e 29 qershorit 1991, një burrë dhe gruaja e tij janë për lundrim në Liqenin Gibson, kur vënë re mbetje të një trupi njeriu mbi ujë. Një dorë, një këmbë, një bust. Policia arrin mbledhë të gjithë pjesët dhe mundohet të ndërtojë trupin e masakruar dhe aparati i dhëmbëve do të jetë elementi kyç për identifikimin e viktimës. Ajo është pikërisht 14-vjeçarja Leslie Mahaffy.

Krime përtej njerëzores

Ndërkohë, Karla dhe Pol argëtohen me "shoqen" e tyre Jane. Vajzës duket se i pëlqejnë disa lojra që çifti propozon, edhe pse nuk është aspak në dijeni të mbrëmjes që u përdhunua. Në fund vendos të flasë me prindërit, të cilët e nuk e lejojnë të shkelë më në shtëpinë Bernardo. Një nga netët e fundit me Jane, Karla për pak nuk e vrau, njësoj sic ndodhi me Tammyn. Kjo e mërziti shumë Polin, që e kërcënoi se do kërkonte divors: është shumë e paaftë me qetësuesin dhe për këtë nuk e meritonte shoqërinë tij. Me të humbur Janën, të dy shfryhen për pak kohë me një vajzë që nuk kundërshtonte, por shumë shpejt ajo transferohet në Shtetet e Bashkuara, duke lënë Polin pa lodrën e tij dhe duke bërë që tensioni dhe problemet midis çiftit të shtoheshin.

Karla fillon të ketë frikë mos humbasë të shoqin dhe kupton se duhet të ndreqë situatën në një mënyrë apo tjetër.

Në 30 nëntor 1991, një 14-vjeçare e bukur dhe e gjallë, Terri Anderson, zhduket pa lënë asnjë gjurmë.

Në 16 prill 1992, një adoleshente mjaft e njohur me origjinë franceze, e njohur nga të gjithë me emrin Kristen, rrëmbehet në parkimin e një kishe. Karla ka tërhequr vajzën me justifikimin se gjoja i duheshin informacione rrugore dhe menjëherë mbasi vajza ka ulur kokën për të parë hartën, Poli e ka detyruar të hipë në makinë nën kërcënimin e një grushti. Kristen keqtrajtohet për shumë kohë. Pati mendimin e keq se po të bashkëpunonte do t'i shpëtonte vdekjes. Dhe sa më shumë bashkëpunon, aq më shumë Poli bëhet sadist dhe i dhunshëm. Nga regjistrimet madje duken qartë torturat e tmerrshme që janë bërë për ditë me radhë.

Keqtrajtimet vazhdojnë për disa ditë, pastaj vjen momenti që francezja duhet të hiqet qafe: vajza ka parë shumë, mund t'i njohë dhe nuk mund të qëndrojë e gjallë. Për fat të mirë, të paktën kjo pjesë nuk është e filmuar.

Në 30 prill 1992, trupi i Kristen gjehet në një gropë. Trupi i saj lakuriq nuk është gjymtuar si ai i Lesliet dhe investigatorët nuk arrijnë të bëjnë lidhjen midis dy vrasjeve. Ndërsa trupi i Terri Anderson gjehet në 23 maj të vitit 1992, në ujrat e portit të Dalhousie. Trupi i saj kishte mbetur në ujë për gati gjashtë muaj, duke lejuar kështu fshirjen e çdo shenje të dukshme dhune të pësuar. Rasti mbyllet duke dekretuar se vajza është mbytur, sepse ishte e dehur.

HETIMET DHE KAPJA

Rasti deshi që policia të arrinte te Pol Bernardo falë rasteve të Përdhunimeve të Scarborough.

Investigatori i caktuar për këtë rast është Steve Iruin i policisë së Torontos. Afër krishtlindjeve të vitit 1987 një nga viktimat jep një përshkrim shumë të detajuar të përdhunuesit: një djalë simpatik, i gjatë 1.80 cm, i pastër, i rregullt dhe pa tatuazhe. Identikiti që paraqet vajza është perfektësisht i ngjashëm me Pol Bernardo, por policia akoma nuk e njeh dhe as e publikon identikitin në shtyp. As kur zbulohet që përdhunuesi ka të njëjtën makinë me Polin, policia nuk arrin të bëjë lidhjen, në fakt duhet pritur maji i vitit 1990: mbasi kishin marrë në pyetje për një kohë të gjatë viktimat dhe duke arritur në konkluzionin se bëhej fjalë për të njëjtin agresor, policia vendos më në fund të publikojë identikitin, duke dhënë si shpërblim 150.000$ për atë që do të çonte në kapjen e tij. Shpërblimi, në vend që të lehtësonte investigimet, ndërlikon jashtëzakonisht punën e agjentëve, sepse në central vinin shumë denoncime. Midis denoncuesve, edhe një nënpunës banke në të cilën punon dhe Pol Bernardo, që flet për ngjashmërinë e kolegut të tij me identikitin. Për fat te keq, numri i madh i denoncimeve të marra nga policia, bën të mundur që pikërisht kjo të humbasë, policia e Torontos nuk ka mjaftueshëm agjentë që të ndjekë të gjithë të dyshuarit.

Kalon pak kohë dhe investigatori Steve Iruin arrin të analizojë në laborator spermën e përdhunuesit. 230 të dyshuar, midis të cilëve dhe Poli, thërriten për të bërë vizita mjeksore. Gjaku i 5 prej tyre përputhet me spermën e përdhunuesit dhe midis tyre sigurisht është edhe Poli. Me sa duket, policia e Torontos nuk mund të hiqet sikur është midis më efikaseve në botë: edhe pse rrethi sa vjen dhe mbyllet, rasti del në plan të dytë, sepse përdhunuesi i Scarborough nuk ka goditur më dhe hetimet shtesë për 5 të dyshuarit, shtyhen për në prill të vitit 1992.

Ndërkohë, Poli dhe Karla transferohen në San Catharines dhe vazhdojnë me krimet e tyre perverse.

Mbas vdekjes së vajzës franceze, qeveria e Ontarios organizon një task force dhe FBI-ja ofron agjentët e saj më ekspertë. Pikërisht në rastin e rrëmbimit të Kristen, një dëshmitar arrin të shohë markën e automjetit të rrëmbyesit. Policia e bën publike dhe këtë herë midis të "dyshuarve" është Pol Bernardo. Agjentët vendosin më në fund ta marrin në pyetje, në shtëpinë e tij. Poli tregohet i hapur dhe i sjellshëm, inteligjent dhe bashkëpunues. Tregon i argëtuar se për ngjashmërinë e tij me përdhunuesin e Scarborough është hetuar njëherë dhe investigatorët e besojnë, i kërkojnë të falur dhe largohen.

Vjen viti 1992, më në fund merret gjaku i 5 të dyshuarve. E pabesueshme por e vërtetë, policia shkencore e Torontos bën një tjetër gafë: analizat e laboratorit bëhen vetëm në shkurt të vitit 1993. Gati një vit për t'i dhënë një fytyrë përdhunuesit të Scarborough, fytyrën e Pol Bernardo. Mbase është e thjeshtë të arrihet në konkluzione të tilla, por me më pak burokraci nga ana e agjentëve dhe më shumë efikasitet nga ana e teknikëve të laboratorit, Pol Bernardo do të ishte mbas hekurave që në vitin 1990, shumë më parë se të fillonte të korrte viktima minorene me ndihmën e të shoqes.

Duke qenë se Poli është një i dyshuar për vrasjet e San Catharines, detektivi Steve Iruin vendos të shtyjë arrestimin e tij dhe ta mbajë atë nën vëzhgim të vazhdueshëm. Pol Bernardo është i kontrolluar dhe ka mbetur vetëm. Në vitin 1992 filloi të rrihte Karlën, duke kaluar nga dhuna seksuale në grushta dhe në vitin 1993 mbasi e pa të bijën me shenja në fytyrë, bashkëshortët Homolka arritën të bindin Karlën të transferohet.

Në këtë pikë agjentët fillojnë të bëjnë presion mbi gruan, e marrin në pyetje vazhdimisht, mundohen t'i bëjnë pyetje me kurthe, por Karla duket se reziston. Ajo konsumon vazhdimisht alkool dhe qetësues. Flet vetëm me dajën e saj, të cilit shumë shpejt do t'i tregojë çdo gjë.

Në mes të shkurtit të vitit 1993, Bernardo më në fund arrestohet, i akuzuar si përdhunues dhe vrasës. Disa ditë më vonë, në 19 shkurt, kontrollohet shtëpia e çiftit, në të cilën gjendet një sasi e madhe materialesh. Pol ka shkruar një ditar, duke shënuar në detaje çdo përdhunim të Scarborough, përfshirë orën dhe çfarë egzaktësisht i ka bërë viktimës. Për më tepër ka një dhomë të tërë, dedikuar librave mbi vrasje seriale dhe kaseta pornografike. Ka edhe regjistrime që tregojnë Karlën me dy nga viktimat, kështu gjyqi i propozon gruas një marrëveshje: 12 vjet burg (edhe pse avokati i saj do të preferonte një spital psikiatrik) që do të bëheshin tre në rast sjellje të mire. Ajo në këmbim duhet të thotë gjithçka. Të gjitha analizat prikiatrike të Karlës konfirmojnë se ajo është vetëm një viktimë e Pol Bernardos dhe dënohet me 12 vjet heqje lirie. Në vitin 1996, mbas 3 vjetësh burgim, nuk është retrospektuar marrëveshja për lirimin e saj: gjyqi i riezaminimit vendosi se Karla Homolka mund të ishte e rrezikshme për të tjerët, duke e kataloguar atë si Sexual Offender (agresore seksuale), duke i rikonfirmuar asaj 12 vjet. Po Pol Bernardo? Me gjithë dëshmitë dhe me gjithë materialin në dispozicion, procesi i Polit nisi dy vjet mbasi ishte arrestuar, në vitin 1995. Përse? Këtu në fakt, historia bëhet paradoksale. Para se të përfundojë në burg, Pol ka dorëzuar të gjitha regjistrimet akuzuese, avokatit mbrojtës të tij, duke i kërkuar atij të fshihte gjithçka. Investigatorëve iu deshën afro dy vjet për të zbuluar gjithë materialin filmik, derisa avokati mbrojtës mendoi sinqerisht se kjo ishte gjëja më e mirë që duhej bërë, i dorëzoi (duke humbur edhe punën për vonesën e shkaktuar dhe për mungesën e etikës së treguar). Procesi nuk qe i lehtë, sepse materiali që duhej shqyrtuar ishte shumë i sikletshëm, si për debatin e gjatë që ishte hapur për pozicionin e Karlës. Dakort që bëhej fjalë për një grua të brishtë, viktimë e të shoqit, por të paktën përgjegjësia e njërës nga vrasjeve bie direkt mbi të: ajo e motrës së saj Tammy. Në fund, Karla do të marrë të gjithë përgjegjësitë e vdekjes së Tammy, duke shkruar një letër prindërve të saj, por gjyqit pak i intereson kjo. Xhelati është vetëm një Pol Bernardo, i cili dënohet me burgim të përjetshëm. Mbi këtë histori të shëmtuar janë shkruar faqe e faqe, pa dyshim libri më interesant dhe më i njohur përsa i përket këtij rasti është ai i Stephen Uilliams, që ka ndjekur këtë rast që nga fillimi dhe që e ndjek dhe sot e kësaj dite, duke rrezikuar kështu probleme me ligjin dhe policinë (ka thënë se i ka parë regjistrimet, ndërkohë që nuk ishte e vërtetë). Në vitin 2001, doli fjala se po realizohej një film, bazuar mbi historinë e Pol Bernardos dhe Karla Homolka. E gjithë Kanadaja u trondit për këtë, dolën peticione për të ndaluar realizimin e një filmi të tillë dhe madje u propozua një ligj që të ndalonte kriminelët të shisnin të drejtën për historitë e tyre. Nuk dimë nëse projekti u ndalua me të vërtetë apo nëse ka mbetur në ndonjë raft të ndonjë producenti hollivudian, por shpresojmë vërtetë, që të jetë një projekt i "vdekur".


Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI - RD



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora