E merkure, 24.04.2024, 06:16 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Burri që gjithmonë e mbajti plisin mbi vetull

E marte, 03.03.2009, 10:54 PM


Smajl Mahmut Blakaj
BURRI QË GJITHMONË E MBAJTI PLISIN MBI VETULLË?

Nga Selim Hasanaj

Në vazhden e shkrimeve të mija per burrat e kombit të fshatnave të Podgurit unë këtë herë kam zgjedhë të shkruej per nji BURR i cili ka lanë mbresa të pashlyeshme në kujtesen time që nga koha kur unë e pash per të paren herë. Dhe kur e pash per të paren herë unë isha nji fëmijë diku 9-10 vjec. Mbajë mend si sot kur atë ditë të bukur pranvere, kur gjelbrimi kishte marr  perpara me  vrullin e vetë dhe kishte zbukurue fushë e mal, kur kanga e zogjve dhe bilbilit ndegjohej me kënaqësi mas monotonisë dhe acarit disa mujor të dimnit, pikrisht në udhkryqin e rruges që qon majtas kah qendra e fshatit Vrellë dhe djathtas në drejtim të Istogut aty te shpija e Osë Shales qendronte nji burr me nji ftyrë markante, paksa fytyrë gjatë, me nji hund si sqep shqiponje, me plisin e bardhë në cep të synit dhe krahve mbante nji palltë të gjatë. Mendova kur e pash dhe thash, sa i quditshem kjenka ky njeri, po tash ka dal prandvera dhe nuk asht ftofët, pse mban veshun pallten?! Derisa unë vrisja mendjen per pallton e tij, më terhoqen syt e tij si  sy shqiponje dha ai papritmas më doli para. A je ti quni Selim nga Lubozhda me pyeti ai BURR dhe nga buzet e tij pash nji buzqeshje prindore pikrisht ashtu sikur prindi i buzqeshë fëmiut të vetë. Tek tash u zgjova nga bota ime e mendimeve  e cila më kishte hudhë në fantazinë e shpirtit fëminor dhe quditesha per at burr pse kishte veshun pallton e gjatë. Po i thash , unë jamë Selimi dhe perqudi u ndjeva sikur këtë njeri e njof moti, e kamë mik, të aferm, të dashtun dhe edhe unë i buzqesha atij ashtu spontanisht. Papritmas mas tij del nji engjellushë e bukur dhe unë u gëzova sepse pash se ajo ishte shoqja ime e klases Mire Blakaj. Ky asht baba im Selim, më foli Mirja. Unë i kamë folë atij per ty dhe ai don të të jap dicka. Burri markant më kapi per krahesh , më ngriti perpjetë dhe më tha: Kamë ndegjue se je nxanës i mirë, ti e don librin shumë me siguri, po ja ktheva, por unë pos ABETARES nuk kamë libra tjerë. Unë jamë i varfen dhe baba nuk ka para të më blen libra dhe buza mu dridh dhe gati fillova të kjaj. Jo mos u ban i lig. Ti je rrit tash dhe je burr. Mos u brengos, do vijnë ditë të mira dhe edhe baba yt do bahet i pasun dhe ti do kesh libra e shumcka tjeter, por deri atëherë unë tye permes kësaj vajzes time , kësaj bukuroshje këtu që asht shoqe e jotja e klases do të të dergojë libra të bukura dhe do kënaqesh tue i lexue dhe pa e perfundue mirë nga mbrendia e palltos së gjat nxori nji liber të vogel të cilin e kishte mbështjell me nji gazetë të RILINDJES. Ishte libri i poezive të Adem Istrefit " NETET KOSOVARE". Pra ky BURR i MADH, ky arsimdashes dhe patriot ishte Smajl Mahmut Blakaj nga fshati Vrellë ( tash Tedel) i Istogut.
Baca Smajl lindi me 11.10.1928 në Tëdel. Mesimet e para i mori në shkollen serbe në fshat të lindjes. Kur pushtohet Dardania pjesërisht nga ushtritë italiane dhe kjo sjellë bashkimin e Dardanisë me Shqipninë baca Smajl me nderpremje të njipasnjishme i vazhdojë mësimet në gjuhen shqipe. Deshira per dije dhe mësim e banë ate të dallueshem në zgjuarsi. Qysh në atë kohë kishte arrijtë ta sigurojë nji ekzemplarë të Kryevepres së letersisë shqipe LAHUTA E MALCISË e të pavdekshmit Gjergj Fishta veper kjo e botueme në Itali dhe me entuziazmin ma të madhë e mëson permendesh pothuej të tan Lahuten e Fishtes.
Me 17. tetor 1944 në Tedel ( Vrellë) hyjnë Brigadat III dhe V e ushtrisë partizane shqiptare dhe komandantet e këtyne brigadave vendosen në KULLEN e Mahmut Imerit. Baca Smajl me entuziazem i kishte pritë këta komandant dhe sado që ai si ma i ri i sherbente musafiret e nderuem ai kohë pas kohe inkuadrohet edhe në biseda që zhvilloheshin aty. Ai u tregonte atyne se cka kishte mësue nga librat që i lexonte të cilat ishin të botueme në Tiranë e gjetiu. Mas darke kur shtrohet biseda per levizjet politike dhe kur komandantet shqiptarë shprehin kënaqësinë e tyne per luften e perbashket që po e bajnë me partizanet serb kunder okupatorit nazist gjerman, Mahmut Imeri ( baba i baces Smajl) pa droje shfaqë brengat e veta dhe ju thotë komandantve shqiptarë se serbet nuk kanë besë dhe ata do tradhtojnë ( cka edhe ndodhi në realitet ma vonë), por komandanti shqiptarë i indinjuem per verejtjen e Mahmut Imerit e kerrcnon ate dhe i thotë se po shprehe edhe njiherë dyshime kunder vëllaznive serb  do të pushkatojë si tradhtar. Kjo ngjarje solli deri tek ajo sa Smajl Mahmut Blakaj që kishte marr vendim ti bashkangjitet brigadave shqiptare ma heret tash e ndrron mendimin dhe pergjithmonë e ruejti dyshimin kunder komunistve shqiptarë.
Në periudhen e pasluftes, në Pejë hapet e ashtuquejtuna "SHKOLLA E ULET DYVJECARE FINANCIARE" Qellimi ishte të pregatiten kuadrot per sherbime të ndryshme administrative, por kjo ishte edhe bazament per të vazhdue Gjimnazin , apo Shkollën Normale. Në vitin 1949-1950 nga Tëdeli në këte shkollë ishte regjistrue Idriz Daka i cili nga mësimdhansit ngarkohet që të propagandonte neper fshatna që sa ma shumë të rinjë ta regjistrojnë atë shkollë. Nga Tëdeli regjistrohen këta të rinjë: Halit Tak Dreshaj, Ahmet Ramë Dakaj, Smajl Mahmut Blakaj etj. Baca Smajl kishte shkue pa lejen e familjes. Vetem pas kater mujve antaret e familjes nen ndikimin e hoxhes katil Mulla Jasharit, e trajtojnë ashper edhe me dhunë fizike Smajl Mahmutin dhe e ndalojnë ta vazhdojë shkollimin. Menjiherë pas këtij deshtimi, ai shkon në sherbimin ushtarak ku per tri vite me radhë ( sa sherbehej atëherë) ai mëson per zejen ushtarake, mbrojtjen popullore, per sulmet diversante, per zbulim dhe kunderzbulim, per bazat e pergjithshme të kriminalistikes dhe per teknikat mjeksore.
Pas kryemjes së sherbimit ushtarak merr ofertë per tu punsue në shtepinë e shendetit si teknik mjeksor, por prap nga ndikimi i fortë i hoxhes Mulla Jashari nuk lejohet nga antaret e familjes as ta pranojë këtë punë. Hoxha që paguhej nga pushteti pushtues  i Beogradit propagandonte se vetem QAFIRAT shkojnë në shkollë, vetem JEZITAT punojnë punë zyresh. Shqiptari besimtarë i ALL-AHUT duhet të jet bujk dhe bari. Edhe baca Smajl pa vullnetin e vetë vazhdonë të mirret me bujqësi dhe blegtori por per asnji moment pa u ndal me percjelljen e ngjarjeve të kohës. Në vitin 1956 së bashku me axhen e tij Kadri Imerin e marrin policia në pyetje per armëmbajtje pa leje. Pas torturave që ju bajnë sistematikisht, dhe pasi shofin se nuk thyhet as Smajli as axha Kadri per tu ba vegla qorre të politikes, e perjashtojnë nga Lidhja e Rinisë Socialiste.
Me 01.07.1966 mbahet i ashtuquajtuni Plenumi i Brioneve me c'rast u menjanue rryma shoviniste e udhëhequn nga ministri i punve të mbrendshme të Jugosllavisë Aleksander Rankoviqi. Dhuna mbi shqiptaret paksa u zvoglue dhe kjo la hapsinë të mjaftueshme që të diskutoheshin idetë e ndryshimeve ekonomike dhe politike të popullit shqiptarë. Kjo rrymë e ideve ndikojë pozitivisht në mbarë Dardaninë. Në Vrellë u formuen grupe kulturore nga shumë të rinj entuziast si: Hysen e Avdyl Bicaj, Milazim Maraj, Hatije Maraj, Hysen Dakaj, Osman Demaj, Sadik Fetahaj,Muhamet Vuthaj, Rexhep Dakaj, Mire Blakaj, Ymer Lajqi nga Lubozhda dhe ky grup perkrahej nga Smajl Mahmut Blakaj, Idriz Dakaj, Nafije Dakaj, Sylë Ramë Dreshaj etj, etj. Këta entuziast dhe burrat e tjerë në krye me Smajl Mahmutin formojnë grupin dramatik dhe e vejnë ne skenë dramen "HAKMARRJA"  e cila u prit me ovacione nga publiku vrellas. Në këtë dramë baca Smajl e luen rrolin e "MIXHES DAN".
Pra paksa u krijue nji atmosferë tjeter dhe populli shqiptarë u ba gjenerator i diskutimeve neper komuna, bashkësi lokale , fshatna dhe lagje per Ndryshime Kushtetuese dhe kerkohet vota e "lirë" e popullit. Komunistet besonin se populli do kenaqet me disa ndryshime të vogla që propozoheshin prej tyne, dhe se ato do i votonte populli. Mirpo në mbledhjet që u mbajten në Prishtinë, Prizren e Gjakovë populli votojë per statusin e KOSOVËS REPUBLIKÊ në kuader të Federates Jugosllave. Edhe në Pejë votohet pro këtij statusi dhe në ketë rast Profesori i nderuem nga Vrella Dr. Sylë Halil Dreshaj diskuton dhe spjegon pse Kosova duhet ta ketë statusin e Republikes.
Smajl Mahmuti së bashku me Idriz Dakaj ishin të njoftuem permes shtypit per ecuritë e këtyre mbledhjeve. Me entuziazem të madhë dhe edhe me perkrahjen e parezervë të kryeplakut të fshatit Sylë Ramë Dreshaj organizojnë mbledhjen e cila mbahet në ambient të hapun pikrisht aty ku sot janë permendoret e deshmorve të UCK-së dhe me 29 shtator të vitit 1968 me fillim në oren 18.00 mbahet mbledhja per tu diskutue statusi i Dardanisë. Mbledhjen e hape Kryeplaku Sylë Ramë  Dreshaj. Lexohen pikat e rendit të ditës dhe Idriz Daka caktohet procesmbajtës nen mbikqyrjen e kater vertetuesve të procesit që ishin: Ibish Bajram Bicaj, Ibish Tahir Maxharraj, Smajl Mahmut Blakaj dhe Sylë Ramë Dreshaj. Masa ishte e hutueme dhe e friksueme. Nuk ishte lehtë të gjindeshin perkrahes të vullnetit të mirë e patriotik të organizuesve të tubimit. I pranishem ishte edhe Bajram Vuthaj, që ishte Kryetar i Komitetit Komunal të Lidhjes së Komunistve të Kosovës në Istog.
Bajram Vuthaj spjegon shkakun pse Dardania nuk mund të bahet Republikë, duke potencue se mungojnë kuadro profesionale njerz të shkolluem , Dardania asht e varfen dhe se emertimi Republikë nuk pranohet sepse sipas tij nuk mund të qendrojnë dy Republika me gjuhë dhe flamur të njejtë! Mas diskutimit të Bajram Vuthaj fjalen e merr BURRI KRESHNIK Smajl Mahmuti i cili së pari e hudhë si të pabazë akuzen e Bajram Vuthaj dhe thotë se Dardanija ka mjaftë kuadro, dhe ata i mjaftojnë per ta udhëheq, ka njerz të shkolluem dhe ka nentoka e Dardanisë pasuni të pafundshme dhe të pashfrytzueme, toka asht e pasun per zhvillimin e nji bujqësie moderne, ka minerale per zhvillimin e industrisë së lehtë dhe të randë, ka nji popullsi të re dhe të shendetshme dhe sa per emen ajo ate e ka të gatshem " REPUBLIKA E KOSOVËS". Pas baces Smajl diskuton Idriz Dakaj dhe thotë se në botë ka shumë republika me gjuhë dhe flamur të njejtë dhe merr shembuj dy Gjermanitë, dy Koretë etj. Mas diskutimeve, masa e trimnueme nga fjalet e Smajl Mahmutit dhe Idriz Dakaj voton per statusin e Kosovës Republikë. Kjo ndikojë që edhe në fshatin fqinjë në Studenicë mast popullore të votojnë per statusin e Kosovës Republikë. Idriz Daka arrin që materialin e mbledhjes ta shtypë në dy kopje dhe ta dergon te Kryetari i Komisionit Krahinor të Lidhjes Socialiste të popullit punues z. Iljaz Kurteshit. Mirpo krejt ketë mund dhe trimni e patriotizem e shkatrron Sekretari i Lidhjes Komuniste i Komunes së Istogut Mustafë Mucaj i cili me telefon raporton rrejshem në Prishtinë se votuesit vrellas me voten e tyne të "lirë" shprehen deshiren që edhe ma tutje Kosova të mbetet krahinë Autonome në kuadrin e Republikes Socialiste të Serbisë.
Nga rreziku se vota e lrë e popullin shpjen drejtë kerkeses per Republik të Kosovës, organet udhëheqëse nderpren diskutimet  publike per statusin e Kosovës. Kjo solli që gjatë tetorit dhe nandorit të vitit 1968 shperthyen  demostrata neper shumë qendra të Dardanisë. Kerkesat ishin që Dardanisë ti njihej statusi i Republikes.
Smajl Mahmut Blakaj, Idriz Dakaj, Imer Sadik Dreshaj e shumë tjerë ishin perkrahës të paluhatshem të demostratave dhe kerkesave të tyne. Sado që në nji mbledhje në Vrellë kishte diskutue Adem Lluka , shef i Sekretariatit të punve të mbrendshme në Pejë dhe demostratat i kishte quejt nacionaliste dhe shoviniste. Diskutimin e tij e kishin kundershtue Smajl Mahmut Blakaj, Imer Sadik Dreshaj dhe Idriz Dakaj dhe që të tret e pyesin Adem Lluken se kunder kujt e kanë ushtrue shqiptaret atë shovinizem?!...
Smaj Mahmut Blakaj gjithmonë e donte dijen , etja per te nuk i shuhej kurr. Ai burr me pamje markante, me nji figurë që rezatonte njikohësishtë trimni dhe burrni, por edhe urtësi e humanizem. Pamja e tij deshmonte per origjinen e shqiptarve se janë bijt e PELLAZGUT të vjeter, janë zogjet e ZEUSIT të Dodones. Ky burr i madhë per ta ngritë reportuarin e vetë të dijes, por edhe per tu lanë fëmijve të vetë të mrekullueshem pasuni , porositë nji furgon libra nga shtypshkronja "RILINDJA" dhe formojë nji BIBLIOTEKË familjare e cila do bahet shkollë per fëmijet e baces Smajl , por edhe dritare drite per shumë fëmijë dhe lexues tjerë të Vrellës dhe rrethit. Unë vetë kamë huazue me disa dhjetra libra nga baca Smajl. Ky burr u ba si nji orakul per brezat e rinjë.
Pikrisht per shkak të shpirtit të tij atdhetarë dhe ideve të tij humaniste të cilat prore i shprehte me urtësi dhe zgjuarsi, baca Smajl percillej nga organet e pushtetit pushtues dhe okupues serb e besa ky pushtet shumëherë kishte dorë të zgjatun edhe ndonji shqipfolës. Me 1972 arrestohet Idriz Daka, pas disa viteve arrestohet edhe baca Smajl. E torturojnë ditë me radhë me metodat e tyne barbare të torturave psiko-fizike, por e lirojnë në mungesë provash. Proceduren hetimore kunder Smajlit e kishte udhëheq Adem Lluka i cili kishte marr informata se Idriz Dakaj dhe Smajl Blakaj kanë literaturë të ndalueme, ai e dinte se me kend rrinin Idrizi dhe Smajli dhe me ke vepronin kunder shtetit. Me këtë rast Sherif Balaj vec e vec i kishte ftuer hapun per bashkpunim me kontratë dhe pagesë mujore, por kerkesen e tij e kishin hedhur posht me perbuzje. Në aktakuzen e Idriz Dakaj figuronin këta emna: Rexhep Zeqiraj nga Studenica, Xhafer Shatri nga Tomoci, Smajl Mahmut Blakaj nga Vrella, Zenel Ulaj e Binak Ulaj nga Vuthaj dhe Kadri Osmani nga fshati Makresh komuna e Kamenicës i cili banonte dhe vepronte në Prishtinë.
Masi i burgosin djalin Muharrem Blakaj , në vitin 1980, organet e fshatit Vrellë marrin vendimin që familja e tij "KRYEFORTË" të lecitet ( bojkotohet dhe injorohet) si familje e motivueme politikisht kunder sistemit socialist e vetqeverisës dhe si minues të bashkim vëllaznimit.
Me 1981 bacen Smajl e burgosin prap. Kësaj radhe kerkohej nga ai që të pranonte se ai bashk me djemet e vetë Muharremin dhe Xhemajlin i kanë shkrue parullat në faqen e "KERRSHIT TË KUQ".Gjatë marrjes në pyetje prap i bahet kerkesë per bashkpunim me organet e UDB-së nese deshiron ti ketë djemet shendosh e mirë... në të kunderten do ti vrasin nji nga nji. Smajl Mahmuti nuk jipet as dorzohet, ai qendron stoik edhe kunder këtyne kerrcnimeve të tmerrshme që ja bajnë. Per ta thye dhe poshtrue prap pason lecitja e fshatitn nga ai dhe familja e tijë. Me metodat e tij largpamse arrin tua ngulitë fëmijve të vetë në mendje dhe zemer rrugen e mundimshme të rezistencës per liri të atdheut.
Me 1986 ja arrestojnë djalin e vogel Xhemajl Smajl Blakaj të cilin vetem per nji javë arriten ta vrasin me tortura të cmenduna fizike. Asht flit se pergjegjësin per vrasje duhet ta mbajnë udbashet Istref Sadikaj nga Shushica e Istogut dhe Demë Mujaj nga Peja. Pra xhelatet kishin fillue mbajtjen e fjales, ja vranë sugarin Xhemajlin flokë kaqurrel dhe sy shqiponjë po sikur baca Smajl. As kësaj radhe baca Smajl nuk u ligshtue. Me devotshmeni të rrallë dhe me kurajo të paparë u bani ballë, jo vetem dhimbjeve të mëdhaja që ja shkaktojë vrasja e të birit duarlidhun, por edhe provokimet, sharjet, lecitjet dhe rilecitjet... qendrojë i pathyeshem pa u ligshtue, pa u gjunzue, pa kerkue ndihëm apo lutje nga gjakataret dhe anmiqet e tij dhe kështu stoikisht i sfidojë komunistet jo vetem serb e malazez por ma shumë ata shqipfolsa.
Deshten të ja vrasin edhe djalin tjeter Muharremin, por Smajl Mahmuti nuk u ligshtue, si largpamës që ishte ky arrijti të nuhat se pregatitej vrasja edhe e djalit tjeter Muharremit, andaj tue i ba ballë dhimbjet arrijti që Muharremin të posa liruem nga burga ta nxjerrë jasht shtetit per të mbijetue. Sot e asaj dite Muharrem Smajl Blakaj jeton me familjen e vetë në Zvicerr dhe asht nji nga krijuesit ma të mirë shqiptarë. Ka shkrue dhe botue disa romane.
UDB-ja cmendet pse Smajli shpetojë birin e vetë dhe pregatit nji komplot si aksident në komunikacion dhe me atë rast qellimi ishte ti vras djalin e madhë Halil Smajl Blakaj. Aksidenti ndodhi dhe u lenduen rand Halili dhe miqet e tij bashkfshataret Sadik Vuthaj dhe Hysen Blakaj të cilet bashk me Halilin ishin halë në sy te UDB-së.
Edhe këtë herë Smajl Mahmut Blakaj mund dhimbjen dhe ashtu të plagosun fizikisht dhe shpirtnisht arrin dhe nxjerr edhe djalin Halilin jasht shtetit.
Mbetet i vetmuem me bashkshorten e vetë dhe vajzat. Mirja vajza e tij si fëmiu ma i madhë martohet pasi kishte krye shkollen e naltë dhe ishte pedagoge. Nji vajzë tjeter i martohet në Lubozhdë dhe nji në Trubuhovc apo nji fshat afer aty dhe baca Smajl ashtu si kreshnik gjithmonë me plisin në cep të vetulles ecte me kohen dhe jipte gjithcka per ta pa atdheun e vetë të lirë dhe të mvetsishem. Kur paraqiten celulat e para të UCK-së në këto anë Baca Smajl nga pleqnia e thellë nuk kishte mundësi ti rrok armet, por ky e bani shtepinë e vetë nji nder bazatë ma të sigurta per tu strehue luftetaret e lirisë, nji pjesë e tyne tani deshmorë, si Ismet Bicaj, Skender Malush Maraj, Verim Blakaj etj etj.
Ky burr i jashtzakonshem, ky patriot i madhë dhe trim e bujar ishte jashtzakonisht i lumtur dhe me fatë sepse e arriti ta perjetojë ate ma të shtrejten ate per të cilen kishte dhanë bijtë e vetë dy duke i largue per tua shpetue jeten në mergim ndersa sugarin e dha deshmor per liri të Dardanisë, pra e arrijti ta gëzojë LIRINÊ. Andrra ju reralizue.
Me këtë dhe të gjitha deshirat tjera të realizueme dha shpirt në shtëpinë e tij me 29 shkurt 2003 nga nji sulm në zemer.
Jamë krenarë që e njofta dhe e deshta si baben tim sepse ai  posikur baba Mustafë i imi më frymzojë të bahem shqiptarë i mirë, të shkollohem dhe ta due ATDHEUN E LIRË.
Zoti e bekoftë jeten dhe vepren e të madhit BURR e PATRIOT Smajl Mahmut Blakaj.

Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji

PS: Shenimet biografike dhe shumë tregime të ndodhive tjera i mora nga i biri i baces Smajl, nga Shkrimtari ynë i madhë z. Muharrem Smajl Blakaj. Lum ti z. Muharrem kend kishe BABÊ. Por edhe ai pushon i qetë në amshim sepse pat djem të len mbrapa. Zoti ju bekoft juve të gjithve familjen Blakaj , pinjoll të Smajl Mahmut Blakaj.
Me respekt
Selimi



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora