Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ardjan Trebicka: Abuzimi me këngën, flet për krizën në treg

| E marte, 05.09.2006, 04:29 PM |


Ardjan Trebicka
Ardjan Trebicka vjen me një album të ri në tregun muzikor. Ai edhe këtë herë sjell origjinalitetin dhe muzikën autentike shqiptare. Këngëtari tregon se si theu tabutë e paragjykimeve ndaj ciganëve. “Ciganët kanë qenë të paragjykuar gjithmonë dhe do të vazhdojnë të jenë të paragjykuar. Megjithatë tek ciganët mua më pëlqen bota e lirë dhe koloriti, janë një pjesë e shoqërisë dhe më janë dukur gjithmonë interesantë. Kam gjetur diçka që më ka tërhequr, është një diçka shumë e brendshme dhe kështu që vendosa të bëj albumin “Do bëhem cigan”. Ky album ka grisur kornizat e paragjykimit dhe më vjen mirë që pas këtij albumi edhe shumë këngëtarë të tjerë kanë përdorur fjalën cigan në këngët e tyre” shprehet Ardjan Trebicka. -Albumi juaj i fundit është me këngë arbëreshe. Si ka qenë përzgjedhja e tyre?
Kënga “Shkova ka dera jote” është një baladë shume e vjetër arbëreshe, rreth 150 vjet. Të them të drejtën kam hulumtuar gjithmonë mbi folkun arbëresh sepse mendoj se është një muzikë e pastër shqiptare, e mbajtur dhe e ruajtur me fanatizëm nga arbëreshët. Dhe mendova se pse të mos e sillja edhe në Shqipëri.

-Ju keni nxjerrë katër albume dhe secili prej tyre është i veçantë. Ju jeni edhe i veçantë për interpretimin e serenatave dhe të një muzike të cilën vetëm ju mund ta përcillni…
Gjithmonë kur më thonë për serenatat mendoj për muzikën korçare e cila është në planet e mia për të ardhmen. Kam dëshirë të realizoj një album me këngë korçare sepse është edhe origjina ime. Ndoshta muzika arbëreshe ka pak tendencën e serenatës brenda dhe kështu edhe ngatërrohemi. Megjithatë për sa i përketë veçantisë, nëse përpiqesh të bësh diçka e cila nuk është e huazuar dhe është origjinale them se vetvetiu këngëtari bëhet original dhe i veçantë.

-Ashtu si dhe këngët videoklipet tuaja janë tepër të veçanta dhe tepër serioze. Si keni arritur që të godisni në publik?
Jam përpjekur që videoklipet t’i realizoj thjesht, jo duke u mbështetur në anën kompjuterike port ë mbështetura mbi fabulën e këngës. Kam punuar me regjizor dhe emra të mirëfilltë në tregun muzikor shqiptar të medias televizive dhe mendoj se kemi goditur.

-Albumi juaj i kaluar titullohet “Do bëhem cigan”. Pse ky titull?
Ciganët kanë qenë të paragjykuar gjithmonë dhe do të vazhdojnë të jenë të paragjykuar. Megjithatë tek ciganët mua më pëlqen bota e lirë dhe koloriti, janë një pjesë e shoqërisë dhe më janë dukur gjithmonë interesantë. Kam gjetur diçka që më ka tërhequr, është një diçka shumë e brendshme dhe kështu që vendosa të bëj albumin “Do bëhem cigan”. Ky album ka grisur kornizat e paragjykimit dhe më vjen mirë që pas këtij albumi edhe shumë këngëtarë të tjerë kanë përdorur fjalën cigan në këngët e tyre.

-Pse pikërisht “Do bëhem cigan”?
Befasia është se megjithëse jam një njeri që nuk është në rracën e tyre i ka kënduar botës cigane. Por kjo nuk do të thotë që një cigan nuk do t’i këndoj botës sonë. Nuk mendoj se publiku shqiptar ka paragjykime për ciganët.

-Sa ndikon origjina juaj në përzgjedhjen e këngëve serenata?
Nuk kam kënduar asnjëherë një serenatë korçare, por origjina më ka ndihmuar për të kënduar këngë arbëreshe. Ato kanë një lloj lidhje me njëra-tjetrën.

-Pse nuk keni kënduar serenata korçare?
Për hir të së vërtetës me këngët korçare këto kohët e fundit është abuzuar shumë me këngët korçare. Muzika korçare nuk është ajo që dëgjojmë ne tani me nota shumë të grekëzuara. Megjithëse mua më pëlqen ajo nuk është muzikë e mirëfilltë korçare. Korça ka një traditë që edhe vetë grekët do e kishin zili. Mua më pëlqen që muzika të ngelet origjinale.

-Mendoni se përpunimi i këngëve bëhet për arsye që të pëlqehen në publik?
Të gjithë këtë histori unë mund ta shpjegoj me dy fjalë. Tani është një treg shumë shterpë, përderisa abuzohet me muzikën popullore e cila ka ardhur prej shekujsh origjinale. Megjithë shfrytëzimet që bëhen mund të rezistojnë një vit apo dy por përsëri do të jetë ajo mëmëza nga e cila është marrë kënga, ajo do mbetet përsëri. Për mendimin tim i gjithë ky shtrembërim është një fllucë një ajër.

-Ju në albumin tuaj të ri keni këngë të vjetra arbëreshe dhe një pjesë krijimtari të re. Sa prej këtyre këngëve janë krijime të reja?
Ky album ka krijimtari e cila i përket kompozitorit Ilirian Mihali, janë orkestruar nga vetë ai. Tekstet i ka shkruajtur Armand Trebicka, i cili është im vëlla. Meqënëse jemi vëllezër ai e njeh shumë mirë karakterin tim dhe arrin të më përshtati tekstet. Jemi një staf që kemi bashkëpunuar prej kohësh. Ky staf është njëbërthamë që funksionon më së miri.

-Ju mendoni se është më mirë të punosh në grup apo individualisht?
Duke punuar në grup gjërat janë më unike. Unë jam pak fanatik për njerëzit besnik të cilët e njohin natyrën time. Kështu unë ndihem mëkomod.

-Si ke mundur të arrish të gjesh tekstet e vjetra arbëreshe?
Për këtë gjë më ka ndihmuar shumë Instituti i Kërkimeve Popullore i cili më ka hapur dyert për të hulumtuar në muzikën e vjetër shqiptare, kam miq arbëresh, kam kontakte me personalitete të muzikës arbëreshe, kam shkuar vetë në Kalabri. E gjithë kjo axhendë ka sjellë materialet e albumit tim.

-Dëgjohen albumet tuaja në Kalabri dhe si priteni kur shkoni atje?
Një shprehje që më ka ngelur në mendje pas një koncerti në Kalabri ka qenë e një djali të ri i cili më ka thënë “Ardian ti je ajri ynë”. Gjëja që më bëri përshtypje është se albumet e mia ekzistojnë në shtëpitë e kalabrezëve. Për këtë gjë më erdhi mirë.

-Si e gjen veten Ardian Trebicka në tregun shqiptar?
Të them të drejtën sipas rregullit çdo njeri që është në tregun muzikor quhet koleg. Mund të them se ka një lloj abuzimi me tregun dhe më shumë me dëgjuesin dhe blerësin. Nëse do të vazhdoj kështu muzika shqiptare do të jetë në një tunnel i cili nuk ka fund. Jo çdo gjë që realizohet mund të hidhet në treg.

-Sa kohë ka zgjatur realizimi i katër albumeve tuaja?
Të jem i ndërgjegjshëm të tre albumet e parë kanë qenë të stivuar në mendjen time dhe më është dashur vetëm një punë intensive për realizimin e tyre. Në fund pas dy vitesh apo gati tre është realizuar edhe albumi i katërt. Ky album donte më tepër kohë sepse vinte pas tre albumeve të cilat pothuajse dolën në një kohë shumë të shkurtër. Dhe kur arrin suksesin është shumë e vështirë tam bash atë. Kur del për herë të parë nuk paragjykohesh se çfarë ke bërë apo çfarë do të bësh. Në momentin që ti ke disa albume duhet të jesh shumë i kujdesshëm për atë që realizon. Më pëlqen që këngët të kenë një nacionalizëm brenda dhe një frymë patriotike dhe sa më origjinale.
Sot