E enjte, 25.04.2024, 05:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Valbona Halili: “Qan lulja për lule”, kujtim për motrën time

E hene, 24.07.2006, 05:49 PM


Valbona Halili
Valbona Halili, këngëtarja që ka sjellë perlat e këngës qytetare të Shqipërisë së mesme në një album. Ajo shpreh se do të mbijetojë në këtë fluks dhe dyndje të madhe të artistëve dhe albumeve në tregun muzikor falë punës dhe profesionalizmit që zotëron ajo.


-Flasim pak për këngën tuaj “Në derë dua pajtonin” që është mjaft e njohur për publikun dhe për këtë klip. Mendoni se është bërë hit kjo këngë?
Besoj se është bërë hit tashmë pasi është një këngë mjaft e kërkuar në tregun muzikor. Është një nga këngët më të bukura popullore tiranase.
-Ku është realizuar klipi i kësaj kënge?
Kjo këngë është realizuar në rrugët e Tiranës. Ky videoklip i realizuar në rrugicat e kryeqytetit ka arritur përmasat e një klipi të mirë. Dua të falenderoj gjithë stafin e BBF studio sepse kanë bërë më të mirën që kjo këngë të jetë mjaft e arritur.
-Si ndihet Valbona Halili e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë në hapjen e klipit?
Shumë mirë jam ndier. Të vëshë një fustan të bardhë e ëndërron çdokush. Pozicionin që merr femra pas veshjes së atij fustani është një sodisfaksion i bukur. Elementet që përbënin videoklipin ishin në preferencat e mia, djali shumë i bukur zeshkan, vogëlushet shumë të bukura, pajtoni shumë i bukur dhe të ecësh në rrugët e Tiranës është shumë mirë. Besoj se gjithçka shkoi mirë të klipi.
-Kishte reagime nga njerëzit në rrugë gjatë realizimit të klipit?
Reagimet ishin nga më të ndryshmet përderisa u bllokua edhe trafiku i Tiranës, të gjithë njerëzit në rrugë më kanë uruar shumë përzemërsisht.
-Keni patur një shkëputje të gjatë deri në daljen e albumit tuaj. Mendoni se publiku ju kishte harruar?
Ka raste kur them që më kanë harruar porn ë disa raste të tjera jo. Jam harruar pak kjo është e drejtë. Largimi jashtë vendit nuk ka qënë larg aktiviteteve. Kam qënë pjesëmarrëse në shumë koncerte për bashkëatdhetarët tanë atje. Jam pritur mjaft mirë në këto koncerte. Në fakt duhet të mendoja shumë denjësisht që të isha prezente edhe për publikun shqiptar. Rikthimi im ishte që të mendoja për të qënë prezente në tregun muzikor këtu në Shqipëri. Meqënëse komercialiteti ka arritur gati të pushtoj tregun muzikor më është dashur që të punoja shumë për të arritur diçka në këtë treg.
-Kush ka qënë ai që ka ndihmuar për realizimin e këtij suksesi që keni arritur?
Nuk ka asnjë dyshim që ndihma kryesiore ka qënë kompozitori i këngëve të mia Edi Balili. Kam dëshirë që ta falenderoj me këtë rast. E kam thënë me bindje se suksesin tim ia dedikoj kompozitorit të shkëlqyer që ngjall tabanin e muzikës popullore Edi Balilit.
-Ju këto ditë do të realizoni një klip të ri. Cila është mënyra e realizimit të këtij klipi?
Gjithmonë duke u konsultuar me grupin tim të punës kemi menduar që të sjellim një traditë të bukur të këngës qytetare të Shqipërisë së mesme. Mendoj që të sjell masivitet, me nje koreografi të mjeshtrit të madh Rexhep Çeliku. Ndoshta do të kem përkrah dhe këngëtarin profesionist Albert Tafaj dhe një grup zërash që do të më shoqërojnë.
-Si do të jetë Valbona në këtë klip të ri e stiluar apo përsëri me një veshje popullore sin ë klipin tjetër?
Po mendoj që të sjell një risi në këtë videoklip për sa i përket veshjes. Do të jetë një veshje e stiluar nga stilistja Zina Kondi.
-U bënë pothuajse dy vjet që punon për realizimin e këtij albumi, kjo një punë e lodhshme si nga ju edhe nga Edi Balili apo nga grupi juaj i punës. Sa është ndier lodhja dhe kënaqësia gjatë ditëve të punës për këtë realizim?
Kuptohet që ku ka një punë ka edhe një lodhje por kur kjo punë finalizohet me një sukses atëherë është edhe kënaqësia që e mposht lodhjen. Është bërë një punë e gjatë, në këtë album janë përfshirë nëntë këngë. Nuk mund të veçoj asnjë nga njëra tjetra, secila ka bukurinë e vet. Ka krijimtari të re ka orkestrime të reja dhe njëkohësisht këngë të vjetra të cilat janë risjell në një orkestrim të ri, ka edhe muzikë hause e ndërthurur me muzikën folk në këtë album. Do të ketë surpriza.
-Vitin e kaluar ju keni përfshirë tregun muzikor me një këngë “Hallë me burrë e hall pa burrë”, një bashkëpunim me këngëtarë të njohur si është Albert Tafaj dhe Mustafa Mehja. Kjo këngë vazhdon të dëgjohet akoma nga publiku?
Vazhdon të dëgjohet dhe do të dëgjohet shumë vite të tjerë më pas. Të paktën ky është mendimi im dhe i shumë adhuruesve të këngës sime. Unë mendova se kënga paraqet një shprehje të realitetit tonë. Ne përballemi shumë me këtë shprehje në jetën e përditshme, të paktën femrat shqiptare gjenden shpesh në pozicionin e të përdorurit të kësaj shprehje. Meqënëse kjo këngë është pëlqyer shumë unë mendova që ta fus përsëri në albumin tim dhe pse jo edhe ta titulloj ashtu.
-A keni menduar që të realizoni edhe këngën “Obobo mi mome” videoklip?
Po kam menduar edhe shumë shpejt madje, ditët e para të gushtit, do të keni një surprizë shumë të bukur. Kjo këngë është një këngë e vjetër tiranase dhe është e kënduar goxha nga publiku në dasma dhe gëzime familjare dhe menduam që ta sjellim me një orkestrim të ri.
-Si është bërë përzgjedhja e materialeve për albumin?
Përzgjedhja është bërë nga ide të përbashkëta dhe veçanërisht nga mjeshtri i kësaj fushe Edi Balili.
-Ju do të merrni një tur në qytete të ndryshme. Koncerti i parë i këtij turi ëshët bërë në Vlorë. Pse zgjodhët këtë qytet?
Në fakt ndikon pak sezoni veror. Njerëzit kanë nevoj për aktivitete të tilla gjatë pushimeve, por arsyeja më madhore është origjina e prindërve të mi. Në Vlorë ftesën e mora nga trupa e estradës së Vlorës, nga bashkia e qytetit dhe nga Parodistët e Vlorës të cilët ishin pjesëmarrës më këtë koncert. Jam shumë e kënaqur me pritjen që më ka bërë qyteti i Vlorës dhe i falenderoj për këtë.
-Cila ishte kënga që u prit më mirë?
Publiku në Vlorë është disi “problematik”, ose të prêt shumë mirë ose nuk të pret fare, për këtë jam shumë e kënaqyr sepse u prita shumë mirë atje. Publiku këndonte këngën “Hallë me burrë e hallë pa burrë”, i gjithë publiku dhe gjithçka kaloj mirë.
-Një nga këngët më të veçanta të albumit tuaj është kënga “Qan lulja për lule”. Më flisni pak për këtë këngë?
Kjo këngë sa herë e dëgjoj më emocionon pasi kjo ishte kënga më e preferuar e të ndjerës motrës sime dhe sa herë e dëgjoj emocionohem. Kjo këngë mund të prekë shumë zemra të tjera pasi është një perlë e vërtetë, sin ë aktrim si në muzikë dhe në gjithçka është mjaft e realizuar.
-Keni edhe një këngë hause në albumin tuaj. Kjo është kënga “Lutesh” me tekst të Armand Trebickës dhe muzik të Klodian Qafokut. Provuat diçka të re në karrierën tuaj?
Them se arrita të bëj diçka. Në fakt e nisa me dyshim realizimin e kësaj kënge por gjithsesi me punë them se arrita ta realizoj mirë. -Keni zgjedhur stinën e verës për promovimin e këtij albumi. A ka ndonjë sekret që gjithë këngëtarët i promovojnë albumet në këtë stinë? Sekreti qëndron sepse shtëpitë diskografike në stinën e verës punojnë më shumë dhe për faktin se në këtë stinë kthehen dhe emigrantët dhe kështu albumet për tu promovuar duhet të dalin në stinën e verës në tregun muzikor por edhe në dhjetor. Porn ë këtë sezon veror ka një përballje të një fluksi të madh këngëtarësh dhe mendoj se do të mbijetoj vetëm ajka.
-Si e ndien veten Valbona Halili në përballje me këngëtarët e tjerë të muzikës popullore. A do t’i rezistosh tregut muzikor?
Duke parë punën kolosale që është bërë për këtë album dhe cilësinë e tij mendoj se do arrij të mbijetoj mirë në këtë treg.
-A keni ambicie për këngëtarët e tjerë?
Jo. Në fakt është një ego dhe një smirë e mirë. Çdo artist duhet të ketë një smirë dhe një ego profesionale dhe unë këtë e kam patur që në fillimet e mia.
-Mendon se mbarimi i shkollës për kanto dhe për instrumentin e violinës është një plus i madh për ju në krahasim me këngëtarë të tjerë?
Normalisht që po. Të jesh një këngëtare dhe një artist që kërkon të arrish një kulm duhet të jesh shumë e kompletuar. Në fakt muzika popullore të del nga shpirti dhe nuk është e thënë që të jësh diplomuar për të por gjithsesi është një plus diploma.
- Ju keni filluar një tur koncertesh në qytete të mëdha të Shqipërisë. Keni menduar që të realizoni një koncert recital në Tiranë?
Padyshim që duke parë suksesin e albumit tim të tretë, është shumë i rëndësishëm për mua ky album pasi kam punuar me shpirt për të, kam menduar që të finalizohet me një koncert të madh në Tiranë. Nuk kam asgjë konkrete por ia lemë kohës.
-Si e kalon Valbona kohën e lirë?
Në kohën e lirë merrëm shumë me veten, bëj fitness dhe pa lënë mënjanë shoqërinë, kolegët dhe familjen. Jam shumë familjare jetoj me babin kam shumë nipër e mbesa, jam një amvisë e mirë, gatuaj merrem me shtëpinë.
-Aktiviteti më i afërt që keni?
Përveç turit me koncerte në qytete të ndryshme jam e ftuar edhe në dasma dhe gëzime familjare.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora