Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Dardani: Une dy fjale, Ypi pak me shume...per nje Zagar!

| E premte, 27.02.2009, 05:12 PM |


Kjo (me poshte) eshte replika e z. Edison Ypi, i cili, si shume shqiptare te tjere, eshte lodhur, e ka humbur durimin me shpifjet ordinere te zagarit-njeri, leh-madhit, Mero Baze!

Shkrimi i pare (Mero Baze), edhe pse pak horror, artistikisht eshte i perkryer, por mbi te gjitha tregon se kush eshte ne te vertete ky sallat-prishur-griresi i shekullit!

Mero Baze ne kohen qe lulezonte dashuria me Berishen, s'la njeri pa i rene ne qafe, s'la koleg pa ofenduar, derisa sakrifikoi edhe gjak per te (Berishen).

Sic kam thene edhe me pare, Meruas nuk i erdhen milionat qe i enderronte, te cilat do i grabiteshin popullit shqiptar dhe u perball me dhimbjen e madhe te shpirtit katil, mungesen e shqyerjes se kafshates se fukarenjeve!

Cdo dite, ne cdo shkrim, Mero KryeZagar Baze, se bashku me nen-zagaret shpif dhe pergojon Berishen se bashku me te gjithe pjesetaret e familjes se tij! Te isha une kryeminster do ja kisha treguar Demokracine duke i vene prangat dhe mbyllur direkt ate fletushken 21 kopjesh! (Dy njerez ka qe punojne ne gazeten Tema, Besnik Dizdari dhe Dhurata Hamzai, te tjeret mini-mero!) Berishen une e quaj Anadollak sepse eshte i tille, por kurre psh grek apo serb! Se eshte anadollak Berisha e di vete ai, sepse nga anadollakizmi futi Shqiperine ne konferencen famekeqe islamike dhe nuk perfitoi asgje, pervec faqes se zeze! Hiq anadollakizmin, Berisha eshte me i miri nga te keqinjte (te gjithe politikanet shqiptare, pothuaj pa perjashtime jane plehra, por kryeplehrat mbeten socialistat, te cilet arriten te tregojne hapur se komunizmi eshte i gjalle, se krijesat e pjellave te cmendura gjakpirese komuniste kane lene trashegimtaret dhe shqiptaret edhe ne varr do te dhunohen!

Ky zemer-kasap, ky krye-kungull!

Eshte bere me te vertete jashtezakonisht i bezdisshem, aq palaco saqe edhe zotin e ben djall!

Edhe une shpesh here (ose gjithmone) flas per islamin, por duke u bazuar ne historine dhe dhimbjen tone, pa shpifur as nje presje dhe thellesisht besoj (e bejne edhe kokat me te medha te kombit shqiptar) se eshte e keqja e kombit tone te shumevuajtur dhe aq sa ta kemi do jemi krenari-humbur, vale e tmerrshme turpi qe perplaset ne fytyrat tona. PIKE.

Tani po ju le nen shoqerine e Edisonit, i cili, ne bashkepunim me shkrimin e pare, ju prezanton Meruan sic eshte! Edi, mos Zagar eshte pak? Mendon se MONSTER do te ishte me fiks?!

Ilir Dardani

_______

O Zagar

Nga Edison Ypi

Zagari nuhatje ka, po ti o zagar' i dheut e paske pasur me tepri'. Ti nuk qenke nje zagar dosido, por nje zagar mbi zagar, nje super zagar, hyper zagar, ultra zagar. Ne cilen shkolle qensh rrugesh studiove? Ne cilen akademi zinxhiresh u kulturove? Cilet pedagoge me nam te sterviten? C'leksione te hatashme ndoqe, qe nuhatjen zagarore kaq e paske mprehur? Dhe kaq bukur ja paske qelluar? Qe aq shpejt e paske nuhatur dhe gjetur, se kush e paskesh shkruar? Bravo - bravo, o zagar i zellshem, per te kapur ne ajer, kocka dhe coftina skutash. Po, i ke rene me te. Une pra une, une Kryeministri i Shqiperise, une e shkruajta edhe ate dje, edhe kete sot.

Te lumte llapa e kuqe e varur o zagar veshngritur namcjerrur.

Dhe hic mos kij frike se do ngordhesh o zagar i pervjellur. Ngordhja jote shakatore spektakolare me sepata dhe shiringa, me shkulje gjuhe dhe thithje truri, do ishte nje mekat artistik te cilin Perendia kushdo qe ta bente nuk do t'ia falte. Jo, ti kurrsesi nuk duhet te ngordhesh. Ti duhet te vuash i gjalle si qen i zgjebosur o zagar gjakprishur. Sepse, megjithse me fjalen "Dashuri" ti o zagar i rrjepur ke po aq lidhje sa edhe nje foshnje e pafajshme e porsalindur me fjalen "Vrasje", ti duhesh te jesh, ty vlen te te kesh, ti kerkohesh te mos mungosh, ti deshirohesh te sherbesh. Cilesite e tua, jo vetem kurrsesi nuk duhet te harrohen, por perkundrazi, duhet bere cmos qe te pavdekesohen. Per shume arsye. Ja disa nga ato arsye,

Neqofte se jo ti o zagar gazetash lehetar ekranesh, kush tjeter do mundet, kush tjeter mund te behet shkak, kush tjeter e ka ate aftesi te rralle qe per t'i penguar te mos shohin filma te kuq, t'i largoje te tmerruar kalamajte nga ekrani, t'i shpjere ne shtrat duke u dridhur ne 11 e 1 minute te nates? Njeh ti o zagar ndonje monster tjeter ta kete kete lloj talenti horrorifik?

Ose mbreme per shembull. Kur fole per koncesionet. Kur, me ate retoriken tende vampireske, fol e fole e fole. Kur, me nje perpikmeri kompjuterike, tamam si, pa i lene asgje mangut anatemimeve te pafundme me ane te te cilave gjate diktatures propaganda e kohes, permes ca zagareve gjithsesi me pak te zinj se ti, nxinte e bente helaq nja tre a kater koncesione qesharake qe i kishte dhene Italise Ahmet Zogu. A duhet lene shqiptar te vdese pa e mesuar kete ngjashmeri aq rrenqethese, kaq zagareske?

Tjetra; Se ka sa te duash or' zagar. Per shembull, nje cilesi kjo e pergjithshme e ekzistences tende fund-e-krye te pocaqisur, aftesia qe ke per te folur pafund dhe per te mos t'u mbajtur ment asgje. A duhen lene shqiptaret, ata, domethene shumica e tyre, ata qe, per shkak te puneve dhe lodhjeve te shumta te mbijeteses tranzicionale, ata pra qe s'para marrin vesh nga punet zagarore, a duhet te mekatojme aq shume sa te mos u bejme te ditur se cilesia e mesiperme korrespondon perpikmerisht me shkathtesine e maceve te kazaneve te plehrave dhe qenve zorraxhinj si ti, atyre qenve qe u sillen qark rropullive te bagetive te kasaphanave duke lepire me epsh gjakun e ngrohte te porsatherur?

Po kenaqesine e te pasurit kundershtar, jo nje njeri normal, por nje llum si ti, si thua, as ate te mos u a sjellim nder mend shqiptareve?

E di ti o vegel e ftohte cfare eshte "Kompleksi i Guliverit"? Natyrisht qe nuk e di. Jo sepse libra ne jeten tende urithore ke lexuar me pak se gishtat e dores, por sepse je vet bartes i persosur i atij kompleksi. O zag, zgjati veshet dhe degjo; Ka disa gjallesa fort' te rralla ne kete bote qe, per arsye te thella ende te pa qartesuara, vuajne pareshtur dit'-e-nat' cdo cast nga kriza e identitetit. Gjallesat e rralla ne fjale i bejne plot pyetje vetes; Sa jam? Si jam? Sa vlej? Ku jam? Jam poshte, ne mes, lart? Jam i vogel apo i madh? Jam shume i vogel apo shume i madh? Nje nga keta qe mundojne veten me te tilla pyetje je ti. Dhe ti o bartesi i nje fenomeni kaq te rralle te ngordhesh? Te mos e kene shqiptaret ne muzeun e mostrave te gjalla nje te tille shembelltyre?!

Dhe ne po ate muze', te mos kete nje si ty qe kujton se vetem me llallallara ortografike, verbale dhe orale, mund te arrije te lepije lehtesisht gjithcka? As kjo s'behet o telendar me nam. Edhe kjo nje arsye me teper qe te mos ngordhesh dhe qe friken se mund te ngordhesh te mos e kesh.

Kjo qe do te them tani eshte per te qeshur. Per te qeshur une dhe te tjeret, jo ti. Se s'qesh zagari. Zagari zgerdhihet. Ama po ta beje, dua te them po te mundje te qeshje, aaaaaaaa, atehere po, atehere do te hyje ne Histori, dhe romane do te shkruheshin per ty. Si the o pleh si the? Qe ti dhe Cashku jeni e njejta gje ! The plot e plot, po pse or' aman pse, pse nuk the qe gjeja qe ty dhe Cashkun ju bashkon eshte se edhe ti edhe Cashku beni te njejten gje - filma. Ja, me kete rast, e bera une te ditur per ty.

Tani t'i leme shakate. Se s'e kam hic ndermend te shkruaj romanin "Zagari qe Qesh". Ato pune i ben Hygoi, i cili, meqe ra fjala, po te ishte gjalle, nuk do linte pa shkruar dicka per nje Barkilfedro si ty. Nejse, ka sidoqofte dicka tek ty qe une nuk e kjartesoj dot. Teksti, dhe komunikimi ne pergjithesi, ka disa cilesi te thella te cuditshme, njera prej te cilave eshte kjo; Nje tekst, si te gjitha tjerrjet e tua ortografike, edhe pse ne dukje pa asnje mangesi, lexuesin e le te ftohte, te larget, indiferent, nuk i ben asnje pershtypje, tamam sikur te mos ekzistonte fare. Une, se si mund te shpjegohet kjo, nuk e di, dhe kuriozitetin e te interesuarve nuk e kenaq dot. Ti di ndonje gje rreth ketij fenomeni? Ose, nese vet' s'di, a njeh ndonje tjeter ta pyesesh qe mbi kete mister te mund te hedha sadopak drite? Per shembull ndonje nga ata te cileve megjithese ti ua a ke lexuar kushedi sa here librin e shtepise ne gazeten, ata prapeseprape rrine e vine para teje mu si qengja te bute me lesh te bardhe.

Kam vene re se disa njerez, edhe pasi kane ndejtur me ty vetem pak minuta, pasi ndahen, zene e krruhen? E?! C'te jete valle?! A thua, era, aroma?!

O zagar, aman mos vdis. Mos vdis se Perendia ndonjehere ben edhe shaka'. Per shembull me ty, qe te nisi njeri, te perfundoi qen.

Zagar i ndyre lindur per te lehur.

Shenim i Redaksise: Opinionet e publikuara ne rubriken "Forum", nuk perfaqesojne domosdoshmerisht qendrimin redaksional te "Koha Jone"

Koha Jone