E premte, 19.04.2024, 08:47 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Diogjeni, Luigji i 14-të dhe “sindroma Pango”

E enjte, 12.03.2009, 08:48 PM


Diogjeni, Luigji i 14-të dhe “sindroma Pango”

Nga Albert Zholi

 
Kërkoj NJERIUN

Filozofi i madh grek Diogjeni, kurdoherë kur e lexojmë pjesë- pjesë, apo shfletojmë fletët e librit të tij me ngadalë, vërejmë se filozofia e tij njerëzore është ndër më aktualet, ndër më të bukurat, ndër më njerëzoret, ndër më të diskutuarat, ndër më madhështoret, një ndër filozofitë me mesazh kaq të paqtë, sikur ky njeri gjeni të jetonte sot në kohët moderrne, dhe jo disa mijëravjeçarë më parë, kur bota nuk e njihte kompjuterin, televizorin, internetin. Si e kanë përcjellë Diogjenin dhe filozofinë e tijë në kohët moderrne, historianët, studiuesit, kritikët, akademikët e filozofisë?! Me shprehjen kaq njerëzore dhe mbi njerëzore, kaq të thjeshtë, por po kaq të ndërlikuar, kaq të shkurtër, por me mendim të pakonceptueshëm, dy fjalë, baraz me vepra të tëra, me dy fjlaë të urta por shumë poetike, që kanë brenda gjithçka që na duhet. Pra shprehja e tij brilante është dhe sot magjia
njerëzore e fjalës; Kërkoj NJERIUN! Me mjekrrën e bardhë si dëbora, me veshjen e thjeshtë, me gjuhën e bukur të popullit, me zërin e ëmbël si këngëtarë, me kokën lartë dhe gjithmonë qëmtues Diogjeni në mes të ditës me diell, plot dritë, ku gjithçka duket saktë, me një fener në dorë gjezdiste nëpër rrugët e Greqisë të kërkontë NJERIUN. Lind pyetja, kë njeri? E pra, atë, NJERIUN e urtë dhe punëtor, atë që punon shumë dhe flet pak (vepra flet më shumë se fjala), atë që bën veprën dhe rri në fund të turmës, atë që nuk rreh gjoksin edhe kur ka bërë shumë, atë që nuk dinë të ofendojë dhe vrasë, atë që kërkon të vërtetën në botën e trazuar nga luftrat dhe etja për para…Diogjeni me fenerin e tij kërkonte njeriun e ndershëm. Mos vallë feneri i tij kishte më shumë ndriçim se vetë ndrçicimi diellor në mesin e ditës të Greqisë plot dritë?! A e gjeti Diogjeni “KËRKOJ NJERIUN”,
njeriun e ndershëm…?!
 
Lugji i XIV-të

Historitë e qeverisjeve ndër shekuj janë nga më të pabesueshmet, nga më të padëgjuarat, nga më të shumdiskutuarat. Qeverisja e një shteti, kurrë nuk i ka ngjarë qeverisjes së një shteti tjetër fqinjë, të një shteti në rajon, kontinent apo ndërkontinental.
Por…Historia e Francës, përmban çudirat e veta dhe këto, më shumë se me çdo gjë tjetër lidhen me konceptet mbi shtetin. Kur në Francë mori frenat e shtetit, qysh në moshën më të re, Luigji i 14-të, njeriu që u quajt “Monarku i Madh”, pas pak kohe, dolën në dritë dhe ambiciet e tij jo vetëm për pushtet të pakufizuar, por edhe për shtimin marramendës të pasurisë.. Shpenzimet e kryera për vete (dinastinë e rritur pa kufi) dhe për miqtë, simpatizantët e mbretërorët si dhe për çdo tjetër që rrinte pranë tij (lajkatarët, servilët, dallkaukët, sahanlëpirësitetj.) arritën nivelet më të larata dhe kazma po i vihej ekonomisë së vendit dhe nivelit të jetesës së popullit, i cili kishte arritur varfërinë e tejskajshme. Mbreti thoshte: “Sa të jem në pushtet do të bëj si të dua, do të shpenzoj pa kufi, nga të ardhurat prej popullit se fondet i disponoj vetëm unë, “Mbreti Diell”. Ministrat e tij, të pangopur, me në krye kryetarin e tyre, u pasuruan e mbushën vendin me vila e çifliqe për llogari të tyre. Në krye qëndronte “ sovrani mendjemadh e arrogant që bënte si i donte qejfi ». Një ditë të bukur gushti, sovrani absolut (si shumë sovranë që mund të mos jenë mbretër), thirri ministrant, me në krye atë që i drejtonte, Mazarinin, dhe u tha: “Zotërinj tani e tutje do të bëni siç them unë, sepse unë do të jem kryeministri im. Të gjithë do të rrini sus, sa pa urdhërin e mendimin tim nuk do të lëvizë qimja, se pastaj… e dini vetë”. Më tutje vazhdoi: “Aristidhi i Greqisë së lashtë, u kritikua në Ogora” (mbledhjen e popullit) se po ndryshonte rrugën në pushtetin e tij, duke u dhënë privilegje njerëzve të vet e duke i përkrahur të pasuroheshin. Pasi i dëgjoi (si edhe unë juve), u tha tyre të Ogorasë: “Mos e patsha atë fat, që të mos ndihmoja e pasuroja njerëzit e mi, miqtë,
shokët e ata që më bëjnë lajka”. Ndërsa në Angli, mbretit i pritej koka, sepse po merrte nëpër këmbë ligjet e vendit, “Mbreti Diell” , i Francës, deklaronte botërisht se…”Tani e tutje asgjë nuk do të bëhej pa lejen time sepse unë jam monark i pakufizuar ». Nuk linte qiri e kandile pa ndezur nëpër të gjitha kishat e Parisit, saqë administratorët e kishave kishin gjetur belanë. Kryqin e bënte nga lulja e ballit, gjer poshtë kërthizës, duke përshpëritur: “Zot, ti në qiell, unë në tokë!”. Për gjenialitetet e Luigjit të 14-të, kanë shkruar shumë biografë e historianë. Ndër të tjerët një thotë.: “ kur e pa veten atje lart, në majën më të lartë të pushtetit, njerëzit i shikonte si miza dhe nuk pyeste, gënjente natë e ditë, premtonte e betohej për Zotin, duke i bekuar “mizat” në emër të tij .gjë që e bënte qesharak e jargëvartës”. Dhe më në fund, tha marrëzinë më të madhe: “shteti jam unë!” E pyetën për ligjet e Francës, se çfarë janë ato e ku hyjnë dhe Luigji i 14-të, serbes-serbes tha (nga maja e pallatit): “Ligjet bëhen sipas qejfit të atij që qeverisë. Ato nuk vijnë nga qielli, bëhen këtu, sipas “dëshirës së popullit”, shkurt “Edhe ligji jam unë”, se ligjet janë derivate të mendjes së njeriut e asgjë tjetër, se ato ndërtohen sipas kërkesës së atyre që administrojnë shtetin dhe jo sipas ndonjë shkence ekzakte, prandaj heshtni e dëgjoni ato që thotë sovrani juaj!” . Njeriu që kërkonte Diogjeni jam unë….

Dhe..

Agostini, babai i fesë në tërë botën, në traktatet e tij, ka edhe një postulat: “Beso, bindu e prano ato që thotë ai që qëndron mbi ty, sepse vetëm “ai” ka të drejtë”. Kujt i duhet besuar ?

“Sindroma seksuale” Pango

Lami i parë i çdo gazete, radio, televizioni, bisede tavoline, në ditën e pardjeshme ishte skandali seksual i ish Ministrit Pango. Të gjithë ngelëm të shokuar nga sjellja e një ministri, deputeti, njeriu të veshur me pushtet, njeriut që mbron ligjin, njeriut që është i fushës së psikologjisë dhe e din fort mirë se çdo të thotë që të futesh në mënyrë arrogante në jetën e bukur të një femre. Por unë them se në këtë rast, nuk duhet diskutuar vetëm Pango si ministër, por “sindroma seksuale” e disa (nuk duhet përgjithësuar), njerëzve të veshur me pushtet. Rasti Pango është vetëm maja e ajsbergut. Pushtet nuk do të thotë vetëm pushtet politik, kolltuk ministror, deputet, Zvëndësministër, Drejtor. Pushtet është edhe ai ekonomik. Është ai pushtet i kërkesës së sekretareve nëpër faqet e gazetave që kërkojnë biznesmenët me kushtet: Të jetë e gjatë, e hollë, me “kodra” nr. 5, sy…, bel…,
gishtërinj,…mosha deri 23 vjeç…, të mos ketë angazhime…, të mos ketë shok…(mundëesisht vetëm nënë dhe babë).
“Sindroma seksuale” e njerëzve të veçantë të veshur me pushtet është shumë e gjerë… Po aq e gjerë, sa është e vështirë të KËRKOJMË NJERIUN e Diogjenit, apo ndoshta ende nuk ardhur koha të kërkojmë njeriun e ndershëm?!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora