E premte, 29.03.2024, 11:07 AM (GMT)

Kulturë

Arsim Halili: Intervistë me Zahir Abdullahu - Bërqeci

E premte, 13.03.2009, 08:17 PM


Zahir  Abdullahu - Bërqeci
Zahir Abdullahu - Bërqeci
Intervistë  me Zahir  Abdullahu -Bërqeci

Nga Arsim Halili*

Një prezantim   i shkurtër

Zahir Abdullahu- Bërqeci

U lind, më 1703 1944 në fshatin Bërqec të Preshevës, shkollën fillore e kreu në vendlindje katër klasë dhe katër klasë në Raincë. Nga Bërqeci u transferua në Melinë të Sveti Nikollës në Maqedoni, prej atje u regjistrua në Normale në Gjilani , më 1963 u transferu në Raincë pasi e kreu normalen u emërua mësues në Gare , punoi tri ditë, pastaj punoi në Raincë pastaj e regjistroi Akademinë pedagogjike grupi klasor dhe e regjistroi fakultetin filologjik dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe ku e kreu në afat rekord. Më 1975 u arrestua nga shërbëtorët e gjorë të pushtetit sllavo-komunist  vetëm pse      deshi drejtësinë. Më 1979 erdhi në Gjilan  ku
jeton dhe punon edhe sot. Ka
punuar në Prenkovc të Novobërdës ,  nga vitet 1990 punon në shkolla të mesme profesionale në Gjilan
Ka të botuar katër libra me poezi
“vendit tonë i dalim zot” botuar 1994
“Piramida e Atdheut” botuar më 1996
  “ I biri  Shkabës” botuar në vitin 2000
  “ Kalaja” botuar në vitin 2005

A ju kujtohet kur për herë të parë keni filluar të shkruani?

Po me krijime poetike kam filluar,diku nga klasa e pestë, ose klasa e gjashtë. Më ka pas shtrënguar gëzimi dhe hareja rreth suksesit  shkollor dhe nga kjo gjë u frymëzova me një poezi.  Por
 për një kohë sikur kam heshtur,deri diku rreth viteve 88-89 kur
përsëri i jam kthyer poezisë,me një dinamikë shumë më të madhe për çka edhe në vitin 1994,dola me librin e parë e titulluar “ Vendit tonë i dalim zot”. Ata që e
anë pas ose e kanë librin në dorë,e shohin se libri bënë apel në luftë për lirinë  e
vendit tonë,e që këtë rast shihet se njerëzit që sakrifikuan për këtë vend lavdërohen,ngrihen në piedestal,ndërsa për fat të keq servilët e pushtuesit ndoshta  ofendohen por që për fat të keq sepse i dëmtuan interesat e kombit.  

Çka do të thotë për ju të shkruani respektivisht të merreni me artin letrar?

Njeriu atë çka e ndjen edhe e shpreh atë që e përjeton edhe e fol me njerëz gjatë komunikimit por e gjitha ajo pas një kohe të shkurtër humbet nga kujtesa e njeriut mirëpo kur atë që e qetë në letër  ajo mbetet  shprehjes vet njeriut si ndjenjë apo përjetim por që përmes saj edhe bënë apel te lexuesit për shumë çka në jetë. Një shembull të tillë mund ta konkretizoj po e përmendi prridhën e viteve 50-60 kur ishte koha e Rankoviqit famëkeq  për shqiptarët  unë në atë koha isha fëmijë dhe unë e përjetova atë  soldateskë  unë jam munduar që të shkruaj përmes vargut këtë përjetim rishtues ndaj popullit tim
Mund të them se deri më tani nuk kam botuar shumë  libra i kam të botuara vetëm 4 përmbledhje poetike por jam munduar sa do pak që te lexuesi ta shpreh mesazhin tim ndaj atdhedashurisë mbase edhe poezitë që krijoj janë të këtij motivi.

Ju keni qenë pjesë e diferencimeve  ideo-politike mund të na jepni një opinion,  për ato peripeci që keni kaluar edhe ju?

Po si, mund të ju them një fakt në vitin 1968 kur u lejua përdorimi i flamurit në Kosovë, në Preshevë respektivisht, në Raincë e Bërqec, isha një nga të parët që e ngrita flamurin kombëtar. Mirëpo pas kësaj ngjarje pasuan edhe kritika, nga institucionet qoftë shkollore, por edhe ato lokale, por megjithatë kisha një përkrahje nga bashkëfshatarët,  për të cilën gjë edhe kanë qenë të organizuar në forma nga më të ndryshmet.  por assesi nuk do të lejohet të nëpërkëmbët simboli ynë kombëtar. Mirëpo për fat të keq kishte edhe sahanlëpirës të pushteti, që i përcillnin  çdo veprim tonin. Prandaj edhe e pësuam duke rënë në burg. Po ju tregoj një ndodhi nga torturat që më bënë në burg.  Njëherë gati sa nuk isha alivanosur dhe nga halucinacionet që mu krijuan, mu duk se m’u paraqit Enver Hoxha me rroba ushtarake dhe sikur  më  tha “ Hej edhe ti na qenke shqiptar “, mua më erdhi një qeshur nga brenda dhe kam filluar të qesh me zë. Atëherë  gardianët  kanë thënë ikim, se u çmend, kështu  biseduan gardianët mes vete.

Sa reflektohet puna e juaj  edukative, në krijimtarinë  artistike?

Në  bazë të vullnetit dhe sjelljes së nxënësve,  jam munduar që t’i nxisë nxënësit, të duan së pari vetë vetën, dhe kush vepron kështu e do edhe atdheun edhe librin, edhe të tjerët.
Është mirë dhe arritur, nëse nxënësi të dinë pse-n e të shkuarit në shkollë.
Dihet mirë se çka dhe si pësuan institucionet tona arsimore, gjatë periudhës së robërisë  nga pushtuesit, e posaçërisht nga ai sllav . Prandaj, mund të them edhe neve si pedagog të këtyre institucioneve,  jo vetëm që i përjetuam ato ditë të vështira, fizikisht dhe psiqkisht,  por që neve si poet, na bënë të inspirohemi natyrisht me emocione për këtë gjendje të rëndë. Dhe kemi shkruar  disa  vargje.

Mendimi  i juaj sa vlerësohet objektivisht vepra nga  ana e kritikës?

Koha kur është shkruar në komunizëm është shkruar ashtu siç ju ka përshtatur atij sistemi por edhe kush kë e ka pas të njohur
Ndërsa sot vërtet është pak më letë ta shprehësh atë që ke në shpirt por që te shumë krijues mungon ana materiale dhe shumë vepra mbesin të pabotuara nëpër sirtarë të krijuesve pa pasur mundësin për të parë dritën e botimit. Vlerësime ka natyrshëm në bazë të shkallëzimeve të cilësisë së veprës
Për mua çdo shkrimtar është i pranueshëm sepse sa do pak i ka shkruar  ai më të vërtet ka thënë diçka . unë po shprehem për vete unë shkruaj aq sa e kam fuqinë, por megjithatë kam shprehur ndjenjën time artistike.
Unë do të thoja se çdo shkrim është një pikë ujë në deti por ajo pikë ujë e shton ujin po shprehem figurativisht për krijimtarinë artistike.

A  mund të paraqiten antivlera artistike nga botime të shpeshta?

Antivlerë nuk krijon askush me vetëdije. Mirëpo ai që shkruan edhe e qet në sipërfaqe, atë çfarë e ka në brendësinë e vet. Sa do qesharake që duket, por libri qoftë edhe një fjalë të vetëm ta ketë, megjithatë dikush nga lexuesit  mund të thotë edhe ai mirë e paska pas. Unë mendoj nuk ka antiverë, por mund të mos ketë  vlerë shumë të lartë artistike. Mbi të gjitha them se duhet të shkruhet .

A mendoni se ka lexues mjaft ?

Unë kam përshtypje,  se ka lexues mjaft. Këtë rast po e marrë edhe leximin e veprave të mia, pse jo edhe të tjerëve.

Cili është idoli juaj nga krijuesit tanë?

Po si të them, ne gjatë periudhës së studimeve, jemi detyruar të   lexojmë, veprat e rilindëseve tanë siç ishte: Naimi, Ndre Mjeda Risto Siliqi,  etj. Dhe si duket kjo ka qenë, pikëmbështetje e frymëzimeve tona poetike, sepse nga ta kemi mësuar shumë.

Cili është bashkëpunimi i juaj me krijues të tjerë?

Unë nuk kam ndonjë bashkëpunim shumë të madh, me krijues të tjerë, por megjithatë kam disa kontakte me krijues  nga vise të ndryshme, por nuk do të thotë ndonjë bashkëpunimi i vazhdueshëm.

Çka mund të presimi nga ju z, Bërqeci?
 
Vullnetin e kam por nuk di sa më lejon shëndeti. Megjithëse ende mbahem mirë,  këto ditë edhe pensionohem, nga procesi edukativo arsimor. Besoj se  do të dal me nja dy proza dhe me përmbledhje poetike, të cilat i kam në dorëshkrim.
   
Mesazhi i juaj për lexuesit e revistës Dituria?

Konsideroj se ja vlen të botohet  kjo revistë në mërgim, që sa do pak t’i lidh lexuesit dhe krijuesit në të gjitha vendet ku janë shqiptarët. T’i ofroj më afër vendlindjes  fëmijët tanë. Ata të kenë  çfarë të lexojnë, por edhe  të mos harrojnë prej nga edhe kanë ardhur. Uroj stafit punues, punë të mbarë dhe vetëm suksese të pa fund.

*Gazetar i “Perspektivës” dhe bashkëpunëtor i “Diturisë” në Boras të Suedisë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora