E premte, 29.03.2024, 01:29 AM (GMT)

Mendime

Urim Gjata: Rruge Te Mbare Kosova Ime?

E marte, 24.02.2009, 11:46 PM


Rruge Te Mbare Kosova Ime?

Nga Urim Gjata

Duke ndjekur ne RTK tubimin e ish pjesetareve te TMK,dhe ne mes tyre nje nje pjestar i familjes Gubetini.Menjehere me erdhi nder mend familja e Dalip Gubetinit me gjysmen e pjesetareve te saj te ardhur ne Shqiperi ne lufen e Kosoves.Ne ate kohe nga Partia Demokratike ishim caktuar ne ekipe per te ndjekur nga afer dhe ndimuar ardhjen e vellezerve tane Kosovare ne Pogradec dhe ne gjithe qarkun e Korces ne bashkpunim me deget e PDse ne Korce, Bilisht, Erseke, dhe Maliq.Ne grupin tone bente pjese z Bardha Olli, Zini Tollozhina,kryetar i deges se PDse ne Pogradec,Mimoza Kociu gazetare e TV Pogradec sot zdhenese e Presidentit te republikes,Jorgaq Cyfeku drejtor i TV Pogradec,Genci xhyra.Si zakonisht ne bashkpunim dhe me Kryetarin e Bashkise ne Pogradec z Bashkim Myrtezaj,ishim nisur per ne qendrat ku strehoeshin vellezerit tane.Duke biseduar shohim nje vajze te re bashk me nje burre te moshuar qe dicka kerkonin. Dikush i drejtoj tek Bardha,e cila me thirri menjehere per te mesuar ate cka kerkonte kjo familje e ardhur nga qendra e pritjes ne Korce.Vajza e re me sy te lotuar filloj te na tregonte historine e dhimshme te ndarjes se familjes se saj ne ikje e siper nga plumbat e ushtrise Serbe.Ata kerkonin vellane e vogel  13 vjec Liridon Gubetinin,ndersa dy vellezerit e tjere ishin ushtare te UCKse duke luftuar ne trojet e tyre.Dhe vete kjo vajze me emri Valdete Gubetini kishte qene pjestare e UCKse. Por misioni i saj tani ishte te ndimonte ne ikje e siper familjet Kosovare.Por tashme ajo po kerkonte dhe vellane e vogel te saj qe nuk dihej ku ndodhej,i gjalle apo i vrare nga paramilitaret Serbe.Me nderhyrjen e Bardhes dhe te kryetarit te bashkise,arritem qe kete familje ta terheqim nga korca dhe ta vendosim ne Pogradec.Shume shpejt  Valdetja ju bashkua grupit tone ne kerkim te bashkimit te familjeve Kosovare, duke i ndimuar me gjithshka qe kishim mundesi.Por kudo qe shkonim shihnim njeres me krahe dhe kembe te thyer te rrahur mizorisht nga kriminelet serbe. Njeres qe ju kishin marre dhe rrobat e trupit,por qe asnjehere nuk arriten tju merrnin dinjitetin.Shume shpejt arritem qe te hapim shkollen per femijet Kosovare dhe tju krijohen atyre kushte sa me te favorshme,Valentina Gubetini u be mesuese dhe nene e shume prej ketyre femijeve qe prindrit i kishin te vrare apo te zhdukur,nga dora e zeze Serbe,duke ju kishte prere ne mes enderrat e tyre rinore.Por veprimtaria e kesaj vajze heroine nuk mbaronte me kaq.Ajo se bashku me grupin e saj tani te kompletuar Kosovar,nisen drejt frontit per clirimin e Kosoves dy autobuza me djem te rinj Kosovare nga qendra e Pogradecit,ku nje pjese e tyre rane deshmore te kosoves martire.Kudo e shihje mes vellezerve dhe motrave te saj nga gjithe anet e vendit tju jepte kuraje dhe force per fitoren dhe trimat e UCKse.E shihje kudo atje ku hallet ishin me te medha.Te gjithe ndjenin nje respekt per kete vajze Shqipetare qe pak nga pak po e therrisnin Shota Kosovare.Mbas disa vitesh mu desh te udhetoja neper Kosove per te shkuar ne Tropoje, tek miku im Azgan Haklaj  deputet i PDse ishte hera e pare qe udhetoja ne kete vend tashme te lire. Kudo shihje vetem ndertime dhe njeres te gezuar tani te lire ne vendin e tyre.Ne nje posbllok policie duke kontrolluar dokumentat dikush me afrohet me mirsjellje.Mirsevjen ne Kosove.Ngrita syte duke mos i besuar as vetvetes,Para meje kisha Shoten te veshur me uniformen e policise Kosovare.Mire sevjen Urim Gjata..Ne ju patem thane qe shume shpejt do ju presim ne Kosoven e lire ,ashtu sic na e do zakoni i shqiptarit.Nuk kishte dite me te bukur mes miqve te mij tashme ne shtepite e tyre,te lire te qeshur dhe krenare per sakrificat luften dhe fitoren e saj.Mire se te gjej kosova ime thashe, dhe syte mu mbushen me lot.Por tani keta ishin lot gezimi,mes njerzve te gezuar qe shinin dhe shohin drejt se ardhmes.Europes dhe Natos.Njeres qe falen dhe dine te falin per Kosoven.Njeres qe kane deshiruar dhe deshirojne bashkjetesen.Njeres qe dine te qeverisin,duke ndjekur vetem nje rruge.. Ardhmerine e Kosoves.Largohem nga ky vend dhe keta njeres te mire drejt Topojes,me te vetmen fjale ne goje mendje dhe zemer.Rruge te mbare Kosova Ime.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora