E enjte, 28.03.2024, 07:55 PM (GMT)

Mendime

Luftëtarja e heshtur

E diele, 01.03.2009, 12:09 PM


Carla Del Ponte
Carla Del Ponte
Ajo është ballafaquar me një grumbull diktatorësh gjenocidialë. Por pse Carla Del Ponte është e mbyllur nga diskutimi i librit të saj.

Nga Express

Carla Del Ponte nuk është tip i qetë. Prokurori evropian këmbëngulës mori përsipër disa nga anëtarët më të fuqishëm të mafias siciliane, kështu duke goditur me çekan lidhjen e tyre famëkeqe e quajtur "Lidhja Pizza" që ishte me bankierë zvicerane.

Si kryetare e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ajo tërhoqi Sllobodan Millosheviqin dhe dhjetëra të tjerë në gjyq për krime të luftës, si dhe hetoi aktet e gjenocidit në Ruanda. Armiqtë e saj e etiketuan duke e quajtur atë "lavire" dhe e komplotuan duke e kërcënuar se do ta çojnë në ajër, duke bërë kështu që qeveria zvicerane t’i caktojë asaj truproja rreth e qark, të cilët e mbrojnë edhe sot e kësaj dite.

Hetimet e saj i bën përshtypje ish-drejtorit të FBI-së, Louis Freeh dhe e tërbuan ish- drejtorin e CIA-s, George Tenet, të cilin ajo e mërziste duke i kërkuar ndihmë në gjetjen këlyshëve të Millosheviçit.

Në librin e saj autobiografik, "Madame Prosecutor” (Zonja prokurore), një botim në gjuhën angleze, i cili doli në treg muajin e kaluar, ajo kujton polemikën e freskët që ishte bërë pas akuzave zyrtare të drejtuara ndaj Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s, që sipas saj, kishin dështuar që të bëjnë hetimin e duhur për krimet e shqiptarëve të kryera ndaj serbëve në Kosovë gjatë vitit 1999.

"Madame Prosecutor" kishte krijuar një bujë të madhe kur fillimisht, në vitin e kaluar doli në shitje, i botuar në gjuhën italiane. Ky sensacion ishte bërë për shkak të fragmenteve të saj ku kishte shkruar për mizoritë e pretenduara të shqiptarëve. Në këtë libër, ajo raporton se ekipi i saj për krime lufte në OKB kishte marrë disa të dhëna se 100 deri në 300 serbë janë zhdukur apo kidnapuar menjëherë pas konfliktit në Kosovë, në vitin 1999. Sipas saj, ata ishin dërguar në Shqipëri, ku më pas janë vrarë.

Për më tepër, ajo ka shkruar se disave nga robërit që ishin më të rinj dhe më të shëndetshëm, mund t’ua kishin hequr organet e tyre dhe janë bërë pjesë e operacionit ndërkombëtar të trafikimit të organeve. Megjithatë, prokurorët shqiptarë kanë pohuar se hetimet e kryera nga autoritet lokale dhe ato të Kombeve të Bashkuara, nuk kanë treguar ndonjë dëshmi që do të mbështeste akuzat e saj.

Por këto akuza mund të kenë shkaktuar shqetësime brenda qeverisë zvicerane, e cila e kishte punësuar Del Ponten si ambasadore të vendit në Argjentinë, menjëherë pasi ajo përfundoi librin. Qeveria zvicerane më pas kishte ndaluar Del Ponten të diskutojë lidhur me çështjen. Si rezultat i kësaj, libri voluminoz i Del
Pontes është në turne, pa autor.

Del Ponte mund të jetë me gojë të mbyllur, por bashkautori i librit të saj, ish-reporter i gazetës New York Times, Chuck Sudetic, po flet hapur.

“Është me të vërtetë e çuditshme dhe me të vërtetë shqetësuese”, thotë Sudetic, i cili për momentin po bën turne në Shtetet e Bashkuara, në mbështetje të edicionit të librit në gjuhën angleze.

“Carla Del Ponte nuk flet me gjuhë të farkëtuar. Ajo është një grua që thotë atë që e mendon. Ajo bën atë me stil, por ajo nuk ka frikë të thotë atë që ajo mendon. Dhe ajo nuk ka frikë t’ia thotë atë askujt”, thotë ai.

Një zëdhënës i Ambasadës zvicerane në Uashington i ka thënë gazetës Newsweek që për Del Ponten të “shprehë veten” për një aktivitet të mëparshëm do të ishte në papajtueshmëri me “funksionin e saj momental”.

Por, zëdhënësi refuzoi të japë hollësi mbi mënyrën se si erdhi deri te ndalimi ose nëse ai zbatohet për çdo anëtarë tjetër të trupit diplomatik të vendit. Një burim i afërt me Del Ponten thotë se ajo nuk ishte njoftuar për ndalimin pasi që ajo mori postin e saj, edhe pse ajo tashmë kishte përfunduar librin dhe mori autorizimin për të udhëtuar në Milano për botimin e saj.

“Heshtja e Del Pontes ka ndërmarrë një taksë serioze në lidhje me shitjet”, thotë Judith Gurewich, botuese e Del Pontes për SHBA-në. Kompania e saj e quajtur “Other Press” kishte shtypur 15 mijë kopje të librit, por ajo deri më tani ka shitur vetëm 600 prej tyre. Pa yllin e shfaqjes, mediat janë tërhequr nga intervistat, dhe planet për turneun e librit duhet të zvogëlohen. “Ëndrra ime ishte që Stephen Colbert do të kishte bërë intervistë me të”, thotë Gurewich, e cila ishte konsultuar me zyrtarët zviceranë, por nuk kishte pasur sukses për t’i bindur ata të heqin ndalimin. “Mua më thanë që si ambasadore e Zvicrës në

Argjentinë, ajo nuk mund t’i bijë borisë për librin e saj. Ndonjëherë politika shtyp të drejtat e njeriut. Ata pretendojnë se është më mirë për të gjithë.

Por pse është Zvicra kaq shumë e shqetësuar?

Disa specialistë të Ballkanit sugjerojnë se liderët e vendit mund të kenë frikë nga një stuhi e ardhshme politike. Dalja e librit në gjuhën italiane në pranverën e vitit të kaluar, përkoi me vendimin e ndjeshëm të Zvicrës për të njohur Kosovën si vend të pavarur, një qëndrim i përbashkët i Shteteve të Bashkuara dhe nga një pjesë e madhe e Evropës Perëndimore, por që është kundërshtuar thekshëm nga Rusia.

Deklaratat politike për mundësinë e kryerjes së krimeve nga shqiptarët e Kosovës, gjithashtu mund të ketë vënë zyrtarët e lartë të Zvicrës në një pozitë të palakmueshme.

Del Ponte ka shkruar se disa bashkëkombës zviceranë e kishin këshilluar atë në lidhje me diskutimin e çështjes së dhunës së shqiptarëve në librin e saj. Në të njejtën kohë, një burim i afërt me Del Ponten, duke folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë diplomatike, ka lënë të kuptohet se ministri i Jashtëm i Zvicrës mund të jetë i kujdesshëm për të qenë i treguar në skenën botërore nga një yll ambasador.

Cilado qoftë arsyeja, libri ka pasur sukses për të tërhequr vëmendjen dhe për të bërë polemikë. Më 23 shkurt, qeveria serbe kishte deklaruar se do të bëjë presion mbi autoritetet shqiptare për të marrë më shumë informacion lidhur me trafikimin e supozuar të organeve.

Dhe nuk ka dyshim se plagët politike në Ballkan vazhdojnë të qelbëzohen gati një dekadë pasi që Kosova kishte filluar rrugën për pavarësi dhe ndarjen e dhimbshme nga ish-Jugosllavia.

Sudetic pranon se teoritë e errëta të konspiracionit janë të zakonshme në rajon, të cilën gjatë viteve 1990 ai e mbuloi për Times, (Sudetic, i cili e bëri gjithashtu një masë si analist me gjykatat e Ballkanit, tani punon për Institutin e Shoqërisë së Hapur, një grup politik i mbështetur nga George Soros). Por ai vazhdon të pohojë se ky rast përfshin dëshmi të forta.

Sipas librit, hetuesit gjetën vegla mjekësore dhe gjurmë të gjakut në një vend të lokalizuar nga një vizitë e gazetarëve e kryer në vitin 2004. Por prapë, atyre u mungon një dëshmi definitive e krimit, pasi që nuk kanë gjetur asnjë trup. Gjetja e dëshmitarëve është një sfidë. Parashikuesit e vendit, një grup i gazetarëve, nuk do të zbulojnë burimet e tyre. Dhe njerëzit që jetojnë pranë vendit nuk do të bashkëpunojnë.

Gjykata e Del Pontes nuk kishte juridiksion për të ndjekur rastin, pasi që krimi i supozuar ka ndodhur jashtë Kosovës dhe pasi që kishte pushuar konflikti i armatosur. Për hetim të qëndrueshëm të ndonjë krimi, autoriteteve lokale të Shqipërisë dhe Kosovës do t’u duhej të tejkalonin kujtimet e mizorive të serbëve të kryera ndaj popullit të tyre, kujtime të cilat ende janë të freskëta në mendjet e tyre. Zemërimi ka hyrë thellë.

Në një pikë, Del Ponte shkruan se një prokuror shqiptar i kishte thënë njërit nga hetuesit e saj se “nëse ata i kanë sjellë serbët përtej kufirit të Kosovës dhe i kanë vrarë, ata kanë bërë një gjë të mirë”. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, i cili kishte juridiksionin mbi shtetin e ri, menjëherë pas konfliktit, kishte shkuar për të shikuar vendin së bashku me ekipin e Del Pontes. Por ata u ndeshën me të njëjtat probleme, me gjetjen e dëshmitarëve, në mesin e komunitetit të vogël e të ndërthurur të shqiptarëve. Dhe ata e lëshuan rastin. (Në nëntor, një zyrtar i OKB-së i kishte thënë Associated Press se hetuesit e organizatës nuk kishin gjetur asnjë provë thelbësore për të mbështetur pohimin se serbët janë marrë në Shqipëri dhe u vranë.)

Udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi kanë dëmtuar akuzat e Del Pontes, duke i quajtur si joreale dhe fantazi të saj, duke pretenduar se ajo kurrë nuk e ka ngritur çështjen gjatë takimeve private. Nuk është hera e parë që ajo ka sjellë zemërim. Kundërshtarët e saj e akuzojnë për punën e dobët të saj në gjykimin e
Milloshevicit, duke e lënë kështu atë të vdesë gjersa ishte duke u mbajtur nën arrest në Hagë në vitin 2006, pesë vjet pas arrestimit të tij, dhe pa e shpallur asnjëherë aktgjykimin. Kritikët pohojnë se ajo nuk arriti të ofrojë mbrojtje adekuate për dëshmitarët e saj dhe si rezultat i kësaj disa janë vrarë, duke bërë që të tjerët të frikohen për të dëshmuar. Dhe në fund të fundit, ajo u largua nga Gjykata e Krimeve të Luftës së Ruandës- në Tanzani, pas ankesave që arritën për udhëheqjen e dobët të hetimeve, derisa ajo e ndante kohën në mes të kërkesave të Ruandës dhe Ballkanit. (Del Ponte pohon se Qeveria e Ruandës e ka kundërshtuar atë në ndjekjen e rasteve kundër tutsive si dhe hutuve.)

Cilido qoftë reputacioni i saj, akuzat e saj të fundit kanë një fitil të ndezur. Menjëherë pas botimit të librit “Madame prosecutor”, Human Rights Watch botoi një raport duke ofruar prova se hetuesit e tyre vazhdojnë të verifikojnë në mënyrë të pavarur pretendimet e Del Pontes.

Nacionalistët serbë janë kapur mbi ketë histori, veçanërisht mbi elementet e kontrabandimit me organe, duke bërë kështu të thonë se ata janë demonizuar në mënyrë të padrejtë në sytë e botës. “Deri tani, akuza kryesore kanë qenë gjithmonë në lidhje me krimet kundër shqiptarëve. Por me këtë libër, papritmas ne kemi një histori në lidhje me krimet e shqiptarëve”, shpjegon Natasha Kandiq, veprimtare e të drejtave të njeriut.

“Shqiptarët refuzojnë, sepse ata thonë se administrata e Kosovës nuk kishte fuqi në atë kohë. Ata thonë se Carla Del Ponte nuk ka dëshmi. Por ku janë mbetjet e këtyre një mijë njerëzve? Ku janë të fshehura varrezat masive?” thonë ata. Të armatosura me fotot e sapomarra, me të cilat supozohet se janë ushtarët e Kosovës në Shqipëri, zyrtarët serbë tani po bëjnë presion mbi autoritetet shqiptare për të dhënë informacion. Por ata janë duke u ndeshur me rezistencë, derisa zyrtarët kosovarë dhe të Shqipërisë vazhdojnë të thonë se çështja është hetuar në mënyrë adekuate.

Tema e ndjeshme politikisht më tutje mund të shpërthejë. Dick Marty nga Këshilli i Evropës, hetimet e fundit të të cilit kanë treguar rrjetin e fshehtë të burgjeve të CIA-s, të cilat janë të përfshira në interpretime të jashtëzakonshme, tani janë në shqyrtim. Dhe Sudetic thotë se ai pret që argumentet shtesë në lidhje me krimet e dyshuara të dalin brenda gjashtë javëve të ardhshme. Në këtë pikë, autoritetet në Kosovë dhe në Kombet e Bashkuara do të jenë të detyruara.

“Ata duhet të bëjnë këtë, herët ose vonë, të arrijnë një të vërtetë të mirë, është vështirë të shikohet në krimet e luftës të kryera nga shqiptarët kundër serbëve, të cilat krime shqiptarët i mohojnë”, thotë ai.

Derisa diskutimet po sillen vorbull, Del Ponte ulet heshtur në postin e saj diplomatik në Buenos Aires. Në librin e saj, ajo dënon atë që ajo e quan ”muro di gomma”, një ”mur gome”, që krijon një klimë të vetëkënaqësisë në të cilën politika trumbeton në ndjekjen e drejtësisë.

Ndoshta ajo mendon se ajo është pas një muri të tillë. Ne nuk e dimë, ajo nuk mund të flasë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora