E shtune, 20.04.2024, 12:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Çumani: - Himni i Jetimëve një krijim i shpirtit dhe i dashurisë njerëzore

E merkure, 25.02.2009, 12:27 AM


HIMNI I JETIMËVE

Rreze Dielli…
Më jep një rreze Dielli,
Që unë ta kthej në shpresë,
Ditën të ma ngroh,
I vetëm të mos mbesë.
Afroje pakëz dorën,
Përkëdheli flokët e mi,
Jam dhe unë fëmijë,
Kam nevojë për dashuri,
Ashtu si ti…

2.
Dashurinë nuk e kam njohur,
Dashurinë te njerëzit e kërkoj,
Kërkoj një dorë që ta shtrëngoj,
Një dorë që t’i besoj.....
Unë mëshirën nuk e dua,
Dhe nga njerëzit, jo nuk e kërkoj,
Kërkoj një dritë të më ndihmojë,
Dhe rrugën time ta ndriçoj....

3. Ref.
Më jep një rreze dielli,
Që unë ta kthej në shpresë
Ditën të ma ngrohë,
Dhe i vetëm të mos mbesë...
Afroje pakëz dorën,
Përkëdheli flokët e mi,
Jam dhe unë fëmijë,
Kam nevojë për dashuri
Ashtu si ti....

4.
Shpesh herë shikoj njerëz,
Të gënjyer nga kjo jetë,
Të dhënë pas qejfit dhe parave
Të etur për pushtet…
Ata s’e dinë se ka fëmijë
Që nuk kanë njohur dashuri,
Dhe që janë rritur krejt të vetëm
Pa pasur asnjeri.
Ata s’e dinë se ne të gjithë,
Mund të bëjmë diçka për ta,
Për t’u dhënë këtyre fëmijëve
Atë që jeta s’ua dha
Dhe për t’i parë ata të lumtur,
Tek luajnë të gëzuar,
Mjafton veç një buzëqeshje,
Dhe pak dashuri për t’ju dhuruar.

5.

Mirë se vjen në botën time,
Ku ka dhimbje ka dhe dashuri,
Ka ëndrra shumë, dhe ka shumë jetë,
Ka njerëz të vërtetë..
Eja hape zemrën time,
Kam një botë që dua ta tregoj
Dua si ti të ëndërroj
Si zog në qiell të fluturoj....

6. Ref.

Më jep një rreze Dielli,
Që unë ta kthej në shpresë,
Ditën të ma ngroh,
Dhe i vetëm të mos mbesë.
Afroje pakëz dorën,
Përkëdheli flokët e mi,
Jam dhe unë fëmijë,
Kam nevojë për dashuri,
Ashtu si ti…

7. Perseritje e Ref.

Më jep një rreze Dielli,
Që unë ta kthej në shpresë,
Ditën të ma ngroh,
Dhe i vetëm të mos mbesë.
Afroje pakëz dorën,
Përkëdheli flokët e mi,
Jam dhe unë fëmijë,
Kam nevojë për dashuri,
Ashtu si ti…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora