E shtune, 20.04.2024, 05:26 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ines Angeli Murzaku: Si historiane dhe profesore në Perëndim, i bëj shërbimin më të madh Shqipërisë

E premte, 13.03.2009, 11:56 PM


Ines Angeli Murzaku
Ines Angeli Murzaku
Si historiane dhe profesore në Perëndim, i bëj shërbimin më të madh Shqipërisë

Nga Këze (Kozeta) Zylo

Përmbysja e sistemit komunist dhe hapja e Shqipërisë me botën, padyshim që solli ndryshime në shumë fusha të jetës, vecanërisht në integrimin me dinjitet e kulturë të mjaft të rinjve në jetën e civilizuar perëndimore.
Keta të rinj jo vetëm që kanë arritur të jenë profesorë në universitetet më me emër në botë, por njëkohësisht ata sot janë dhe drejtues institucionesh në këto vende.
Për të gjitha këto arritje cilësore të këtyre studentëve shqiptare, kulturës kombëtare i shtohen dhe më shumë personalitete të shquara, që një ditë ndoshta do të kthehen dhe do t’i shërbejnë më me devotshmëri Kombit tonë. 
Kthimi i tyre do të ndalojë hemorragjinë e trurit, atë hemorragji që deri tani nuk është gjendur asnjë “doktor” i kualifikuar ta ndalojë…!
Duke pasur fatin të jem mësusese e disa brezave, si në kohën e diktaturës dhe pas përmbysjes së saj, vë re se gjatë viteve të përvojes sime, kam dhjetëra studentë që kanë bërë emër nëpër universitetet e botës.  Ndoshta mund të mos i kem takuar të gjithë, ose më saktë mund të mos di për cdo sukses të tyre në fushën akademike, pasi shpërndarja jonë si zogjtë e korbit në cdo cep të botës, e vështirëson takimin.
Megjithatë, gjatë viteve të emigrimit tim në Amerikë, falë Internetit, jam takuar me mjaft prej tyre, të cilët po shkëlqejnë dhe mund të them me plot gojën se janë bërë drita e Kombit.
Pikërisht në dritën e Kombit, rrezaton dhe një prej ish nxënëseve të mia,
sot prof. Ines Angeli Murzaku.
Eshtë mjaft emocionues takimi me të, fal forumit mbarëkombëtar “Alb-Shkenca”, ku aderojnë studjues, profesorë, akademikë, etj…e për rrjedhojë nuk kish sesi të mos ishte midis profesorëve në këtë forum, dhe ish nxënësja ime simpatike Ines Angeli.
Kur në ekran m’u shfaq papritur emri i saj dhe mbiemri, u rrënqetha e tëra, që pas kaq e kaq vitesh, takoja Inesin.  Ajo ma coi kujtesën në vitet e hershme të mësuesisë, në vitet që s’mund të mohohet puna kolosale dhe vetëmohuese e mësueseve, punë që e kanë treguar herë pas here rezultatet e nxënësve që po shkëlqejnë kudo në botë.
Unë nuk mund të rrija më gjatë pa i shkruar, por brenda pak minutash i dërgova e-mail ku i shprehja krenarinë time të ligjshme për arritjet e saj. 
Në fakt aspak nuk u befasova për arritjet e saj maksimale, pasi ajo kishte shkëlqyer dhe në Shqipëri, atje dallohej midis studentëve të tjerë në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja, edhe pse atje futeshe me konkurs, dmth me një mesatare shumë të lartë, por fatkeqësisht ndonjëherë dhe abuzohej, duke i sjellë disa prej tyre dhe me mik…!
Por sidoqoftë, Inesa jo vetëm që ishte një vajzë tepër inteligjente, simpatike dhe me vullnet, por ajo kishte dhe artin e komunikimit me të gjithë, virtyte këto, që jo kushdo mund t’i ketë pronë të tij.
Të gjitha këto cilësi të saj aspak nuk të befasojnë, janë cilësi jo vetëm të fituara gjatë jetës, por të trashëguara dhe nga prindërit e saj intelektualë.
Babai i saj është Kristaq Angeli, i cili ka qenë profesor dhe shef katedre i filozofisë në Tiranë, ndërsa nëna e saj është Mirela Mani. 
Gjyshi i Inesit, Kosta Mani, ( babai i regjisorit Pirro Mani), më 1914-1919 vazhdoi studimet në MIT. (Massachusetts Institute of Technology), USA. 
Ai Ka punuar në Ministrinë e Botores si inxhinier dhe më pas ka pasur zyrën e tij private të projektimit. Ka ndërtuar disa objekte në Shqipëri, si ura dhe rrugë.
Ura e Matit dhe Kryegjyshata e Tiranës janë disa prej objekteve të projektuara nga Ing.Mani.  Gjithashtu ai ka qenë profesor në shkollën Harry Fulc!
Të gjitha këto që shkruajta më lart për Inesin,  mësuesit i japin një krenari të dyfishtë për arritjet e nxënësve të tyre, dhe nuk mund të qëndrojnë indiferent karshi ketyre sukseseve tejet te dukshme, te cilat i japin vec shkëlqim dhe dritë Mëmëdheut tonë të shumëvuajtur.
Prof. Murzaku erdhi ne ShBA ne vitin 1994 së bashku me bashkëshortin e saj, të cilit i kishin ofruar të drejtonte punën kërkimore të një firme softueri në Rochester, NY. Ndërkohë ajo përfundoi doktoratën, dhe në 1996 mori edhe residencën (green card) në SHBA.  Që prej asaj periudhe filloi të punojë si pedagoge në Universitet.
Ajo e viziton herë pas here Shqipërinë, dhe me kënaqësi takohet dhe me miq të vjetër të saj.
Kur unë e pyeta se cilat janë lidhjet tuaja me Shqipërinë?
Ajo m’u pergjigj se, si historiane unë i bëj shërbimin më të madh Atdheut tim me të gjitha botimet e mia shkencore mbi historinë e Shqipërisë.  Historia e Shqipërisë nuk është e eksploruar në nivelin shkencor, bazuar në dokumenta arkivore.  Ende për Perëndimin, Shqipëria dhe shqiptaret mbeten një mister.  Historia fetare e Shqipërisë është akoma dhe më pak e studiuar për kushtet dhe rrethanat historike të njohura.
Mendoj se ky është një kontribut që intelektualët shqiptarë duhet të bëjnë në cdo fushë të veprimatrisë së tyre në SHBA dhe në botë.

Botimet dhe detyrat e saj

Znj. Ines Angeli Murzaku është specializuar për histori, kryesisht në historinë e Kishës Bizantine dhe të Kishës Katolike. Ajo është profesore e Historisë Kishtare në Departamentin e Studimeve Fetare në Seton Hall University në New Jersey.
Njëkohësisht dhe profesore e ftuar (visiting) në Universitetin e Bolonjës.
Znj.Angeli Murzaku jep kurse në Historinë Kishtare të Mesdheut, Ekumenizmit dhe Marrëdhëniet Ndërfetare.
Ka botuar disa libra si:
1- Catholicism, Culture and Conversion: The History of the Jesuits in Albania (1841-1946) botuar nga Orientalia Christiana Analecta ne 2006.
2- Quo Vadis Eastern Europe? Religion, State and Society after Communism,
botuar nga Universiteti i Bolonjës në Mars 2009.
3- Returning Home to Rome? The Monks of Grottaferrata in Albania
 Botuar nga ANAËEKTA KPYÐTOÖEPPHÓ (Analekta Kryptoferris) në Mars 2009.
Prof.Angeli është Nën-Presidente e Shoqatës Amerikane për Studimin e Kombësive dhe
anëtare e Bordit Drejtues të Shoqatës “Kristianet të Asociuar për Marrëdhënie me Europën Lindore.”
Eshtë përfaqësuese e Shoqatës Kristianët të Asociuar për Marrëdhëniet me Europën Lindore Pranë Kombeve të Bashkuara.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora