E enjte, 28.03.2024, 12:19 PM (GMT)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Familja e madhe Jashari dhe pavarësia e njohur

E premte, 13.03.2009, 08:58 PM


FAMILJA E MADHE JASHARI DHE PAVARËSIA E NJOHUR

Nga Xhevat Rexhaj

Para disa ditësh agjencitë e mëdha botërore dhanë një lajm mahnitës nga burime të NASA as amerikane. Bëhej e ditur se në të ardhmen  e afërt nga kjo “ shtëpi” e trurit amerikan do të lansohet një satelitë që do të përshkoi një numër të madh planetësh  të orbitës për të vërtetuar se a ka jetë edhe diku tjetër. Për njerëzimin ky është një lajm dhe një arritje në vazhdimësi e njerëzimit, pra e një pune të dalë nga mendje njerëzish  nga logjika dhe intelekti njerëzor. Thënë të drejtën për mua disi ishte diç që më kaloi shpejtë nga mendja, sepse edhe truri i im i cekët nuk mund as ta merr me mend se çfarë do të thotë kjo për njerëzimin dhe arritjen e madhe shkencore. Me vonë më shkoi mendja se si të jetë diç e tillë interesante për mua kur unë si shumica e bashkëqytetarëve të mi shqiptarë kemi punë më”interesante” dhe më “dobiprurëse”, pra të merremi me përditshmërinë politike, të partive dhe liderëve tanë të “mëdhenj” , jo vetëm në Kosovë por edhe në të gjitha trojet tona shqiptare.

Realiteti është i tillë, mu këto ditë ndodhi që të jetë një datë vërtet e shënuar në historinë tonë kombëtare, Përvjetorin e renjës së Familjes së Madhe shqiptare JASHARAJ në krye me Adem – Hamëz e Shaban Jashari. Përvjetori i këtij viti ishte i pari në Pavarësinë e njohur ndërkombëtarisht. Ky përvjetor si zakonisht mbahej nën atë që rëndom te ne quhet” “patronatin” e Kryeministrit të Republikës. Si zakonisht në data të tilla pritet një organizim dhe manifestim dinjitoz, pra pritet një nivel i lartë sepse qytetarët e Kosovës dhe viseve të tëra shqiptare kishin, kanë dhe do të kenë respekt për vetë aktin dhe emrin e kësaj Familjeje shqiptare. Pra qytetarët janë ata që nuk mund të përfitojnë e as të humbin poenë politikë në rast dështimi apo madhështimi të kësaj date historike, sepse siç thash qytetarët e vlerësojnë me shpirte dhe zemër madhështinë e Jasharajve të Prekazit dhe tërë Kosovës. Nga ana tjetër janë pushtetarët dhe partitë politike me liderët e tyre, ata që janë të interesuar të fitojnë ndonjë poen apo diç tjetër në raste të tilla. Kjo u pa dhe u vërtetua 3 ditët e Manifestimit, në vend që të ishte e tëra në funksion të Manifestimit dinjitoz thuaj se kaloi në konflikte, mosmarrëveshje, ndarje fajesh te tjetri dhe kaloi edhe në shtyrje dhe ballafaqim mediatik dhe më gjerë. Pra ndodhi ajo që më së paku duhej të ndodhte, ajo më e mbrapshta që mund të ndodh vetëm te ne shqiptarët, pra doli në shesh një e vërtet e madhe , tregtia politike me Data dhe Njerëz të Mëdhenj kombëtar. Qytetarët vërejtën qartë se liderët ( që fatkeqësisht ) kemi tepër të tillë që e quajnë veten kinse liderë, në të kaluarën kishin përfituar mjaftë me emra të Heronjve dhe Dëshmorëve kishin shfrytëzuar masat  e popullit kinse si bashkëluftëtarë, bashkëpjesëmarrës e çka jo tjetër të këtij apo atij Heroi. Kjo u pa qartë, u vërtetua se qëllimi i shumë pseudo patriotëve është mbërritja te kolltuku, te posti te privilegjet pra te përfitimi i shumë gjërave në emër te  të tjerëve, në emër të atyre që ishin të krejt Kosovës, të tërë kombit shqiptarë. Pra unë nuk do të ndalëm se kush gaboi dhe dështoi në këtë përvjetor.

Prandaj 5, 6 dhe 7 Marsi do jenë gjithherë në trurin shqiptarë, do jenë data të shënuar do jenë udhërrëfyes për atdhedashurinë, dinjitetin dhe sakrificën për shtetin, andaj Adem Jashari me familjarët tjerë të rënë për lirinë Kosovës nuk ishin, nuk janë dhe kurrën e kurrës nuk do jenë vetëm të një partie apo grupi politik, ishin janë dhe do të jenë të tërë popullit shqiptarë, dhe tani e tutje askush më nuk do ketë të drejtën të thirret në emrin e tyre, sepse do mallkohen nga amanetet e tyre dhe dëshmorëve dhe të rënëve  të tjerë të Republikës së Kosovës. Andaj është shumë me rëndësi që edhe familjarët që sot janë të gjallë të kësaj Familje të mos gabojnë dhe të mos bien pre e politikave ditore, ata kanë një përgjegjësi të madhe ndaj atyre që ranë, ndaj vetvetes si përfaqësues të Familjes dhe ndaj kombit shqiptarë në tërësi.

Prandaj tani e tutje ne duhet të mendojmë për ardhmërinë, ndërsa në të ardhmen Institucionet duhet të përkujdesen pa parcializime dhe ndasi partiake e regjionale për rregullimin me Ligj të Datave Historike, dhe të jetë përkujdesja gjithherë e Institucionalizuar.

Besoi se shpirti i të rënëve për Kosovën dëshiron që ne të zhvillohemi dhe të ndërgjegjësohemi për të ardhmen, pra të mendojmë edhe ne për zhvillime në sfera të ndryshme të jetës, nëse nuk mundemi si e sa Amerika mundemi të marrim shembull nga ata se i kemi Miq të Mëdhenj dhe të dashur.

Andaj sikur Institucionet e Shtetit të pavarur Kosovës ta kishin kryer me dinjitet këtë detyrë ne qytetarët do ishim më të relaksuar, se neve ashtu  se ashtu do i ruajmë me fanatikllëk datat e Njerëzve të Mëdhenjë të KOSOVËS

Me forcimin e shtetit dhe zhvillimin e shpejtë pa hile të tij, ne i nderojme dhe madhështojmë heronjtë tanë,  pra Familjen JASHARI.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora