E enjte, 28.03.2024, 08:44 AM (GMT)

Mendime

Piloti shqiptar, Xhejms Berisha, lobon me aeroplan në 30 shtete të Amerikës Latine e Qendrore

E shtune, 07.03.2009, 02:16 PM


Ish-presidenti amerikan Bill Klinton me Xhejms Berishën
Ish-presidenti amerikan Bill Klinton me Xhejms Berishën
Të njihet Pavarësia e Kosovës!

Nga Beqir Sina, BOTA SOT
 
Një lajm i gazetës “El - Diario” që botohet në gjuhën spanjolle ka tërhequr vëmendjen e opinionit dhe mediave amerikane jo vetëm në Texas. Lajmi tanimë ka marrë "dheun", dhe të gjithë janë duke pritur me kureshtje, ditën -kur aeroplani që do të tërheqë pas vetes një banderolë të shkruar në spanjollishte dhe anglishte: "Të njihet pavarësia e Kosovës". Kjo gazetë shkruan me shkronja më mëdha se " James Berisha, Residente De El Paso - Es El Embajador " No Oficial" De Kosova" (Xhejms Berisha, banori i El -Pasos - Është ambasadori "Jo zyrtar" i Kosovës")

Gazeta ”El - Diario”, shkruan se" Një banor i qytetit të El Pasos në Teksas, migruar nga Kosova, me profesion pilot, po planifikon të fluturojnë në të gjithë pjesën e kontinentit të Amerikës Latine, që përfshijnë 30 shtete. Këtë ai do ta bëjë duke fluturuar në një lartësi jo shumë të lartë, nëpër hapësirën ajrore të disa shteteve të Amerikës Qendrore dhe Amerikës e Jugut, shtete të cilat deri tash nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.

Ky lloj lobimi i rrallë dhe i pa paparë deri më tash për njohjen e pavarësisë së Kosovës, bëhet me qëllim që të gjithë ato shtete mbi të cilat do të fluturojë aeroplani i drejtuar prej tij, e të cilat nuk e kanë njohur deri tash njohjen e pavarësisë së Kosovës, të inkurajohen për njohjen e shtetit më të ri në botë, Republikën e Kosovës . Ky lobim me aeroplan do të bëhet nga piloti Xhejms Berisha . Lobimi apo fluturimi do të bëhet në fund të marsit. Të këtij viti

Xhejms Berisha, pilot 37 vjeçar nga Bestrovica, e Kosovës, është duke planifikuar të fluturojë me aeroplanin e tij, vetëm me një motor. Nisja do të kryhet nga aeroporti i qytetit El Paso, në Teksas, në fund të marsit, dhe do të përshkruajë më shumë se 30 vende, në mbështetje për të njohur pavarësinë të Kosovës, e cila u bë shtet i pavarur në 17 shkurt të vitit 2008

Kështu shkruan gazeta prestigjozja “El - Diario”.

Xhejms Berisha dëshiron që të tërheq vëmendjen edhe të qytetarëve të këtyre shteteve për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Këta qytetarë të këtyre shteteve do të shohin aeroplanin me banderolën "Të njihet pavarësia e Kosovës", dhe më pasa ata mund të informojnë sa më parë qeveritë e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Mirëpo sipas gazetës El – Diario, Berisha ka edhe një qëllim tjetër, që njerëzit anembanë botës kur të dëgjojnë këtë lajm, të dinë se kush është shteti i Kosovës dhe se çfarë njerëzish ka Kosova dhe se çfarë janë në gjendje të bëjnë ata për Kosovën.

Me një fjalë, ai dëshiron t’u tregojë këtyre vendeve se çka është në gjendje të bëjë një banor i Kosovës për shtetin e vet. Çfarë është në gjendje të bëjë edhe një pilot, profesional i lindur në Kosovë, dhe emigruar në SHBA-së, për vendin e tij, Republikën e Kosovës.

Vetë, piloti nga Kosova , Xhejms Berisha , citohet të këtë thënë se: "Unë do të falënderoj të gjitha ato vende që deri tash kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe unë do të bëj udhëtimin tim në hapësirën ajrore të 30 shteteve të Amerikës Qendrore e Jugore, dhe me këtë dua të tregoj se sa e rëndësishme është që Kosova të jetë e njohur në mbarë botën"

Xhejms Berisha, kaloi fëmijërinë e tij në Kosovë, pastaj ai e nisën rrugën emigrimit për në Evropën Perëndimore për të përmbushur, edhe ëndrrën e tij të bëhet një pilot. Ai tani është duke punuar në aerokompaninë Sierra West Airlines, e cila vepron me ekskluzivitetin e aeroplanëve “Jet” dhe ngarkesave nëpërmjet fluturimeve ajrore.

Xhejms Berisha, është diplomuar në Akademinë e Flotës Ajrore në Vero Beach, Florida. Për të fituar orët fluturimit, Berisha ka bërë disa fluturime të cilat fillojnë prej nga një orë deri në fluturime me nga shtatë e dhjetë orë, prej Fairbanks, Alaska, e deri në Shkup, Maqedoni. Këtë herë ai nuk është duke fluturua me aeroplan për të mbledhur orët e fluturimit. Ai po financon vetë udhëtimin e tij me qëllim që të “bisedojë” nga ajri me njerëzit e Amerikës Qendrore dhe të Jugut, dhe për t’i inkurajuar ata për të njohur pavarësinë e Kosovës.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora