E enjte, 28.03.2024, 10:57 AM (GMT)

Kulturë

Baki Ymeri: Liviu Lungu, romansier rumun me prejardhje shqiptare

E enjte, 12.03.2009, 06:22 PM


Liviu Lungu, romansier rumun me prejardhje shqiptare

Nga Baki Ymeri
 
Aekeolog në kuadrin e Muzeut të Historisë Nacionale dhe Arkeologjisë në Konstancë, Liviu Lungu është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë (Filiala e Dobruxhes), romansier rumun me prejardhje shqiptare, autor i disa romaneve, ndër të cilët shquhet romani Bukure Lek. Berbecul (Lekë Bukurani. Dashi), i përkthyer në gjuhën shqipe me mjeshtri profesionale nga Adriana Tabaku, dhe i botuar këto ditë në Tiranë, duke patur për redaktor Loredan Bubanin, ndërsa autor të medalionit në ballinën e dytë, Dr. Luan Topçiun, i cili thekson:

          “Në veprën e Liviu Lungut takojmë botën shqiptare të filtruar nga kujtimet afektive të gjyshes, një botë në kufinjtë e legjendës dhe surreales. Ndonëse shkrimtari nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, proza e tij popullohet nga personazhe shqiptare, me peisazhe shqiptare, me dashuri shqiptare. Prozatori ndërton një gjeografi shpirtërore, duke ruajtur të gjalla viset e ëndrrave të gjyshes, dashurinë për vendlindjen e munguar dhe kërshërinë për të gjetur një pjesë të rrënjëve gjenetike…”. Sipas Ileana Polovrageanu-t, “Veçoria kryesore e Liviu Lungut është ajo e rrëfimtarit; një tregimtar i ngrohtë, kaplues, që të mbërthen me aftësitë e tij rrëfimtare, ai bën pjesë në shkollën e Mihail Sadoveanut…Shkrimtari na kujton që bota në të cilën jetojmë, ka domethënie të thella dhe është merita jonë ta deshifrojmë atë. Liviu Lungu bën pjesë në kategorinë e atyre shkrimtarëve që na ndihmojnë të zbulojmë botën, domethëniet e fshehta të saj”.

          Përndryshe, nga vetë autori si dhe nga ballina e romanit “Lekë Bukurani. Dashi…”, kuptojmë se Liviu Lungu ka lindur në Konstancë, më 15 prill 1962. I ati i gjyshes nga ana e nënës, Andrei Vangjeli, tregtar me origjinë nga Krina e Gjirokastrës, mbërriti në Rumani, dhe u vendos në Konstancë (1905). Gjyshja e tij, Sevasta, e lindur më 1903 në Shqipëri, ishte fëmija i dytë. U martua në Konstancë dhe pati dy vajza, njëra syresh ishte Aretia, e ëma e shkrimtarit Liviu Lungu. Në fëmijërinë e tij kanë lënë gjurmë rrëfimet e gjyshes, legjendat me lëndë shqiptare. (Baki Ymeri)

Aekeolog në kuadrin e Muzeut të Historisë Nacionale dhe Arkeologjisë në Konstancë, Liviu Lungu është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë (Filiala e Dobruxhes), romansier rumun me prejardhje shqiptare, autor i disa romaneve, ndër të cilët shquhet romani Bukure Lek. Berbecul (Lekë Bukurani. Dashi), i përkthyer në gjuhën shqipe me mjeshtri profesionale nga Adriana Tabaku, dhe i botuar këto ditë në Tiranë, duke patur për redaktor Loredan Bubanin, ndërsa autor të medalionit në ballinën e dytë, Dr. Luan Topçiun, i cili thekson:

          “Në veprën e Liviu Lungut takojmë botën shqiptare të filtruar nga kujtimet afektive të gjyshes, një botë në kufinjtë e legjendës dhe surreales. Ndonëse shkrimtari nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, proza e tij popullohet nga personazhe shqiptare, me peisazhe shqiptare, me dashuri shqiptare. Prozatori ndërton një gjeografi shpirtërore, duke ruajtur të gjalla viset e ëndrrave të gjyshes, dashurinë për vendlindjen e munguar dhe kërshërinë për të gjetur një pjesë të rrënjëve gjenetike…”. Sipas Ileana Polovrageanu-t, “Veçoria kryesore e Liviu Lungut është ajo e rrëfimtarit; një tregimtar i ngrohtë, kaplues, që të mbërthen me aftësitë e tij rrëfimtare, ai bën pjesë në shkollën e Mihail Sadoveanut…Shkrimtari na kujton që bota në të cilën jetojmë, ka domethënie të thella dhe është merita jonë ta deshifrojmë atë. Liviu Lungu bën pjesë në kategorinë e atyre shkrimtarëve që na ndihmojnë të zbulojmë botën, domethëniet e fshehta të saj”.

          Përndryshe, nga vetë autori si dhe nga ballina e romanit “Lekë Bukurani. Dashi…”, kuptojmë se Liviu Lungu ka lindur në Konstancë, më 15 prill 1962. I ati i gjyshes nga ana e nënës, Andrei Vangjeli, tregtar me origjinë nga Krina e Gjirokastrës, mbërriti në Rumani, dhe u vendos në Konstancë (1905). Gjyshja e tij, Sevasta, e lindur më 1903 në Shqipëri, ishte fëmija i dytë. U martua në Konstancë dhe pati dy vajza, njëra syresh ishte Aretia, e ëma e shkrimtarit Liviu Lungu. Në fëmijërinë e tij kanë lënë gjurmë rrëfimet e gjyshes, legjendat me lëndë shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora