E enjte, 25.04.2024, 08:54 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Polemikë me Xhavit Halitin

E enjte, 12.03.2009, 08:14 PM


POLEMIKË ME XHAVIT HALITIN?

Nga Selim Hasanaj

E lexova posa e pash shkrimin tand "EKSTREMIZEM I NXITUR SHTETËRISHT DHE FETARISHT¨" sepse u bana  kurreshtar të shof se cka shkruen. Mendja më shkojë dhe thash mos vallë ma në fund kjenka zgjue  nga gjumi dikush nga "POLITIKAJT"  e Dardanisë dhe paska reague kunder shemtimit bastard që posaqërishtë pas luftes në Dardani po u bahet trojeve tona ethnike. U zhgenjeva nga vetvetja dhe i thash vetes, po ku po të shkon mendja , ku mund të shkruej ( ate që ti dhe shqiptaret e vertetë e presin) nji njeri që me klanet e veta mban pergjegjësin pse trojet tona shqiptare, pse ethnikumi yn pellazgo-ilir u orientalizue, u islamizue.
Shoku Xhavit Haliti, unë si qytetarë i thjeshtë i Dardanisë që jetojë në mergatë këtu e 20 vite në Norvegjin polare të drejtohem me këtë shkrim dhe jo pse jamë far trimi dhe pot shes trimni, as jo pse jamë dikushi dhe po due met mësue dicka, por thjeshtë pse nuk po muj durojë ma këto maskarallaqe të cilat nuk po pikun nga qielli i kthjelltë i etnikumit shqiptarë por po na vin nga rrymat e lindjes neper terrin e hanës dhe ate që per pothuej 600 vite nuk e arriti shpata e sulltanve, tash po e arrin aleanca sllavo-arabe dhe juve "politikajt" tanë as që po ju hanë palla. Për këtë arsye me vullnet fillova ta lexojë shkrimin tand, por ti more shoku Xhavit si duket per ta humb kohen dhe mos me u merzitë nga ndeja dhe jeta lukse e cila asht qudi se si nuk po ju cmend juve disave atje në Dardani ( ti i thue Kosovo) paske shkrue këtu. Sa e ke lodhë trunin të na rikujtosh neve që e kemi ndie në kurriz dhe në shpirt sistemin e Jugosllavisë, të Millosheviqit etj, dhe tua mësosh atyne që nuk e kanë perjetue atë katrahurë, ma mirë kishte me kjen të kishe shkrue se si të ndalet islamizimi vehabist, binladenian dhe taliban i ethnikumit shqiptarë.
Po ta perkujtojë se unë jamë nji njeri i thjeshtë nga Lubozhda e Istogut, percjell situatem dhe rrjedhat në atdhe , por edhe në Norvegji ku jetojë e besa edhe ma shumë sepse fatmirsisht njof disa gjuhë dhe edhe lexojë shtypin në shumë gjuhë pos shqipes e norvegjishtes që i flasë e shkruej perditë paralelisht. Në shtypin skandinav flitet se sherbimet e intelegjencës evroprendimore dhe ato të CIA-s amerikane kanë ardhë në perfundim se selia e zyreve vehabiste asht diku në Britani të madhe. Veq kësaj flitet se ato sherbime sekrete kan të dhana se donatoret kryesor të këtij ekstremizmi super ekstrem islamist dhe antiamerikan vec Riadit, Teheranit, Damaskut e Tripolit janë edhe Moskva dhe Beogradi. Kur i ndëgjojë këto të fliten dhe kur lexojë dicka rreth kësaj teme këtu nga rrethi i norvegjezve që janë mjaftë të orientuem (sepse edhe Norvegjisë i kanoset rreziku nga islamizimi i qetë i padiktueshem i sajë dhe këtë e tha para disa ditve liderja e Fremskritsparti zonja Siv Jensen)mue si shqiptarë më kujtohet koha paksa ma mbrapa dhe fjalet profetike të Dr. Ibrahim Rugovës. Pra koha kur ai si lider i popullit i zgjedhun me voten e popullit, kishte fillue ti formojë institucionet e para të ministrisë së mbrojtjes së Dardanisë dhe edhe të dergojë per ushtrime ushtarake në Shqipni djemet shqiptarë të cilet do baheshin komandant të UCK-së papritmas dalin në sqenë formacionet tjera të komandueme nga juve DONZHUANET E HOTELEVE TË TIRANËS dhe nga shefi i juve të gjithve miku i perhershem i Millosheviqit dhe ortaku i tij që nga mbledhja e Kretës, pra nga Fatos Nano dhe kur ato formacione ndermirrnin ndonji aksion i cili nuk sillte asgja tjeter pos provokim dhe masakra ndaj populsisë civile të pafajshme nga policia dhe ushtria serbe dhe kur nderkombtaret e pyesnin Rugovën per këto formacione ushtarake ai thoshte: unë nuk dij kush janë, ata edhe mund të jenë të formueme dhe të pagueme nga Serbia vetem per të shkaktue ekscese dhe shkak per masakra. Pra per shkak të këtyne fjalve juve enverostalinistet e perbetuem dhe edhe shumica naive e pa orientueme dhe e paditun e popullit e keni sha Rugoven, e keni quejt tradhtarë dhe edhe sot e shani dhe keni perplot bloga në internet ku cka nuk shpifni dhe nuk thoni per te.
Tash kur jo tinzisht ( sikur në Norvegji) por ashiqare po islamizohet ethnikumi shqiptarë unë per të saten herë i thamë dr. Ibrahim Rugovës. Aferim or PROFETI I POPULLIT TIM. Largpamsia e tij i paska sjell në dritë thanjet mohuese per formacionet fantome të krijueme dhe që thonin jemi UCK sepse e sotmja e verteton se AI paska pas të drejtë. I kisha lutë luftëtaret e vertetë dhe patriotet shqiptarë si dhe familjaret e tyne mos ta gjejnë veten në këtë shkrim timin. Ky shkrim u dedikohet matrapazve, injorantve dhe shqipfolsve arabofil, serbo sllavofil. Per UCK-në e vertetë dhe trimat e saj RESPEKT I PERJETSHEM. E kush ishin ata dihet dhe unë i cmojë mbi të gjithë.
Pra Dr. Rugova thoshte se ato formacione mund edhe të jen të formueme dhe të pagueme nga vetë Serbia, AI pra paska pas të drejtë sepse kur analizon njeriu atë që ndodhi, këtë që po ndodhë tash dhe kah po shkon timoni i fatit të atdheut dhe kombit del se "akuza" e Dr. Rugoves paska kjen profetike. Nese asht e vertëtë cka thojnë këndej nga prendimi se qendra VEHABISTE  asht në Britani dhe nese asht kjo e vertetë se edhe  donacionet ma të mëdhaja per ta vijnë nga Riadi, Teherani,Damasku, Tripoli, Moskva dhe Beogradi  dhe kur kësaj ti bashkangjesim faktin se pas perfundimit të luftës së ftoftë megjithate Rusia kurr nuk pushojë së andrruemi politiken pansllaviste, pra daljen në Siujdhesn Ilirike dhe bashkimin me arabet per ti thye interesat amerikane dhe evroprendimore, pra ate që nuk e arrijti Rusia me diktaturen komuniste tash së bashku me Serbinë perdorin metoden e PANISLAMIZIMIT të Siujdheses Ilirike ( edhe kësaj ti shoku Xhavit i thue Ballkan) dhe meqense pushtetin sot në Dardani e kanë pikrisht argatet e DONZHUANVE TË HOTELEVE TË TIRANES dhe edhe vet ata, dhe nese kujtojm pak mbrapa na bie në mend se të tillet ishin edhe zhurmagjinjet e mëdhenjë se po bajnë luftë ne formacionet e UCK-së , por krejt kësaj kur i vehet si kapak fakti se pushtetaret e sotshem të Dardanisë tue fillue nga kreu i shtetit Kryetari dhe permes Kryevlladarit e teposht në hierarkinë pushtetare shifet se asht nji aleancë mishruese me Bashksinë Islame të Kosovës ( shkurtimisht BIK) dhe me kryebikun e sajë Naim Ternaven. Tashma dihet sheshit se flliqozofi Milazim Krasniqi me krejt familjen komplet asht vehabist, dhe fakti se djali i tij Memli Krasniqi që po flitet se edhe asht nip i Shefqet Krasniqit ( po flitet se Shefqeti asht vëlla i Milazimit)nga rruga u fut në PDK e mas pak në Parlament që tash u ba edhe zadhenës i Ceverisë Thaqi, mue si shqiptarë i thjeshtë me dalin profetike fjalet e dr.Rugovës që i pat thanë dikur. Argatet e dikurshem të Serbisë me LLOVACKA  në krah e banë luften dhe populli e dinë mirë per trimnit e këtyne trimave, sot po ata po na dalin musliman me nam dhe aleat të Ceverisë. Nese asht e vertetë cka flitet per vehabit , per qendren e tyne dhe per donatoret e tyne edhe njiherë po bindem se D. Rugova paska kjen PROFET I POPULLIT SHQIPTARË.
Dhe ti shoku Xhavit Haliti (dhe argatet tu të devotshem) në vend se të merresh mundin dhe të shkruesh per shkatrrimin e Jugosllavisë, per Serbinë dhe politiken e saj ekspansioniste , per kishen serbe , per ekstremizmin e nxitun nga shteti dhe kisha serbe, ma mirë do ishte sikur të shkrueje se si të ndalet PANISLAMIZIMI  i trojeve shqiptare në mënyrë që ato troje të ruhen dhe të mbeten ashtu sikur ishin dhe janë këtu e prej se u krijue jeta të banueme me shqiptarë dhe të dekorueme me kulturen shqiptare. Neve që jemi lind dhe rritë në kohen e Jugosllavisë nuk na ke zgjue emocione per at farë katrahure, perkundrazi na zgjove averzion , ndersa ata që kanë lind ma vonë as që ju intereson ajo punë sepse këta dhe krejt bota e dinë se jugaosllavia ka ngordh, por Serbia sado e cfilitun ajo megjithate asht gjallë dhe e fortë bile. Dhe asaj po i jipet INFUZION  me islamizmin shqiptarë të shqipfolsave. Atë infuzion po i jep BIK-u dhe Ceveria e Dardanisë por edhe në Shqipni ajo shqiptare e pranon në heshtje ketë katrahurë islamiste dhe unë frigohem per të ardhmen e nipave të mijë në mos ma heret të fëmijve të mijë. PANSLLAVIZMI po realizohet permes PANISLAMIZMIT.
Ke shkrue nji shkarravinë dhe asgja tjeter shoku Xhavit. Ky shkrim kur lexohet tingllon banal po sikur propozimi yt në Parlament per vetyra dhe shofera per juve parlamentaret e Kuvendit të Dardanisë. Nuk të han palla ty e as shokve tu donzhuan se diku 70% ( ma së paku) e popullit nuk e ka as buken e gojes. Nuk po ju hanë palla as se Dardania po ndrron fytyren dhe imazhin. Keni kushtetutë dhe ate e keni ba vet. As ate nuk e respektoni, nuk je ti ai që duhet të shkruen në zemrashqiptare.net Ti duhet të veprosh per të miren e popullit e jo vetem të interesit tand të ngusht dhe të klaneve tua fantazma e mafioze. Mos shkoni as te varri i Profetit Rugova as te varret e shejta të Jasharajve. Po të isha pjestar i asaj familjeje të shejtë kurr nuk do ju kisha lejue të vini aty e të derdhni lot krokodili. Turp të ju vie. Imjer populli shqiptarë.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora