E marte, 23.04.2024, 08:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Beqir Cikaqi: Mësuesi dhe gjenerata e Ximit

E enjte, 12.03.2009, 07:04 PM


Tregim

Beqir Cikaqi

Mësuesi dhe gjenerata e Ximit

E kishte fatin të lindte në një familje të madhe, e cila jetonte në pjesën fshatare.
Meqenëse kishte kohë  që në familje kishin  lindur vetëm vajza, kur lindi djalë u gëzuan i madh e i vogël, burra e gra, plak e i ri.Madje u gëzuan edhe farefisi i kësaj shtëpie.Dhe jo si zakonisht që fëmijët emroheshin me emra turk, arab apo persian.Jo. Djaloshit të sapo- lindur ia vunë emrin, pa hamendje, Gëzim, që më vonë shkurt e thirrnin më së shpeshti- Xim. E emërtuan Gëzim, sepse u gëzuan të gjith!
  Gëzimi u konsiderua me fat, sepse menjëherë pas tij brenda atij viti lindën edhe dy djem në këtë familje.Dhe kështu u bënë një treshe e djemëve, pas disa vajzave të lindura radhazi.
  U rrit Gëzimi shumë ngadal-si thoshte nënë Hana, e cila ishte gjyshja e Ximit.
Nuk e di pse?Por, ndoshta sepse të gjithë i kishin sytë tek ai.
Madje edhe para kohe e regjistruan në klasë të parë. Shumë kishte interesim për mësimet.Dashurinë që e kishin për të në shtëpi, të gjithë antarët e familjes, tash në shkollë e fitoi edhe simpatinë, jo vetëm të mësuesit por edhe të shokëve e shoqëve të klasës.Kjo simpati u fitua krejt natyrshëm në bazë të sjelljes dhe suksesit të dalluar në mësime.
Aty këtu, kishte edhe moshatarë që ia kishin zili madje edhe e xhelozonin, ashtu siç dijnë dhe mund të xhelozojnë fëmijët, nëse mund të shprehemi kështu,.
Vjershat i mësonte me një përkushtim te veçntë.Përveç mësimit e donte edhe lojën.Me moshatarët e lagjes formuan edhe ekipin e futbollit, dhe ndesheshin me lagjen tjetër dhe loja sportive nganjë herë ishte e asshpër dhe ndodhte të ziheshin gjat lojes ose pas saj.
                                         .            .             .
  Shkolla ku mësonin ishte vetëm katër klasëshe, me dy dhoma mësimi.Në klasën e parë dhe në klasën e dytë, e kishte një mësues të moshuar që vinte nga qyteti.Por nga klasa e tretë kishte fatin, jo vetëm Ximi, por e tërë klasa ta kishte mësues, një bashkëvendës. Ishte i pari mësues që doli nga fshati.Quhej Bexhet.Në fillim, disa shokë  të klasës së Gëzimit, që mësuesin Bexhet e kishin më të afërt familjarisht, deri sa ai nuk e kishte fituar titullin mësues, në shenjë rrespekti, si për të gjith më të rriturit e tjerë edhe këtë e thërrisnin, Baci Bexhet.Por kur tash Bexheti filloi të punonte mësues, në shkollë i thonin: Baci mësues Bexheti!Kur këta nxënës e thirrnin kësisoji, që edhe ashtu ishin të rralla këso emertimesh, krijoheshin  skena komike nga qeshjet e nxënësve.Nga kjo situat mësuesi i ri skuqej, por kurr nuk zemërohej, dhe as nuk i ndëshkonte, përveç qortimëve dhe sygjerimëve të zakonshme.Iu desh disa kohe mësuesit Bexhet, ta eliminonte prej nxënësve këtë emërtim të çuditshëm për shumëkë.Pra, nga kjo kuptohej se mësuesi Bexhet, ishte një mësues shumë, shumë i mirë, që dinte të sillej me aq takt e dashuri me nxënësit e tij të dashur, sa që nxënësit e klasëve tjera ua kishin zili nxënësve të klases së tretë të shkollës...
  Viti i tretë  shkoi aq shpejt, sa pushimet veror, të gjithë nxënësve iu duken shumë të gjatë, për të filluar në klasen e katër me mësuesin Bexhet.Edhe Gëzimi, ishte ndër ata që e priste me pa durim fillimin e klases së katërt, sepse gjatë pushimit veror e kishte lexuar veprën "Lugjet e Verdha" dhe kishte  shkruar në një fletore përmbajten e sajë.Kështu që në ditën e parë e komentoi.Për këtë mësuesi u habit dhe u gëzua sidomos me atë qe  kishte shkruar Gëzimi, i cili vetëm  klasen e tretë e kishte të mbaruar.Dhe që atëhere Gëzimi nisi të dallohej edhe për një veti tjetër, nga nxënësit  e tjerë të klases, në punën e të shkruarit.
  Nuk kaluan shumë ditë, që kur filloi klasa e katërt, dhe një lajm jo të mirë e morëm nga   jashtë shkollës, për mësuesin e tyre.Vetë mësuesi Bexhet u komunikoi të vërtetën e këtij lajmi  të hidhur, në orën e parë të mësimit.
-Nxënës të dashur, filloi mësuesi i vranët në fytyrë, ashtu siç nuk e kishin parë ndonjëherë,  sot është dita e fundit që do të  mbajmë mësim së bashku.
Përkundër dëshirës sime, që së paku ta përfundojmë këtë vit së bashku, është e pa mundur-vazhdoi ai.
Nga dita e nesërme jam i detyruar të shkoj në shërbimin ushtarak, e deri sa të kthehem ju do ta përfundoni klasen e katërt, e do të kaloni në një shkollë tjetër.Ju uroj shëndet dhe suksese.Deshi te vazhdonte, por nga emocionet u ndal se foluri.Filloi te levizë nëpër klasë, nisi t’i ledhatonte nxënësit, duke filluar nga Gëzimi, Haxhiu, Qerimi,Salihu, Ismeti,...Kumria, Sania, Serveti, ...Limani,Zaimi,...
  Nxënësit nuk donin ta besonin lajmin e hidhur të dhënë edhe nga vet mësuesi i tyre i dashur!Por.Kjoi ishte e vërtetë! Aq shumë e donin  mësuesin Bexhet, sa nuk mund t'a paramendonin se do të ketë mësues tjetër për ta, përveç tij.
   Mësuesi shkoi në ushtri; u premtoi se do t’u shkruante ndonjë kartolinë apo letër.Pak si me vonesë, mësuesi me një letër të gjatë, u paraqit .Letrën e lexoi para klasës Ximi, duke krijuae emocione të forta ,sepse edhe vetë letra e mësuesit kishte një tekst emocional.S’kishte lënë nxënës pa e përmend.Kishin dëshirë që secili ta mbajnte në dorë letren e mësuesit.Në fund u pajtuan që secili nga një ditë ta mbante me rradh, sipas emrave që ishin të shënuar...
Sa herë që mësuesi u shkruente, këta ia kthenin përgjegjien.Gëzimi  i shkruante letrat, dhe para se t’i postonte i lexonte në klasë.
Deshën që në prag të Vitit të Ri, mësuesit,  t’ia uronin  vitin e ri me një kartolinë.Gëzimit i lindi ideja që me katër vargje t’ia uronin këtë festë.Kështu, kishin dëshirë ta befasonin mësuesin.Nuk donin që të kopjojoheshin vargjet.Por edhe vetë Gëzimi nuk po gjente fjalë për ato vargje.Ndoshta edhe mosha shume e re... !
Sapo u kthye nga shkolla u vendos në një dhomë...Sa shkruante një rresht, e shlyente, jep merr, jep e merr... mendo ashtu, mendo kështu,...
Papritmas e thirren shoket dhe moshatarët e lagjes, sepse kishin vendosur, që atë pasëdite ta zhvillonin ndeshjen fundit në futboll me lagjen tjeter.Kishin ambicie në mes vete.Kush do të fitonte kësaj radhe, do të shpallej edhe fitues  i vitit, sepse ishte  fundi i dhjetorit, ndër ditët  e rralla që s’kishte bore në këtë muaj.Edhe Ximi luante futboll, por nuk ishte shumë i dalluar sikurse në mësime.E për momentin, më shumë interesohej për vargjet që duhej te shkruante për mësuesin, se sa për lojën.
Prandaj, me fletorën në dorë, doli t’u përgjigjej shokëvë dhe të justifikohet para tyre, se ende nuk e kishte përfunduar urimin.
  Më kot! E kapen për krahu, e me fletore  nën sqetull e drejt e te fusha ku luhet loja.
Si zakonisht, ashtu siç e kishte rolin, mbeti edhe kësaj here në ruajtjen e portës. Eh portat e tyre.I kishin të thjeshta; nga dy gurë anash dhe matej me tre hapa të atyre moshatarëve, që i kishin këmbët më të gjata se të shokëve të tjerë.
Fletoren me gjith laps e vendosi aty pranë  te porta.I priste topat, por, mendjen e kishte te rima e vargjeve, per urimin e mësuesit.Me thenë të drejtën, më shumë topat e godisnin  Gëzimin, se sa ky që i priste ata.Edhe loja zgjaste me gola, jo me minuta, sepse s’kishin ore  për matjen e kohës.Kush i bënte pesë gola do të fitonte.Herë njëra palë jepte, herë tjetra, derisa  rezultati  u barazua: katër me katër.
 Sheshi ku luanin ishte kodrinor dhe topi në një moment shkoi larg fushës duke u rrokullisur në një si përrua, që i gjasote një humnere.Gëzimi, meqenëse mendjen e kishte vazhdimisht te vargjet për urimi i mësuesit, kur topi shkoi në humner, në ate çast mendoi ta shfrytzonte rastin që t’i shkruante vargjet, deri sa të kthehet topi.Dhe i frymëzuar shkroi, kuptohet, jo vetëm në emërin e vet, por në mër të krejt klasës:
                    Mësuesit tonë Bexhet,
                    i dëshirojmë shëndet;
                    edhe atje në ushtri,
                    ia urojmë Vitin e Ri.
U ngrit në këmbë që të brohoriste, se më në fund i gjeti vargjet e urimit, por, krahas tij brohoritën edhe lojtarët kundërshtarë, se e kishin dhënë edhe një gol, duke e fituar lojën.Gëzimi, në ato momente kishte  humbur duke shkruar vargjet, dhe fare s’e kishte vërejtur kthimin në lojë të topit.Kurse lojtarët kundërshtar duke shfrytëzuar  portën e zbrazët, me shpejtësi shënuan golin e fitores.
   Më kot u kundërshtua, nga bashkëlojtarët e lagjes së Gëzimit.U mundua edhe vet Ximi ta përdorte ndikimin  që kishte.Por, kot.Ekipi tashmë fitues, brohoriste  për fitore.
Ekipi humbës u hidhëruan në Gëzimin.Dhe përherë të parë Gëzimi mori edhe ofendime nga disa bashkëlojtarë të lagjes. Shitës,…spiun,…tradhtar,…na  morre fytyren, …etj. etj.
  Në vend se të kthehej në shtëpi me kokë lart, që kishte arritur ta shkruante urimin për mësuesin,ai arriti në shtëpi i prekur  nga ofendimet. Ofenduesit shfryheshin edhe më shumë, kur disa nga lojtarët kundërshtarë që Gëzimin e kishin shok klase, ia rrahen shpinen në shenje mirënjohjeje për vargjet e bukura që i kishte shkruar për mësuesin.
Nga  fyerjet që mori, u dëshpërua shumëPër disa kohë nuk arriti ta merrte veten!
Por ky krenohej.Më von edhe më shumë krenohej, kur kuptoi se  urimi mësuesit i kishte mbrritur me kohë, mu në natën e Vitit të Ri, dhe mësuesi i kishte lexuar me krenari vargjet e Ximit, në prani të tjerëve, në kazermën ushtarake.
 Me kalimin e kohës, gjërat nisin të harrohen.Kështu u harrua krejtësisht edhe humbja e
e lojës, por vargjet për urimin e mesuesit kurr nuk u harruan…!
                                     .           .           .
 Kalojë klasa e katër, mandej pas katër vjetësh edhe klasa e tetë.Gjenerata filloi te shperndahej.Edhe gjenerata e Gëzimit, e perjetoi fatin e popullit të vet, popullit që i takonte.Pak nga ata nxënës, vazhduan shkollën.Dikush heret e morri rrugën e kurbetit.Dikush edhe u plagos ne luftën çlirimtare të popullit kroat.Tjetrin, e zuri lufta ne Bosnje, dhe vullnetarisht iu bashkua aradhave çlirimtare boshnjake.Ra dëshmor në vijë të frontit, dhe thuhet se një ent shkollor dhe një rrugë në Zenicë e mban emrin e tij.Njeri nga shokët e gjenerates së Gëzimit, humbi pa gjurmë në detin Adriatik, duke kaluar  ilegalisht, për në Itali.Një tjetër, për të sigurua leje qëndrim në Gjermani, lidhi “kurorë” me një plakë që mezi mbahej.Njëra nga shoqet e gjenerates, prej kampeve të refugjatëve, migroi në Kanada, dhe atje vazhdon të jetojë, me familjen e krijuar,…
Lufta e e fundit në Kosovë ia morri jetën edhe mësuesit.Mësuesi nuk vdiq  nga plumbi, e asë nga ndonje granatë, por si pasojë e moskujdesit shendetësor.Kishte kohë që s’ndihej mire, që nga koha kur ishte në burgun famkeq të Goli Otokut. Mësuesi muaj e muaj kaloi nëpër male e tenda, në ato tenda i mësoi edhe  gjeneratat tjera, që njihet si gjenerata e luftes...!Në ditën kur vdq, nuk kishte mundësi t’i bëhej ceremonia e varrimit siç e meritonte mësuesi Bexhet, për shkak të ofenzives së armikut.
Vetëm ato katër rreshta të shkruara vite ma parë nga Ximi, janë shumë pak !.
E meriton të shkruhet edhe më shumë për mësuesin Bexhet..!
Migjeni, personazhi të vet- nxënësit të tijë, i thot:|” E more Lul, herët ke nis ta shikosh  punën tënde”.Ndërsa tani  ajo thënie mund të jetë antonimi: “E more Gëzim,  si  me vonesë ke fillu ta kujtosh Mësuesin dhe gjeneratën!...”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora