E marte, 23.04.2024, 10:15 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Ata që kurrë nuk harrohen

E enjte, 05.03.2009, 09:27 PM


Selim Hasanaj
Selim Hasanaj
ATA QË KURR NUK HARROHEN?

Nga Selim Hasanaj

Njerzve ju mbesin kujtime të ndryshme, mbresa të pashlyeshme që nga momenti i tyne kur kanë ardhë në jetë dhe e shijojnë nektarin e jetes dhe ju punon kujtesa e vetdija e derisa të vdesin. Dikush kujton per tanë jeten nji njeri, shumë njerz, dikush kujton nji ndodhi, shumë ndodhi, dikush kujton at e dikush ketë , por gjithsejcili kujton dicka nga e kaluemja që e ka lanë mbrapa.
Unë këto ditë të ftofta të fillim marsit, këtu në Norvegji ku sivjet muer vertet mot i klimes polare sepse ka dy muej që banë ftoft, bjen borë dhe temperaturat janë të ulta sa që nuk asht shumë lehtë , posaqrisht per ata në moshen time të dalin jasht andaj derisa po rrij i mbyllun dhe po pres djemet të vijnë nga punet e tyne të perditshme, unë kënaqem me nipat e vegjel e mesen e vogel dhe kur ata më largohen vrapojë tek kompjuteri dhe rendisi ndonji  varg shkrimi.
Këtë herë do të shkruej per mësuesit e mijë të cilet më mësuen shkronjat e ABETARES, më mësuen historin e dhimshme të popullit tim dhe më mishnuen me ndjenjen kombëtare të cilen aq sa pata raste, mundësi dhe kapacitet gjithmonë ja fala popullit dhe atdheut. Unë per asnjanin nga ta nuk kamë as nuk dijë shenime biografike të sakta , si ta zam data e lindjes,vdekjes, vitet e ndonji ngjarje e cila lidhet me ta, unë thjeshtë do shkruej nga kujtimet e mija si fëmijë, si nxanës i tyne pra nga mbamendja ime. Do fillojë nga mësuesi i klases së parë e do shkojë tutje , por pa harrue edhe mësuesit tjerë të cilet nuk më dhanë mesim mue sepse isha në paralele tjeter, por që i mësuen fëmijet tjerë dhe nga duert e tyne duelen kuadro të panumerta e edhe me qindra e mijra me tituj akademik.

IMER SADIK DRESHAJ - mësues

Shtator 1962, babë Mustafa ( past ndjesë) me muer per dore dhe së bashku ecem tre kilometra deri në Vrellë. Aty në Shkollen Fillore " HYSNI ZAJMI" në shkollen që i thojshin "shkolla te domi" baba më futi në klasë te mësuesi Imer Sadik Dreshaj ( past ndjesë). Baba bisedojë me mësuesin Imer dicka dhe ai ashtu si gjithmonë i buzqeshun erdhi , më mori per dore dhe më qoi te nji bankë ku më uli së bashku me nji djal simpatik. Ishte ky Ramush Fazli Maxharraj që tani asht diku në Geteborg në Suedi. Mësuesi Imer Sadiku ishte nji njeri jo shumë shtat madhë por ishte me krahnor të gjanë dhe kishte nji pamje karakteristike sepse ai veq se kishte flokë të zeza dhe paksa kaqurrel ai ishte i veshun me nji pedantni që kishte me i lakmue shumkush edhe sot e jo vetem atë kohë kur në Dardani ende mbretnonte skamja dhe sundonte politika e pamshirshme e dhunes policore të Aleksander Rankoviqit. Mësuesi Imer Sadiku ishte mësues i mirë, i urtë dhe shumë i dashtun per neve fëmijet e vegjel nxanësa. Unë vetem pas nji muej u ndava nga mësuesi Imer sepse ishte numri i madhë i nxansave dhe drejtoria krijojë edhe nji paralele, por para se të fillojë të shkruej per mësuesin tjeter unë e ceku se mësuei Imer Sadik Dreshaj ishte nji mësues, puntorë, i urtë, dhe ishte patriot. Ai me disa patriot tjerë nga Vrella dhe rrethina ishte në perkrahjen e demostratave të popullit shqiptarë të vitit 1968. Per shumë vite ishte njeri i afert në veprimet patriotike me veprimtaret Smajl Mahmut Blakaj, Idriz Dakaj e tjerë burra patriot të Vrellës dhe rrethit. Viteve të fundit si duket u demoralizue  dhe u dha pak mas alkoolit dhe diku në vitet e 70 pat vdek tragjikisht në nji aksident trafiku. Të falemnderit per mundin që bane dhe mi mësove disa shkronja mësuesi im i mirë Imer Sadik Dreshaj. Pusho i qetë në boten e amshuesjme. Andrra tu realizue, Dardania asht shtet i lirë dhe i mvetsishem. Me devotshmeni dhe respekt
nxanësi Yt Selim Hasanaj nga Lubozhda.

SADIK MAXHARRAJ- mësues

Pasi u formue edhe nji paralele mue më derguen në klasen e re. Aty ishte mësues Sadik Maxharraj. Nji burr me shtat mesatar, paksa me do pikla të vogla fëtyres, mbante mustak të hollë dhe të rregullt. Ishte i urtë, i dashtun, na mësonte dhe na edukonte, mbaj mend se ai në njanen dorë ( mesa më kujtohet e majta) kishte dy gishtat e fundit , pra të unazes dhe gishtin e vogël të dores të ngjitun. Ashtu kishte lind. Me këtë mësues të mirë unë vazhdova mësimin e shkronjave dhe i mora bazat per ardhmeninë e jetës sime. Mësuesi Sadik Maxharraj me vite punojë në bibliotekë masi ishte largue nga mësimdhanja. Si duket ai nuk shifej me sy të mirë nga pushteti dhe e larguen që mos ti "indoktrinojë" nxanësat. Per ata që e donin librin dhe edukimin Sadik Maxharraj gjithmonë preferonte libra të mira në biblioteken ku ai punonte.
Nuk e dijë a jeton ende. Unë i jamë mirnjohës per krejt cka ai më mësojë dhe udhzojë. Të faleminderit mësuesi im imirë.

NIMON BERISHA-mësues

Meqense fshati Vrellë ishte pak larg, baba Mustafë u angazhue të më bajë nji vend në Shkollen Fillore "17 Nandori" në fshatin Cerrcë shkollë kjo paralele katerklasëshe e asaj të fillores në Istog. Këtë shkollë e kisha larg vetem disa minuta ecje kambë. Aty më priti mësuesi i mrekullueshem, njeriu që në kujtesen time zan vendin e njerzve ma të dashtun ishte ky Nimon Berisha, më duket se asht nga Ozdrimi i Pejës apo nga Dubova. Kurr nuk e kamë dijtë saktsishtë. Mësuesi Nimon ishte nji engjull, ai i donte shumë nxansat dhe punonte pa lodhje me ta. Unë ulesha në nji bankë me Ismail Ali Rugova djalë i axhes së Presidentit Legjendë të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova dhe që nga ajo ditë e per tanë jetën Ismail Rugova mbet miku dhe dashamiri im ma i madhë. Ai tash punon në posten e Istogut dhe aty ka punue me vite, bile nga 1983-1989 punuem së bashku sepse edhe unë punova në postë. Pra të këthehem tek mësuesi Nimon Berisha. Në shkollen e Cerrcës mësohej me ndrrime dy klaset e para të fillores shkonin para dite e dy tjerat mas dite. Aty veq mësuesit Nimon ishin edhe mësuesit Muhamet Berisha-Medunjani, nji malsorë ky diku nga Plava apo Gucia që ishte nji trim i qartun dhe nji patriot i madhë. Te ky mësues kamë pa per herë të parë bicikletë me të cilen ai vinte nga Istogu e ma vonë  pash per herë të parë motocikletë prap te mësuesi Muhamet Berisha -Medunjani. Pastaj ishte edhe mësuesi Muhamet Bajraj i cili dij se ka vdek dhe me këte rast e falenderojë per kontributin e tij në arsim sado që unë nuk isha nxanës i tij. Pra kur unë isha nxanes dhe më mesonte mësuesi Nimon Berisha aty ishin edhe këta dy mesuesit tjerë. Pasi kreva klasen e dytë nuk e dij pse as ku shkojë por mbajë mend se mësuesi Nimon iku nga kjo shkollë. Unë ate kurr ma nu e pash as nuk dijta se ku ndodhet. Këtë verën që shkojë pra me 2008. mora vesh se ai asht gjallë dhe unë kështu publikisht e pershendes dhe i thamë  të falemnderit o mësuesi im i mirë.

REXHË REXHAJ

Në klasen e tretë dhe atë të katert  të shkollës fillore pata mësues Rexhë Rexhaj. Ishte ky nji mësues i ri i nji familje komshi me neve dhe nifeshim. Mësuesi Rexhë ishte nji flokëkaqurrel dhe mbaj mend se atbotë ai ishte i ri dhe kishte idol aktorin me famë botnore Gjems Din dhe edhe mësuesi Rexhë i ngjante atij bukur shumë. Unë isha mik i fëminisë me vëllaun e tij ma të vogël me z. Qerim Rexhaj dhe per dy vite radhazi nga mësuesi Rexhë mësova shumcka dhe i jamë shumë mirnjohes dhe jo vetem atij por edhe motres së tij Zizë Rexhaj e cila asht bashkshorte e shkrimtarit Mehmet Kraja dhe e cila më ipte libra të mirë per ti lexue, këtë e bante edhe vëllau tjeter që ma vonë në Gjimnaz u ba edhe arsimtar i imi z. Kadri Rexhaj që jeton diku në Zvicerr.Pra këta vëllazen me motren e tyne kishin konsiderat per situaten e varfer familjare që e kisha dhe kujdeseshin per mue sepse unë teper e doja arsimimin dhe lexoja. Në këtë shkollë ma vonë punuen si mësues Xhevat Blakaj dhe Enver Blakaj, bile Enveri punojë me vite dhe mbahet mend si mesues i shkelqyeshem dhe shumë i mirë. Xhevat Blakaj së bashku me Rexhë Rexhaj paten kalue në shkollen fillore në Istog dhe ipnin landen e fiskultures.
Do vazhdojë të shkruej per arsimtaret e kater klasë shkollimit tim fillor nji herë tjeter, pra per ata që më mësuen nga klasa e pestë e deri në perfundim të fillores në klasen e tetë. Këtë temë ndjeva nevojë ta perkujtojë sepse ndjeva borq per këta mësues të mrekullueshem, burra dhe patriot të devotshem të cilet me at njohuni fillestare që posa e kishin nxanë vetë per veti ata me vullnetin ma të madhë kryenin detyren patriotike ma të madhe që mund të kryhej, ata mësonin dhe arsimonin brezat e rinjë. Koha kur ata e kryenin këtë veper patriotike jo vetem se nuk ishte e lehtë, por ishte teper , teper e vështirë dhe e rrezikshme. Vetem per nji fjalë goje jo vetem se shkohej në burg per shumë vite, por mund të humbte edhe koka. Andaj unë konsiderojë se këta njerëz ishin të shejt sepse kryenin me devotshmëni nji emision të shejt. Ata pa dyshim janë nga shumë guret e themeleve të shtetit dhe jetës së sotme në Dardani. Lavdi e aferim u kjoftë per vepren e tyne. Unë i due dhe kurr nuk i harrova as nuk i harrojë.

Me perkulje dhe respekt të  devotshëm
ish nxanësi i juej
Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora