E enjte, 18.04.2024, 09:30 AM (GMT+1)

Mendime

Skandal seksi, shkarkohet Pango

E enjte, 05.03.2009, 07:41 PM


Ylli Pango
Nga Koha Jone

Kryeministri Sali Berisha shkarkoi mbreme ministrin e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango, nen dyshimet e forta se kishte abuzuar ne detyre duke ngacmuar seksualisht nje qytetare. Zyrtarisht, lajmin e konfirmoi zedhenesja e kryeministrit, Juela Mecani

"Kryeministri Berisha ka komunikuar me Ministrin e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Prof. Ylli Pango dhe i komunikoi atij se episodi i paraqitur ne media eshte i papranueshem ne moralin dhe standardet e qeverise qe ai drejton dhe Kryeministri Berisha ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e Ministrit te te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve", - citoi zonja Mecani.

Nderkohe, mes kryeministrit dhe ministrit, ka pasur replika te forta ne rruge telefonike. "Z. Pango lidhur me kete ceshtje i tha Kryeministrit Berisha se kemi te bejme me nje montature te mirefillte te medias", - beri te ditur zedhenesja. Ajo shtoi se Kryeministri Berisha u shpreh se "ky pozicion i z Pango nuk mund te sqarohet dhe saktesohet duke mbajtur postin e ministrit".

Skandali i dyshuar seksual, u transmetua mbreme ne televizion. Pamje filmike te regjistruara me kamera te fshehte, jane publikuar duke hedhur dyshime te forta ne figuren morale te ministrit Pango. Nje ish pedagog me gradat profesor e doktor, militant ne vite i Partise Demokratike, Pango demonstrohet ne video, me pamje provokative qe hedhin dyshime te forta per shfrytezim posti permes ngacmimeve seksuale. Ne pamjet dhe regjistrimet audio, tregoheshin dy vajza te cilat shtireshin se kerkonin te punesoheshin ne strukturat ne varesi te Pangos. Te instruktuara nga stafi i emisionit "Fiks Fare" ne Top Channel, vajzat kerkonin pune dhe hyne ne bisedime me Pangon. Sipas pamjeve qe besohet se ishin autentike, ministri vuri shume ne dyshim moralin e tij kur perpiqej te perfitonte seksualisht ne te pakten nje prej vajzave qe u paraqit per punesim.

Pamjet dhe regjistrimet audio tregonin perpjekjet qe bente ministri (gjithnje sipas emisionit), ku Pango jepte qartesisht mesazhin se per t'u punesuar duhet te "kalonin" tek ai.

KJ

Investigimi

Permes kamerave te fshehta, "Fiks Fare" ka treguar se si ministri ka tentuar te perfitoje seksualisht nga nje vajze e re qe kerkonte te fillonte pune ne MTKRS. Gjate takimit ne shtepine e Pangos, ku e reja iu tha se duhet te dorezonte dokumentet, ministri ka tentuar te abuzoje me te. "Kur femra eshte e guximshme, te gjitha rregullohen. Varet sa guxim ka. Ti mund te hysh tek panairet e turizmit dhe mund te dalesh me rroba banjoje. Per kete une kam qejf te shoh ekspozene tende", - ka deklaruar Pango. Madje, ministri ka tentuar t'i heqe vajzes edhe kemishen qe kishte veshur, pavaresisht kundershtimeve te saj. "Ti do ta heqesh per te tjere, si te mos e heqesh per mua? Po nuk u mesove me mua i bie qe...", ka pohuar Pango. Ne kembim te favoreve seksuale, ministri i ka premtuar vendin e punes vajzes. "Ti do te jesh prane meje ne panaire dhe do te kesh rroge te mire", eshte shprehur Pango.

TELEFONATA E PARE

Ylli Pango - Po.

Fiksi - Alo

Ylli Pango - Ckemi?

Fiksi - Mirmbrema profesor Ylli.

Ylli Pango - Mirembrema.

Fiksi - Me fal qe nuk e hapa telefonin pak me pare, por isha me familjen tek QTU-ja dhe nuk mund te flisja

Ylli Pango - Nuk ka problem, une kujtova se ishe ne gjume ( qesh ).

Ylli Pango - Mqs per sot kaloi se une tani prap po merrem me gjera te tjera, neser ta fiksojme nje cike qe te te takoj pak, mire?

Fiksi - ok por rreth cfare ore?

Ylli Pango - Shiko ta bejme keshtu se kam hall qe te tregoj rrugen shoferi ty ose te te sjell nja dy makina te ndryshme, ose ne nje makine si te duash ti. Nuk ka asnje problem. Ti te vish tek ministria le te themi rreth ores 5-5.30. Nga 5.30 tek ministria me kupton? Pastaj do te tregoj, eshte aty ajo ku te thashe, aty tek Tirana e Re.

Fiksi - Tek Tirana e Re... a mund te ma thuash edhe nje here se nuk e...

Ylli Pango - Me mire te ta tregoj shoferi qe mos te ngaterrohesh, ta tregon shoferi.

Fiksi - He se kam makine vete mund te vij edhe vete

Ylli Pango - ler makinen tende, me makinen e tij qe mos te shqetesohesh. Nuk ka asnje problem. E kupton edhe nje here kur te vish do te te prese shoferi me makinen time

Fiksi - Shoferi juaj

Ylli Pango - Shoferi i imi, i imi ti me makinen tende, vazhdoni. Do te tregoje se ku eshte instituti dhe kaq.

Fiksi - Ok. Do ndalem nje here tek ministria apo te vazhdoj

Ylli Pango - Te ministria, te ministria.

Fiksi - Dokumentet i pe?

Ylli Pango - Dokumentet i pashe prandaj thashe qe duhet te bejme pak muhabet sepse kam disa idera qe lidhen edhe me... prandaj po te them edhe per institutin sepse lidhen edhe me institutin. Dmth kam disa gjera per punen gjithmone qe po te jesh dakord ti shkon mire. Gjithsesi pasi ta shikosh ti sepse edhe ti ke te drejten e zgjedhjes e ke parasysh?

Fiksi - Ok, ok. Te thashe qe kam mesatare te mire dhe kam nje CV te pasur besoj qe...

Ylli Pango - Po e pashe pra e pashe. Ti the qe mesataren e ke keshtu mesatare, por ate nuk e kishe dhe aq mesatare, mire e kishe. Po pra mire ishte e vleresova, e kupton? Hajde ne 5.30 ne ministri a e kupton?

Fiksi - Tek instituti do jemi ne zyre, ne lokal do ulemi...

Ylli Pango - Po pra po. Jo mo ka zyre aty, ka zyre, eshte normale ka zyra asnje gje tjeter. Hajde ne ministri qe te te tregoj shoferi se ku eshte instituti dhe kaq asgje tjeter. Pastaj ne institut punet qe jane atje per tu bere dhe kaq. Do rrime nje cike vetem dhe ik pastaj

Fiksi - Ok. Ne oren 5.30?

Ylli Pango - Ne 5.30 jam ne ministri si ta kesh me kollaj se po te te them une dil atje, dil ketu nuk e gjen dot se ku eshte instituti a me kupton sepse do te vije shoferi? Qe te te trgoje rrugen ty, qe ta gjesh menjehere. Po te duash ta shpjegoj edhe keshtu une, nuk ka ndonje problem me kupton?

Fiksi - Ok ma shpjego se po vij me mire se e kupton... te vij...

Ylli Pango - Mire dil tek kjo qe te bej nje kalim andej une qe sot te ta tregoj si vend ku eshte dhe te vazhdoj pastaj. Dil tek kjo... e di banken "Pro Credit" ?

Fiksi - " Pro Credit " ku i bie?

Ylli Pango - Ajo rruga qe te thashe une qe te nxjerr te... si quhej?

Fiksi - Tek " Koha Jone "?

Ylli Pango - Po eee, por rruga e gjate. Kjo eshte aty te... ku del sheshi i rrumbullaket qe te con tek Tirana e Re

Fiksi - Po po tek Tirana e Re

Ylli Pango - Tek sheshi, sa fillon sheshi dmth

Fiksi - E kam idene " Pro Credit Banc " tek LSI-ja aty.

Ylli Pango - Aty LSI-se bravo, aty afer LSI-se. Per sa vjen ti, vonohesh shume?

Fiksi - Po per 20 min them nga Vora.

Ylli Pango - Ok, ok. Hajt pra ciao

Fiksi - Ok kur te jem aty pastaj do te te bej telefon.

TELEFONATA E DYTE

Ylli Pango - Ke ardhur?

Fiksi - Alo Prof.Ylli me fal se te mora per te njoftuar se ngaqe ka shume trafik ketu sepse po behen punime ne autostrade edhe nuk e di se sa mund te vonohem

Ylli Pango - E pashe, e pashe se edhe ketu ka nje trafik te tmerrshem tek kjo, por degjo

Fiksi - Po pra.

Ylli Pango - Kete mund ta gjejshe shume lehte ti. Atehere kete po ta them ne telefon une qe mos te ashtu... te vijsh me nge. Dmth LSI-ja eshte kur vjen nga Tirana per te shkuar tek Tirana e Re eshte ne krah te majte apo jo, eshte keshtu?

Fiksi - Po, po.

Ylli Pango - Kur vjen tek rruga e gjate qe eshte kjo rruga e gjate me peme anash, ne fund fare para se te kalosh tek sheshi i madh ne krah te djathte eshte " Pro Credit Banc". E ke te shenuar " Pro Credit Banc" duket ajo.

Fiksi - Po, po e kam parasysh.

Ylli Pango - E parasyshe kalon keto mobileri, lojra fati cfare jane te gjitha me rradhe. Ikalon te gjitha keto dhe para se te dalesh tek sheshi i madh krahe per krahe eshte banka " Pro Credit ". Perballe asaj eshte pallati 10 katesh jeshil. Tek ky pallati eshte instituti ne kat te 6-te dhe ka tabelen tek dera " Instituti Shqipetar i Studimeve Socjale dhe Psikologjike ". E ka te shenuar tek dera me tabel te kuqe te madhe. Dmth pallati jeshil eshte perballe bankes ne krah tjeter te rruges e ke parasyshe?

Fiksi - Po po e kam parasysh.

Ylli Pango - Do hysh nga mbrapa, do ngjitesh ne kat te gjashte, shikon ate tabelen e kuqe. Keshtu qe me mire ta fiksojme neser nga ora 5.30 atij direkt dhe e gjen dmth.

Fiksi - Ne oren 5.30 te vij vij direkt atje, mos te vij fare tek ministria.

Ylli Pango - Jo po nqs e ke keshtu ti kontrolloje nje here ne mengjes mund ta gjejshe direkt. Kontrolloje gjate mengjesit, mire? Dmth bjeri nje here andej ne mengjes, shiko dhe do e gjejshe kollaj po nuk e ke gjetur me thuaj nuk e kam gjet dhe vij e te marr edhe tek ministria po te duash. Eshte shume kollaj.

Fiksi - Ok se une mendova qe mqs do fle sonte ne Tirane mund te vij neser nga ora 9-10 tek ministria

Ylli Pango - Epo tek ministria e ke nje cike zor ti sepse une neser jam shume ne levizje, kam aktivitete e ke parasyshe? Ne ministri ti do vijshe nuk ka problem, kjo eshte sepse ne institut ka edhe gjera te tjera, kam per te treguar edhe disa gjera se une kam tjeter ide ta thashe prandaj do bejme pak muhabet. Kam idera edhe tek instituti brenda se jane dy gjera ministria dhe instituti. Edhe aty ka njerez si puna jote te tjere me kupton?

Fiksi - E kuptoj

Ylli Pango - Se me duhet aty, edhe aty me duhet juriste. Keshtu qe nuk ka... kjo eshte thjeshte per te... emrin e mundshem pastaj bej cfare te duash, vendos cfare te duash ti. Dakord?

Fiksi - Ok. Dmth ghjithsesi mos te te bej telefon sepse une jam nisur ne Tirane ora eshte 7.30 e kupton? Nuk e di se sa mund te vonohem mos te te bej telefon?

Ylli Pango - Po ja ti po ashtu bej, ta llogaris cfare te te them une ty gjithsesi une vendin ta thashe se ku eshte

Fiksi - Ok por thjeshte qe mos te te prish pune se mund te takohemi edhe sot. Nuk e di a eshte vone per ty?

Ylli Pango - Nuk me prish pune. Une jam tek rrugica tek " Kaprico ". Edhe ketu ka nje trafik te tmerrshem, nuk e di ti je duke ecur tani?

Fiksi - Po pra jam bllokuar ne trafik.

Ylli Pango - Ku ne trafik, ne c'vend eshte kjo...?

Fiksi - Eshte aty tek kjo autostrada qe ka fillua... po behen punime.

Ylli Pango - Mire gjithsesi kur te vijsh me bej nje telefon se une edhe mund te leviz se telefonin e mbaj hapur. Po qe se kam mbaruar pune shikohemi edhe sot, po qe se do jem i zene ta leme ne orari e neserm. Dakor?

Fiksi - Ora eshte 7.30 mendoj qe maksimumi, maksimumi ne oren 8 te darkes une jam aty.

Ylli Pango - Po nejse ti kurdo qe te vijsh me bej nje telefonate. ok?

Fiksi - Jam e penguar nga trafiku dhe jam si ne siklet se nuk e di per ceshtjen e punes besoj qe...

Ylli Pango - Pse, pse je ne siklet? Cfare sikleti ke?

Fiksi - Po e kupton me pelqen shume ai vend pune edhe... u be edhe shume qe jam papune edhe...

Ylli Pango - Sa kohe ke ti pa ashtu?

Fiksi - Ka 8 muaj.

Ylli Pango - Po jo mo jo se nqs ti i ploteson kriteret eshte normale ajo nuk ka asnje gje, pse duhet ta keshe me keshtu? Mos ki siklet fare. Une per te mire po mundohem nuk e kam per keshtu.

Fiksi - Nuk e di nqs e keni pare CV-ne, une personalisht mendoj qe deri diku i plotesoj kriteret.

Ylli Pango - I pashe, i pashe. I pashe por nuk eshte problemi aty. Do ti shikojme me detaje pastaj se cfare kishe ti. Ajo puna e gjuhes nje here eshte e rendesishme sepse anglishtja e ka nje vlere sepse edhe nje fraksion i huaj...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora