E enjte, 25.04.2024, 02:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Vasil Premçi: Grabitja e Pjetër Budit

E merkure, 25.02.2009, 09:21 PM


Bustit i Pjetër Budit  i fshehur pas një selvie pranë trotuarit të bulevardit kryesor të qytetit të Burrelit
Bustit i Pjetër Budit i fshehur pas një selvie pranë trotuarit të bulevardit kryesor të qytetit të Burrelit
GRABITJA E PJETËR BUDIT…

Nga Vasil Premçi

Mëngjesin e murrëtyer të së martës, si t’i paraprinte xanxës që ndodhi, të gjitha  stacionet televizive me audiencë masive, nisën të emetonin të njëjtin lajm tronditës: Papritur, në kryeqendrën e Matit, në qytetin e Burelit,  gjatë natës ose duke u  gdhirë, kishin grabitur bustin e Pjetër Budit.  (Qytetarë të rëndomtë, të panjohur deri në atë çast, nuk e lanë tu shpëtonte nga dora rastin,  që fati ua solli kaq papritur të dëshmonin ekzisytencën e tyre, pohuan se e kishin  parë bustin e poetit të madh shqiptar para se të braktisnin shetitjen e mbremjes).
Spikeret  e televizioneve paralajmëronin se, nga çasti në cast, regjia po lidhej drejtpërsëdrejti me qytetin e Burrelit.  Pastaj nisën  intervistat me personalitete të ndryshme të artit dhe të kulturës. Nuk e kuptova pse iu rezervua një intervistë një figure krejt të panjohur e cila u prezantua për shikuesin si autor i 12 letrave anonime për Komitetin Qendror në vitet 1970! Pastaj,  kanali  Top Chenel  paralajmëroi një intervistë eskluzive me  shkrimtarin e famshëm Ismail Kadare. Për të ndjekur edhe më mirë  shkrimtarin në fjalë, e lashë për gjysmë mëngjesin që nuk mund ta përcillja  në stomak dhe nisa të  gjerb  me mundim ca gllenka nga filxhani i kafesë, të cilën, ditët e tjera e pija me endje e sy mbyllur, si gjeli këngën e mëngjesit. Një energji mentale, si ajo që na shpie në dy tre vende njëherësh, si ca grimca elektronesh fluide,  më çoi në të gjitha trevat shqiptare…
Sa revoltë kishte në fjalët e njerëzve çamë, lebër, malësorë, kosovarë, shqiptarë të Malit të Zi, të Maqedonisë apo të diasporës! Ekranet gëlonin nga  ngjyrat e flamujve kombëtar. Shqiponja me dy krerë e flamurit tonë kombëtar, mbretëresha e qiellit, hidhej e përdridhej nga zemërimi…
Atmosfera ishte elektrizuar. Si zakonisht, fjalët e shkrimtarit të  madh Isamil Kadare, ishin balsam për zemrat dhe mendjet e miliona shqiptarëve në mbarë botën. Boshlleku shpirtëror  i shqiptarëve të varfër,  mund të mbushej nga pasha e fjalës së njerëzve me ndikim mbarë kombëtar, që gatuanin “ushqimin shpirtëror” dhe  ndërgjegjen e  kombit.
Ismail Kadare me fjalë të mënçura dhe sarkazëm shprehu indinjatën e tij. Ai e deklaroi grabitjen në mes të ditës, (ndonëse ajo, -tha ai, - mund të kishte ndodhur edhe në mes të natës) si një krim me përmasa botërore dhe të trefishtë. -Kjo zezonë, d.m. th, vjedhja e bustit të Pjetër Budit, ka për qëllim të trondisë gurët e themelit të kulturës sonë kombëtare, popullit  më të vjetër të gadishullit të  ballkanit. Momenti në të cilin ndodhi, pas festimit  të përvjetorit të parë të pavarësisë së shtetit të dytë të shqiptarëve,- kërkon të helmojë atmosferën e gëzuar shpirtërore të shqiptarëve në mbarë globin. Qëllimi i  tretë i autorëve të grabitjes mund të jetë edhe fakti i cënimit të figurës së qytetarit më perëndimor të gadishullit të ballkanit, sepse Pjetër Budi, jo vetëm fliste, por edhe shkruante në gjuhën më të vjetër perëndimore, latinisht.
Pyetjes së gazetares në se busti i Pjetër Budit mund të ishte grabitur thjeshtë për nevoja ekonomike, pra njësoj si ata kapakët e pusetave për tu  shitur për hekur, shkrimtari i madh iu përgjigj duke buzëqeshur hidhur:
 -Po, mund të ndodhë edhe kjo!
Fill pas habisë, u dëgjua dhe dëshpërimi i tij:  O Zot, çfarë nuk mund të ndodhë në vendin tonë të çuditshëm!
Për të mësuar diçka më shumë për të vërtetën, i telefonova menjëherë mikut tim, poetit Basir Bushkashi.
-Po,- mu përgjgij ai, fatekeqësisht gjithçka që dëgjoni është  e vërtetë!  Pas ëndjesh të gjata si muhaxhir në qytetin e vet, Pjetër Budin e rrëmbyen gjatë natës forca misterioze. Ndoshta tani bën punë vetëm policia e shtetit. E ndjej deri në kockë dhimbjen e humbjes së bustit të Pjetër Budit, or mik! Me sa duket  kur e humbasim larine, vetëm atëherë e çmojmë vlerën e saj!  - e mbylli ligjëratën e vet në mënyrë lakonike ai.
Nëpërmjet pultit të komandës kërkova një stacion tjetër.Në ekranin e tij, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme njoftonte me një zë kumbues, se menjëherë pas konstatimit të zhdukjes në rrethana të panjohura të   bustit të Pjetër Budit, policia e shtetit, pas gjashtë orë kërkimesh, nga momenti i konstatimit të garbitjes, bëri të mundur arrestimin e  tre fajtorëve të cilët ishin kapur me “presh në dorë”, -tha zëdhënësi duke treguar  filmimin e një makine në karocerinë e së cilës kishte udhëtuar për herë të fundit dhe   kundër dëshirës së vet Pjetër Budi.
Njëri nga gazetarët vendas i drejtoi një pyetje njërit prej grabitësëve, i cili mbante një palë mustaqe të gjata deri në vesh, me sa duket, kryetarit të  bandës:
-Cili ishtë qëllimi igrabitjes së bustit të Pjetër Budit?
-Mos or, burrë i dheut, mos na ngatërro me gjana të ngatërrueme,  jo busta, jo buda e kudi unë! Po e pate llafin për kët topin e hekrit- tregoi ai bustin,- ka kohë që ia kemi vu synin sespe e kan bredh sa anej kënej nëpër çytet, napër lulishta e ku di unë! Ky shoku jonë, Xhema, artisti i katunit tonë, i thona ne, sepse këno napër dasma, na gallxoi se kët hekur që e çojshin ata të bashkisë sa anej kënej, si top llastiku, nuk e dote kurkush, si bustin e shokut Enver në Tiranë!  A e marrim për ta shit si hekër?! Kshtu, ene nimojmë bashkinë ene ni lek e çisim me gjersën e ballit!
     …Befas, dora e tim shoqeje më shkundi  nga supi.
- Zgjohu!- më tha ajo, - ora kaloi nga shtata! Nuk do të shkosh në punë sot?
 -Sa mirë bërë që më zgjove,- ia ktheva. Po shihja një ëndërr të keqe.
-Ndonjë i sëmurë?
-Akoma më keq . Për Pjetër Budin! Sikur e kishin grabitur në Burrel!
Dhe, ndërsa nis atë vishem me të shpejtë u përpoqa t’i shpjegoj
ato çfarë dini tashmë edhe ju.
-Qoftë vetëm ëndërr!-thashë, por tani jo me ton të gëzuar siç dëshirojmë të ndodhin në të vërtetë ëndërrat e bukura!

Dy fjalë nga historiku i bustit të Pjetër  Budit në Mat

Me rastin e 400 vjetorit të lindjes së Pjetër Budit, në vitin 1966, në rrethin e Matit u vendosën dy buste të realizuara nga skulptori Dhimitër Çani, njëri në vendlindjen e poetit, Gur të Bardhë dhe tjetri, në qytetin e Burrelit në një lagje e cila mori edhe emrin “Pjetër Budi”.  Fillimisht busti i qytetit të Burrelit ishte prej betoni. Ndërsa në fillim të vitetve ’70  për shkak të ndërtimit të Shtëpisë së ushtarakëve, në lulishten ku ndodhej busti, ai u spostua prej andej për në lulishten e madhe të Burrelit, afërsisht para lokal “Tarzani”. Me rastin e rikonstruksionit të  kësaj lulishteje, nga mesi i viteve ’80, busti u realizua në bronx duke marrë si bazë portretin e Gurit të Bardhë, pasi ato kishin ndryshime të vogla në realizim.  (Autori kishte bërë dy portrete dhe jo riprodhim të njërit. Po kështu i ndryshëm ishte dhe portreti që  ralizoi Dh. Çani për muzeun e Matit në fund të viteve ’60. Pra kemi tre buste në Mat.) Pas realizimit në bronx, busti u transferua përballë shtëpisë së ushtarakëve, sërsih  në lagjen e tij, në një mjedis të vogël të gjelbëruar. Por  kjo lulishte e vogël u muar rreth viteve 2004-2005, nga pronarët e tokës dhe trualli miratohet si shesh ndërtimi. Pas përfundimit  të punimeve privati e hoqi dhe e vendosi bustin buzë trotuarit, ku  i mbolli një pishë disa centimetra përpara, në funksion të gjelbërimit të fasadës, por  me sa duket, edhe duke dashur përcjellë  tek drejtuesit e pushtetit vendor të qytetit një tekst tjetër: Ju lutem, largojeni prej këtej bustin e Pjetër Budit, sepse këtu është pronë private). Meqenëse busti është i lartë 1 m, dhe mund të peshojë afërisht 200 kg, vlera e tij si metal, siç thonë ata që ia kanë venë syrin për ta grabitur një ditë në se e shetisin herë aty dhe herë këtu,  mund të jetë e barabartë me vlerën, sa 10 kapakë puesetash, ndërsa vlerën si vepër arti, duhet ta tregojnë pronarët, që në këtë rast janë drejtuesit e  Bashkia së qytetit të Burelit. Ndërsa, një gjyq qytetar dhe moral, mund të të kërkonte një  dëmshpërblim për fyerjen që i është bërë figurës së tij, të cilën nuk mund ta paguajnë dot disa kryetarë bashkish sëbashku, duke u bazuar në parimin e lashtë të Malsisë së Madhe, se: ”Të gjallët duhet të japin prova në se do të mund ta mbyllin jetën e tyre me nder”. Veçanërisht, po të krahasohen me një figurë kombëtare e cila në rradhë të parë është sa matjane, aq edhe kombëtare.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora