E premte, 29.03.2024, 02:11 PM (GMT)

Kulturë

Jeta Faqolli: Juridiku garancia nëse dështoj në muzikë

E enjte, 07.09.2006, 03:26 PM


Jeta Faqolli
Këngëtarja Jeta Faqolli tregon për fillimet e karrierës së saj. Ajo tregon për bashkëpunimet dhe për karrierën më aktive në Maqedoni. Ajo shprehet se “Të them të drejtën në Maqedoni nuk kam patur shumë mundësi të këndoj por gjithsesi së shpejti do të jem aktive edhe këtu në Shqipëri. Në Maqedon indihem më mirë sepse më njohin më shumë dhe më presin më mirë”.
-Si ka filluar karriera juaj si këngëtare?
Fillimet e mia kanë qenë që në moshën pesë vjeçare ku kam marrë pjesë në aktivitetet për fëmijë. Isha pjesë e çdo aktiviteti për fëmijë në atë kohë.Kam gjashtë vjet që e kam marrë seriozisht këtë profesion dhe kam hipur për herë të parë në Festivalin e Pranverës ku kam patur një këngë të Kastro Zizos i cili ka qenë një shtysë për mua drejt këtij profesioni. Më pas kam nxjerr albumin tim të parë me titull “Mashkull i hutuar”. Kompozimet e këtij albumi kanë qenë të Arben Asllanit.
-Si lindi ideja e këngës “Mashkull i hutuar”?
Ideja e kësaj kënge ka qenë, ashtu si edhe shumë këngëve të tjera e menaxherit tim në atë periudhë Fatmir Duro, ai ka përzgjedhur të gjitha materialet për këngët e mia. Ajo këngë ka qenë për Soni Malaj, por meqënëse ajo nuk e kishte pëlqyer Fatmiri mendoj se mua mund të më shkonte shumë në zë. E këndova këngën dhe zëri im përshtatej vërtetë me atë këngë. Teksti i saj mua më pëlqeu që në fillim dhe më pas Fatmir Duro këmbënguli që këtë këngë ta bëja edhe videoklip. Ky videoklip është realizuar në Prishtinë dhe doli një videoklip i mirë në atë periudhë.
-Publiku Shqiptarë ju njeh si kosovare apo maqedonase. Nga është origjina juaj?
Unë jam shqiptare, me origjinë nga Librazhdi dhe jetoj në Tiranë prej 15 vitesh. Nuk kam origjinë as nga Kosova as nga Maqedonia. Publiku ka menduar se jam nga Kosova apo Maqedonia sepse videoklipi im i parë ka qenë i veçantë dhe dukej që nuk ishte bërë në Shqipëri. Unë kam studiuar në Maqedoni në Fakultetin Juridik dhe kjo ka qenë arsyeja që unë kam munguar në Shqipëri dhe kam qenë më shumë aktuale atje.
-Ju thatë që jetoni prej vitesh në Maqedoni. Edhe aktiviteti juaj është më i madh atje?
Po, është e vërtetë. Aktiviteti im është më i madh në Maqedoni. Në koncertet në të cilët marr pjesë janë edhe këngëtarë të Kosovës, Maqedonisë dhe të Shqipërisë.
-Si jeni pritur në këto koncerte?
Mirë, jam pritur shumë mirë në Maqedoni. Jam më shumë aktuale atje dhe më njohin edhe më mirë atje dhe jam bërë shumë e dashur për publikun maqedonas.
-Ju studioni për Juridik. Sa larg edhe sa afër është juridiku me muzikën?
Është shumë larg në fakt, por unë e kam zgjedhur këtë degë për të ardhmen e largët sepse në muzikë edhe mund të dështosh. Megjithëse unë jam përpjekur që të jem në nivelin e duhur nuk jam e sigurtë për këtë dhe kam menduar për një ditë të rrezikshme në të cilën mund të dështoj në muzikë.
-Nëse në një të ardhme ju do të bëheni një avokate apo prokurore do të vazhdoni të këndoni përsëri?
Muzika ka qenë pasioni im që fëmijë dhe nuk më ka munguar asnjëherë dëshira për të kënduar. Gjithmonë jam përpjekur të arrij majat.
-Për çfarë e vlerësoni më tepër veten tuaj?
Mendoj për stilin që kam. Mendoj se kam një stil të veçantë në mënyrën e të kënduarit, në lukun tim dhe jam përpjekur gjithmonë të sjell diçka ndryshe për publikun.
-Stili i këngëve është një ide e juaja apo ju’a kanë sugjeruar të tjerët sepse ky stil ju përshtatet?
Në fakt stili i muzikës së lehtë është stili im. Muzika e lehtë ëshë stili që më përshtatet dhe mëbën që të ndihem mirë kur dal në skenë. Por kjo nuk do të thotë që nuk pëlqej këngën populloren apo stile të tjera, më pëlqen t’i dëgjoj ato por jo t’i këndoj.
-Ju keni qenë pjesmarrëse në Festivalin e Pranverës. Pse nuk ishit më pjesë e këtyre kompeticioneve?
Kam marrë pjesë në kompeticione të tjera. Kam qenë pjesë e Top-Fest, në Nata Fest në Maqedoni apo në Polifest në Prishtinë dhe së fundi kam marrë pjesë Festivalin Ballkanik të Ohrit në të cilin kam patur një performancë e cila është përfolur edhe në gazetat maqedonase. Përsëri do të jem e pranishme në festivale të tilla ndoshta edhe më shpësh.
-Flasim pak për lukun tuaj. Sa rëndësi dhe kohë i kushtoni atij?
-I jam shumë rëndësi lukut tim sepse përveç vokalit një këngëtarë duhet të ketë edhe një luk sa më të mirë dhe sa më të përshtatur me këngën. Në videoklipet e mia unë jam përpjekur të përshtat lukun me këngën. Në çdo këngë jam përpjekur të vij me një luk ndryshe. Ka patur mjaft raste kur mua më kanë thënë se nuk më kanë njohur në jetën e përditëshme. Më pëlqen që në jetën e përditëshme të jem shumë sportive dhe shumë e thjesht. Jam shumë praktike.
-Tani ka një fluks të madh këngëtarësh, si në Shqipëri edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Sa e ndjeni konkurrencën?
Është e vërtetë që jam shumë këngëtarë por unë nuk jam tip që mërzitem. Unë ndjek rrugën time dhe përpiqem që të bëj punën time sa më mirë. Une nuk trembem nga konkurrenca sepse kam besim në vetvete.
-Ekziston ambicja tek ju?
Jam ambicioze me veten time. Përpiqem që të bëj më të mirën e mundshme dhe të jam gjithçka që kam.
-Me kë bashkëpunon Jeta Faqolli për realizimin e këngëve?
Bashkëpunimet e mia në Shqipëri kanëqenë me kompozitorët Fabian Asllani dhe Gramoz Kozeli dhe Gjergj Jorgaqi. Ndërsa për tekstet ka qenë Rozana Radi. Në Maqedoni Barko Dimitrov i cili ka bërë këngë shumë cilësore, më pas ka qënë Roberto Bilbilov dhe Jovani. Me tekstet në Maqedoni është marrë Avni Qalimi i cili është shumë i njohur në Maqedoni dhe Kosovë.
-Kur ndjeheni më mirë kur këndoni në Maqedoni apo kur këndoni në Shqipëri?
Të them të drejtën në Maqedoni nuk kam patur shumë mundësi të këndoj por gjithsesi së shpejti do të jem aktive edhe këtu në Shqipëri. Në Maqedon indihem më mirë sepse më njohin më shumë dhe më presin më mirë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora