Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Floresha Debinja

| E premte, 01.06.2007, 04:35 PM |


Floresha Debinja, Bilbili i Kenges Qytetare Beratase!

Pierr-Pandeli Simsia - New York, U.S.A

Dikur ishte një vajzë e re, punetore ne Kombinatin e Tekstileve ne Berat. Ndërsa nga duart e saja te brishta dilnin prodhimet e bukura shumengjyreshe, ne thellesine e shpirtit te saj vlonte një zjarr. Ishte zjarri i kenges.

Vajza e druajtur nuk mund te rrinte pa kenduar edhe kur qëndronte mbi makinen e saj te punës. Zeri i saj i ëmbël si kanarine, sikur nuk i shkonte t'i fshihej karakterit te saj te druajtur. Kerkonte te shperthente, te dilte nga ai kraharor i asaj vajzë qe kishte lindur për t'i kenduar vendit te saj, popullit te saj.

Ne Dhjetorin e vitit 1974 do të ngjitej për herë të parë ne skenen e Festivalit te 13-te te Kenges ne Radiotelevizion për te kenduar këngën: "Syrin pishe, Zemren barrot", e kompozuar kjo këngë nga Kristo Kote. Kjo do ishte dhe fillimi i saj për t'u ngjitur ne rrugën e gjatë e te bukur, ne artin e te kenduarit.

"Ju keni një këngëtare te madhe" do të thoshin ne Shkodër a ne Gjirokaster, nëse dikush prezantohej nga Berati dhe beratasit do ndjeheshin krenare për këngëtaren e tyre qe ishte bërë aq e njohur.

Floresha Debinja!
Kush nuk e degjon këtë emër edhe sot e të mos t'i tingellojne ende te fresketa këngët e bukura qytetare beratase, qe mjeshtrja e kenges Floresha me zërin e saj te ëmbël i çoi ne çdo familje. "Cupe thyej ato gjilpera", "Trendafili i bukur shumë", "Kur keputa borzilokun", "Kur hyn ne Mangalem" e shumë e shumë te tjera, kush nuk i degjoi dhe nuk u dashurua pas zerit te saj te ëmbël.

Nuk ka shtepi, jo vetëm ne berat, por ne gjithë Shqipërinë ku të mos këtë hyrë zëri i saj i ëmbël e melodioz dhe Floresha bashke me tingujt e saj do t'u dhuronte emocione te shumta gjithë atyre qe i adhuronin këngët e saja popullore.

Për shumë vite këngëtare e Estrades Profesioniste te Qytetit te Beratit, pjesemarese e shumë festivaleve te kenges popullore si edhe e festivaleve te kenges ne qytetin e Beratit, do ta conte zërin e saj edhe atje, ku e kërkonte vete jeta, pranë bujkut ne are, tek perurohej një lapidar deshmori apo inagurohej një fabrike, ne repartet ushtarake pranë ushtareve.

Si bije e Beratit, këtij qyteti djep i kulturës se lashtë, aq sa është vete lashtesia e tij 2400 vjeçare Floresha Debinja i erdhi në kohe qytetit te saj, për te kenduar folklorin e tij te pasur e te pashtershem, ashtu siç e kanë kenduar paraardheset e saja, Virgjinia Mile, Hyrije Saraci.

Perkrah vellezerve Dhimiter e Kozma Dushi, Ludmilla Baballeku,duke punuar për vite me radhe me ata, do ta conte këngën qytetare beratase edhe atje, larg atdheut, ku ndodheshin bashkeatdhetaret e saja, ne mergim jashtë Shqipërisë me Ansamblet Popullore Tomorri dhe Myzeqeja, ku do jepnin koncertet e tyre te suksesshme, duke u çuar bashkeatdhetareve një pjesë te munguar nga atdheu i tyre, Kengen e bukur Popullore Shqiptare.

Floresha i erdhi Beratit ne atë kohe, kur Kucedra Komuniste i kishte shtrire kthetrat e saja edhe ne art, atëherë kur populli jetonte kohën e ushqimit me tollona dhe kënga e saj do "ushqente"shpirtin e atij populli me zërin e saj te ëmbël dhe Berati do dinte si t'ia shperblente, duke e quajtur: Bilbili i Kengeve te tij.

Për formimin e saj si këngëtare një pune te madhe ka bërë edhe drejtuesi i orkestres se Estrades se Beratit, kompozitori, Artisti i Merituar Sotiraq Konci, i cili nuk do gabonte ne zgjedhjen e tij për te punuar vite e vite me radhe me Floreshen. Gjithashtu një pune te palodheshme kanë bërë edhe drejtuesi i grupit karakteristik te kenges, i paharuari Asqeri Kadena dhe Teki Luari.

Ne vitet e vështira te tranzicionit Floresha është e vetmja artiste qe nuk u largua nga vendi i saj, Shqipëria.
"Kam lindur e jam lindur ne Berat, i kam kenduar popullit dhe qytetit tim dhe Beratin nuk mund ta gjej kurrë ngado qe te shkoj..." do t'i përgjigjej këngëtarja atyre qe do ti ofronin një shtegetim jashtë Shqipërisë.

Këngët e saja te kenduara nder vite janë e vetmja pasuri e saja qe Floresha ka ditur te prodhoje e ta shperndaje këtë pasuri ne popull.

Floresha Debinja nuk mban ndonjë titull zyrtar nga ndonjë institucion kulturor shtetëror. Vlerësimi i madh qe populli i saj i ka dhënë e i jep, respektin dhe dashurinë, mirenjohjen për gjithshka ajo ka bërë gjatë karieres se saj si këngëtare, është me shumë se Artiste e Merituar, pse jo dhe Qytetare Nderi e Qytetit te Beratit.
Këngët e bukura qe ajo këndon me aq ndjenjë, zjarr e mjeshteri e kanë bërë këngëtaren Floresha Debinja te quhet: Mbreteresha e Kenges Qytetare Beratase.

10 Mars 2005 - AlbNet