E premte, 29.03.2024, 09:47 AM (GMT)

Mendime

Sokol Demaku: Gënjeshtra, justifikimi i gabuar shoqëror

E enjte, 12.03.2009, 06:55 PM


GËNJESHTRA JUSTIFIKIM I GABUAR SHOQËROR

Në kohën bashkohore një nga plagët më të këqia që po godasin njerëzimin është padyshim kriza morale...
Duket se njerëzit kanë harruar dhe shpërfillur ndërgjegjën e tyre dhe e tërë kjo e bënë të pamundur mirëkuptimin ndërmjet njerëzve.

Nga Sokol DEMAKU

Një cikë pasaktësi të shpëton nga një situatë e palakmueshme, mirëpo duhet parë se cka shumë njerëz mendojnë për këtë dukuri dhe fenomen pra për gënjeshtren.
Shumë shpesh mund të dëgjosh arsyetime të tilla se të gënjesh nuk është dicka e gabuar,
nese kjo si bënë dem dikujt tjetër në jetë.
Genjeshtra ka lindur për të mbaruar punë dhe ata që genjejnë ju ecin më mirë punët se sa atyre që nuk genjejnë. Këtë e ka vërtetuar jeta, sepse ata që genjejnë dhe mashtrojnë sot bëjnë jetë, ndërsa i ndershmi dhe i sinqerti gjithmonë fukara ngelet, por është i ndershëm.
Një arsyetim i tillë mund të thirret edhe me një emër tjetër: etika e momentit. Me fjalë të tjera nëse motivimi yt është i drejtë dhe nëse qëllimet e tua janë të drejta, fakti që genjyet... nuk është ndonjë gabim ose gjë e madhe.
Kjo është një pikëpamje e zakonshme në botën bashkohore. Të ndikuar nga kjo klimë, shumë
njerëz janë bërë më tolerant ndaj gënjeshtrës. Në disa fusha madje gënjeshtra është bërë
mënyrë e zakont e të vepruarit. Shpesh të bie të dëgjosh sot se të gënjesh është gjë e zakont, se dikush qenka i prirë për këtë, se dike koha po e ve në sprovë që të gënjejë e në disa vende do dëgjosh nga tipa të ndryshëm se ata po u paguakan që të gënjejnë e këta janë shitësit e ndryshëm. Shumë veta mendojnë faktikisht se nuk ka asgjë të keqe në të ashtuqujturën gënjeshtër të vogël e të padahmshme, por bie pyetja: a ka raste kur mund të jetë e justifikueshme që të gënjesh? Ndërkohë që të gjitha gënjeshtrat janë të qortueshme, disa janë më të rënda se të tjerat. Dikush, për shembull mund të gënjej nga turpi ose nga frika. Një tjetër mund të ketë bërë zakon që të gënjejë me ligësi, për të dëmtuar ose për
të lënduar dike pra atë tjetrin. Për shkak të motiveve keqëdashëse, ky përson që gënjen me paramendim përbën një rrezik për shoqërinë.
Duke qenë se jo të gjitha gënjeshtrat nxiten nga keqëdashja duhet pasur kujdes me të tjerët.
Skandalet që kanë të bëjnë më gënjeshtrat të thena nga politikaj të shquar dhe udhëheqës
tjerë kanë tronditur shoqërinë botërore. Sigurisht të jemi të sinqert nuk duhet dhe nuk është e nevojshme që të jemi të detyruar ti zbulojmë cdo informacion kujtdo që na pyet.
Si shembull individi me synime të liga mund të mos kenë të drejtë që të dinë disa gjëra ata nuk mund të jenë në jetën ton,ata duhet të jenë sa ma larg nesh. Pra njerëzit duhet të kuptojnë se po jetojmë në një botë me përplot pabesi e armiqësi.
Ndoshta ka raste kur gënjeshtra mud të dujet rruga më e lehtë, por sot njerëzit bëjnë mirë të
ndjekin ndergjegjën e tyre të pastër kur hasin në situata veqabnërisht të vështira, sepse është shumë inkurajuese të thuhet e verteta dhe të jeshë i ndershëm me të tjerët në rrethin kujeton. Êshtë e gabuar të gënjesh, pra gjithëherë duhet thënë e vërteta sepse një ndërgjegje e pastër do të nxitë paqën dhe dashurinë mes njerëzve, sodomos në vendet e trazuara dhe me tolerancë të ulët në ndergjegjën njerëzore.
Në cdo vend cdo ditë do dëgjosh për urrejtje, dhunë mostolerancë... dhe åër mungesë respekti ndaj dinjitetit njerëzor. Kriza e sotme morale është e qartë për të gjithë, por disa nuk duan ta kuptojnë,prandaj duhet kuptuar dhe analizuar domethenien e vertetë prapa ngjarjeve të tashme bashkohore. Duhet parë dhe analizuar përse egzistonë kriza morale me të gjitha pasojat e saja fatale duke shkuar nga ajo që të eleminohet e njejta ose së paku të
lehtësohen pasojat e krizës morale.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora