E premte, 29.03.2024, 02:16 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Afrika, vendi ku të jesh grua është mallkim

E diele, 01.03.2009, 10:01 AM


Hapat e ngadaltë të ndërmarra nga shumë qeveri për përmirësimin e situatës janë tregues i shoqërive të prapambetura

Kanë shumë pak të drejta dhe u nënshtrohen abuzimeve e dhunës

Diskriminimi i grave në shumë sfera të jetës përbën sot një nga shqetësimet më të mëdha në mjaft vende të botës. Rritja e pabarazisë në të ardhura, në mundësi, shkollim dhe dhuna e ushtruar, përveç formave më domethënëse dhe të qëndrueshme të diskriminimit, në shumë shtete janë kthyer në probleme madhore. Ato ende vazhdojnë të jenë inferiore ndaj meshkujve, pothuajse në të gjitha drejtimet. Nëse vendet më të civilizuara të botës kanë bërë hapa të dukshëm për të përmirësuar cilësinë e jetesës së femrave, në shumë shtete afrikane femrat nuk kanë thuajse asnjë lloj të drejte. Mbi to abuzohet seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, ushtrohet dhunë dhe veprime të tilla nuk konsiderohen krime. Kongo, Etiopia, Çadi, Mozambiku, Mali, Guinea-Bisau, Burkina Faso, janë vetëm disa prej tyre. Sipas raporteve të ndryshme të Kombeve të Bashkuara, "Amnesty International", apo organizatat joqeveritare, japin disa nga vendet ku gratë nuk duhet të jetonin kurrë.

Papua-Guineja e re

Vajzat këtu bëjnë vetëm pesë vjet shkollë para se të shkojnë në punë. Ato janë katër herë më të predispozuara për t‘u prekur nga SIDA, sepse qëndrimi i tyre në shoqëri nuk i lejon ato të kryejnë seks të mbrojtur. Rreth 51 për qind e femrave aty janë analfabete, ndërsa pjesëmarrja e tyre në Parlamentin e vendit është më pak se 1 për qind.

Haiti

Sipas një raporti të vitit 2006 të Kombeve të Bashkuara, me rreth 50 për qind të grave në qytetin më të varfër të vendit, ku thuajse të gjithë jetojnë nëpër baraka, është abuzuar seksualisht. Nuk është për t‘u çuditur që përdhunimi vetëm katër vjet më parë u cilësua si krim. Organizatat joqeveritare tregojnë se ky problem asnjëherë nuk është marrë seriozisht, sepse shumë autoritete haitiane, përfshi këtu oficerë policie, apo pjesëtarë të sistemit gjyqësor, e konsideronin abuzimin seksual si krim vetëm nëse viktima ishte e virgjër. Për më tepër, nëse bashkëshorti zbulon se gruaja e tradhton në shtëpinë e tij sipas ligjit, ai mund ta vrasë atë dhe të falet, ndërsa nuk ndodh e njëjta gjë me gratë në të njëjtat rrethana.

Nepali

Nëse vajzat nuk martohen që kur janë adoleshente, mundësia më e madhe është që t‘u shiten trafikantëve të seksit nga familjet e tyre. Është vendi më i tmerrshëm për gratë në Afrikën e Jugut. Aty femrat përbëjnë 32 për qind të Asamblenë Kushtetuese, ndërsa shifra e atyre analfabete është 35 për qind. Në vend martesat bëhen në moshë të vogël. Gratë e lindura në vitet 1970 martoheshin në moshën 16-vjeçare. Si në shumë shtete afrikane, edhe këtu mëmësia konsiderohet e rrezikshme. Bashkë me Afganistanin, Nepali renditet në vendet me vdekshmëri të madhe gjatë lindjeve, që zakonisht kryhen pa ndihmë mjekësore. Megjithatë, qeveria është duke ndërmarrë disa hapa për të përmirësuar jetën e tyre.

Sierra Leone

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara "Human Development Report", ky mund të jetë ndoshta vendi më i keq në botë për të qenë grua. Shkalla e analfabetizmit është 24 për qind dhe një në tetë gra vdes gjatë shtatzënisë, ose lindjes. Jetëgjatësia mesatare e tyre nuk i kalon 43 vitet, një nga treguesit më të ulëtit në botë. Vajzat mund të bëjnë vetëm gjashtë vjet shkollë. Tmerret e luftës së gjatë civile në vend, ku një e treta e vajzave dhe grave vuajtën dhunën seksuale, vazhdon t‘i përndjekin ato edhe sot. Burrat vazhdojnë t‘i dhunojnë gratë pa u ndëshkuar. Parlamenti ka nisur të emërojë ligje që i konsideron krime sulmet ndaj grave, por shkalla e zbatimit të tyre është shumë e vogël.

Afganistani

Një grua vdes çdo gjysmë ore gjatë lindjes, duke e bërë vendin me shifrat më të larta të vdekjeve të grave gjatë lindjes në botë. Dhuna ndaj femrave është tipike për këtë vend. Rreth 87 për qind e grave afgane dhunohen vazhdimisht nga një anëtar i familjes.

Niger

Vetëm katër për qind e grave mund të përdorin kontraceptivë dhe 67 për qind e lindjeve bëhen pa ndihmë mjekësore profesionale.

Moldavia

Konsiderohet si shteti më i keq në Evropë për femrat. Ato përbëjnë rreth 22 për qind të Parlamentit të vendit, marrin rreth 63 për qind të rrogës që merr një mashkull. Shkalla e analfabetizmit për to është 99 për qind. Ky vend është burimi më i madh në Evropë për gratë e trafikuara drejt prostitucionit. Të ardhurat për person janë në të njëjtin nivel si India dhe Nikaragua; vajzat dhe femrat e reja bien pre e mashtrimeve të djemve për punë të paguara mirë në vende të tilla si Rusia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkaq, përpjekjet e qeverisë për të parandaluar trafikun dhe për të mbrojtur viktimat kanë qenë të dobëta. Shumë shpesh qeveritarë dhe oficerë të lartë policie kanë qenë të përfshirë në trafiqe.

Jemeni

Konsiderohet si shteti më i keq për gratë në Lindjen e Mesme. Pjesëmarrja e femrave në asamblenë e përfaqësuesve është më e ulët se 1 për qind, ndërsa shkalla e analfabetizmit te femrat është rreth 35 për qind. Martesat e hershme janë një problem i madh në vend: 48 për qind e vajzave martohen kur janë 18 vjeçe, por ka edhe plot raste kur janë 12 ose më pak. Rezultati? Shëndet i dobët për nënat dhe fëmijët. Një në 39 gra vdes gjatë shtatzënisë ose lindjes dhe një në 10 fëmijë humb jetën para se të shkojë 5 vjeç. Në Jemen, gratë bëjnë një jetë krejtësisht të kufizuar. Për shembull, për të udhëtuar jashtë vendit duhet patjetër leja e bashkëshortit apo e të atit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora