E marte, 16.04.2024, 05:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Bukureshti historik dhe bariu Bukur

E enjte, 12.03.2009, 07:20 PM


Ç’të reja ka Bukureshti i rrugëve të mbushura me plehra, e pyeste me fjalë të tjera Lasgushi Asdrenin para 70 vitesh, kur studjonte në Graz të Austrisë. Në zemër të Bukureshtit, në Sheshin e Kombeve të Bashkuara (Piata Natiunilor Unite), nja 100 metra tejmatanë godinës ku banonte Asdreni viteve të fundit të jetës së tij, gjendet restorani Bucur. Ç’të reja sjell sot Bukureshti poetik për shpirtin shqiptar? Risitë dhe hedhurinat janë të panumërta, siç janë të panumërta edhe bulevardet e bukura dhe botimet për vlerat shqiptare. Bukureshti paraqet një histori të bukur që bazohet mbi një platformë semimilenare. Gjatë këtij viti (më 20 shtator) mbushe 550 vjet të atestimit dokumentar të kësaj metropole të bukur, e themeluar sipas legjendës nga bariu Bukur. Dy ditë me rradhë (20/21 shtator), Bashkia e qytetit pregadit gëzime të shumta për bukureshtarët dhe tursitët që vinë për ta parë.

Autoritetet zbatojnë një program të gjerë për Natën e Bardhë të Bukureshtit, të gjitha duke defiluar nën mottonë Bucura-te Bucuresti! (Gëzohu Bukuresht!). Praktikisht, natën e parë gjitha muzetë dhe disa teatro janë të hapura, ndërsa hyrja në shfaqje është falas. Organizatorët patën pregaditur para pesë muajsh muzikë popullore, koncerte muzikore me trupat e minoriteve. Ishte prezent edhe këngëtari i famshëm kanadez Bryan Adams, në Lulishten Izvorul (Burimi). Bukureshti shkëlqente nga spektakli Beteja me lule (Batalia cu flori), nga një paradë kostumevsh të epokës së Mbretërisë. Kishte edhe zbavitje të panumërta, si dhe ekspozita dhe konkurse të ndryshme. Vlen të përmendet në këtë kontekst edhe hapja e ekspozitës Accent (pikturë dhe fotografi), organizuar më 22 shtator 2008 në Galerinë Apollo të Teatrit Nacional, nga Unioni i Artistëve Plastikë të Rumanisë.

Nga piktorët ishin prezentë me krijimet e tyre Albani, Jean Albu, Mirela Jordache, disa tjerë si dhe Miron Topçiu me origjinë nga Shqipëria, i biri i dr. Luan Topçiut (eseist i shquar shqiptar, sekretar i ambasadës shqiptare në Bukuresht). Kësaj ekspozite ia rriti prestigjin pjesmarrja e Ambasadorit të Shqipërisë në Rumani, Shkëlqesia e Tij, zt. Dashnor Dërvishi,  shqiptarë tjerë si zt. Aleks Jaso (diplomat), dr. Përparim Demi me bashkëshorten e tij, dr. Erion Piciri, dr. Luan Topçiu me Renatën dhe fëmijët e tij, filoshqiptari Tiberius Puiu etj. Janë momente që do të mbahen mend, siç mbahet mend edhe „bukuria” (një nga fjalët më të vjetra dhe më të bukura që i ka shqipja dhe rumanishtja që nga periudha e lashtësisë trako/ilire), me gjithë derivatet e saj në gjuhën rumune (Bucur, bucurie, bucuros, Bucuresti etj.) dhe në gjuhën shqipe (i bukur, bukuri, bukurosh/e, Bukurovc (në Kosovën Lindore), Bukurisht (një fshat afër Shkodrës), emërtime rumune si Bucura, Bucurescu (Gheorghe Bucurescu, përfaqësues i Rumanisë në trojet e Dardanisë, i cili e ka përvetësuar edhe gjuhën shqipe, njësoj si një mik tjetër i Rumanisë në Shqipëri (Gheorghe Micu, shqip: Miku).


Kisha Bukur e Bukureshtit

E klasuar si një monument historik të grupit A, kjo kishë nuk ka një datë ekzakte deri më sot. Disa hulumtues flasin për një konstrukcion të një stili specifik të shekujve XVII-të dhe XVIII-të (e renovuar në vitet 1909-1910). Disa tjerë, sipas legjendës, e konsiderojnë se kisha ishte faltorja e bariut Bucur (shq. Bukur), me emrin e të cilit ndërlidhet edhe etimologjia e emrit të Bukureshtit. Ekzistojnë opinione hulumtuesish sipas të cilëve kisha është ngritur në vitin 1416, nga ana e vojvodës Mircea cel Batran (Mircea Plaku), i cili më vonë do të bëhet bashkëluftëtar i Skënderbeut. Historia e themelimit të qytetit të Bukureshtit – kryeqendër e Mbretërisë Rumune, përmend më shumë tekste, ndër të cilat edhe mendimin e Papazoglut, sipas të cilit këtë kishë e ka ngritur  Alexandru Voda në vitin 1568, i biri i Mircea Vodës. Sipas dorëshkrimit të një misionari katolik (Blasius Kleiner), i shkruar më 1761, i cili konfirmon legjendën e themelimit, „Thuhet se ky qytet e nxjerr emrin nga njëfarë bariu i tij, siç thonë të tjerët, njëfarë „hajduti” i famshëm që quhej Bukur. Ky i rruante delet brigjeve të Dëmbovicës dhe ndoshta andejpari bënte dhe hajdutërinë e tij. Pastaj e pat ndërtuar një kishë... dhe pat filluar të ndërtojë edhe disa shtëpi për të dhe për të tjerët”.

Bibliografi: 1. Grigore Ionescu. Bucure?ti. Ghid istoric ?i artistic. Bucure?ti: Funda?ia pentru literatur? ?i art?, Regele Carol II, 1938. 2. Dan Berindei, Sebastian Bonifaciu. Bucure?ti. Ghid turistic. Bucure?ti: Sport-Turism 1980. 3 Wikipedia. Biserica Bucur.  



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora