E premte, 29.03.2024, 12:25 AM (GMT)

Kulturë

Jeton Kelmendi: Intervistë me Yllin këngës shqipe të folklorit Rifat Berisha

E premte, 27.02.2009, 06:14 PM


Jeton Kelmendi - Rifat Berisha
Jeton Kelmendi - Rifat Berisha
Intervistë me Yllin këngës shqipe të folklorit Rifat Berisha

 

Ky art shpreh shpirtin e popullit

 

Intervistoi Jeton Kelmendi

 

 

Rugovapress: Ku është kënga e mirëfilltë shqipe ne ditët e sotme?

 

Berisha: Ajo është dhe do te mbetet te ata që e njohin, e duan dhe ndjejnë me shpirt, shpirtin krijues të njerëzve që krijojnë artin popullorë.

 

Rugovapress:  Çka  është ky art për ju?

 

Berisha:  Ky art shpreh shpirtin krijues të popullit siç e thash më parë dhe këtë e thëne edhe mendimtarët e mëdhenj.

 

Rugovapress:  Realiteti është pak më ndryshe, sado që ne e duam me mirë. Sa e vështirëson muzikën e mirëfilltë shqipe muzika shund apo siç quhet Tallava?

 

Berisha:   Kur isha i  ri në një ode burrash më patën pyet : Çka e prish burrin e mirë? dhe unë u përgjigja: Burrin e mirë asgjë nuk e prish, burri i mirë mbetet gjithmonë i mirë. Poashtu  edhe muzika e mirëfilltë shqipe mbetet ashtu tue u rrit, tue u krijua-kultivua çdo ditë ( Rreth lisit mund te dalin kunguj e pocerrka po ato i prish bryma, e lisi mbetet lis.

 

Rugovapress:   Sikur të ishit serish në moshë të re,  a do e zgjidhnit serish muzikën folklorike? 

 

Berisha:   Në këtë pyetje po  përgjigjëm vetëm me një PO.

 

Rugovapress:   Si e vlerësoni artin tuaj ne raport me figurat historike?

 

Berisha:  U mundova ti  përshkruaj edhe ato  figura që historia i  la anash.

 

Rugovapress:   Kënga juaj duket se ka rënë se dëgjuari, a iu shqetëson kjo?

 

Berisha:  E mendoj të kundërtën.  Ajo dëgjohet shumë, e sidomos nga ata që e njohin artin muzikore.

 

Rugovapress:   Ju siç keni kënduar për figurat e ndritura të  kombit, heronjtë  etj, keni kënduar edhe këngë  ku keni shprehur përkushtimin e njeriut tone për flamurin Shqiptar  kuq e zi, na flisni pak më shumë  për ketë këngë?

 

Berisha:   Gjithmonë me këngët për flamurin tone kuq e zi shpreha dashurinë që kam për të dhe që do të duhej ta ketë  çdo shqiptare. Me dhemb zemra që na e ndërruan atë me një tjetër.

 

Rugovapress:   Zotëri Berisha   kush ua bënë  tekstet?

 

Berisha:   Tekstet ashtu siç janë i shkruaj vete.

 

Rugovapress:  Diçka me shumë për  jetën e artistit në  shoqërinë shqiptare?

 

Berisha:   Jemi pak te injoruar se, prej modestisë se tepërme shpesh bihet në injorancë.

 

Rugovapress:  Çka  ju thoni tifozëve tuaj? 

Berisha:  Çfarëdo që të ndodhe me artin unë do tu qëndroj besnik atyre me këngë dhe programe te reja.  



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora