Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Edison Ypi: Teksti i Mero Bezes

| E shtune, 07.03.2009, 01:04 PM |


Teksti i Mero Bezes

Nga Edison Ypi

Pegerja prej teksti meroje, kjo pordhaceri e padurueshme intelektuale nakatosur me populizem primitiv nga ai me i felliquri fare, eshte ndotja grafologjike me e pervjelle e shkruar ne Shqip qyshprej te pakten nja njezet vitesh.

A lypsen shembuj te provohet mjerimi i perdorimit te jo me teper se nja 300 fjaleve Shqip derdhur ne secilen permbajtje dit' per dit' ne gjithsej vetem nja 4 a 5 klishe' nga me mediokret ?

Aspak. Dhjete, e shumta njezete kopje teme te shitura ne qender te Tiranes 1 milioneshe, nja 5 ne Kombinat, 4 ne Laprake, shtoi dhe nja 10 a 20 te tjera, makar 50, po deshe edhe 100 tutje-tehu, mblidhi te gjitha, dhe ai numer me i mjere se vete merua eshte vet' pergjigja.

Enciklopedia e shpifjeve dhe intrigave me te ndyra, genjeshtrave dhe imagjinatave me te semura, komplekseve dhe delireve nga me te coroditurat me emrin tekst bazeje, nuk mund te lexohet normalisht si lexohet cdo tekst. Edhe sikur te kesh dhjete vite pa pare me sy dicka te shkruar. Edhe pasi ke ngrene mish e ke pire raki' dhe je ne qejf dhe s'di c'te besh. Edhe nese te ka zene barku dhe kerkon te vjellesh.

Prandaj, qe gjithsesi 1 here te vetme ne jete, por pa pasoja, t'ia dalesh mbane ta lexosh vrromen baze per te pare deri ku arrin ligesia njerezore, kalbja cerebrale, deformimi genetik, degradimi social i nje anti-njeriu, duhet te marresh masa, te pajisesh me atrecatura, te armatosesh me vegla.

Pasi te jesh ulur mbi ndonje karrike me gazeten me helm bazeje perpara, njeren nga duart duhet ta shtrengosh paraprakisht tek ndonje send i forte, per shembull tek qoshja e tavolines, apo, si do ishte me e mira, tek ndonje hekur ngulur ne mur. Kjo, apo keto, ne menyre qe, kur per shkak te humbjes se ekuilibrit dhe hallakatjes se kolones vertebrore gjate spasmave shkaktuar nga leximi i llumrave, te ruash koken nga plasja ne dysheme. Koken tende, se koka e bazes, dihet tashme cilin destin ka.

Gjate leximit mos mbath as kepuce as shapka. Kembet mbeshtilli me rrecka. Vetem keshtu mund te evitosh trokitjen e kembeve mbi dysheme per shkak te nervozizmit qe do te shkaktoje pacavurja, cka do shqetesonte komshiun poshte i cili mund te sjelle lart situata te pa parashikuara.

Ku ma gjen nje maske kundragazi. Me ane te saj, ne te njejten kohe, edhe do ruash mushkerite e tua nga kuterbimi i percudnise qe quhet tekst bazeje, edhe do besh te pazeshme piskamat revoltuese qe do te dalin nga leximi. Ne mungese te saj mund te perdoresh nje shami-filter nga ato qe sqimataret e metropoleve perdorin per t'u ruajtur nga smogu.

Nuk duhet harruar edhe dicka; Gjate leximit, ne momentin e lindjes se befte te deshires per t'u arratisur nga vrroma e bazes dhe pasojat psiqike qe lidhen me te, c'ka eshte me se e mundur te ndodhe, pra per te ikur atje ku helaqi baze nuk te gjen dot, duhet te mendosh nje vend per t'u fshehur. Ama kujdes. Se ay vend nuk mund te jete aty rrotull, dhe as, ta zeme rreze kodrave ne Perendim. Sepse ato kodra kane prane detin i cili me gjithate hapje qiellore zor se garanton fshehtesi meroje. E mira do ishte ndonje shpelle shkembore lanabregase mbrapa Dajtit. Ose, ne mos, pak larg, por e sigurt, ku merua dhe bazja dhe ndotja e tij publike nuk kane asnje legjitimitet, as prej lexuesi modest as prej kolegu hipokrit, andej nga guvat e Golloberdes.

Pastaj, pasi ta kesh mbeshtjelle koken me nje kapuc te trashe leshi, ta besh "silent" dhe ta kesh permbysur celularin si dhe te jesh krruspullosu mir' e mir', mund ta nisesh leximin pa merak.

Teksti i bazes eshte nje pllakosje, nje zezone kombetare, nje mallkim pa lidhje qe Perendia u ka shtene mbi koke gabimisht shqiptareve te sotem per kushedi c'mekate mund te kene bere eskimezet ne shekuj.

Teksti i bazes nuk ka absolutisht asgje nga ajo qe nuk mund dhe nuk duhet t'i mungoje asnje teksti normal; paparishikueshmeri dhe pakundershtueshmi Vullneti Hyjnor. Ta marresh seriozisht tekstin e bazes eshte krejt njelloj sikur te besosh se lutjet e miliarda besimtareve anembane botes drejtuar Perendise gjate shekujve jane bere kot; Se Krishti dhe Krishterimi dhe s'bene asnje pune; Muhameti po ashtu. Dhe fundi i Botes nuk pritet, por eshte ketu dhe tani, ne ate vend dhe ate cast kur ate bicim teksti vendose ta lexosh.

T'a merresh seriozisht me rrafshesine grindavece dhe linearitetin shkatarraq te tekstit te bazes duke genjyer veten se ne te edhe mund te gjesh ndonje dromce rregulli, do te thote te besosh se nuk ka pasur kurre murgjer qe me shekuj krrusur mbi libra shkruan psalme duke persosur tekstin.

Te besosh se ne llurben baze mund te kete ndonje fije koherence, arsyetim normal njerezor, simetri, harmoni, duhet te jesh aq idiot dhe i paditur sa te mos besosh se ka ekzistuar ndonjehere, jo Shopen por as piano, jo bari' por as fyell e fllad mbi mal, jo rapsod por as cifteli e lahute as bilbil' ne dege kurre, jo Onjegin e Tatjane e leter me lot a Korb ne dritare etj. etj. por as Pushkin as Poe, Lasgush e Gete e Hajne e Lermontov, jo e jo.

Shkrimet e bazes, shembuj se si nuk shkruhet teksti, jane ca rrecka gabi qe vertiten ne ere si flamuj perversiteti ne kohera te turbullta tranzicioni.

Tekstet e bazes jane ca kapica kepucesh te vjetra te shqyera qe s'i mbath dot as dreqi.

Fjalet e tekstit te bazes jane nje lukuni minjsh qe te hidhen mbi trup kur fatkeqesisht, nderkohe qe je duke ecur ne nje rruge te paqme, bie papritmas ne nje gjiriz te felliqet.

Paragrafet e tekstit te bazes jane falanga brejtesish qe, si hordhite e Xhingis Khanit, i versulen vlerave te shqiptarizmit.

Tekstin e bazes e marrin seriozisht vetem ca mjerane te kurbetit, ca anonime te tmerruar per vdekje nga vetmia dhe mungesa e identitetit, ca capacule te pa shprese qe enden autostradave te informacionit, ca zhabulane te Internetit, ca krimba forumesh dhe blogjesh fshehur pas pseudonimesh.

Teksti morracak i bazes nuk eshte kurgje tjeter perpos nje rrekerreke grindavece e pafundme.

Tekstet e bazes jane bataqe te felliqta me miza, mickonja, gaforre, gjarperinj, ngjala, zhaba, qe levrijne te gjitha brenda qurresh te peshtira autoreferencialiteti.

Tekstet e gazetarit te hurit dhe litarit jane shtigje dimerore fshati Myzeqeje plot baltra dhe vrraga qerresh te koheve te shkuara pergjate te cilave hipur mbi karroca rropatej mendueshem i madherishmi Eqerem Bej Vlora.

Megjithate, kjo e keqe e madhe me emrin tekst bazeje, kjo "Pardesy Korce" e grisur, kjo "Biciklete kineze" e ndryshkur, kjo "Kooperative Bujqesore" e kohes se shkuar me kuterbim te kulluar fshataro-bolshevike, e ka nje te mire.

Sepse mender teksti i bazes ndryn brenda vetes pergjigjen per pyetjen;

Si eshte e mundur qe shqiptaret e sotem dine te ndertojne autostrada, supermarketa, vila, dine te fitojne e te pasurohen, te udhetojne e te defrehen, dine te perdorin banka dhe cash point-a, dine te paguajne per tu shkolluar e kulturuar, por nuk dine te lexojne gazeta ?!

Po ! Shqiptaret qe dine t'i bejne te gjitha, e kane shume mire qe nuk lexojne gazeta me corbe bazeje. Sepse, jo vrroma qe quhet tekst bazeje, por vete hajduti i ndyre baze, nuk eshte gje tjeter vecse nje spurdhjak i ngrehur me sy te zgurdulluar qe ka dale neper katund duke i rene nje legeni te care duke u rrekur te beje ate muziken me tekst te tjeterkujt te atij sloganit te famshem; Kush e hengri sallamin ?!

Për ZSH: Ilir Dardani