E merkure, 24.04.2024, 08:13 PM (GMT+1)

Faleminderit

Arben Llalla: Papa Kristo Negovani - Martir i Shqiptarizmit?

E enjte, 12.03.2009, 07:46 PM


Papa Kristo Negovani - Martir i Shqiptarizmit?

Nga Arben LLALLA

Gjatë revolucionit kulturor të shqiptarëve për hapjen e shkollave shqipe nga fundi i shek.XIX dhe fillimet e shek.XX janë vrarë nga turqit dhe grekët shumë mësues që hapën mësonjëtoret e para në gjuhën shqipe.
 
Një nga këta mësues që u masakruan nga grekët ishte edhe Papa Kristo Negovani, i cili lindi në vitin 1875 në fshatin Negovan që ndodhet afër Kosturit (Kastoria) rrugës për në Edesa. Sot ky fshat quhet Flamuria.. Gjatë një vizite që bëra në vitin 2003 bisedova shqip me pleqtë e fshatit që ende e flisnin gjuhën e të parëve. Pra, nga ky katund ishte atdhetari Kristo Negovani (Harallambi).
Në fshatin e lindje Papa Kristo mbaroi shkollën fillore në gjuhën greke duke vazhduar më tej gjimnazin në Athinë. Pas tre viteve studimesh në Athinë ai i braktis ato për arsye sepse një çetë kusarësh gjatë grabitjes së shtëpisë së tyre i vranë babanë. Pasi u kthye në vendlindje papa Kristo filloi punë në shkollën greke të fshatit. Vitet shkonin dhe mësues Kristo Negovani shikonte se si brezi i ri në fshat po edukohej me kulturë dhe gjuhë greke duke humbur traditat dhe gjuhën e mëmës, shqipen. Në ato vite greqizimi i shqiptarëve po shtrihej në të gjitha trevat që banoheshin nga popullsia shqiptare. Ky greqizim përhapej në forma të ndryshme si në arsim, në kishë dhe politikë administrative.
Edhe pse Papa Kristo ishte i edukuar në shkollat greke, edhe pse paguhej nga shteti grek për mësimin që jepte në shkollën e fshatit, të tëra këto nuk kishin ndikuar në zemrën e tij për të dashuruar kulturën dhe gjuhën e huaj greke. Gjatë mësimit të gjuhës greke në shkollën e katundit të tij ai u thoshte nxënësve: “Për mbi çdo gjë gjuha shqipe ishte ajo që duhej mësuar, sa më parë”.
Me një vullnet dhe guxim djalërie ai vendosi të hapte shkollat e para në disa fshatra që banoheshin nga shqiptarët për rreth Kosturit dhe Follorinës. Shkrimin e gjuhës shqipe me Alfabetin e Stambollit Kristo Negovani e kishte mësuar në Rumani ku kishte punuar marangoz për tre vite. Ato vite ishte lidhur edhe me shoqatën “DRITA” dhe me disa anëtarë të shoqatës “DJALËRI” të Stambollit.
Më 1897 u shugurua prift në fshatin e tij. Ky dalë i ri që për hir të çështjes kombëtare u bë prift do jetë pararendësi i frymëzimit për themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kisha dhe shtëpia e papa Kristos u bënë vatrat e para ku mësohej gjuha shqipe, por kjo gjë nuk u pëlqeu grekëve të cilën e kërcënuan disa herë.
Ishte një natë e errët e 12 Shkurtit të vitit 1905. Mësonjësi Kristo Negovani po shpërndante naforën në kishë, një grup njerëzish të panjohur e rrëmbyen dhe e shpunë jashtë fshatit. Në errësirë të dërguarit e Dhespot Fotit filluan ta masakronin Papa Kriston me sopata e thika. Pasi e copëtuan trupin, i prenë kokën për t’ia dërguar porositësit të kësaj vrasje. Por kriminelët e dërguar nga Athina nuk u ndalën me kaq, po atë natë ata i vranë dhe të vëllanë, Theodhos Negovanin i cili edhe ky përhapte shkollën në gjuhën shqipe.
Atdhetarët shqiptarë kudo që ishin u prekën shumë nga këto dy vrasje që ndodhën. Për këtë çeta e Bajo Topullit mori vendim për tu hakmarrë.
Më 9 shtator 1906 kjo çetë vrau Mitropolitin (Dhespot) e Korçës Fotis Kallpidhis për të marrë gjakun e dy vëllezërve Kristo dhe Theodhos Negovani.

Kush u akuzua për vrasjen e Dhespot (mitropolit) Fotit

Vrasjen e Dhespot Fotit e kreu çeta e Bajo Topullit, por asnjëherë nuk u mësua kush qëlloi mbi të. Qeveritë greke dhe Kisha e tyre gjithnjë janë interesuar se kush e vrau Dhespotin e tyre. Si u vra Dhespoti Foti, Qeveria greke i kërkoji qeverisë së Turqisë që qeveriste edhe trojet shqiptare të ndiqte dhe të kapte vrasësit e Dhespot Fotit. U kapën shumë atdhetarë shqiptarë dhe u dënuan ndër ta Jovan Kosturi bashkë me fëmijën, Salih Butka, Grigor Cilka, Ohran Pojani, Ibrahim Qesaraku, Lazo Progri etj. Por asnjëri nuk pranoi të tregonte atentatorët e vërtetë të kësaj vrasje të bujshme për kohën. Më 1914 në Prongji të Gjirokastrës vijnë 200 ushtarë grekë dhe gjënë e parë që bënë arrestuan Bajramin Ligun i njohur për atentatin që kishte kryer me Hito Lekdushin mbi Bimbashin e Gjirokastrës më shkurt apo mars të 1908 (për mua është vrarë më 25 shkurt, ndarsa pllakata shkruan 13 mars). Nga torturat në burg grekët i thyen disa brinjë dhe i prenë njërin vesh pasi e akuzonin për vrasjen e Dhespotit të Korçës Foti Kallpidhis. Kjo akuzë bëhej sepse Bajram Ligu njihej për trimëri. Pas thyerjeve të brinjëve dhe prerjen e veshit, fshati Prongji mblodhi monedha floriri dhe ia dërguan komandës greke me anë të Majko Llurit për lirimin e tij. Pasi u pranua shuma e florinjve komandanti grek dha urdhër që Bajrami i sakatuar të lirohet. Por nuk u mësua nëse Bajrami kishte qëlluar vërtetë mbi Dhespotin grek Fotis dhe asnjëherë lexuesi dhe histografia shqiptare nuk e pa fytyrën e Dhespotit që shqiptarët e bënë të puthte dhenë më 1906. Pas shumë kërkimesh në arkivën e Athinës më në fund e gjetëm një foto të këtij prifti grek që nënpetkun e Mitropolitit të Korçës bënte veprimtari antishqiptare, asimiluese, deri tek dhënia e urdhërave për vrasjet e atdhetarëve shqiptarë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora