E enjte, 28.03.2024, 10:35 PM (GMT)

Mendime

Arben Llalla: Bisedë me z. Urim Gjata, njëri nga themeluesit e partisë së PD në Selanik

E enjte, 05.03.2009, 09:58 PM


Kryeministri i Shqipërisë prof. dr. Sali Berisha me Urim Gjatën, 2006, Tiranë
Kryeministri i Shqipërisë prof. dr. Sali Berisha me Urim Gjatën, 2006, Tiranë
BISEDË ME Z. URIM GJATA, NJËRI NGA THEMELUESIT E PD NË SELANIK

Nga Arben Llalla

Nga fundi i vitit 1999 Urim Gjata, njëri nga anëtarët e partisë së PD, i njohur për lidhjet e ngushta me prof.dr. Sali Berishën dhe mik i ngushtë i të ndierit, martirit të demokracisë z. Azem Hajdarit i cili u ekzekutua në shtator të 1998 largohet përsëri me dy fëmijët e tij të vegjël nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Shkaku i këtij largimi të detyruar ishin përsëri presionet e shërbimit të sigurimit shqiptar.
Dikur efektiv i policisë financiare inspektori Urim Gjata kishte bllokuar disa herë kontrabandën e cigareve në qytetin e Pogradecit. Pas rënies me dhunë më 1997 nga pushteti të qeverisë së PD shumë drejtues të policisë së shtetit e panë veten e tyre në mes të rrugëve, të pa punë, të ndjekur dhe të përbuzur nga pushteti i PS dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Urim Gjata nuk është thjesht një emër, ai është anëtar i disa organizatave Ndërkombëtare. Për punën e tij në të mirë të Demokracisë dhe Paqes ka mbarë disa Mirënjohje si:
1.) Në shtator 2006 Urim Gjata morri titullin u Ambasador i Paqes në Cetinë të Malit të Zi.
2.) Më  2007 Lidhja e Shoqatave shqiptare në Greqi i për punën e tij humane e nderon me MIRËNJOHJE.
3.) Është përfaqësues i Forumit Shqiptar Imazh & Media në Greqi.
4.) Sot është N/kryetar i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Greqi.

Z. Urim na thoni diçka për ngjarjet e 1997 në qytetin e Pogradecit?

Ishin ditë të vështira, ditë të zeza për shqiptarët dhe Shqipërinë në vitin 1997.
Militantet e Partisë Socialiste, ish oficeret e shërbimit sekret shqiptar me miqtë e tyre Udbash brenda dhe jashtë vendit, ishin angazhuar ti kryenin me sukses detyrat e marra për shkatërrimin e demokracisë që sapo kishte filluar të lindte.
Duke mos menduar as për familjet e tyre dhe jo më tepër për qytetarët e thjeshtë të cilët mbasi kishin humbur dhe kursimet e tyre të fundit në firmat piramidale,tani përballeshin dhe me kriminelet ordinere që organizoheshin dhe drejtoheshin nga këta të fundit.  Natën dhe ditën dilnin si mbrojtës të popullit. Tmerri dhe frika kishte pushtuar jo vetëm qytetin por dhe zonën për rreth. Fshatarët vinin dhe ndërronin një kallash me një dele apo diçka tjetër. Këtë e bënin vetëm e vetëm që të siguronin familjet e tyre.
Kaosi kishte pushtuar qytetin dhe rrethin. nuk kishte mbetur gjë pa u shkatërruar dhe u vjedhur. Sistemi i Sali Berishës duhej shkatërruar me çdo kusht. Kjo ishte motoja e atyre që drejtonin njerëzit që shkatërroni çdo gjë. Terrori  filloj dhe po pushtonte pak nga pak jo vetëm qytetin por gjithë vendin. Qyteti im po digjej i tëri. E filluan me hapjen e depove dhe marrjen e armëve prej tyre. Vjedhjen dhe shkatërrimin e vilave qeveritare, djegien e ShIK-ut. Por objektivi kryesor ishte Arshiva e qytetit ku ruheshin dokumenta të rëndësishme dhe së fundi e përfunduan me djegien bibliotekës me rreth 20.000 libra. Shumë prej këtyre librave ishin sjellë nga një çift Shqiptaro- Amerikan. Një pasuri e çmuar.
Maskat filluan të shfaqen në hyrje dhe dalje të Pogradecit, duke grabitur, përdhunuar  dhe tmerruar qytetare të pa fajshëm. Komitetet e ashtuquajtura të Shpëtimit publik  kishin filluar aktivitetin e tyre në gjithë qarkun e Korçës të  lidhura me komitetet famëkeqe të Vlorës. Ku kishin nisur ofensivet të tmerrshme anti-kombëtare nën siglën të rrëzojmë Sali Malokun. Vidhen Bankat dhe çdo gjë që ish e shtrenjtë për atë vend. Që në të vërtetë nuk kishte lidhje aspak me Sali Berishën. Ky ishte me plani i zi i komunistëve Ballkanik për shkatërruar Shqipërinë, për të izoluar Kosovën dhe bërë spastrim etnik atje. Pra duke e tërhequr vëmendjen në Shqipëri dhe jo në tragjedinë që po ndodhte në të vërtetë në Kosovë. Kolonelët e UDB hynin e dilnin si pashallarë me vetura me xhama të zinj, drejtonin në djegiet dhe shkatërrimet e vendit tim. Shteti kishte rënë. Kishte rënë përballë këtyre gjak pirësve që nuk pyesnin më për asgjë.

Pse ka patur edhe agjendë të sigurimit UDB në djegien e Pogradecit?

Po atëherë si shpjegohet fakti që ish-ushtaraku i lartë i sigurimit të sistemit diktatorial Komunistë të Enver Hoxhës, Guri Pejo nga qyteti i Korçës, i cili në vitin 1997 ishte Kryetar i Komitetit të Shpëtimit nderon me MIRËNJOHJE KOMBËTARE Inspektorin e Lartë të UDB Nafi Çegrani. I cili nga marsi i vitit 1969 deri 1980 ka punuar në Sektorin II të Shërbimin Sekret të Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në Shkup!
Shembuj të tillë ka plot ku ish-sigurimsat shqiptar nderojnë me Mirënjohje ish-UDB-shët.

Kush ishin ata që mund ti vinin para përgjegjësive?

Një prej tyre isha dhe unë, ish punonjës i policisë shqiptare, që në rrëzimin e bustit të diktatorit E.Hoxha nuk pranova te marrë armën për të qëlluar ndaj vëllezërve të mijë, shokëve dhe gjakut tim. Nuk pranova me bindje dhe jo nga frika. Kisha përkrahje dhe të Qazim Hykës edhe shumë kolegëve të tjerë. Nderi nuk mund na lejonte të zbatonim atë vendim për të qëlluar. Në këtë mënyrë  zgjodhëm rrugën e largimit nga Shqipëria. Duke mbajtur mbi shpinë etiketimin tradhtarë të sistemit komunist, se sa vrasës të vëllezërve tanë,  heronjve të demokracisë. Duke filluar nga  studentet dhe gjithë populli. Me ardhjen e demokracisë vendosa të kthehem në atdhe, dhe të punoj për vendin tim si shumë miqtë e mijë demokrate. Por braktisjen e sistemit Komunist që i bëmë ne në vitet 1990 nuk mund ta harronit ish shefat e shërbimit sekret shqiptar, për mos zbatimin e urdhrave të tyre.
Me revolucionin e ri komunist 1997 kur u rikthyen në pushet, punën e parë që bënë ish-drejtuesit e diktaturës komuniste filluan ndjekjen e demokratëve të vërtetë, midis tyre dhe ndjekje për mua, që për ta isha një “tradhtar”. Por isha edhe kundërshtari më i madh i hyrjes së tyre në politikë. Isha njëri nga njerëzit e besuar që i kisha qëndruar në krah z.Berisha në ditët më të vështira. Duke rrezikuar jetën time dhe të dy fëmijëve të mijë në mbrojtje të demokracisë së vërtetë dhe të vendit tim.

Si u krijua dega e PD në Selanik?

Me kërkesën e Dr.Sali Berishës më kërkuan që të organizoja dhe krijoja  degën e PD-së në Greqi me qendër në Selanik. Sigurisht më kërkuan të vendosnim lidhje me Nea Demokracinë, partinë greke demokratike që atëherë ishte në opozitë.
Kjo bëhej në të mirë të miqësisë dhe paqes si dy parti popullore Europiane. Kur askujt nuk i shkonte ndër mendje.
Sigurisht themelimi i PD në Selanik nuk mund të bëhej pa miqtë e mi Medi Bazelli, Mitat Mersinllari, Gezim Kolonjari, Agron Sali, Ramiz Datja,, Klevi Milo, Gjergji Dushku, Llambro Cipa, Piro Mërkuri, Cuman Ibrahimi, Rexhep Dollapi, Idriz Tabaku, Valter Qirjako, Skënder Mesarea etj.
Ishte një organizim shumë i vështirë për kohën dhe vendin ku jetonim dhe punonim.
Partia Demokratike Shqiptare,dhe forcat e djathta, nga politika dashakeqe anti-shqiptare e drejtuar nga qarqe të caktuara,  njihej si një forcë regresive, e cila nuk ishte aspak e vërtetë.
 Por iniciativa e themelimit të PD në Selanik pati dhe pasojat e saj për mua dhe familjen time. Me tu kthyer për vizitë në Shqipëri në Prill 2000, kriminelët tashmë drejtues të policisë, në Pogradec si Luan Manellari, një prej ish drejtuesve të policisë në Shkodër në vrasjen e Arben Brocit, tani shef në Pogradec, organizoi arrestimin dhe keq trajtimin tim çnjerëzor në ambientet e policisë. Kjo bëhej vetëm e vetëm pse isha një prej drejtuesve të  Partisë Demokratike në emigracion dhe zhvilloja politikën e saj të drejtë për miqësinë dhe paqen. Ishte një mësim dhe paralajmërim për miqtë e mi demokratë se sistemi diktatorial komunist ishte në pushtet.

Si kanë qenë më tej lidhjet me drejtuesit e PD në Tiranë?

Kemi mbajtur lidhje të rregullta me krerët e lartë të PD si me deputetin e atëhershëm z.Vili Minarolli;i cili ishte kryetar i PD të Tiranës dhe që ne më vonë u bëmë dhe drejtuesi i degës sonë. Duke vazhduar takime me Ridvan Bode, Sokol Olldashi, Besnik Mustafajin. Kuptohet edhe takime me z Sali Berisha.
Në të njëjtën kohë dega jonë arriti të realizojë takime të suksesshme me përfaqësuesit e Nea Demokracisë, parlamentareve të djathtë dhe drejtuesve të prefekturave dhe Bashkive në Selanik, Kostur  dhe Follorinë. Realizuam me sukses dhe takimin e z.Minarolli përfaqësues i PD-së me përfaqësuesit e Institutit Karamalis, drejtorin z.Nikos Vakalis.
Gjithashtu është meritë dhe punë e degës së PD-së në Selanik që u realizua takimi i Prefektit të Selanikut z.Panajotis Psomiadhis me Prefekten e Korcçës znj.Elfrida Zefi.
Duke vazhduar me takimin i me-- Kryeministrin e  shtetit Shqiptar z.Sali Berisha.
Dega e PD në Greqi, ka qenë një urë e miqësisë dhe paqes mes dy vendeve tona. Por dhe një zë i fortë në luftën kundër krimit dhe  korrupsionit, një mbrojtës i fortë i emigrantëve shqiptare  këtu. Ne ende punojmë për miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve  tona dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian e më gjerë. Paqja dhe demokracia janë gjëra të shenjta. Për këto punojmë dhe duhet të punojmë të gjithë. Pa dallime fetare, racash, gjuhësh e kombësive.

Sot ku është Urim Gjata dhe me çfarë merret?

Urim Gjata vazhdon të punojë dhe të jetojë në emigracion, në Selanik. Vazhdon të jetë mbrojtës i demokracisë dhe punëtor i paqes. Jam anëtar i PD dhe i shumë organizatave Ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut. Pra, kam mbetur i njëjti Urim i viteve të shkuara duke punuar me ndershmëri dhe besnik i idealeve të martirëve të Demokracisë, të Azem Hajdarit etj.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora