E premte, 29.03.2024, 01:46 AM (GMT)

Mendime

Gjokë Vuksani: Vullnetarë të Enverit si në shkurt të ’91-it

E shtune, 07.03.2009, 12:41 PM


Gjokë Vuksani
Gjokë Vuksani
Vullnetarë të Enverit si në shkurt të ’91-it

Nga Gjokë Vuksani

Kanë kaluar gati dy dekada nga lëvizja studentore e Shkurtit 91, kanë kaluar shumë vite nga qeverisja e kryeministrit të fundit punist që studentët e asaj kohe e quajtën tao-tao. Për ne, ish-studentët që kishim fatin e madh të bëheshim aktor të ngjarjeve  historike të viteve ‘90-të, është i paimagjinueshëm prosperiteti i madh ekonomik që ka bëre vendi.Gjithashtu duket që edhe aspiratat integruse të levizjes studentore po bëhen realitet, Shqiperia në Prill pranohet si anëtare në “NATO” dhe se shpejti do  aplikoj si kandidat në BE. Por nuk na rrokte mendja në shkurt ‘91, që do ishte kaq e vështire të ndaheshim nga ndëruesit dhe zbatuesit e diktatures se proletariatit. Mendoja se këta njerëz të diktatures komuniste do ta kishin perfunduar misionin me përmbysjen e sistemit të tyre. Bustin e diktatorit ish-studentët dhe populli i Tiranës e rrezuan për 72 orë por ata që e ngriten në pjedestal diktaturën dhe diktatorin edhe sot ngatërrohen si ferra nëper këmbet e politikes dhe drejtësise shqiptare. Ish-të bugosurit politikë menduan se me rrëzimin e Bustit në shkurt të ‘91 do të thyenin qafen edhe ushtruesit e diktatures së tij. Por shkulja e kësaj fare të keqe qenka shumë më e vështire se e kishim imagjinuar. Çdo ditë, në rrugë ose në televizon shikojmë nëpër institucionet tona fytyrat e atyre që kanë shtrënguar prangat në duart e të burgosurve politikë. Simboli i diktatures ra, por ish-ministrat, zëvendësministrat, hetuesit e prokurorët janë kacavjerrë me thonj dhe dhëmbë në gjitha degët e pushtetit shqiptar. Ata madje sot flasin me fjalë bashkëkohore si: Të drejtat e njeriut, liria e zgjedhjes dhe për t’u zgjedhur, shteti ligjor etj, etj  Por a kanë të drejte morale këta xhelatë të pashpirtë, që kane vrare, torturuar e internuar me mijëra njerëz? A është shkelje e të drejtave të njerut që të largohet një prokuror që ka dhënë plumbin e fundit në emer të diktaturës nga piramida më e lartë e drejtesise? Jo dhe Jo! Keto hiena të së kaluares të cilët i kanë duart e lyera me gjak duhet të dorëhiqen vetë nga pozicionet që kanë uzurpuar.

Nuk mund të ketë asnje gjykate në botë që të shfajësojë krimet kundër njerëzimit, nuk ka asnje organizëm politik që mund të dalë në mbrojtje të këtyre monstrave. Në Shqipëri ka me mijëra njerëz që kanë baballarë të pushkatuar, kanë gjyshërit që nuk u dihen varret, kanë akoma njerëzit e familjes me shenjën e prangave në duar.

Dhe këta mijera njerëz nuk kërkojnë më shumë, vetëm të mos drejtohen më nga fosilet komuniste, ata nuk kërkojnë qe t’i varin në litar ashtu siç thoshte në dhjetor të ’90-s Edi Rama, por vetëm t’i largojnë nga tribuna e baballarëve të Kombit. Viktimat kërkojnë që të qetësojnë shpirtin në vitet e fundit të jetës duke mos u torturuar përseri nga prania e tyre në jetën publike. Por s’qenka kaq e lehtë kjo punë, sepse ata qëndrojne stoikë në pozicionet e tyre, sot edhe bijtë dhe niperit e tyre i mbrojnë ata politikisht me fanatizem. Madje edhe ekstremisti i djeshëm Edi Rama jo vetëm që nuk do t’i varë më në litar, por i mbron me vetëmohim. Rama, nga dëshira për t’i varur komunistet në litar, ka kaluar tek Vullnetarët e Enverit. Duket sikur ai me vonë e ka kuptuar se për të dënuar xhelatet e komunizmit duhet t’ia fillojë nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, pastaj duhet të vazhdojë me të tjerët. Duket që tani e ka kuptuar që për të dënuar ushtruesit e diktaturës së proletariatit dhe bashkëpuntoret e Sigurimit të Shtetit duhet të shpërbëjë grupin e tij parlamentar, duhet të shperndaje Këshillin e Përgjithshëm Drejtues, duhet të rithemelojë Partine Socialiste. Prandaj ai në krye të PS është kthyer në mbrojtesin më të zjarrtë të ish-spiuneve, ish-ministrave, ish-zëvendësministrave të diktaturës, sepse pa ata nuk mund të ketë Parti Socialiste, nuk mund të jetë as Kryetar. Politika e re e Rames, përtej së djathtës dhe të majtës mbështetet pikërisht tek këta njerëz që i kanë duart e lyera me gjak. Rama sot ka thirur vullnetaret në skenë si në ’91, duke menjanuar figurat e moderuara të së majtes, jo me bustet e Enverit ne supe, por me këngë për Edvinin në goje dhe me fotografine e tij ne ballë.

Mendoj se është detyrim i mazhorances së djathtë që perfaqëson vlerat më të mira historike të disidencës antikomuniste të vendosë pak drejtësi sociale. Mendoj se është vlera jonë më e madhe politike që të mbështesim dy shtresat më të vuajtura, ish-të përndjekurit politikë dhe pronarët e vërtetë. Ne duhet te bejme sa me shpejt demshperbilimin e tyre moral dhe material, koha nuk pret ata që çdo dite po largohen nga kjo jete me nje brenge te madhe ne shpirt.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora