E premte, 29.03.2024, 06:38 AM (GMT)

Mendime

Beqir Sina: Rugova krijoi miqësinë e përjetshme me SHBA-në

E marte, 03.03.2009, 09:40 PM


Bill Clinton - Ibrahim Rugova
Rugova krijoi miqësinë e përjetshme me SHBA-në

Nga Beqir Sina
 
Presidenti i 44-t i SHBA-së, Barak Obama, për herë të parë që kur hyri në garë për në Shtëpinë e Bardhë, e deri më sot, përmendi, qoftë edhe me një fjalë, Kosovën. Ai e bëri këtë deklarim publik në një fjalim të tij para mijëra ushtarëve amerikanë në bazën Kampi Lejeune në Karolinën e Veriut, teksa tha se e ka emëruar diplomatin e karrierës Christopher Hill (Kris Hill) për ambasador fuqiplotë të SHBA-së në Irak.

Presidenti i 44-t i SHBA-së, Barak Obama, është cituar të ketë thënë në këtë fjalim: "Ambasadori Hill është dëshmuar në punën e tij në Kosovë dhe në Kore dhe ka treguar pragmatizëm e aftësi, që ne na duhen tash", tha presidenti i 44-t i SHBA-së, Barak Obama, duke folur në Kampin Lejeune në Karolinën Veriore. Kjo është hera e parë që Obama, e "mat" punën e një zyrtari të administratës së tij me punën në Kosovë

Presidenti amerikan, Barak Obama, gjatë fjalimit tha se e ka zgjedhur diplomatin Christopher Hill, ish-negociatorin për Korenë e Veriut, si ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara në Bagdad. "Që prej kalimit në Peace Corps (një agjenci federale amerikane, vullnetarët e të cilës vijnë nga jashtë), deri në punën e tij në Kosovë dhe në Kore, ambasadori Hill është sprovuar dhe ka treguar talent dhe pragmatizëm, për të cilat kemi nevojë tani", deklaroi Obama në një fjalim në bazën e Kampit Lejeune, në Karolinën e Veriut,

Në maj 1996, gjatë një vizite në SHBA, i ndjeri Rugova u takua me sekretarin amerikan të Shtetit Warren Christopher dhe diplomatin e njohur amerikan Kris Hill, të cilët informuan për nismën amerikanë për hapjen e misionit të parë amerikan në Kosovë. Ndërkaq më 12 korrik kongresmeni Eliot Engel, miku i Rugovës, preu shiritin e misionit amerikan në Prishtinë, duke "prerë" në këtë mënyrë edhe shiritin e marrëdhënieve të institucionalizuara të Kosovës me SHBA-në.

Rugova ishte ai që i bëri shqiptarët miq të mëdhenj me SHBA-në

Duke ricikluar në këtë kontekst lidhjet e mira të shqiptarëve me SHBA-në, rikujtojmë rrugën që ndoqën ato me presidentin e parë të Kosovës, tashmë të ndjerin Ibrahim Rugova. Me Amerikën e lidhjet e tij, vizioni që kishte dr. Rugova si dhe me vizitat në SHBA dhe takimet që zhvilloi aso kohe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithnjë e më tepër po kuptohej më mirë çështja shqiptare e Kosovës, si dhe lufta paqësore për liri e pavarësi. Rugova qe ai që arriti të shpalosë në Uashington D.C. planin prej dhjetë pikash, i cili kur u vu në jetë solli edhe lirinë e ëndërruar të shqiptarëve më 9 qershor 1999. Rugova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u la shqiptarëve një mik të madh dhe të përjetshëm.

Në këtë vazhdimësi edhe miqtë e Rugovës, dhe të shqiptarëve në Amerikë, bënë që edhe presidenti i 44-t i SHBA-së, Barack Obama, të dalë nga ai "dyshim" që formuan shqiptarët për të nga deklaratat e tij të mëparshme pro serbe dhe mbështetja që kishte ai nga lobi serb në Illinois, ku ai shërbeu si senator. Presidenti i 44-t i SHBA-së, Barack Obama, ka folur për herë të parë me një "gjuhë" tjetër për Kosovën, por siç u komentua ajo deklaratë e Obamës, u tha se ajo u bë nëpërmjet ndikimit të nënpresidentit Biden, i dëshmuar si mik i madh i shqiptarëve. Mirëpo, pavarësisht se pati ndikim apo jo zgjedhja e Joseph Biden në krah të Obamës, deklarata dhe qëndrimet e tij, prej shtatorit 2008, në mënyrën më të qartë dhe të dukshme kanë larguar të gjitha dyshimet e mëparshme se ai "nuk është një mbështetës i fortë i Kosovës".

Presidenti i 44-t i SHBA-së, Barack Obama, pati deklaruar gjatë fushatës për President, se "e mbështet fuqishëm pavarësinë e Kosovës dhe si president do ta ndihmojë Kosovën që të begatohet ekonomikisht". Vënia e theksit në çështjen e Kosovës mund të ketë qenë muaj më parë se Obama të bëhej president, si synim për qetësimin e shqiptaro-amerikanëve, të cilët patën ndjekur me nervozizëm e shqetësim deklaratat që ish-senatori dhe ish-kandidati Obama, sot presidenti i 44-t i SHBA-së, ka bërë kohë më parë në lidhje me Serbinë. Përfundimisht thuhet:: "Barak Obama e mbështet pavarësinë e Kosovës dhe dëshirën e saj për të ecur drejt sovranitetit të plotë".



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora