E shtune, 20.04.2024, 09:20 AM (GMT+1)

Editorial

Naser Aliu: Rugovizmi në politikën serbe

E hene, 23.02.2009, 10:27 PM


Presidenti Rugova
Presidenti Rugova
Bashkimi i shqiptarëve në kuadër të Union Evropian është mashtrim

Rugovizmi në politikën serbe

Nga Naser Aliu

Rugova ndërtonte administratë paralele, këtë po e bëjnë sot edhe serbet. Rugova ndërtoi universitetin paralel, këtë e bëjnë edhe serbet sot. Rugova kërkonte njohjen formale të shtetin të shpallur, serbet insistojnë në njohjen formale të copëtimit të Kosovës. Mirëpo, në krejt këtë filozofi politike rugoviste të kopjuar nga serbet ka një diference esenciale: Rugova bënte rezistencë me represionin ushtarak e policor serb mbi kokë. Serbët në anën tjetër nuk kanë terror nga administrata shqiptare e Kosovës.

Serbët në Kosovë nuk paguajnë as taksa, as rrymë e as telefon. Tani për tani është një komunitet jashtëligjor. Kur Rugova bënte rezistencë, serbët terrorizonin kombin shqiptar, gjatë rezistencës rugoviste të serbëve ne nuk sillemi si Milloshevici dhe kjo është pozitive.

Filozofia rugoviste u përvetësua në mënyrën serbe dhe prandaj është më agresive se sa që ishte e Ibrahim Rugovës. Kjo ndodh për shkak të mendësisë serbe dhe perceptimi të botës për rreth, kryesisht bindja e tyre se kanë më shumë vlerë se sa kombet tjera në Ballkan.

Shteti i Kosovës

Duke u ndjerë më mirë pa Serbinë, në ekzaltim dhe dalldi pranuam një sovranitet tepër të kufizuar, si asnjë shtet në botë, pranuam kompromisin tepër denigrues. Rezultati është se u prek thellë në ndjenjat shqiptare dhe ka nisur krijimi i kombit të ri. Dikur ishim të ndarë në aspektin territorial, por jo emocional. Tani po ndahemi edhe në atë emocional, se po krijohet kombi i ri: kombi kosovar!

Kombi kosovar ka një flamur. Ka një himn memec, pas asnjë fjalë.  Dhe, kemi kuazi shtetin e Kosovës, i cili është shtet vetëm ku jetojnë shqiptarët; aty ku jetojnë serbët, është Serbi, si në aspektin institucional, po ashtu edhe në atë legjislativ. Atje lulëzon kontrabanda dhe kriminaliteti. Kosova është ndarë. Serbët po luftojnë për legalizimin e ndarjes, si Rugova për njohjen formale të shtetit. Rugova dëshironte shtet të hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë, por jo të hapur ndaj Shqipërisë dhe të shqyer ndaj Serbisë

Tadiçi pohon:” Nuk mund një komb të humb gjithçka, tjetri të fitojë çdo gjë”. Ai me qëndrim pro evropian drejt botës dhe millosheviçian drejt Serbisë, shpreson se politika e tij do të shpërblehet me copëtimin e Kosovës. Ata janë duke punuar pa pra për të fituar, ne për të ndërtuar gjysmështet...

Bashkimi i shqiptarëve qetëson Ballkanin

Serbët nuk do ta pranojnë shtetin e Kosovës, por do të obligohen ta pranojnë Shqipërinë e cila i ka të gjitha atributet shtetërore. Rezistenca e tyre do t´i detyrojë shqiparët dhe perëndimin të veprojë në këtë drejtim.

Pse nuk është bashkim bashkimi brenda Unionit Evropian? Sepse është demagogji. Mashtrim. Gjermania dhe Austria janë në Bashkësinë Evropiane, por nuk ndjehen të bashkuara. Nëse Shqipëria dhe Kosova po u bashkuakan në Unionin Evropian, në të njëjtën mënyrë, në UE bashkohemi edhe Serbinë. Për çfarë bashkimi është atëherë fjala? Shkurt e shqip, nëse bashkimi i dy shteteve shqiptare po ndodhka në Unionin Evropian, atëherë në këtë bashkësi bashkohemi edhe me Serbinë dhe, ky nuk është bashkim, sepse identitetet ruhen, kultivohen dhe zhvillohen, si zhvillohen identiteti austriak dhe gjerman, mirëpo jo ajo gjermanolindor, sepse ky i fundit ishte bashkim i vërtetë!

Pra do të kemi dy identitete: shqiptar dhe kosovar dhe, ndoshta edhe dy gjuhë! Kufiri i hapur me Shqipërinë sot, do të kishte qenë atraktiv para 20 viteve. Sot ai kufi brendashqiptar është anakronik dhe provokues, sepse na imponon ndjenja inferioriteti! Të tjerët kanë të drejtë të bashkohen, ne jo! Pse?

Plani i Ahtisarit duhet të abrogohet nga Kuvendi i Kosovës

Meqenëse ky plan nuk është i zbatueshëm dhe duke ditur se Këshilli i Sigurimit përkrah planin 6 pikësh, Kuvendi i Kosovës duhet ta marrë fatin e kombit të ndarë në duar të veta. Miqëve duhet bëre të ditur se nuk mund të bëhen eksperimente, ku Këshilli i Sigurimit voton zhbërjen e shtetësisë së Kosovës, në anën tjetër krijohet ushtria xhuxhe  multietnike e Kosovës me më pak ushtarë e armatim se sa ndonjë grupim terrorist!

Hekuri lakohet deri sa është i nxehtë. Politika shqiptare duke konstatuar se planet e parapara nga perëndimi nuk po pranohen dhe po refuzohen nga serbet, duke parë se po votohen pika të reja, duhet të dalë me kërkesa konkrete për BASHKIM, para se në arenën ndërkombëtare të ndryshoje opinioni.

Propaganda serbe ka arritur në shumë vende ta praqesë Serbinë si viktimë

Serbia e din se shtetet që kanë pranuar Kosovën nuk tërheqin njohjen, mirëpo ajo e din se me Rusinë, ndikimin rus, Iranin dhe shtetet arabe kanë arritur një sukses dhe kështu kemi ardhur në një pozitë jo të lakmueshme politike. Me këto pak njohje u tregua mirë edhe sfera e ndikimit e vendeve perëndimore dhe e SHBA-ve. Mosnjohjet nuk janë vetëm dështim i politikës kosovare dhe të diplomacisë së Shqipërsisë, por këto tregojnë edhe për dështimin e shteteve perëndimore, në përgjithësi. Sfera e ndikimit perëndimor ishte 50, e ndikimit rus 150, për fat të keq. Ndoshta nuk është vetën sferë ndikimi rus, por po lundrojnë me vendet muslimane dhe të painkuarduarit në të njëjtën barkë! Prandja ka dështuar politika kosovare, shqiptare dhe perëndimore! Meqenëse dështimi mund të preket, atëherë duhet të ndryshojë drejtimi i barkës! Edhe atë sa më shpejt!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora