Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shaban Gjekaj: Muzika më mban gjallë

| E enjte, 03.06.2004, 05:14 PM |


Shaban Gjekaj ka filluar të këndojë në SHKA "Agimi" në Prizren në vitet 1968/1969. Ka marrë pjesë shtatë herë në Festivalin "Akordet e Kosovës", ku është shpërblyer me çmime të ndryshme, si interpretuesi më i mirë në debutimin e tij të parë në vitin 1969, vendi i dytë i jurisë në vitin 1971. Po ashtu ka fituar vendin e parë në Festivalin Federativ "Zërat e rinj 1971" në Vrnjaçka Banja, vendin e dytë në Festivalin Mbarëkombëtar në Shkodër, medaljen nga Presidenti i Shqipërisë në Festivalin Kombëtar në Gjirokastër etj. Sivjet është shpërblyer me Çmimin e Parë në Festivalin Folklorik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare në Elbasan, si dhe me lëvdatë me rastin e Ditës së Ulqinit për 35 vjet në skenën muzikore.
Ka lënë të inçizuara rreth 80 këngë në fonotekën e Radio Prishtinës. Po ashtu ka të inçizuar nëntë albume. Është përfaqësues i vërtetë i këngës ulqinake-shkodrane dhe kontribuon në afirmimin e këngës së vërtetë popullore te këngëtarët e rinj, sidomos te nxënësit e vet ku punon si arsimtar.

Filloi të këndojë në SHKA „AGIMI”- Prizren në vitet 1968/69. Këndoi shtatë herë në festivalin „Akordet e Kosovës”. Në vitin 1969, shpallet interpretuesi më i mirë, në „Akordet”, në citin 1971 në këtë festival fiton vendin e dytë të jurisë dhe të tretin nga publiku. Në festivalin federal – „Zërat e ri” në 1971 në Vrnjaçka- banja – fiton vendin e parë në ish-Jugosllavi. Në festivalin mbarëkombëtarë në Shkodër merr vendin e dytë me këngën e Mujo Ulqinakut, në Gjirokastër fitues i medalës nga Presidenti me Ansamblin Shtetëror Tiranë, në vitin 1993 pjesmarrës me „Dasmën e Ulqinit” në festivalin mbarëkombëtar në Tiranë, merr pjesë në tre koncerte Tiranë – Shkodër me Ansamblin shtetëror. Ka lënë të inçizuara 80 këngë në fonotekën e Radio Prishtinës, shumë koncerte në RTV- Prishtinë dhe TV- Shqiptar, si dhe në TV të Malit të Zi. Deri më tani ka inçizuar 9 albume, prej të cilëve i fundit do të dalë në shitje albumi „Porsi vëlla e motër”.

Për zërin e tij të ëmbël Shaban Gjekajn e ka dekoruar edhe Shoqëria kulturo- sportive „Besa” nga Detroiti.

Është përfaqësues i vërtetë i këngës burimore ulqinake dhe shkodrane. Është njëri nga themeluesit e SHKA „BUNA”- Katërkollë. Anëtar aktiv në SHKA „Dasma e Ulqinit”. Ai vazhdimisht kontribon në afirmimin e këngës popullore të vërtetë te këngëtarët e ri.

Pas kësaj hyrjeje, këngëtari numëron titujt e këngëve nga albumi i ri: Janë apo nuk janë Porsi vëlla e motër, Në një sofër bashk Ulqini me Shkodër...

Autori shton: kam qitë edhe disa këngë dasmash ulqinake: „ xhanxhafil, „Mori lulja në frashër të bardh”, „Kush po vjen me temena” dhe „ vjen kafja me sheqer”. Një këngë ia kam kushtuar edhe Kosovës, sepse i jemi borxhli Kosovës sa të jemi gjallë, sepse atje jemi rritë dhe jemi shkolluar. Në këtë album, kontribut kanë dhënë: Luan Degistani, Shefko Dabi dhe Gzim Haxhimehmedi. Inxhizimet janë bërë në Studion Fenix nga Tirana dhe ARB në Ulqin.

Kronika: Një mirënjohje e veçantë, ju ka ardhur në mars në Elbasan
Sh.Gjeka: Në Elbasan më 12-13 mars në Teatrin „Skampa”- ku mbahen koncertet e këngës popullore qytetare shqiptare, Ulqini mori pjesë me katër këngëtarë. Orkestri tonë ishte nën udhëheqjen e prof. Mustafa Zhugjelit. Morrëm pjesë këngëtarët Gëzim Sala, Nexhat Kaleziqi, Sonila Djepaxhija dhe Shaban Gjekaj.

Juria profesioniste më dekoroi me çmimin e parë të këngëtarit të festivalit të këngës popullore shqiptare, që u përputh me 35 vjetorin e karierës sime, që më gëzoi pamasë. Poashtu mund ta ceki se nikoqirët na nderuan edhe në radhitje me prezentimin në skenë sepse grupi i jonë e ka mbyllur festivalin pas Elbasanit dhe Shkodrës.

Kronika: Kush mori pjesë më në këtë festival?
Sh.Gjekaj: Nga Kosova „Qamili i Vogël”... Mund të them se konkurenca ka qenë shumë e madhe, sepse në festival kanë marrë pjesë emrat e këngës shqiptar si këngëtarët Bujar Qamili, Mehdi Zena, Adnan Bala etj...

Kronika: Me cilat këngë jeni prezentuar?
Sh. Gjekaj: Me këngët e repertoarit tim. Dy potpuri: „A ke qenë ndonjëherë e re”, „Si nuk ke aspak gjynah” , ''Kush po vjen me temena” dhe ''Po vjen kafja me sheqer”. Publiku dhe juria i pritën shumë mirë.

Kronika: A keni prit këtë lëvdatë?
Sh. Gjekaj: Të jem i sinqertë, shpirtërisht e kam pritë, por aty vendos juria. Por, gjithmonë shkohet me shpresa.

Kronika: Në takimin me „Veteranët e vjetër të folklorit të Ulqinit” fituat edhe një Fletëfalënderim „Për ruajtjen e krijimtarisë së popullit tonë të krijuar ndër shekuj dhe kultivimin e vlerave folklorike”. Si e keni ndier vehten, meqë ishte një solemnitet i pari i këtij lloji në Ulqin?
Sh. Gjekaj: Çka të them, ishte një natë e mrekullueshme. Normalisht isha i emocionuar në çdo aspekt. Shumica e veteranëve ishin të pranishëm, por mbrëmja ishte kushtuar edhe atyre që nuk janë më në mes nesh dhe, kjo të përmallon.

Kronika: Edhe vajza juaj Ermelinda ka kënduar. Mendoj se ka një zë të mrekullueshëm. A do të vazhdojë rrugën e juaj me afinitetin e saj për këngë?
Sh. Gjekaj: Të lesh dikë me një traditë të këngës është një kënaqësi e madhe për mua si prind. Po gjithashtu albumi i ri i Ermelinda Islamit -Gjeka do të dalë në shitje në maj të këti viti. Albumi mbanë një titull simbolik „Ulqinakja në kurbet”

Kronika: Çfarë planesh keni për të ardhmen?
Sh. Gjekaj: Kam dëshirë që me hapjen e amfiteatrit të Qendrës për Kulturë ta bëj një koncert recital, me mysafirë të ftuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Shipëria.
Kronika