E enjte, 25.04.2024, 11:07 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Shkreli: Kujt i shërbejn etiketimet dhe fyerjet për Gjergj Kastriotin e Nënën Tereze

E premte, 13.03.2009, 11:13 PM


KUJT I SHERBEJN ETIKETIMET DHE FYERJET PER GJERGJ KASTRIOTIN E NENEN TEREZE

Nga Kastriot Shkreli

Viteve te fundit te pasluftës, diku me pak e diku me shumë janë shfaqur pamflet me përmbajtje armiqësore kundër Nenës Terezë. Shpeshherë I kam ber pyetje vetvetes çka është kjo?? Por asnjëherë nuk kam mundur me gjete arsyen e vërtet. Nëse kjo vjen nga xhelozia e dikujt: pse?! Kujt I shkeli ne kallo ajo nene shumë modeste e jona, dhe e gjithë botes. Kujdesi për te varfër, veprat e bamirësisë ne ter boten pa dallim as feje as race a kombi janë vlerësuar me çmimet ma te larta qe kanë ne dispozicion. Nuk duhet ti pengoi asnjë besimi fetar sepse ne librat shenjet e te gjitha feve shkruan njësoi, qe te ndihmohet i varfëri,i sëmuri,dhe i paafti për jetës, është vepër humane njerëzore dhe e vlerësuar edhe nga zoti i te gjitha feve. Mendoi se ma se pakti ju takon te pareve te fes islame te merren me ketë nëse vërtet janë fetar e nuk janë diçka tjetër..Ndoshta janë argat e doni shërbimi informativ qe i detyron te punonin qe mos ta marrin rr! ogën kot, nejse,puna e tyre,me ta as qe dua te merrem sepse ka kush jua tregon vendin,besimtaret e tyre. Qe për mua gjithmonë kanë dite dhe tani do te din te u mbyllin gojën atyre qe mundohen te fusin mikrobin e përçarjes ne mes tri besimeve qe ka kombi ynë. Kjo ka qen dhe ne te ardhmen do te jetë, detyre e te gjithë patrioteve shqiptare qe ta lufton te keqen ne gjirin e fesë se vet .Kjo do te ruaj siç e ka ruajtur gjer tani unik kombin ton..
Ajo qe me ka shtyre te shkrua është se jam shumë i kënaqur me reagimet qe janë bere ne mbrojtjen e nenës Terezë nga sulmet qe ju benë. Por unë mendoi se ajo nuk ka nevojë te mbrohet,atë e mbron vepra e saj humane,njerëzore e fetare. Ketë vepër e njeh e tere bota e civilizuar,vetëm disa pseudo shqiptar s’po e ditkan,me vjen keq për ta. Se e lumturuara Nena Terezë është shqiptare s’kemi çka te flasim se ketë e din e tere bota vetëm te verbrit s’po e ditkan mëkat. Kontributi i saj për kombin ton është i madh, ajo me veprën e saj i ka treguar se shqiptaret janë te ndershëm,besnik dhe human mos asgjë tjetër ishte ambasadore e kombit shqiptare ne bote,përmes saj shumë njerëz te botes na kanë njohur dhe çmuar. Dy për çështjen e lirisë se pjesës se ndare te shtetit etnik është kërkesa e saj kur ishte ne shqepin e bardh mysafire e zonjës se pare Hillari Klinton,presidentit te SHBA-ve Klinton i thotë qe te na ndihmoi te liroj ng! a vuajtjet nen sundimin sllav Kosovën. Ketë e ka thënë vet presidenti z. Bill Klinton me një rast. Çka keni prit ju qe te vjen ajo e te luftoi me serbin? kur pjesa ma e madhe e juaja jeni fshehur si lepra ose ju keni shërbye atyre.
Z.Kushtrim Janinen e përshëndes dhe kurrsesi nuk po mundem te gjej kush është ky historian qe ju kundërvu z.Halil Matoshit dhe i doli ne mbrojtje ati imamit qe i caktoi vendin ku do te rri pas vdekjes nëna Terezë dhe fyerjet tjera qe s’dua ti përmendi,Për sa i përket mendimeve tua për nene Terezën qe ne fillim e pash qe ishe njeri prej atyre qe e quan veten Shqiptare! por je nga Janina shqiptare por qe tani është nen sundimin Grek ndoshta je doni Geko-Turk qe aspak nuk janë ma te mire se sllavet për ne Shqiptaret. Por kurrsesi nuk mund te besoi se ti je shqiptare, e unë jam vëllai yt. Si historian po duket se je i dështuar sepse merresh me spiun e paparac qe kanë shkruar keq për nëne Terezën për tu duk,e nuk merresh me Qamerin,vuajtjet e tyre dhe përndjekjet qe u kanë ber Greket shqiptareve te besimit islam, pasi qe je i këtij besimi për hire se je vëlla nga besimi me ta se me siguri nuk je i një gjaku. Shkrimi yt s’ja vlen te lexohet,e lere! me te komentohet, janë shpifje pas shpifjeve qe te bej te vjellësh ! “O historian me ato argumentet tua shkencore”? .
Ata Gj.Fishta i quan kështu,Këta maskarai:
Ju rrugaca sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t'ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë npër ne,
do t'na qelbi fis e atdhè?

O I madhi AT Gjergj Fishte kudo qofsh te qoftë e lehtë toka arbërore,jam plotësisht I bindur se qëndron pran zotit ton te gjithësisë. Nga parajsa I shikon vëllezërit e tu si po angazhohen për te mirën e kombit dhe vendit te tyre dhe ata qe mundohen te ja bejn gropën. Lutjet tua te perëndia me siguri janë për ti ndihmua këtij kombi te lasht te këtyre trevave. Dhe ai shpeshherë na ka shpëtuar nga te këqijat e kësaj bote mashtruese e grabitqare. Tani mu kujtuan fjalët e tua te shkruara te “Anzat e Paranasit”-Metamorphosis! Me shqetësuan vargjet e juaja ne ketë vepër,kur isha i ri, nuk donit te ishit shqiptar si shumë te tjerë,qe vërtet nuk janë me zemër e mendje te tillë. Dëshpërimi po na bën te flasim atë qe nuk e dëshiron, mendja as zemra jon jo. Mjerisht ketë po na shkaktonin disa pseudo shqiptar qe shkelin mbi gjakun e dëshmorëve te shumtë qe jetën e dhanë për shqiptari dhe lirin e saj. Unë gjate jetës time kam pare e ! dëgjuar shumë gjera qe nuk me kanë pëlqyer: kam pare tradhtar ,spiun,te pandershëm,hajdut,rrenacak,te pa bese, antikombëtar, servile, etj. Por meçe ishim te robëruar I përbuzesha edhe I urenja po me vinte keq për ta, duke pasur parasysh luftën për mbijetesë te tyre dhe familjes ne kushte robërie, sikur ne kohen tende. Po tani qe gjysma e tokave qe na I la I madhi Gjergj Kastrioti I kemi te lira dhe nuk I kemi mbi kok as turqit as sllavet. Si ka mundësi qe me lloj-lloj shprehjesh e shpifjesh për njerëzit ma te merituar te kombit ton. Te flasin e shkruajnë gjithfarë trillimesh vetëm për ti q’vlerësuar figurat ma te ndritura te këtij kombi .Pse? I thonë veti shqiptar ata te mjerë?Pse s’na len te qet, ne shqiptareve te vuajtur me shekuj,pse? bëhen shërbëtor te djallit,armiqve ton sllave,deri kur duhet ti dëgjonim dhe duronim këta njerëz qe për pesë lek ja kane shite shpirtin djallit. Kur vjellin kaq shumë helme për figurat me sublime te ! këtij kombi,le te deklarohen si te donin por jo si ne. Ne e d! imë shu më mire se ata nuk kanë gjak as gjen shqiptari.Deklarimi si shqiptar po na irriton dhe turpëron njëkohësisht, sepse ata s’janë te denjë për ketë. Këtu e gjej domethënien e vargjeve te At Gj.Fishtes se madh kur thotë:

Ta dijë Shqypnija
Prá, e shekulli mbarë,
Se mâ mbas sodit
Uu s'jam Shqyptár,
A ndiet, Zoteni,
Qi rrini m'shkam?
Un mâ me sodjet
Shqyptár nuk jam.

Kjo tregon mllefin e madh qe ishte mbledhur te z.At Gjergji sepse bastardet tradhtaret,spiunet dhe ata qe e kishin shite shpirtin e mendjen u shiteshin si te “ditur”,dhe” kombëtar te mëdhenj” dhe shkelnin mbi gjakun e dëshmove te kombit,shkatërronin vlerat historike e kombëtare te kombit ton. Fëlliqnin emrin e këtij kombi krenar dhe shumë te çmuar nga kombet tjera te Evropës dhe botes. Dhe po te jap te drejt se edhe unë nuk do te dëshiroja te jem ne te njëjtin komb me ta. Por? ka një fjale populli jon qe thotë: “prej inati te tim re, me vdektë djali” ! jo,unë them, ma mire le te vdes reja e te jetoi djali.
Si ka mundësi që njeriu me mendje në kokë e me gjak shqiptari të mohojë luftërat e trimave të kombit të vet në të gjitha periudhat e gjakimit tonë për lirinë e kësaj toke?! Po kush është ai i marrë që mundohet ta rrënojë luftën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut kundër turqve, me të vetmen arsye sepse mbrojti kombin shqiptar e me këtë edhe Evropën dhe krishterimin; sepse ai paska qenë i krishterë e kjo po i pengonte atij turku shqipfolës i besimit islam.
Po ata pseudo intelektualë duhet të gjurmojnë kush kanë qenë të parët e tyre e me siguri nëse mund t’i gjejnë do të dalin se kanë qenë vëllezërit e Skënderbeut që ai e urren, të krishterë. Prandaj, turri anti-krishterë, kudo qoftë ai, ka njëfarë arsyetimi, ndër shqiptarë është çmenduri. Është njësoj si ta fyesh, ta sulmosh gjyshin e stërgjyshin tënd!.
Për te tille ne kohen e At Fishtes,ai i paraqiste ne ketë formë mendimet e tyre për figurat kombëtare dhe fetare ne vargjet:

Luftët e Kastriotit
E t'Dukagjinit
Un kam me i mbajtun
Per dokrra hînit.
...............................
Mâ s'kam me i qitun
Zavall un krés
Per krena t'vendit
As per t'parë t'fés;
..............................
Tash bjer kavallit,
O barku i êm,
Porsi bylbyli
Qi kndon mbi gêm!
....................................
Kemi me shkelun
Mbi rrashtë t'Shqyptarvet,
Tue lànë mbas krahit
Burrnín e t'Parvet.

Mendoj se kësaj së keqe duhet thënë: Stop! Sa më parë aq më mirë për kombin tonë.
Një komb apo shoqëri duhet t’i vlerësojë vlerat e veta në raport me lirinë, që janë shenjat e identifikimit të tij, letërnjoftimi i tij (i mirë apo i keq) me të cilën ai popull paraqitet përpara popujve të tjerë. Ai që ka marrëdhënie të turbullta me robërinë, do ta dëshmoj pak a shumë me raportet e turbullta edhe me lirinë. Një zhvlerësim i këtyre dëshmive të lirisë, do të na vente në bankën e turpit si komb, si kombi i vetëm në Evropë që duke shkel ligjin moral të njerëzimit, e modifikon identitetin e vet për të marrë atë të kohës së robërisë. Mbeturinat e lëna si kopil te dera e shtëpisë sonë nga armiqtë e kombit tonë duhet hedhur në plehrat e historisë!.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora