Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hajdin Islami: Kosova së shpejti do të ketë dalje në det?

| E hene, 23.02.2009, 07:00 PM |


Pamje nga Porti i Shëngjinit në Shqipëri
Pamje nga Porti i Shëngjinit në Shqipëri
Kosova së shpejti do të ketë dalje në det?

Nga Hajdin Islami

KOSOVË/SHQIPËRI,23 SHKURT 2009 - Autoritet e Republikës së Kosovës kanë vënë sërish në agjendën e tyre temën rreth portit të Shëngjinit në Shqipëri i cili është paraparë që të përdorej ekskluzivisht për Kosovën. Për të biseduar për këtë çështje katër Ministra të Qeverisë së Kosovës po qëndrojnë në Tiranë me qëllim që të arrijnë ndonjë marrëveshje me autoritetet shqiptare për ta përdorur Portin e Shëngjinit.Ky port është cilësuar i një rëndësie të madhe ekonomike për Kosovën pasi do t’i mundësonte vendit tonë për herë të parë daljen në det si dhe shkëmbime më të lehta tregtare me botën.