E merkure, 24.04.2024, 03:16 AM (GMT+1)

Mendime

Artan Mullaj: Arinjtë polarë të qarkullimit

E marte, 03.03.2009, 08:01 PM


Arinjtë polarë të qarkullimit

Nga Artan Mullaj

Surealizëm kombëtar!! Nëse përballur, prezantimi gjeografik i Shqipërisë nuk është as më shumë e as më pak se një peisazh i trishtë, me pyje te prera dhe fytyra të ngrira nga mungesa e brishtësisë në komunikim… cdo visitor i huaj që kalon në kufirin shqiptar, (në doganën shqiptare), do të ndiente patjetër në personalitetin e tij vulën e një burokracie poshtëruese, ndërsa do ti duhet të filtrohet nga doganierë historikë dhe policë shpesh mediokër, pa përvojë dhe pa autoritet. Në hyrje, në kufi, në vijim të këtij perceptimi, plehrat, makina të parkuara keq, zyra sigurimesh e qebatore, ngjitur njera me tjetrën… janë të afta njëlloj sa luginat e dëshpëruara të pyjeve të sakatuara prej vitesh, nga ana shqiptare, të stisin një dëshpërim njerëzor dhe një kureshtje muzeale, tek cdo visitor , ndërsa pejsazhi kufitar ngjan si i prerë me thikë. Vizitorit do ti duhet te elektrizoje aftësinë për ti bërë ballë përshtypjes shokuese se në këtë vend ka një ndarje, nje limit, një kufi që ndan dukshëm parajsën e perëndimit matanë, të mbetur pas, me skëterën, mizerjen, turpin, mjerimin, përpara, këndej…Mbrapa parajsa e fqinjit, gjelbërimi, morali i ligjit që zbatohet në detajin e fundit, përpara, shërbimi i vrazhdë shqiptar, gjeografia e thatë shqiptare, natyra shqiptare e shkalafitur, e masakruar dhe e shpyllëzuar.. e në fund, autoritetet shqiptare…

Pastaj udhëtimi në rrugën kombëtare të Shqipërisë, që është një rrugë e re dhe e mirëmbajtur vetëm në statistika, do ti afronte vizitorit imazhe nga fshatra kufitarë mesjetarë me varfëri feudale, ndërsa edhe klima, edhe atmosfera e pështjellimi qytetar në ambjente, vjen erë fukarallek, megjithëse makina lluksoze me shoferë gladiatorë fishkëllejnë mbi rrugën e re me sinjalistika të vjetra.

Në këto peisazhe, pemët anësore janë prerë prej kohësh, plehrat shoqërojnë udhëtarët komfortësisht, ndërsa postoblloqet e policëve rrugorë, si një stress, por jo si një përjashtim, janë aty, në këmbë, në cdo kohë, në cdo km.

Në këtë mënyrë, në një trazim të vetëdijes, vizitori perëndimor që hyn nga dogana e Kapshticës apo nga cdo doganë historimadhe e vendit, dhe udhëton drejt kryeqytetit të këtij vendi, pasi e ka të pamundur të shpjegojë maskaradën ekologjike dhe masivët e plerave në këtë vend, do ti duhet të shtrëngojë gjithashtu fort vidhat e durimit të nevojshëm për të kuptuar në këtë sfond kundrallogjikën e funksionimit të këtyre njerëzve që përfaqësojnë shërbimin rrugor shteteror.
         Sepse, per fat të keq, një pjesë e mirë e policëve rrugorë, thjesht, qartë, shkoqur, natyrshëm, por edhe paturpsisht,lypin e kërkojnë, vjedhin e abuzojnë në rrugë, pa dallim dhe pavetpërmbajtje.

Shumica e këtyre policëve janë barkmëdhenj ose mëndjemëdhenj, dhe postobllokojnë nëpër rrugët shqiptare, në hyrje dhe në dalje të cdo qyteti, duke ecur me koketësinë e grave me barë…ndërsa tunden me harqe të rrezikshme për shtyllën kurizore,për të rrezatuar pushtetshëm pushtetin e detyrës rrugore, që ju është ngarkuar.

Shpesh përballesh me ta, (me ata përballen shpesh edhe të huajt), me naivitetin e tyre dhe egoizmin e tyre provincial,, për të kuptuar se si është ndërtuar ekuacioni korruptiv i abuzimit me paratë publike. Në këta shpirtra zë fill modelimi i abuzimit,që i amplifikuar zbatohet në rangjet e larta, në ministrira, në tendera, në abuzime dhe marifete vjedhjesh të mëdha. Ky modelim është shpërdorimi brutal i pushtetit të madh e të vogël, ndërsa, babëzia e të vegjëlve për përfitime është aq më e madhe sa më e vogël është mundësia e tyre. E thënë shkoqur, një pjesë e mirë e policisë sonë rrugore, dje me 2000 lekshat, sot me 5000 lekshat që ju mbledhin padrejtësisht dhe turpërisht drejtuesve të automjeteve me dashamirësi hajdutësh i kërcënojnë viktimat e rrugës (shkelësat, por edhe të tjerët) se krahasuar me gjobat e ligjshme ndaj shkeljeve të bëra të cilat shkojnë në llogari të shtetit, dhuratat nën dorë për xhepat e tyre janë dyfish ose trefish më të ulëta.

Pikërisht në vijim të analizës së këtij abuzimi rutinë, megjithëse edhe vetë i mbajnë iso këtij realiteti, shumë njerëz me të drejtë mendojnë se etika e komunikimit dhe sidomos etika profesionale e policisë, (shpesh militante)kushtëzohet  sa nga mungesa e vetëdijes se kapelet në kokat e  pushtetarëve rrugorë qëndrojnë për shkak të “rëndesës” së parave publike, nga të cilat paguhen. aq edhe nga babëzia primitive për të përfituar maksimalisht dhe abuzivisht..
...Lekundin trupat pa muskuj dhe ecin ngadalë, me një autoritet pushteti të neveritshëm, që burron nga terrori spontan i pesëmijë lekshave që ata grumbullojnë përditë me shumicë nga taksapaguesat e thjeshtë.

Shumë e dinë se ndërgjegjiet e tyre, nëse ekzistojnë, nuk janë rënduar e vrarë aq fort nga mëkati i vjedhjes kësisoj të shoferëve në rrugë.

Edhe pse të grabisin në dritën e diellit, të vështrojnë shpërfillshëm, me sy naïve, me fytyra të lyrosura nga gostitë dhe pijet shpërblyese, pushtetarë të vërtetë, skënderbenj dhe bajramcurer të gjithë, pa përjashtim.

Gjithsesi janë fytyra e shtetit, fytyra e rebeluar e një pushteti të mlleftë,menaxhimi, autoriteti i shpifur dhe kultura ekzekutive në teren.

Këta njerëz janë stres psikologjik në cdo km, po aq sa janë shkelës dinjitetesh dhe fyerje pafajësish, duke u shndruar në një emocion të zi, për të gjithë, për shumicën.


Kush ka jetuar e udhëtuar në Evropë, por edhe në Ballkan, krahasuar me ta, e di se policisë sonë rrugore i mungon jo vetëm ndershmëria, ndjeshmëria dhe autoriteti professional, që të tjerët e kanë moto ditore funksionale. Diferenca është kaq e shqartër dhe kaq zhgënjyese, sa qetësisht gjithkush mund të supozojë se në Shqipëri, rruajtësit e ligjit ne rruge janë shndruar në hajdutë ordinerë xhepash njerëzish të varfër e të mërzitur nga shteti ti tyre.

Kjo mërzi dora dorës po shndrohet në një urejtje civile, që rritet aq më shumë sa shtohen postoblloqet në rrugë.

Por nuk është vetëm babëzia dhe vetëm mediokriteti. Kjo pjesë e konsiderueshme e njësive të Policisë rrugore, që e ka cmerritur opinionet nnë përgjithësi me gjithë sa përmendëm më sipër, është shkelës i parë i kodit ndërkombëtar rrugor, me të cilin shteti shqiptar ka një marrëveshje dakordësie… Policat rrugore tundin tabelat ndaluese për të provokuar shoferat që afrohen në postobllok, dhe shpesh, jashtë cdo rregulli, i ndalojnë ata në metrin e fundit… Duke sfiduar gjithashtu rregulloren, fshihen nëpër kthesa, për të kapur sa më shumë fajtorë, sepse shkelësit e rregullave janë në proporcion me 5-mijë lekshat e mbledhura në xhepat e tyre. Matjet e shpejtësisë bëhen maksimalisht në mënyrën e shkeljes së standarteve, që janë gjithashtu në koherenxcë,në përpjestim të drejtë me korrupsionin rrugor edhe vjedhjen publike.

(Kësaj vjedhje, këtij abuzimi, këtij turpi, i ka shërbyer edhe ligji absurd për qarkullimin me drita të detyruara edhe ditën, i cili, sipas statistikave, përkundrazi, nuk i ka shërbyer uljes së numurit të aksidenteve në vend)

Por këta arinj polarë të pushtetit rrugor mbi qytetarët e thjeshtë, kanë sakaq anën e errët të "hënës së tyre".. Fodullëku i këtyre njerëzve shnderohet sakaq në një servilizëm të mjerë, për një polarizim të rrezikshëm, pasi pafuqia dhe nënshtrimi ndaj shefave të tyre shndrohet aq më shumë në egerërsi hakmarëse për të tjerët, rrugëtarët e thjeshtë. Dhe shefat e tyre janë natyrisht oficerët institucinalë apo njerëz me imunitet politik, apo mediatik, të cilëve ju tremben aq më shumë sa më shumë 2-mijë leksha apo 5000 lekësha kanë futur padrejtësisht në xhepat e tyre… Por shefat e shefave të rrugës mund të jenë edhe kriminelët e lirë që qarkullojnë me foristrada, dhe policia rrugore është një cështje e fshirë nga problemet t tyre.

Këta janë përfaqësuesit e parë të autoritetit të shtetit shqiptar, fytyra e pushtetit ekzekutiv në Shqipëri. Sepse, pa metaforë, pa anësim, pa ndjeshmëri, pa tendencë e natyrisht pa ndjeshmëri dhe pështjellim surreal, mund të supozohet që një pjesë e mirë e këtij shërbimi, është shëmbëllimi i pastër dhe i derivuar i shtetit tek ne… Ashtu si shpesh edhe qytetarët e këtij vendi, edhe të huajt mund të jenë ndjerë të provokuar nga amplifikimi negativ i ekzekutivit në sjelljen e tyre, që është një etalon krahasimisht i papare nëpër rendet shoqërore me rradhë… Për një perëndimor është e qartë se askund, asnjëherë në shkallëzimet e mbryllta të epokave muk duhet të ketë patur fodullë të tillë të rruajtjes së ligjit, nga aurora e të cilit, megjithëse përbëres, llogjikisht përbëjnë një përjashtim…., që nuk mund të justifikohet.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora