E enjte, 25.04.2024, 11:41 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Hashim Thaqi mund ta takojë pasardhësin e Millosheviqit - Tadiqin privatisht

E enjte, 12.03.2009, 08:20 PM


HASHIM THAQI MUND TA TAKOJË PASARDHËSIN E MILLOSHEVIQIT- TADIQIN   PRIVATISHT

Nga Xhevat Rexhaj

Në shkollë të mesme duhej të lexonim shumë romane, si nga shkrimtarët tanë ashtu edhe nga disa të huaj. Profi i gjuhës shqipe atë kohë ishte vërtet i mirë dhe disi na i preferonte romanet e P. Markos dhe S. Spases. Pra ishim thuaj të detyruar që të lexonim dhe më kujtohet edhe sot romani i Spases me pse, pse, pse...

Kjo fjala PSE vërtet mbeti edhe sot e kësaj dite të unë një pse, të jem i sinqertë nuk e kisha kuptuar ahere e besoi ta lexoi edhe sot romanin e Spases nuk do e kuptoi, dhe prapë po më mbetet ajo , pse nuk e kuptoja?  Pra po shihet se e tërë përditshmëria është një pse? Nganjëherë këtë fjalë njeriu e përdor edhe pa ndonjë vend të caktuar në bisedë, shkrim thënie e çka jo tjetër, mirëpo ka raste kur kjo fjalë duhet të potencohet dhe të theksohet vërtet me zë të madh dhe me bertimë. Pse e them këtë?

Pa dashje që të futem në çështje të kaluara, në situata dhe ngjarje që kur përmenden shkaktojnë plagë shpirtërore dhe dhembje, më duhet që të ndalem në aktualitetin e sotëm politik,mediatik dhe njerëzor të kastës sonë politike sidomos në Republikën e Kosovës.

Në kohë të luftës dhe sidomos pas përfundimit të luftës duhej pasur kujdes se me kë dhe për çka bisedon, ishte një numër i njerëzve që duke u thirrur në luftë në trima në heronj në gjak në atdhe në tradhti të futnin frikën që të shpreheshe lirshëm për shumë çka. Ishte pra një grup i njerëzve që duke u thirrur në merita të dikujt tjetër ta futnin frikën në barkë si kinse jo pjesëmarrës i luftës, si përçarës, si “ tradhtar”, “spiun”, kundërshtar i UCKsë e marri të tjera, e nga ana tjetër shumica e tyre ishin parazitë, vetë jo pjesëmarrës të luftës dhe vetë jo të angazhuar në çështjen kombëtare dhe kosovare, mirëpo mbështetjen e gjenin te ata që kishin nevoi për frikësimet e tyre të përdorur si mashë për zjarr. Pra kishte edhe parti që u nevojiteshin kësi njerëzish, besa me kohë edhe inkuadruan si anëtarë partish njerëz që vërtet përpara ishin të njohur si bashkëpunëtor të ish Jugosllavisë, pra këta edhe nga frika e pësimeve filluan të bëhen edhe fanatikë partiak të akëcilës parti. Thënë të drejtën kjo zgjati goxha shumë, por me kohë gjakrat u qetësuan sepse njerëzit e urtë dhe vërtet kombëtarishtë të orientuar duhej ta ulnin kryet dhe të përpinin gjëra të ndryshme të fabrikuara e të shëmtuara, për të mbijetuar thjeshtë.

Pse i thashë këto, tani po ndalem rrjedhimisht të them atë që po më mundon; në luftën e lirisë u vranë shumë njerëz, fëmijë, të rinj,burra gra, pleq dhe plaka, të sëmur dhe të paaftë, pra Serbia me aparatin total shtetëror vrau shqiptarë, dhunoi, preu duar dhe koka fëmijësh para prindërve, i dogji kufomat i përdhunoi kufomat dhe e terrorizoi një komb të tërë. Për mua të gjithë të rënët në luftë janë heronj janë themeli i shtetit të Kosovës janë edhe krenaria e jonë për lirin tonë por janë dhe duhet të mbesin turpi dhe marria e kombit serb, duhet të jetë në ndërgjegjen e tyre gjithë jetën shpirti i tyre gjenocidial, segregativ dhe shovinist karshi shqiptarëve. Më vie keq por të tillë janë dhe të tillë do të mbeten, nuk do të ndryshojnë nuk duan dhe nuk kanë mundësi për fat të keq të të gjithë rajonit e më gjerë.

Po e përshkruaj një rast të vërtet; me 2 prill të vitit 1999 një ditë pas vrasjes së anëtarëve të familjes sime dhe djegies së kufomave për së gjalli, pra pas lajmit në TV shqiptarë, në familjen time kishte zi, një vit përpara ishte vra edhe nëna e gruas sime në Istog dhe babai i saj i masakruar kishte shpëtuar, prandaj kishim shumë miq në ngushëllime në banesë, dhe përfundi banesës sime banonte një serb dhe shi për të ma shtua dhimbjen mua ai lëshonte këngët çetnike të Karaxhiqit dhe Mlladiqit me zë të lartë, provokim gati fatal për mua dhe djalin tim por..., në ato momente në banesën time për ngushëllime ishin edhe disa Profesor dhe një mjek zviceran kolegë të mi të cilët me plot hidhërim prerazi thanë se të tillë barbar nuk paskemi përjetuar kurrë dhe ata ishin iniciues për paraqitje në polici,e tjera , e tjera.

E ceka këtë rast për të treguar se serbët si atje ashtu edhe kudo në botë e dëshiruan dhe e dëshirojnë zhdukjen tonë biologjike, unë jam i vetëdijshëm se është në mendjet e tyre kjo dhe le ta mbajnë, por ku ishim dhe ku jemi ne shqiptarët edhe tani në tërë këtë vorbull.

E di se bota demokratike po kërkon shumë lëshime nga ana e jonë, të zhdukurit janë lënë anash, të gjallët po maltretohen me dhimbje ndërsa Institucionet tona ende janë të”pafuqishme” për të realizuar diç në këtë drejtim, i kuptojmë mirëpo në disa raste edhe nuk po i kuptoi se si po sillen. Të jem më i drejtpërdrejtë, kam bindjen se shumë politikan të Kosovës që ulen në kolltuqe të mira nuk i kanë përjetuar këto tmerre, ka të tillë që thirren në luftë por po them fatmirësisht nuk kanë asnjë viktimë nga radhët e tyre, ka të tillë që as ndoshta palla s`u han se çka ka ndodhur 10 vite përpare dhe ka edhe shumë injorantë dhe përfitues, fatkeqësisht që përfituan politikisht  edhe nga viktimat e rëna ...

Ne jemi shtet i pranuar nderkombëtarishtë, ne kemi kërkesat tona, obligimet tona, përgjegjësit tona para të rënëve por edhe para qytetarëve të Kosovës, Institucionet duhet të kenë kujdes mos të bëjnë gabime dhe lëshime, nuk u falet asgjë që mund ta bëjnë për përfitime politike dhe personale a partiake e as për lëmosh ndaj ndërkombëtare. Serbia duhet të dënohet, duhet të mbahet gjithherë nën akuzë për gjenocid ndaj shqiptarëve, Serbia duhet të kërkoi falje që ta dëgjoi tërë bota për masakrat e bëra e ahere neve do të sillemi si fqinjë të shtëpisë evropiane.

Për interesa shtetërore Kroacia po rrezikon edhe hyrjen në NATO, por po mundohet të mbroji interesat e shtetit të vet, andaj edhe Kosova nuk ka nevoi që ta lëmoi Serbinë, do të ishte mëkat dhe tradhti ndaj viktimave të shumta ma shumë se 100 vjeçare, pra nuk i lejohet asnjë Institucioni kjo ligësi.

Prandaj si qytetar i Kosovës që kam humbur të dashurit e mi në luftë( dhe si veprimtarë aktiv për pavarësin e Kosovës)  nuk i dha të drejtë Hashim Thaçit që të lus pasardhësin e Millosheviqit ta vizitoi Kosovën apo zyrën e tij kryeministrore sepse është pronë shteti Zyra e tij,  e privatisht le të takohet ku të do me të por jo në Kosovë pa e kry  Serbia obligimin që ka edhe me të drejtën nderkombëtare.

Pse Hashim po ngutesh...

Pa paragjykime , të shprehurit e lirë akt i demokracisë edhe kosovare.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora