E hene, 25.10.2021, 11:31 PM (GMT+1)

Mendime

Blerim Gashi: Mos mbillni urrejtje në internet

E shtune, 07.03.2009, 09:27 PM


Blerim Gashi
Blerim Gashi
Mos mbillni urrejtje në internet

REAGIME SHUMË TË PAKUPTIMËTA!

Nga Blerim Gashi

Të gjithë atyre që shkruajnë rreth konvertimeve, Ju që flisni shqip, që e ndjeni vehten shqiptar, që e njihni mirë historinë tonë shum të dhimbshme, nuk kini nevojë të zbrazni mllefe as të humbasni energji! Po lexoj, aty këtu, rreth kthimit të zt. Bajram Kabashit, në të krishter, aty ku kanë qenë gjyshërit e tij, dhe reagimet e jo dashamirëve të kombit.
Së pari, një shoqeri demokratike që pretendon të ketë vlera europiane, respekton mendimin e lirë të secilit, andaj dhe mendimin e ideologjive, besimeve, hollë e hollëme e ndjek, shqipetarët së pari kanë qenë të krishterë, bile para shum popujve, bashkë me greket, hebrenjet dhe madje vijnë të tjerët. Pra, pas ne shum, edhe ata shum pas neve, në një historija e shqipetarëve do të ndryshoj shum shpejt në favor të europianizimit.
Së dyti shqipetaret dotë luajn një rol shum të rendësishem, këtu do tregojn se jemi një popull shum tolerues, emertimet e fëmijve, më nuk do kemi fëmijë me Hisena, Sadama, Arafata, Fejsalla, Habiba, Sahana, Sadija, Tepsija që nuk i kemi ditë kurrë domethëniet e emrave tonë.
Por, tash falë zotit i pagëzojm shqip, shqip dhe vetëm shqip, e atëherë nëse me të vërtetë veprojm kështu që së pari ta njohim vetëvehtën, me siguri do të na njohin edhe të tjerët, si popull me vlera, por nëse ne fillojm ashtu siq po shkruani, pse ai mendon ndryshe, pse ai nderroj fe ose ka deviju nga ISLAMI, atëherë vërtetë me ne diç nuk do jetë në rregull.
Populli ynë, ishte nën sundimin osman pesqind e sa vjet, bile ajo periudh më së tepërmi dëmtoi vlerat e kombit, e theu në kurriz, e preku në moral e çka nuk bëri, së paku tre milionë u asimiluan dhe sot e asaj dite ata më nuk deklarohen shqiptarë, sepse Turqia, “ajo e mira”, për disa naivë bëri marrëveshtje me serbin, që në vitin 1937 dhe filloi zbatimi i ligjeve te Vasa Çubrilloviqit, për ata që nuk e din kush është Vasa Çubrilloviqi me morandumin e tij të kobshëm, ku shumica e intelektualëve i dinë edhe shpërnguljet e popullit tonë, e falë Zotit që kemi shpëtuar, dhe duhet gjithësesi të jemi mirënjohes atyre që na ndihmuan, si Amerikanet, Europianet dhe lufta që ishte me plot fat kësaj rradhe dhe të gjithë atyre që u flijuan për këtë, dhe Ju tash përse uleni në internet e mbjellni urrejtje, pse ai kështu e ai ashtu, gjëra shum të ulta. Nëse dikush është aq ngusht i lidhur me Lindjen e largët, le të urdhërojë t’ia mesyej Lindjes, askush nuk e pengon, bile edhe Rusija para tre/katër ditësh lajmëroi se do hapë shkolla për Islam, bile edhe për Imam. Ani, le të shkojnë! Ne që e ndjejmë vehten shqiptarë nuk do i’a mësyjm në Lindje por vetëm në Europë, ku falë Zotit, tashmë ka filluar të na vijë era Europë.
Detyra e jonë që të jemi sa më të urtë, sa më tolerantë, sa ma të sjellshëm, kundërshtarët le të mendojnë shlirshëm por pa i’a cënuar askujt lirinë, sepse më në fund edhe këtu kemi ligje, ku mund të vini ndesh ju të gjithë që sulmoni pa lidhje e sidomos çështjen e fesë, ku unë e di se zt. Bajram Kabashi edhe pse ai nuk më njeh mua, por e di që ka punuar një kohë si gazetar në të përditshmen Rilindja, të paraluftës, bile ka qenë një gazetar shumë trim, por ja që ne jemi ata që më në fund vlerave tona u qesim kapakin. Lëreni Bajram Kabashin dhe familjen e tij të qetë, sepse është e drejtë jo vetëm e tij por e secilit! Nëse dikush prej këtyre krrokaqave është shum i prekur, le të bëjë padi dhe të shkojmë përmes gjyqit, bile dihet se kush janë këto fytyra që nuk i duan vlerat e të tjerëve, të atyre që mendojnë ndryshe, të informohet opinioni i gjerë shqiptar, bile edhe ai ndërkombetar...

JU FALEMNDERIT!
BLERIM GASHI,  PROFESOR



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora