E premte, 19.04.2024, 01:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Mihai Prepeli?a

E enjte, 26.02.2009, 10:03 PM


Mihai Prepeliþa
Mihai Prepeliþa
Shkrimtari Mihai Prepeli?a (shq. Prepelica) është nga Basarabia (Republika e Moldovës, respektivisht Moldavisë). Pos numrave të panumërt të veprave të tij, para nëntë vitesh ka botuar edhe librin “Nga Gulagu i Rumunëve”, duke përshkruar persekutimet, deportimet dhe përgjysmimin e popullatës rumune të okupuara nga sovjetikët në periudhën 1940 deri në kohën e Hrushçovit. Libri përfshin një suitë intervistash, konferencash dhe publikimesh për këtë temë. Shkrimtari intencionon ta përkthejë edhe në gjuhën angleze për t’ia dërguar Kongresit të SHBA-ës, që edhe Amerika e madhe të ketë njohuri mbi këto krime kundër popullit rumun. (Victor Neaga, Gjermani)

MOZAIK BASARABIAN
      100 POEMA HAIKU

Përktheu nga rumanishtja: Baki Ymeri

Titulli në origjinal: Mozaic Basarabean

1. Në peisazhin moldav –
Mështeknë e vetmuar.
Ku gjendet Rusia?

2. Burim i përgjumur.
Peshore që fluturojnë drejt qiellit –
Pa flatra

3. Patkua kali
Nën hergjelitë e reve –
Lot i yllit

4. Një tufë lejlekësh
Dhe vetëm tre dallëndyshe –
Stinë e degdisur

5. Në një kasollë
Një fëmijë i braktisur –
Qan natyra

6. Blerimi i përbujshëm
Nuk i trembet diellit –
E thith çdo gjë

7. Urith i vdekur.
Koftor qeramike.
Truall i përpushur

8. Harabelat në hartë.
Miza përdhese e ngutur.
Vera është në kulm

9. Humbë e stërpjekur.
Krejt kaltërsia e qiellit
E gëlltitur nga shirat

10. Madje dhe në rrugëkryqe
Fontana pa kulaç.
Unë vdes nga etja

11. Kullosa e shtypur.
Një bisht shapini.
Çfarë prezenti barbar

12. Natë me Hënë.
Simfoni moderne.
Kori i breshkave

13. Merimangë e vetmuar.
Mollëkuqe me kryqe:
Shenja e gjenezës

14. Cfurku kërcet
Përmbi hijen time të trishtme –
I numëroj vitet

15. Plepi dridhet
Nga malli i takimit.
Unë rritem në tokë

16. Dy gjethe të gjalla.
Album i familjes.
Njëra është tharë

17. Jetoj në gjunjë.
Vdes vetëm në këmbë.
Rrallëherë këndoj

18. Breshëri e end
Një këngë në cambal.
Vallë pse po qaj?

19. Një qyqe e degdisur
Ndërmjet verës dhe dimrit.
Vaj për zogjtë e saj!

20. Krim nator.
Faji pa faj –
Qielli dëshmitar

21. Në zenit të verës
Kultivoj fjalë të ngrira.
Nëna ime qan

22. Dheu – një sy.
Qielli – një lule radhiqe
Unë jam i tepërt

23. Arë gruri të stërpjekur.
Këndon një thëllënxë –
Buka po pret

24. Xixëllimë yjesh
Në bebzën e të dashurës –
Muza ia kris vajit

25. Degë e breut.
Pika vese bien
Në gojë fluturash

26. Piktoj gjëmbaça.
Në sytë e qenit tim
Një gjemb i degdisur

27. Po vjen stuhia!
Një kambanë vajton –
Akordin final

28. Përmbi kujtime –
Fëshfërimë flatrash.
Ndoshta është shorti?

29. Macë e vdekur.
Një kitër e trishtme
E  dridhin gardhin

30. Horizont i ndezur.
Ndoshta zambakët e fushës
I ka kapluar flaka?

31. Fusha me misër.
Vashat me bishtaleca
Vreshta prej mëndasfshi

32. Shelgjet në erë.
Nga pena e poetit
Rrjedh një poem

33. Dielli në zenit.
Zogjtë heshtin së bashku –
Dreka e natyrës

34. Blirët në lule.
Një Veronikë qan –
Mihai nuk ka ardhur

35. Barërat në vesë.
Tërfili tërheq tespihet –
Dhe asnjë kosë

36. Nën gardhin e vogël
Iriq i vdekur nga frika.
Molla e shpëtuar

37. Bishti i dhelprës
Në sytë e mi të enjtur.
Nusja e gjelit – mungon

38. Nëpër tufishte
Balluke prej argjendi të gjallë.
Gjarpëri i mbrëmjes.

39. Grumbuj trumëzash.
Në govatën e foshnjës –
Vetëm lule plastike

40. Bagremë të lulëzuar.
Bleta me thesin plotë –
Dhe asnjë fëmijë

41. Kordha e ngrehur
Ndërmjet dheut e qiejve.
Zoti hesht

42. Një shtyllë prej krype
Mes jetës e vdekjes.
Kufi lotësh

43. Një tryezë prej druri
Në mes të kodrinës.
Mungon pena

44. Degë jargavani
Në fundalin e qiellit.
Kompozicion

45. Lule molle mbretërore.
Një flutur tejet xheloze,
Pa flatra

46. Gjethe të arta.
Lisi dimëron.
Një mistrec i uritur

47. Bjeshkë mbuluar me dëborë
Madje engjëjt e kanë humbur
Thesarin e flatrave?

48. E ndez dritën.
Gjinkallat – vampirë luzmojnë
Nëpër shpirtëra

49. Një frashër i ri
Mes lisave shekullorë.
Cili cilin?

50. Pasqyra e ujit
Ngjan me zambakë uji.
Kori i hyjnive

51. Zog dreri të plagosur
Në mes të rrugës.
Fshihe armën!

52. Burim i braktisur.
Goja e ylberit
I gëlltit ngjyrat

53. Tre stinë
Gjithmonë të përmbysura.
Apokalipsi?

54. Bërthama kumbullash
Të harruara në rrugicë.
Pas Çërnobilit

55. Tre këpurdha të zeza.
Nuk i ka shkurtuar ditët
Absolutisht asnjëri

56. Pelin i lulëzuar.
Vitet e mia prore japin shenja
Të pengim/ngatërrimit

57. Çardak i hijësuar.
Urthi me jargavanë.
Asnjë fije shprese

58. Një maçok i zi
Në prehër të malit.
Rrugë për t’u kthyer prap

59. Tejmatanë murit –
Një tjetër mur, më i përkulur.
Ku kam gabuar?

60. Ngjitem prore tatëpjetë.
Dhe bie, ngrihem, përsëri bie.
Finale e mënjanuar

61. Nga balta yjore
E mbrujtur mes shuplakash –
Një okarinë

62. Vashëza të shkathta.
Një dallëndyshe dridhet –
Kush e gjykon?

63. Bre i vogël i përkulur
Mbi një kërmill të ngjitshëm.
Çfarë harmonie!

64. Moçal i palëvzishëm.
I mahnitur nga batanija e breshkës –
Një kokë peshku

65. Hija e kometës –
Jele e kalit të azdisur
Duke rendur në të katra

66. Guacë diellore.
Jehona e detit që shtrihet –
Tejmatanë kohës

67. Zambakë me brymë.
Një treckë çupit
Luleshqerra

68 Gjithnjë po mbledh
Gjethe patlixhanash –
Malli ndaj gjyshes

69. Fierri në erë.
Bisht i palloit të ri,
Në hidhërim

70. Një turrë e braktisur.
Në hi rrinë fshehur
Disa xixëllonja

71. Grimca prej xhami.
Nga portreti yt i vjel
Vetëm rrudhat

72. Shkeli mbi shkarpa.
Një nëpërkë e djallëzuar
Ma pret rrugën

73. Nën tabanin e shtëpisë –
Një çerdhe dallëndyshesh.
Maçoku hap gojën

74. Verë përvëlimtare.
Krymb i fshehur në një mollë.
Deri në vjeshtë

75. Turmë në specishte.
Dy lepuj të levarashtë.
E anashkalojnë vendin

76. Gjurma në rërë.
As shiu nuk i ka shkelur.
Mos ka qenë Muza vallë?

77. Çaji është i servuar.
Qiriu i fikur.
Në dritare vetëm - Hëna

78. Krishti i gozhduar
Mbi një kryq druri të djegur.
Dy mileniume

79. Trung i karbonizuar.
Kërcu në kullosë.
Vallë vetëtima?

80. Shtëllunga rreshë.
Tabllo e Jon Virski-t.
Shtefani me ushtrinë

81. Fushë me kërminj.
Ngjyrat e mia digjen
Nga xhelozia

82. Një shqiponjë e plagosur.
Edhe në rënie ngjitet
Në sytë e mi të fikur

83. Qukapiku
Edhe ditën e dielë
Po çukit në lëvore

84. Në agimet e ditës –
Aeroplan supersonik.
Shekulli i pamëshirës

85. Madje dhe gjatë natës
Në qiell – Rruga e Qumshtit.
Poshtë në tokë – jeta.

86. Fëmijë flokëshprishur.
Një nënë sërish e ka harruar
Rrugën për në shtëpi

87. Ndërmjet mështeknave –
Një sqenë e braktisur.
Artistët – dy garguj

88. Një stan dy dele
Mbi një ije kodrine.
Dhe asnjë bari

89. Shkëmb kokëtullac.
Portreti i poetit
Në pleqëri

90. Një gjinkallë duke kënduar
Një sonatë natore.
Melankoli

91. Uji i harresës.
Petale trëndafili.
Në fund – e dashura

92. Një maz i degdisur
Në skaj të zabelit.
Vaj, hergjelia!

93. Një vishnjë te porta.
Barbaroza në dritare.
Në shpirt – shkretëtirë

94. Burri i martuar
Në rrugën e humbjes.
Basarabia!

95. Krishti i pushkatuar.
Fije teli me gjemba –
Nëpër zemrën tënde

96. Po e shkundi acarin
Në zemër të verës.
Mos është vallë vdekja?

97. Ato dy pëllumba
Mbi çatinë e shtëpisë së lashtë.
Zemra – prej druri

98. Demonët gjith’ po bien.
Janë ndryshkur shajkat.
Të bashkuar – të pabashkuar?

99. Hije e lisit.
Në dheun e vojvodës –
Vetëm rrënja

100. Jeta në ankand.
Perëndimi është afër.
Vetëm përjetësia?


Komuna Parkova (Basarabia)
Festivali – Kampi Internacional
Për Krijimtari,
Edicioni i IV-të,
Korrik/gusht 2006


Pe ultima coperta:
Në peisazh moldav –
Mështeknë e vetmuar.
Ku gjendet Rusia?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora