E merkure, 24.04.2024, 07:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Jan M. Stuchly: Unë Poeti nga Polonia

E premte, 13.03.2009, 10:59 PM


Poemë nga poeti i njohur polak, Jan M. Stuchly kushtuar poetëve shqiptar. Shkëputur nga libri ''Ekzistencë 3''.

Jan M. Stuchly
Jan M. Stuchly

JAN M.STUCHLY ( POLONI)


UNE POETI NGA POLONIA


Une Poeti nga Polonia

pyes

Poezi

udhen gjer tek ne si e gjete

 

Ismail Kadare


tek Ti erdhi

duke ecur neper kalldremin e qytetit tim te gurte, te qete

ne nr.16 te shtepise trekateshe

shume gjera ke dashur dhe cdashur ne jete

per shume deshira ke qene citta aperta

ju urove gjithe te mirat

maleve – pleqeri te mbare

fushave dhe deleve – pjellori

rrugeve – zhurma kalamajsh

te reneve – qetesi

Poezi

duke mos mbajtur meri per tradhetine

gjithnje me embelsi perkedhele te gjitha POETET

neper floke edhe me tej mbetesh nje MUZE e kujdessshme

 

Martin Camaj


Poet i sotem

shkove rruges se mire

vargjet tua i lexojne ne heshtje

me duhet te te them Ty

se poeti i vertete

me fjalen e shkruar

duke krijuar shkruan rrefimin e jetes

i vetmuar

Ti gjithnje behesh me i bukur

ne Kujtesen e Qetesise Perfundimtare

derisa Poezia jote eshte e pavdekshme

 

Agim Gjakova


Shkon gjurmeve te tjereve

kerkon Prometeun

dhe pyet

Cfare mbetet pas zbrazetires

kur gjithcka vertitet... gjithcka

vete je si nje zemerimtar vjeshte

mbuluar me bryme

 

Ali Podrimja


zgjat doren ne livadh lulen me kepute

perplot pikellim hedh doren ne gjithesi

dhe une Poeti nga Polonia

te them Ty

se nuk eshte e vertete se per gjithcka eshte fajtor Shqiptari

deshiron te takosh Njeriun ne grumbull

ne Champs Elysees, Kremlin

vite e vite e kerkon dhe nuk flet

Tashme Ti vete e di se i ke takuar

bashke me Muzen e Poezise

te gjithe njerezit e mire te te gjithe botes

 

Fatos Arapi


ne supet e kohes tende

u krodha ne mendime

per Token tende te kredhur

ne dritat mahnitese ne Detin Mesdhe

ndonese mes jetes me mjegull

ne udhen tende hesht

kjo nuk eshte e vertete sepse kelthet

me qetesine ne vargjet e Poezise Tende

dhe njeriu nuk harron

 

Mazllum Saneja


Nga dritarja e Bibliotekes Kombetare e Varshaves

veshtron Evropen

njerezit popujt kufijt

refugjatet

qe hyne ne bote

te zdeshur te uritur

qe ne pike te dites kerkojne shpetim ne pike te nates

Mazllum

Une Poeti nga Polonia

shkrova poezi per Kosovaret

qe ne deshperimin e tyre

e shohin nje Planete Tjeter

Toka, vendlindja jote Iliria

Atdheu Kosova

qe me shpresen dhe profecine

Se do te kthehesh

ne Shtepine e Babait Tend

ne Fushe Kosove

te ndertosh shtepine e vetmuar

dhe tashme kjo ndodhi ne syte tane

ne castin e shpalljes se Pavaresise

te Atdheut Tend

 

Eqrem Basha


nese troket

e s' pergjigjet askush

s' do te thote se eshte e zbrazet shtepia

ne nete argatesh

ver doren ne zemer te botes

mbyllja kycin ligesise

ne burgim te rende, te perjetshem

dhe beso se kjo nuk eshte e vertete

se per dashurine ka qene vone

dhe se Shqiptaret vijne nga vendi i urrejtjes

te them une Ty

Poeti nga Polonia

 

Visar Zhiti


Mbi portretin tend shkruan

nje lutje Zotit

dhe me te drejte besove

se te gjitha penat e botes

mermerisin lutjen blu

gjithashtu e di se je shqiponje e gatshme per fluturim

i pare me yllin blu te fatit

e cila te tregon Ty

si shkohet ne Kosove

ne atdheun

ndonese Ai akoma eshte i semure dhe kollitet

 

Naime Beqiraj


je frymezim madje edhe per mbretin

edhe kur lyve thonjte me llak

asnje nga ngjyrat e llakut

nuk pershtatet me tradhetine

rrodhen vetem lotet tu

Te flas une Ty Poeti nga Polonia

mos ngjall kujtimet

le te behet ere

sepse bashke me Poezine

je frymezim madje edhe per mbretin


Julia Gjika


Pyet c' po bej une ketu

si nje dru i vetmuar

pa vendlindjen

te besosh ne METAMORFOZEN

duke pare vetveten ne pasqyre

ndryshe duke mos njohur me veten tende

si te ngjashme e aq te pangjashme

Une Poeti nga Polonia te bind

se Ti i perket vendit ku u linde...

 


dhe me 11 shtator 2001

gjithashtu shkrova poezine

dhe bera te njejten pyetje sikur Ti

a thua ne vendimin perfundimtar do te ndeshkohet krimi

ata qe e mbjellen dhe ata qe e bene

 

Te dashurit e mi

Une Poeti nga Polonia

me perulje dhe nderim per krijimet Juaja

perkulem thelle

dhe deshiroj ta perfundoj kete poezi

me mendimin tim

POETE ARTISTE TE PENES

te mbani mend se ju jeni udherrefyesit e jetes per brezat e ardhshem

dhe Qeniesia jone e perbashket

eshte te kerkuarit e shtigjeve deri te vendi Kaliope

dhe ikja e qete e secilit prej nesh

sipas ores se jetes

qe ne menyre te pakthyeshme humb kokrren e reres...


(Perktheu nga polonishtja: MAZLLUM SANEJA)

SHENIME PER AUTORIN:  Jan M. Stuchly (1944) Poet, perkthyes, poliglot dhe piktor eshte nje prej emrave te shquar te letersise bashkekohese polake. U lind  me 1944 ne Chalupkach te Shlezise se Eperme te Polonise. Kreu Fakultetin Juridik ne Universitetin e lashte te Vrocllavit, ku sot punon si avokat i njohur ne Raciborz te Polonise. Autor i dhjetra librave me poezi  ne mesin e te cilave shquhen vellimet me poezi "Ekzisence 1", "Ekzistence 2" dhe "Ekzistence 3", ku ne te gjitha keto libra ka perfaqesuar edhe poezine shqipe me autore te ndryshem shqiptar nga Shqiperia, Kosova dhe diaspora shqiptare. Eshte e udhes te veme ne spikame se Jan Stuchly eshte perkthyes i njohur i letersive gjermane, ceke, sllovake dhe ruse si dhe piktor i shquar, qe mori pjese ne shume ekspozita personale dhe kolektive ne Poloni dhe ne boten e jashtme . ( M.S.)

Strona w internecie o tomiku www.nowiny.pl
http://www.nowiny.pl/artykul.php?a=show_art&ida=42456



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora