E enjte, 25.04.2024, 10:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Do t’ i kallim fitilat e llambës

E enjte, 26.02.2009, 08:22 PM


Demir KRASNIQI

Parodi popullore kushtuar mixhës KEK-së:

DO T’ I  KALLIM FITILAT E LLAMBËS

Do t’ i  kallim fitilat e llambës –
Tej t’ i  shesim prodhimet  e naftës !

Do t’ a  kallim dushkun e Prishtinës –
Tej  t’ i  zbrazim  pompat e benzinës !

Do t’ i  kallim llambat e vajgurit –
Do t’ jetojna si n’ kohën e gurit !

Do t’ i  kallim  boçat  e koftorët –
Tej t’ i shesim krejt gjeneratorët !

Do t’ i  kallim shpijat dhe pallatet –
Tej t’ i  shesim t’ gjitha agregatet !

Do t’ i kallim kërcyet  e fierit –
Tej t’ i  shesim prodhimet  e  qirit ! 

Do t’ i kallim fitilat e fenerit –
Tej t’ a  çmendim popullin prej territ !

Do t’ i  rrëzojna gjithë blloqet për toke –   
Tej t’ ia u qesim popullit mentë prej koke!

Do t’ i  marrim sqepat e lejlekut –
Do t’ ia  shpojna kazanat e KEK-ut!

Do t’ ia shpojna birat e kazanit –
Tej ta shesim naftën e Iranit !...

Do t’ i  rrisim çmimet edhe rrymën –
Tej t’ ja u ndalim popullit edhe frymën !



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora