E premte, 29.03.2024, 12:17 PM (GMT)

Mendime

Jahë Sadrija: Ç’thonë banorët e fshatit Dobrosh për luftën e UÇK-së?

E premte, 13.03.2009, 08:04 PM


Jahë Sadrija
Jahë Sadrija
Ç’thonë banorët e fshatit Dobrosh për luftën e UÇK-së?

Nga Jahë Sadrija
jahesadrija@live.com

Armiku na e kishte sjell diellin një pëllëmbë mbi kokë.
Varret e 14 dëshmorëve e të viktimave për liri, 36 të zhdukur, më shumë se 40 fëmijë jetimë, prej të cillëve 6 pa asnjërin nga prindërit janëëbarre në dhembje të përditshme të njerëzve të gjallë të fshatit Dobrosh.
Pikërsiht sot shkruaj për fshatin Dobrosh të lugut të Çarrit, me 85 shtëpi dhe rreth 1200 banorë, ndodhet 13 km larg Gjakovës. Për të arritur deri në këtë fshat duhet kaluar nëpër rrugën tashmë të asfaltuar nëpër fshatrat: Orize, nëpër Mejen famkeqe të luftës, nëpër Madanaj, Ramoc, Dallashaj dhe Sheremet. Si për fshatin Dobrosh, por edhe për fshatrat e përmendura më lart, u shënua dita më e tmerrshme e përjetuar gati për të gjithë banorët e këtij  lugu-27 prilli 1999. Në këtë ditë të kobshme në fshatin Meje, nga duart e baballarëve, të nënave, të fëmijëve, të motrave, të vëllezërve dhe nga sytë e bashkshortëve u ndanë dhe humbën pa gjurmë rreth 500 veta, disa prej tyre edhe sot të pagjetur, të ndarë nga kolona që përndiqej nga paramilitarë, çetnikë, policë dhe ushtarë serbë, që ishin vënë në shërbim të politikës fashiste dhe bënin spastrimin etnik të këtyre trojeve. Çdo fshat i këtij lugu e ka historinë e luftës së vet të përzier me dhembje dhe krenari njëhkohësisht.
Edhe sot e kësaj dite më të dhembshmet për këta banorë janë datat e historisë së tyre të përgjakshme-14 e 27 prilli i vitit 1999.
Banorët e këtushëm nuk duket se i kanë humbur shpresat, përpjekjet për një jetë normale po rritën çdo ditë. Ndërsa dhembja për të vrarët për të pagjeturit dhe fëmijët jetimë e zbehin çdo gjë që është në rrjedhë të jetës së pasluftës.
    Agu i ditës vjen pas një nate të gjatë, e dita jonë…
Si një turmë e çakërdisur derrash të tërbuarë, kriminelët serbë u vërsulën nëpër shtëpitë e këtyre fshatrave, për të djegur, për të zhdukur, dhe për t’i bërë të paqena këto fshatra kufitare.
I mbajtëm zemrat të ndezura prush, qoftë maleve, qoftë fushave, sepse e dinim: siç vjen agu pas një natë të gjatë, ashtu do të vijë edhe dita për ne- na tha plaku Hysen Malajm, dëshmitar i gjallë i 2 ngjarjeve më të tmerrshme të 14 e 27 prillit ’99, në kolonën e Bistrazhinit dhe të Mejes. Vdiqën më shumë se 70 burra, gra e fëmijë në Bistrazhin të Gjakoves më 14 prill. Fatin më të zi këtë ditë e pati familja Pajaziti e fshatit Dobrosh, me ç’rast gjetën vdekjen 5 gra të reja dhe 2 meshkuj.
Kurse më 27 prill’99 në Mejen e mallkuar na i nxorrën nga kolona dhe i rrëmbyen  më shumë se 500 veta, për  fatin e disava nuk dihet që sa vite. Edhe në këtë tragjedi më se rëndi e pësoi familja Pajaziti, më 7 të zhdukur- rrëfen axha Hysen.
Breshërit e plumbave të armikut morën shumë jetë fshatarësh e trimash të luftës së UÇK-se. ”Pushtuesit serbë na e sollën diellin një pëllëmbë mbi kokë, e jetën na benë ta kalonim në heshtje përveluese”- tha xha Memeti, plaku që me gjithë humbjet e mëdha të familjes Pajaziti, mbahet ende i fortë. Ai është babai i 4 djemve të zhdukur, vjehrri i 2 rejave të vrara, po rritë 6 femijë jetimë.
Është e vërtetë se patëm ditë të përkuljes, por me gjithë këto, nipat e mbesat, edhepse jetimë, sot janë të lirë dhe thithin ajrin e Kosovës së pavarur.
Ato ditë u dogj flakë çdo shtëpi, çdo copë gur, çdo fije bar, çdo pikë ujë u ngjyros me gjakun e kulluar të djemve tanë-dëshmorët e pavdekshëm për pavarësinë e Kosovës- na tha Ibrahim Rama nga ky fshat.         



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora