E enjte, 25.04.2024, 10:06 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Në mikëpritje te kryetari i republikës Ahmet Zogu

E enjte, 12.03.2009, 07:09 PM


NË MIKËPRITJE TE KRYETARI I REPUBLIKËS AHMET ZOGU*

Tiranë, marsi i vitit 1925  

        Të nesërmen menjëherë  pas arritjes sime shkova në kryesi, e cila gjendej në ndërtesën, në të cilën  më parë ishte selia e regjentit. Në shtëpinë e afërme, e cila ishte duke u rinovuar  gjendej banesa e Amet-begut. Dy oborret janë me dyer të mbyllura për brenda, deri sa pranë tyre nga ana e jashtme qëndrojnë nga dy roje. Ushtarët janë me uniforma të reja. Ndërsa ato që janë duke u përgatitur për gardën e republikës, ende nuk kanë arrit. Janë të ngjashme me ato të këmbësorisë ton: çakçirë (tirqe) të kuq, me gajtan të zi. Do të dallohen vetëm për nga  kallpaku dhe stema e shqiptarëve. Nëpër ndërtesa valojnë flamujt e kuq të shqiptarëve me shqiponja të zeza. Oborret e shtëpive gjithashtu janë zbukuruar me lule të llojeve të ndryshme.
   Duke kaluar pranë një “dollapi” do të ngjitemi nëpër shkallët e shtruara me dysheme deri tek sekretari dhe adjutanti me veshje civile. Në anën e majtë është i vendosur  kabineti i kryetarit me një inventar (mobile) të thjeshtë. Edhe banesa e tij personale është e tillë. Gjatë kohës së revolucionit i kanë bartur mobilet.
   Amet-begu çdoherë vishej bukur: me setër, dhe jaka të buta, me këpucë gjysmë të mreta dhe jo të thella. Afrohej shpejtë duke na përshëndetur me buzëqeshje dhe respekt. Gani begu i cili bashkë me ne hyri brenda, gjatë tërë bisedës tonë mbajti qëndrim “gatitu”. Jashtë priste një delegacion nga Shkodra, ndërsa vizita ime nuk zgjati më shumë se gjysmë ore. Kështu e fillon rrëfimin e tij gazetari nga Beogradi i cili nuk takohej për here të parë me Amet Beg Zogun.
Zogu: Jam shumë i lumtur që keni ardhur. Veçanërisht, dhe plotësisht i falënderohem  punës së juaj, për çka tërë jetën do të ndiej një përgjegjësi. Kisha pas dëshirë që me ndonjë rast tua kthej. (Si duket këtu është fjala për qëndrimin e Amet Zogut në Beograd, nga u kthye pas rrëzimit të qeverisë Noli, SH. V.)
GAZETARI: Por, ajo ishte vetëm një obligim, në shenjë dashamirësie ndaj vetë personalitetit të juaj, si dhe ndaj interesit dhe të mirëkuptimit të atdheut
tim dhe të juaj. Më lejoni tua përcjelli përshëndetjet, nga koloneli Llazareviç dhe nga tërë stafi redaktues i gazetës tonë (gazetari nga Beogradi, ishte Mirosllav Jeliq i cili shkruante për gazetën “PRAVDA”  por shpesh edhe në “Politikë” SH. V.). Përveç këtyre pati edhe shumë njerëz, të cilët në kalim e sipër më porositnin që tua përcjelli përshëndetjet. Duke më dhënë leje më kanë obliguar që në emrin tim personal tua uroj zgjedhjen në Krye të Republikës. 
  Pastaj në shpejtësi i prekëm çështjet e punëve të brendshme dhe ato të jashtme, të cilat mund ti interesonin një gazetari. Kryetari ishte shumë transparent, pa dredhime fliste për çdo gjë, dhe i tërë ky takim pati tiparet e shkëmbimeve miqësore të shikimeve tona. Ndërsa kur u ngrita, ai më tha: Kisha pas dëshirë që kjo bisedë të zgjaste më shumë. Ndërkaq, nëse ndiheni mirë të premten mbrëma bashkë me familje po ju ftojë të jeni mysafir imi në tryezën e darkës. Ju do të jeni mysafiri i parë, në shtëpinë time të cilin pas kthimit do ta pres. Sepse, siç po e shihni edhe vetë, ende jemi duke u rregulluar.
   Iu falënderova për ftesën dhe dola afër grupit të renditur muzikor të cilët
qëndronin në vendin e caktuar në shenjë të përshëndetjes së delegatëve. Të premten e caktuar në mbrëmje me  bashkëshorten time shkuam në shtëpinë e kryetarit. Para dyerve të oborrit të shtëpisë organet e sigurimit kryenin kontrollimin e zakontë ( por nuk dyshuam se Ganiu sigurimit ia kishte tërhequr vërejtjen). Nëpër shkallët e shtruara me dysheme ngjitemi në katin e lartë ku para sallonit kishte dalë Amet-begu me na prit. Si këtu si në tryezën e darkës gjithsejtë ishim katër vetë, unë me bashkëshorten dhe Amet begu me Ganiun. Deri sa biseda nuk mori kahen e një kënaqësie të intimitetit, fillimi vijohej në komplimente.
    Zogu: “Zonjë, unë, personalisht ndihem i kënaqur që sonte ju kam juve dhe mikun tim personal burinë-tuaj mysafirë në shtëpinë time. Gjatë kohës së ditëve më të vështira të jetës time burri juaj i pa tundur qëndroi pranë meje. Atë assesi nuk mund ta qesë në haresë. Njëkohësisht më duhet që t’u kërkoi falje: për shkak se  motrat nuk i kam këtu. Ato gjenden në Paris. Sikur të ishin këtu, unë assesi nuk kisha lejuar që ju të qëndroni në hotel.”
   Pastaj  deri sa thithnim cigaret dhe bisedonim për Tiranën dhe ndërtimin e saj, na lajmruan se darka është gati. Zbritëm në katin e poshtëm ku ishte përgatitur darka për pesë vetë. Ishte paraparë vendi edhe për Boshkon tonë. Na preku pakë ajo kujdes, por ne më të arsyeshme e pamë që ai të qëndron në hotel dhe të flejë.
    Na shërbente një Rus i ri biondë. Ishte në rolin e mirë, me dinjitet dhe i qetë. Prapa shpinës time qëndronte një nën oficer i njohshëm që nga emigracioni, i cili kryente detyrën e lakeut.
    Kryetari kërkoi falje për mobiliet e thjeshta, ani pse dhe megjithatë mund të thuhet se ishin shumë të mira. Gjërat që i kishte porositur t’i vinin nga Franca ende nuk kishin arrit. Megjithatë Kryetarit të Republikës qyteti i Tiranës do t’ia ngrit një pallat, ndërsa në Durrës po i ndërtohet një vilë.
   Ka njerëz të pasur në këtë qytet thotë Amet-begu. Është e vërtet se shumë shekuj më parë qyteti ka qenë edhe më i madh. Ciceroni që në rinin e tij dikur kishte jetuar këtu, në një letër të cilën ia dërgon prindërve të vet, kishte kërkuar që ti dërgojnë më shumë para, për shkak se jeta në këtë qytet të madh ishte shumë e banuar dhe luksoze.
  GAZETARI: Pjesën politike të bisedës tonë nuk ia dorëzoj opinionit, sepse për këtë nuk kamë autorizim. Por mendoj se nuk do të bëjë ndonjë prishje kuvendimi nëse e përmendi Shën Naumin.
  Ne pranojmë, thotë kryetari që Shën Naumi është lashtësi historike sllovene, dhe nuk jemi të gatshëm në përpjekjet tona që ta fitonim manastirin. Ne nuk jemi Jugosllavia apo Italia, që kur bëhet fjalë për Vermoshin të nisemi nga pikat strategjike. Megjithatë duhet ta kuptoni pozitën tonë. Dhe qysh në ditët e para të mos na bini në gjendje të pa lakmueshme. Humaniteti jonë nuk mund ti tejkaloi kufijtë e interesave tona jetësore. Këtë është dashur ta kuptoj sa ma parë edhe opinioni juaj sepse ne jemi të frymëzuar me dëshirat më të lumtura për marrëdhëniet e mira dhe të pa ndërprera me Jugosllavinë. Për këtë arsye nëse dëgjohet që edhe ne kërkojmë ndonjë gjë nuk duhet  menjëherë kjo të regjistrohet në “të kthyerit e shpinës”...
  GAZETARI: Pata dëshirë që të ju lus për përkthimin e kushtetutës së juaj.
  ZOGU: Kam urdhëruar që ta përkthejnë në gjuhën frëngjishte, dhe do tua jap një ekzemplar. Por kur shkruani për te duhet ta keni parasysh se ai është kushtet shqiptare dhe ashtu ta pranoni. Unë shoh se ajo i përgjigjet zhvillimeve dhe nevojave të popullit shqiptar, dhe mbi të gjitha tani për tani ajo duhet të jetë e tillë dhe u krye.                                                                                                                         
  GAZETARI: Më lejoni të ju them, se keni marrë personalisht shumë pushtet mbi vete, dhe si produkt i kësaj është ajo që ankoheni se keni shumë punë prej së cilave nuk po mundeni as kokën me ngrit.
  Ekselenca gjatë 24 orëve, vetëm katër i kalon në gjumë, thotë Ganiu.
 Ajo është pakë, ndërhynë bashkëshortja ime. Do të bëheni nervoz. Ju duhet të martoheni, sepse në atë mënyrë njeriu do të gjejë argëtim në shtëpi.
  ZOGU: Zonjë, tani nuk mundem. Aty janë punët. Pas disa viteve.
  Po, por e fejuara a do të pret? Ia kthen bashkëshortja e gazetarit.
 ZOGU: Ajo është e re i ka shtatëmbëdhjetë vjet. Tani do të shkojë në Paris. Ndërsa për më vonë do të shohim.
  Pastaj Amet-begu u kthye me fytyrë prej meje dhe tha:
  A e dini se sa herë që më shkon mendja për martesë, më kujtohet një gjë: lindja, martesa dhe vdekja. Dhe kamë frikë se edhe unë për veç këtyre tjetër send nuk do mundem me bë.
  Kryetari më së shumti brengosej për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, e veçanërisht për krahinat pasive. Shpresonte në investimet e kapitalit të huaj, që në këtë mënyrë populli të ketë mundësi të fitojë diçka. Këtë vit pati fitime të mira nga vaji në krahasim me vitet e kaluara, sepse ullinjtë kishin birë mirë. Përveç kësaj në shikimin e rregullimit të vendit ai na prezantoi edhe qëllimet tjera të vetë kryesisë. Një kushëri i tij  përmes telefonit e pyet.
  Allah-hile ju tani si kryetar i republikës a do të keni nevojë për adjutant?
  ZOGU: Me siguri se po.
  A kishte pas mundësi që unë të pranohem si adjutant?
  ZOGU: A dini, ne shqiptarët kemi dëshirë pak në laramani.
  GAZETARI: Për këtë arsye unë edhe ju propozova që të themeloni institucionin e dhënies së medaljeve të gjithë atyre që kanë luftuar në anën tuaj.
  ZOGU: “Njerëzve të mi”. Veç iu kamë urdhëruar me shkrim. Kurse do ta themelojmë edhe Dekoratën e Nderit të Skënderbeut. Shkalla e parë do ti takojë sundimtarëve dhe krye parëve të vendeve, e dyta ministrave, kurse e treta për oficer, kryepleq të fiseve dhe kështu me radhë.
  GAZETARI: Eh, kjo është një gjë e mirë. Që shqiptarët të fillojnë të angazhohen nga pak edhe për dekorata morale e jo vetëm në ato materiale.
  ZOGU: Po, por kjo do të shkojë pak më vështirë.
 GAZETARI: Si ashtu?
 ZOGU: Unë kisha biseduar me Din-Hoxhën në lidhje me dekoratën e nderit. Dhe po i them: “Edhe ty Din do të takoj një dekoratë nderi.” Kurse ai duke u kruar pas dere po më thotë: “Më mirë kishte me qenë njëqind napolona”.
  Të gjithë qeshëm ëmbël.
  Sikur kishit pas mundësi që disi ti largoni jashmakët (peqe e grave  SH. V.), thotë bashkëshortja ime. Çështja duket e vogël, por ajo kishte me i dhënë kontribut rilindjes kulturore.
 ZOGU: Zonjë, brenda dy viteve. Po ua jap fjalën, që për dy vjet. Do të kemi pengesa, por edhe atë çështje do ta rregullojmë.
   GAZETARI: Ndërsa sa i përket zotni Ganiut, unë dhe bashkëshortja ime kemi autorizim që t’ia gjejmë një vajzë në Beograd, sepse ai vetë dëshiron të martohet me një femër nga Beogradi. Dhe nëse kishte pas mundësi që ta lironi për një muaj pushim...
   ZOGU: Jo. Tani nuk ka mundësi. Rrethanat ende nuk kanë marrë fund. Më vonë. Ganiu duhet më tepër të lexojë. Ai është në artileri, e kjo nënkupton që duhet të jetë vazhdimisht në rrjedhat e punëve...
   Besoni, zotni ekselencë, që vazhdimisht lexojë, thotë Gani-begu që të mbrohet. Pasha
Zotin lexojë. Kamë pruar nja katër dhjetë libra shkencore me përmbajtje “ Luftarake” dhe të gjitha janë botime të fundit. Ndërkaq edhe z. Jeliçin e kamë porositë që nga “Libraria e oficerëve” të ma soll një “TAKTIK” (fjala është për titullin e librit, SH. V.)
   Duhet, duhet më tepër të lexojë, e zgjat Amet-begu! Mendoj që shumë shpejtë ta avancojë në gradën e majorit.
  E, ajo kishte me qenë e tepërt! Për thirrëm njëzëri unë dhe bashkëshortja ime. Për gjashtë muaj nga nëntogeri të avancohet në major është shumë.
  Po, po, edhe unë ashtu them, duke i rrotulluar sytë tha Ganiu.
  Dhe në këtë mënyrë pa hiri ia shtymë avancimin.
  Duke iu falënderuar kryetarit për vizitën që ia bëmë u çuam pas orës 11 (23), ai në mënyrën e traditës shqiptare na përcolli deri te dyert e jashtme. Ecim rrugëve të Tiranës së përgjumshëm, nëpër të cilën rojet e natës e thërrasin njëri tjetrin me pipa. Ganiu na përcolli deri te banesa dhe tha:
  Nuk e di përse e dua aq shumë Beogradin. Në botë ka shumë qytete më të mëdha dhe më të bukura, por mua nuk më joshin. Kurse ju nuk e dini se çka kisha dhënë vetëm të shkojë pakës deri në Beograd dhe prapë të kthehem. Si e dëgjojë dikë që flet serbisht menjëherë i afrohem dhe e pyes nga jeni.
   Gjatë kësaj kohe ne mendonim për atë njeri tjetër të ri, të cilin pak më parë e lamë në kryesinë e republikës. Ai edhe për ne gjeti mjaftë kohë duke u munduar që sa më mirë të kalojmë, përkundër faktit se edhe gjatë kohës së darkës i arrinin depeshet, për të cilat tani ai duhet të mendojë. Aq shumë barë ka mbi supet e tija, dhe aq shumë punë të pa këndshme do ti dalin rrugës në të cilën ai do të shkojë. Por, megjithatë tek ai ekzistojnë shumë shpresa sikurse tek të gjithë njerëzit të cilët e krijojnë historinë e popullit.

FUND.
Përktheu dhe përshtati Shevki Sh. Voca.
 
*(Marrë nga libri,  “Shqipëria-shënimet për njerëzit dhe ngjarjet” faqe, 102-107, Beograg, 1933).

 



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora