E enjte, 28.03.2024, 06:26 PM (GMT)

Mendime

Skender Korça: Kur ngaterrohet pushteti, kur kemi kryepushtet...

E premte, 13.03.2009, 09:21 PM


Kur ngaterrohet pushteti, kur kemi kryepushtet...

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Veçimin e funksionimit të pushtetit e përcakton saktë mënyra se si ushtrohet pushteti, e kjo ndryshe është një sistem që duhet të konceptohet në bashkëveprim, me konsultime si dhe në bazë të rrethanave të dala nga këta parametra duhet të veprohet. Kjo në Kosovë nuk ndodhë kështu.
Mund të flitet ndërkaq për një ndarje personale të veprimit.Madje ndarja nuk zbatohet në mënyrë rigoroze as në aspektin e ndarjes së kompetencave. Parlamenti, në asnjë mënyrë nuk përkufizohet vetëm në ligjëdhënie, por përpiqet të ushtroj ndikimin e tij edhe në vendimet e rëndësishme të ekzekutivit, duke kërkuar nga ajo përmes vendimeve, që në çështje përkatëse, të veprojë kështu e jo ndryshe (...).
Kosova është mjaftë thellë e “ngatërruar me politikën e saj” karshi Serbisë, sepse kjo e fundit as që njeh dhe pranon realitetin e ri në Kosovë, të kësaj Republike të vitit 2008.

Kësaj rrëmuje i bashkangjitet edhe fakti, se kohëve të fundit po veprohet dhe menagjohet me  pushtetin në Kosovë sikur të jetë një e drejtë pronësore e dikujtë, e nje individi,  e jo një shtet që ka Kuvendin e saj, ka minsitritë e saja, ka Presidencën e vet, etj…Këtë paradoks e vërejme edhe me rastin e ftesës së fundit Kryeministrit të Republikës së Kosovë bërë presidentit të Serbisë për të vizituar Republikën e Kosovës.

Sa është politike kjo?

Shtetit modern i nevojiten lehtësime të tilla të punës, nëse kompetencat e zyrtarëve të saj bien ne domenet se ku duhet të veprohet, e asesi të jetë model personalo-individual vetëm për imazh në kuptimin e synimeve vetjake, për një marketing, të pabazë dhe shumë herët te filluar për të bërë garë me sytë e elektoratit që I merrë votën.
Kjo ftesë e kryeministrit të Republikës së Kosovës nuk ishte aspak politike, madje ishte një gabim në adresim sepse homologu i tij nuk është presidenti serb. Kjo ishte më se ushtrim të kryepushtetit, pa konsultuar askend, pa patur “kompetencë” të ftojë madje as një kryeministër serb për kohën e raporteve dhe mardhënieve që kemi me Serbinë, në kohën e një dyshimi të madhe dhe skepticizmi politik pas “Aferës së gjashtë pikëshit”.
Anjë qytetar i komuntetit ser të Kosovës, sot këtë kryeministër të Repulikës së Kosovës nuk e e njeh si të vetin, nuk e pranojnë shtetin e ri në Ballkan dhe në botë, e nga ana tjetër ne ftojmë kryetarin e Serbisë për vizitë në zyrën kryeministrit të Republikës së Kosovës. Kjo nuk është aspak politike dhe aspak nuk jep shenja pjekurie të një lidershipi të Republikës së Kosovës.
Nga ana tjetër edhe pse ska aspak erë politike, këtu është përdhunuar vetë titullari dhe emri që quhet President i Republikës së Kosovës.
Ndoshta është harruar nga historia e së kaluarës se dështojnë shpeshë herë takimet kur liderët nuk takohen në nivele të barabarta. Madje Serbia në kohën e bisedimeve sikur edhe vetë Kosova kërkonte të jenë të barabartë titujt dhe postet në takime të këtyre dy shteteve para faktorit ndërkombëtar.
Kjo sikur tash po hedhet në harresë nëse një lider në Kosovë do e ndien veten herë si president e herë si kryeministër. Kështu historia ka mësuar se shtetet e këtilla nuk janë demokratike por diçka ….më shumë se menagjime dhe kryepushtete në çdo segment.

Takimi , protokoli dhe agjenda e bisedimeve

Takimet zyrtare nuk ndodhin askund ne botë aty për aty, por edhe nëse ndodhin kështu do shfrytëzoheshin konferenca të planifikuara më parë. Aty shtrijnë duart liderë dhe fytyra botrore politike. Sa e sa herë ka patur shancë lidershipi i Republikës së Kosovës të i shtrëngojë duart një lideri serb? Kjo nuk ka ndodhur kurrë në asnjë nga “takimet e elefantëve”, sepse në parim jemi injoruar se përfaqësojmë diken, sipas deklaratave refrene të Serbisë, madje dhe shpesh herë Serbia ka lëshuar këto takime vetëm e vetëm pse Kosova apo lidershipi i saj janë prezent.
Në rast se do pranohej ftesa e kryeministrit të Kosovës drejtuar presidentit të Serbisë për të vizituar Kosovën, do ishim më se kurreshtarë të dijmë se cila do jetë tema e bisedimeve dhe sa kohë është përgaditur për një protokol ndërshtetror  se çfarë të bisedohej me Tadiçin, a është pyetur dikush pos mendjes së Kryeministrit, çka do thonin deputetët e popollit, kur në Kosovë ka shumë shqetsimë dhe një gjenocid të paparë si dhe enigma ndërkombëtare si kjo “Afera e fundit e gjashtë pikëshit” që ka shkaktuar vetë kjo Serbi.
A thua vallë do ndodhte që në vajin e nënave për të pagjeturit do sjellte shenime presidenti serb se sa njerzë të humbur e të zhdukur i kemi në shtetin prej nga vje, a thua vallë do vinte të pranonte shtetin e Kosovës dhe do njeh realitetin e ri?, pa kërkuar falje për atë që ka bërë regjimi i shtetit të tij mbi Kosovën?
Në fund fare do vinte të falte nga arresti i shtetit të tij drejtuar kryeministrit tonë, për të ja bërë  çelinë një kopsht me lule apo prangat ti shëndrrojë në një çels të komunikimi pa problem me një kryeministër të Kosovës.
Besojmë thellë në kontributin e popullit, në idenë e sakrificës dhe idealit për të formuar shtetin e duhur të Republikës së Kosovës, besojmë edhe në mbrojtje të vlerave shtetrore tona që po ndërtojmë çdo ditë, besojmë se populli di të mbrojë edhe lidershipin tonë që kërcnohen, por nuk dijmë të mendojmë se harresa është segmenti që po na përcjellë për të gabuar në politikë së paku me ata që ende nuk jemi marrë vesh se kush jemi, me ata që duhet të na trajtojnë të barabartë në relacionet politike ndërshtetore, e pastaj do e kemi më lehtë të ftohemi ose së pari ta ja ndalojmë hyrjet edhe ilegale për të demostruar shtetin qoftë nevoja edhe  fqiut, e jo vetëm kryepushtetin presidentit tënd dhe popullit.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora