E marte, 23.04.2024, 06:40 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Naser Aliu: Para 95 vjetëve, Prinz Wilhelm zu Wied (Vilhelm cu Vid) bëhet princ i Shqipërisë

E enjte, 12.03.2009, 08:32 PM


Princi në arrati

Ngjashmëritë me Kosovën

Në shkurt të vitit 1914 principata e atëhershëm Neuwid (Nojvid)  bëhet skenë e një spektakli të vogël, mirëpo i jashtëzakonshëm  në politikën luftarake evropiane.

Në kështjellën rezidenciale në Wied, njëra nga dyert më të lashta të fisnikëve gjerman, princi 37 vjeçar pranon parakalimin e paradës për nder të shkëlqesisë së tij Esad Pashë Toptani. Ambasadori i popullit shqiptar shoqërohet nga 17 delegatë nga të gjitha fiset që jetonin në Ballkan.  

Me çehre festive deklaron Esad Pasha mikpritësit: “ Princ Wilhelm, në emër të popullit shqiptar ju dorëzoj titullin e princit të Shqipërisë”. Princi, jo i papërgatitur, mori frymë si burrë shteti dhe u përgjigj: “ Unë e pranoj!” Pak ditë më vonë shkëlqesia e tij  Wilhelm zu Wied, kapiten kalorësie i Gardës së tretë të regjimentit të Ulanes, Armata e Prusisë, u nis për në tokën e egër të skipetareve.

Kush mund të bëhet Princ i Shqipërisë?

Ky dorëzimi i fronit, në shikim të parë i çuditshëm, është rezultati i diplomacisë së lartë. Pas mbarimit të luftës ballkanike 1912/1913 Austro-Hungaria, Italia, dhe fuqitë tjera të mëdha, përcaktojnë kufijtë e një principate të re të Shqipërisë. Sunduesi i ardhshëm i këtij vendi me një  strukturë shoqërore-fisnore të përçarë, duhet domosdoshmërish të jetë neutral, prandaj një shqiptar nuk vjen në konsiderim. Përveç kësaj monarku nuk duhet të jetë pjesëtar i ndonjë grupi fetar të rivalizuar dhe nuk duhet të jetë nga një vend ballkanik me interesa vetjake.

Kështu përjashtohen myslimanët, katolikët dhe ortodoksët si edhe italianët, austriakët, grekët dhe malazezët. Kush mbetet? Një protestant gjerman nga Neuwied, i përkrahur shumë nga tezja e tij, mbretëresha Elizabeta  e Rumunisë. Kundërshtar i vendosur i ambicieve të Wilhem-it është mirëpo perandori  Wilhemi II, i cili i tërheq vërejtjen kushëririt të tij: “Kujdes se mos mashtrohesh me Shqipërinë!”

Kot. Më 7 mars 1914 mbërrin Wilhelm në atdheun e ri, për ekzistencën e së cilit kishte mësuar vetëm disa muaj më parë.

Në fillim pranohet princi i huaj nga nënshtetasit e tij me entuziazëm. Mirëpo Wilhelm zu Wied, shpirtërisht tej për tej ushtarak prusian, nuk ka idenë për politikë dhe diplomaci. Nuk arrin të krijojë një qeveri të qëndrueshme. Ai nuk njeh problemet e popullit të tij. Shpejt rritet tendosja sociale, e cila zgjerohet në gjithë vendin në një kryengritje të katundarëve mysliman. Në prapaskenë komandojnë fuqitë e mëdha dhe degradojnë  Wilhelm-in në një kukull të thjeshtë. Kur plas Lufta e Parë botërore më 28. korrik 1914, fuqitë e mëdha kanë brenga tjera, e jo të sigurojnë pushtetin e një gjermani diku në Ballkan.

Kush është akoma princ i Shqipërisë?

Akoma pa u mbushur 200 ditë qeverisje, në vitin 1914 Wilhelm duhet ta braktisë  Shqipërinë si në ikje pa ushtruar ndonjë ndikim. Deri në vdekjen e tij, prill 1945, jetoi ai te të afërmit e tij në mërgim, në Rumuni. Një dorëheqje zyrtare e Wilhelm zu Wied nuk do të shprehet kurrë nga goja e tij dhe, djali i tij Karl Viktor, mban titullin “Princi i Shqipërisë.

Nga gjermanishtja

Naser Aliu, nëntitujt janë të përkthyesit

Marrë nga televizioni gjerman WDR



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora